-
Vlore,kercenohet kryegjyqtari: Të vrasim gruan dhe vajzën
“Kam për t’ju vrarë vajzën dhe gruan, nëse nuk i jepni zgjidhje siç duhet çështjes”. Ky është teksti që Mentor Mustafaraj i ka dërguar kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, i cili gjykonte një çështje civile të shokut të Mustafarajt, shtetasit Astrit Alushi, shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com"
Kërcënimi i erdhi nëpërmjet një SMS-je, ku pas denoncimit në polici brenda një jave është bërë identifikimi dhe arrestimi i Mustafaraj, i cili njihet në Vlorë si person me precedentë penalë.
Mentor Mustafaraj akuzohet për “Kanosje të Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Ndërsa në lidhje me cështjen u shoqëruan dhjetra persona.
Sot në Gazeta Shqiptarja.com do të lexoni dhe intervistën që kryegjyqtari dha për gazetën, dhe historinë e sajuar të Mustafarajt për një tjetër gjyqtar të këtij qyteti.
Policia ndoqi cështjen me seriozitet duke pasur parasysh se vetëm në shtator të vitit të kjaluar një gjyqtar i kësaj gjykate u ekzekutua me tritol në mënyrë mafioze mu në mes të qytetit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua më 9 shtator 2011, dhe deri tani ende nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë vrasje.
http://24-ore.com/thumbnail.php?file...article_medium
24 ore.com
-
-
Po cudi mos te duken keto lloj kercenimesh...se u bene miliardere gjyqtaret me pronat e botes....i torturojne neper gjyqe i mjelin mire e mire dhe luajne me vendimet.Ka s'ka Mentori precedente penale...ata ta bejne borxh.Vec per gjyqtaret mos me flas kush se kemi qe ne 1994 neper gjyqe qesharake,ndersa kush nuk ka pas tok e prone po u lulezojne ndertesat si kerpudhat pas shiut.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt