
Postuar më parë nga
mesuesi_1
Sallën e Kreshnik Spahiut e mbushën teserat e PS-së
17-06-2012 / Gazeta 55
Vëzhguesit politikë lexuan mekanizmin se si u mbush salla e kongresit të Aleancës Kuqezi. Rreshtimi përkrah Edi Ramës zbulohej jo vetëm nga deklarimet e delegatëve, por edhe nga dëshmitarët e operacionit të shpëtimit të autobusit në Qafë-Krrabë, të cilët theksuan se shumica e pasagjerëve ishin në fakt të kontraktuar nga dega e PS në Librazhd, sipas udhëzimeve të Taulant Ballës
Aleanca Kuq e Zi s’ka ndonjë ndryshim të madh me Partinë Socialiste. E para se, si njëra ashtu dhe tjetra bredhin si “dhia me bishtin përpjetë” me një program tërësisht teorik si dhe shumë larg realitetit dhe e dyta, të dyja së bashku ndajnë të njëjtin elektorat.
Flitet dhe s’tërflitet për një “bum” anëtarësimesh te AKZ, por në të vërtetë kjo është tymnaja më e madhe që hedh në tregun politik një lider partie edhe atëherë kur është dekonspiruar në sytë e të gjithëve, për demagogji, duke përdorur elektoratin tradicional të PS-së, të cilët e kanë një teserë anëtarësimi, si anëtarët e rinj të Aleancës Kuq e Zi. Në raste të tilla, totalisht emocionale, marrëzia përkthehet në papjekuri të liderit politik të këtij grupimi pa identitet. Dje ishte prova e fortë se Aleanca e Kreshnikut dhe kreshnikëve të kafeneve të Tiranës, s’kanë elektorat, por shfrytëzojnë bujarinë e Edi Ramës për të prodhuar zhurmë dhe gatishmërinë e kamikazëve parlamentarë të kryesocialistit, për t’i dhuruar turmat e mbështetësve, Aleancës së Kreshnikut. Marrëzia është pafund. Dje në Pallatin e Kongreseve, disa të rinj kishin harruar të lënë në shtëpi kartat e anëtarësimeve në PS, sikurse tek tuk midisi tyre valëvitej edhe flamuri i PS-së, derisa njerëzit e afërt të Kreshnik Spahiut do tu kujtonin se nuk bëhet fjalë për miting të PS-së, por për atë të Aleancës Kuq e Zi. Taulant Balla, kishte mobilizuar autobusin me të rinj nga Librazhdi, për të mbushur sallën e Kreshnikut. Mbi 30 të rinj dispononin me vete kartat e anëtarësisë së PS, të lëshuar nga dega e PS-së Librazhd. Kthimi i këtyre të rinjve drejt Librazhdit ishte prag-tragjedie me daljen e autobusit nga rruga, 3 km pa hyrë në Elbasan. Gjithsesi, krahas aksidentit që fatmirësisht rezultoi pa pasoja në jetë njerëzore, s’duhen harruar keqpërdorimet e qindra e mijëra të rinjve për interesa të ngushta politike, mirëfilltazi personale për Kreshnik Spahiun. Dhe për sa kohë shoqëria do jetë e brishtë përballë rrezes grabitqare të këtyre pinjollëve që duhan të shndërrohen në liderë, demagogji do vazhdojë derisa marrëzia të dominojë mbi dritën e realitetit.
Krijoni Kontakt