Nigeria është përfshirë sërish në kaos
dhe në gjak. Dhjetëra persona të tjerë
janë vrarë dje, pasi militantët islamistë
kanë sulmuar sërish në veri të Nigerisë.
Brenda dy ditësh,
bilanci zyrtar i viktimave
është 150.
Ndërkohë, qindra
vetë kanë lënë
shtëpitë, pasi jeta
nuk është më e
sigurt për ta. 150
milionë banorët
e vendit ndahen
thuajse në mënyrë
të barabartë mes
myslimanëve dhe
të krishterëve,
dhe të dyja grupet
zakonisht jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit,
pavarësisht shpërthimeve të vogla të
herëpashershme të dhunës. Së fundmi,
militantët kanë sulmuar edhe civilët, duke
ulëritur: "Zoti është i madh". Kufomat
e civilëve janë hedhur nëpër rrugët e
Maidugurit, pasi janë nxjerrë me dhunë
nga makinat dhe pasi janë pushkatuar
në sy të njerëzve të tjerë dhe në mes të
ditës. Tensionet në
këtë vend të pasur
me naftë janë gjithmonë
të pranishme,
veçanërisht në veri
të vendit. Varfëria,
luftërat etnike, dasitë
kulturore dhe etnike
janë gjithmonë furnizueset
e konfl ikteve
dhe shpërthimit të
dhunës, e cila bie
përherë te civilët
e pafajshëm. Por
shpërthimi i fundit
i dhunës nuk ka ndodhur ndërmjet komuniteteve
të ndryshme. Ai përfshin të
rinj nga grupe të ndryshme fetare, që
janë të armatosur dhe sulmojnë policinë
vendase.
Krijoni Kontakt