Ligjëratë emocionale | Nga 1 mijë çdo 999 janë në zjarrin e Xhehennemit




Shejkh Abdullah Edh-Dhimari: Në të dy librat Sahih (Bukhari dhe Muslim) është i regjistruar hadithi nga Ebu Seid el-Hudri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: I Dërguari i All-llahut (sal'All-llahu alejhi ue selem) ka thënë: ''I pari që do të thirret në Ditën e Ringjalljes do të jetë Ademi.''

All-llahu do të thotë: ''O Adem! Sjelli përpara ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit.''

Ai (Ademi) do të thotë: ''Zoti im! Kush janë ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit?''

(All-llahu do të thotë) ''O Adem!''

Ademi do të thotë: ''Të përgjigjem, jam në shërbimin Tënd, të gjithë të mirat janë në dorën Tënde.''

Ai (All-llahu) do të thotë: ''Sjelli përpara ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit.''

Dhe ai (Ademi) do të thotë: ''Kush janë ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit, o Zot?''

Në një form tjetër të transmetimit, Ai (All-llahu) thotë: ''Sjelli ata nga pasardhësit e tu që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit.''

Dhe ai (Ademi) do të thotë: ''Kush janë ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit, o Zot?''

Ai (All-llahu) do të thotë: ''Nga çdo 1 mijë, 999.''

I Dërguari i All-llahut tha më tej: ''Në këtë çast fëmijëve do të ju zbardhen flokët (si burrat e vjetër), çdo grua shtatzënë do të dështoj dhe njerëzit do të duken të dehur, edhe pse ata nuk janë të dehur. Mirëpo dënimi i All-llahu do të jetë i rëndë.''

O ti musliman fisnik! Kur do të dëgjosh për këtë urdhër hyjnor në Ditën e Ringjalljes dhe thirrjen e Zotit tënd, edhe nëse je prej njerëzve që kanë më së shumti frikë Zotin dhe të njerëzve të mirë... kur ju dëgjoni, se si All-llahu flet me Ademin (alejhi salatu ue selem) dhe i thotë atij: ''O Adem! Sjelli përpara ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit'',... dhe ai (Ademi) do të thotë: ''Kush janë ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit, o Zot?... dhe Ai (All-llahu) do të thotë: ‘’Nga çdo 1 mijë, gjithësej 999’’,… I lartësuar qoftë All-llahu!

...padyshim dëgjuesi do të besoj, se ai do të jetë prej të parëve të cilët do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit, pasi ky numër është i madh: ''Kush janë ata që do të hedhen në zjarrin e Xhehnnemit, o Zot?''

Ai (All-llahu) do të thotë: ''Nga çdo 1 mijë, 999.''

Dhe Ademi (alejhi salatu ue selem), nuk është Profeti, që pasardhësit e tij do ti hedh në zjarrin e Xhehnnemit, por në mënyrë që të gjithë të jenë të informuar për këtë çështje.

Pastaj vijn melaiket e të Gjithëmëshirshmit dhe gjithashtu edhe rojet e Xhehnnemit (az-Zabaniyyah) do të thirren, dhe do t'i grumbullojn këta popuj në zjarr. Ata do të bien në zjarrin e Xhehnnemit.

Dhe Ademi do të shikoj atu pasardhësit e tij...

Ademi do t'i shikoj, se si pasardhësit e tij bien në zjarrin e Xhehnnemit. Por çfarë të bëjë Ademi? Çfarë mund të bëjë Ademi (alejhi salatu ue selem) kundër kësaj?

Ai sheh fëmijët e tij...

I lartësuar qoftë All-llahu!

Mendoni për këtë situatë, vëllëzer të dashur, sa e madhe është!

A nuk e shikon, se në qoftë se një njeri do të shihte, si një nga fëmijët e tij do të digjej, si do të jetë dhimbja e tij për këtë fëmijë dhe se si do të jetë pikëllimi i tij. Çfarë do të kishte bërë ai, për t'i ndihmuar fëmijes së tij!

Në këtë botë... Si do të ndjehej ai, nëse ai sheh se si e tërë familja e tij do të digjej në një shtëpi?

Si do të ndjehej ai, nëse ai sheh se si e tërë familja e tij do të digjej dhe se si zjarri i rrethon? Si do të jetë pikëllimi i tij?

Oh Ummet i Muhammedit! Mëkatet tona na kanë rrethuar të gjithëve. Pse nuk nxitojm ne, për të shuar zjarrin e botës tjetër?! Ne friksohemi nga zjarri i kësaj bote, por pse në zemrën e robit nuk ka mëshirë e as dashuri për fëmijet e tij? Pse në zemren tënde nuk ka asnjë mëshirë për fëmijet e tu?

Oh ti, që pi duhan! Oh ti, që konsumon të ndaluaren! Oh ti, që pasurin e ke fituar në natyrën dhe mënyren e palejuar! Oh ti, që pjesëtarët e familjes së tij nuk i thërret në vepra të mira! Oh ti, që i shikon se si ata veprojn mëkate, dhe ai nuk i ndalon nga kjo! Oh ti, që i tërheqë ata në mëkate dhe i nxit në hapa të gabuar!

A nuk do të keni mëshirë me ta, nëse ju i shihni, se si ata digjen këtu në këtë botë? Si do të ndjeheni ju, nëse ju i shihni në diten e Kijametit, se si fëmijet tuaj do të zvarriten në zjarr, ndërsa ata kërkojn ndihmë, por asnjë ndihm nuk do të këtë, dhe se si ata thërrasin për shpëtimtarë, por nuk do të këtë shpëtimtarë!

Secili prej tyre thërret: ''Oh i Dërguari i All-llahut! Ndihmona neve!'' Dhe Profeti do të përgjigjjet: ''Unë nuk mund të sjellë asnjë dobi! Unë ta kam predikuar ty gjithë këtë!''

''Unë nuk mund të sjellë asnjë dobi! Unë ta kam predikuar ty gjithë këtë!''

Musliman të dashur! Bëni kujdes, të paralajmëroheni për zjarrin e All-llahu të lartësuar! Kujtojeni ju çdo herë këtë ngjarje në Ditën e Ringjalljes, ku nga 1 mijë vetëm një do të mbetet!

Në këtë çast fëmijëve do të ju zbardhen flokët (si burrat e vjetër): ''Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t’i bëjë pleq?'' (73:17)

Edhe fëmijëve do të ju zbardhën flokët (nga frika). Edhe pse ata nuk kanë bërë mëkatë, flokët në kokat e tyre do të ju zbardhen. Atëherë çfarë do të jetë me mua dhe ty?! Duke e ditur se mëkatet tona janë të shumta dhe veprat tona të mira në krahasim me ato (mëkatet) janë të pakta!

Si do të jetë gjendja jonë në Ditën e Ringjalljes, të dashur vëllezër dhe motra, kur ne do ta takojm All-llahun dhe do të vendosemi para Tij?

Vëllëzerë të dashur! Nëse një person do të duhej të qëndroj në burg vetëm për një javë, ai do të ndjehet mënjeherë i ngushtuar.

Ai do të ndjehet mënjeherë i ngushtuar...

Të tjerët do të dëshironin të lirohen nga burgu, edhe nëse do të duhej të jepnin tërë pasurin e tyre.

Në burgun e kësaj bote ai ka ushqim, pije, veshje dhe një shtrat. Dhe edhe temperatura është e kendshme dhe e durueshme. Dhe të afërmit e tij e vizitojn atë në intervale të caktuara, po ashtu edhe vizitorë të tjerë.

Dhe prap ai ndjehet i ngushtuar!

Atëherë çfarë është me atë, i cili do të burgoset në zjarr?!

Abdur-Rahman Ibn Jezid i tha një ditë Jezid Ibn Marthad: ''Pse unë nuk i shoh sytë e tu kur të tharë?''

''Sytë e tu nuk thahen kurrë nga lotët e tu?''

Ai tha: ''Pse po me pyet mua këtë?''

Ai tha: ''Që unë të mund të përfitoj për veti ndonjë dobi nga kjo.''

Ai u përgjigj: ''Zoti im më ka kërcenuar mua, se nëse unë e kundërshtoj Atë, Ai mua do të me burgos në zjarr! Pasha All-llahun! Ai të me kërcenonte, se do të me burgos mua në banjo, atëherë kjo do të ishte një arsye, që sytë e mi mos të thahen nga lotët! Si atëherë, kur Ai më ka kërcenuar me zjarr?''

Shikoni këtu...

Ai e pyeste tutje: ''A je ti kështu edhe nëse je i vetëm?''

Ai tha: ''Pasha All-llahun! Kur e shtrojm ushqimin, dhe më vjen mua kjo ndjenje, unë filloj të qajë... edhe gruaja ime pastaj fillon të qajë dhe edhe të afërmit e mi dhe ne të gjithë e lëmë ushqimin!''

Ai tha tutje: ''Pasha All-llahun! Unë fle me gruan time dhe pastaj më vjen mua prapë kjo ndjenje, dhe une ngrihem prej saj.''

...dhe une ngrihem prej saj.''

Pastaj ajo me thotë mua: ''Mjerë unë! Unë nuk kam asgjë nga ti (për shkak të pikëllimit tëndë të gjatë)!''

Shikoni këtu, si ishte gjendja e tyre! Kështu ishte gjendja e tyre.

Kur Hassan el-Basri (All-llahu e mëshiroftë) është pyet, pse ai aq shpesh është i pikëlluar, ai tha: ''Unë kam frikë se All-llahu, Ai është i Gjithëpushtetshëm dhe Madhështori absolut, kur të shikoj në njëren prej veprave të mia... dhe pastaj më thotë: ''Unë ty kurrë nuk do të fal! Kështu që unë jam duke bërë të gjitha këto vepra, pa pranimin e Tij!''

Në një transmetim tjetër mbi të (All-llahu e mëshiroftë) është transmetuar se ai ka thënë: ''Kam frikë se kur All-llahu do ti shiqoj gjunahet e mia, dhe do t'mi asgjësoj veprat e mia! Do të thotë, unë i kryejë të gjitha këto vepra, pa pranuar Ai diçka nga këto!''

Kështu ishin ata (All-llahu i mëshiroftë), dhe kështu ishte frika e tyre.

Ky është Umer Ibn Abdul-Aziz (All-llahu e mëshiroftë). Fatimja bint Abdul-Melik ka thënë për të tek Mugira Ibn Hakim: "Oh Mugira! A mund të jetë dikush, që është falur dhe ka agjeruar më shumë se Umeri (All-llahu qoftë i kënaqur me të). Unë nuk kam parë dikënd që Zotit të tij t'ju këtë friksuar më shum se sa Umeri! Një të tillë kurrë nuk kam parë!''

Ajo tha tutje: ''Ai erdhi, fali namazin e jacisë, dhe shkoj pastaj në Musalla (vendin e lutjes) e tij, dhe qante gjatë... derisa atë e kaploj lodhja. Pastaj ai prap u zgjua dhe vazhdonte tutje me faljen e namazeve dhe qante, derisa atë prap e kaploj lodhja. Dhe kështu a kalonte ai natën e tij, derisa pastaj me në fund u bë dritë, ndërsa ai ende ishte në këtë gjendje.''

Një ditë qante Umeri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), dhe edhe gruaja e tij qante dhe shëbetorët që ishin në shtëpi, edhe ata qanë.

Ndërsa asnjë prej tyre nuk e dinte, se përse po qante tjetri. Kur pikëllimi i tyre kaloi, Fatimja bint Abdul-Melik tha: ''Oh prijës i besimtarëve! Babai im u sakrifikoft për ju, pse keni qajtur ju?''

Ai thotë: ''Unë i kam kujtuar dy grupet e njerëzve (në Ditën e Ringjalljes), njëri grup do të jetë në kopshtet e Xhehnnetit dhe njëri grup në zjarrin përvelues.''

''Pastaj ai qau, deri në alivanosje (All-llahu e mëshiroftë).’’

''Unë i kam kujtuar dy grupet e njerëzve (në Ditën e Ringjalljes), njëri grup do të jetë në kopshtet e Xhehnnetit dhe njëri grup në zjarrin përvelues.''

''Dhe unë nuk e di, se cilit grup i takoj unë?!''

''Pastaj ai qau, deri në alivanosje (All-llahu e mëshiroftë).''

Shikoni këtu...

I lartësuar qoftë All-llahu...

Sa e madhe është pakujdesia jonë, të dashur vëllezër dhe motra...

I lartësuar qoftë All-llahu...

Si mund të ndjehemi ne tashmë të sigurtë, ndërkohë që ne jemi ende gjallë...

Abdullah Ibn Rawaah (All-llahu e mëshiroftë) qante një ditë dhe edhe gruaja e tij qante me të.

Ai e pyeti: ''Pse qajte ti?''

Ajo i tha: ''Unë qajta, sepse ti qajte.''

Ai tha: ''Unë kam kujtuar mbi atë, se si unë po kaloja mbi zjarrin e Xhehnnemit dhe unë nuk e di, nëse unë do të kursehem prej tij apo jo!''

''Unë kam kujtuar mbi atë, se si unë po kaloja mbi zjarrin e Xhennemit.'' Sepse All-llahu i lartësuar thotë: ''Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.'' (19:71)

Secili nga ne duhet të kaloj mbi zjarrin e Xhehnnemit! Po cili prej nesh do të shpëtojë nga zjarri i Xhennemit? Këtë nuk e di askush! Kjo është një çështje, që është vetëm për All-llahun, oh Ummet i islamit!

Të dashur vëllezër dhe motra! Bëni kujdes nga mëkatet e juaja! Bëni kujdes nga pakujdesia juaj...

......... (Shejkhu duke qajtur) .........

Nuk ka Zot të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut...

......... (Shejkhu duke qajtur) .........


Përktheu: Seladin Musa
Kontrolloi: Hajrullah Musa