HOXHA TAHSIN - GJENIU SHQIPTAR !!!

Hoxhė, Atdhetar (Rilindas...) Psikolog, Filozof, Matematicient , Astronom, Fizikant , Kimist , Biolog , Botanist , Gjeolog, Shkrimtar ... !
ishte ky HOXHA atedhetari i flaktė shqiptar!


"Jemi njė komb i veēantė kemi gjuhėn e veēantė, prandaj duhet tė jetojmė nė vehte si gjithė kombet E tjerė! "

Hasan Tahsini u lind mė 1811 nė Sarandė, Shqipėri dhe vdiq mė 1881, ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallės botėrore e atdhetar pararojė i Rilindjes Kombėtare, pėrveē gjuhės amtare, zotėronte edhe disa gjuhė tė huaja. Ishte njohės i thellė dhe shtjellues i shkencave tė natyrės dhe i atyre shoqėrore; vėzhgues dhe shkoqitės i dukurive mbi gjithėsinė e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i tė parit universitet shtetėror nė sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjź” (Shoqėria e Dijetarėve Shqiptarė apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion qė u pėrdor edhe si “Dār-ul Funłn” (universitet).

Kėshtu, i ndjeri hoxhė Hasan Tahsin efendiu u bė dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar qė organizoi dhe drejtoi njė universitet ndėrkombėtar; – atė osman, - si dhe ishte ngritėsi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore pėr diturinė shqiptare: Akademinė e Shkencave dhe universitetin e parė shqiptar nė kryeqytetin e atėhershėm tė sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė sulltanatin osman shkencat e natyrės dhe ligjet e gjithėsisė e rruzullimit, psikologjinė etj. Por, ishte edhe i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė masė mendimin e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. Nė historinė e kulturės shqiptare tė Rilindjes Kombėtare, Hasan Tahsini ka hyrė si njė nga figurat mė tė shquara tė shekullit tė XIX, kurse nė historinė e shkencės turke, si mė i larti ndėr tė lartėt dhe, nė historinė e ar...simit tė lartė tė Turqisė, si Rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, si ligjėruesi i parė nė shkencat sociale e ato natyrore.
Tahsini punoi pėr alfabetin shqip dhe donte ta kishte tė ndryshėm nga alfabetet e gjuhėve tė tjera pėr tė treguar personalitetin e popullit tė tij. Tahsini qe mėsues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashės, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.

I ati i tij, Osman efendi Rushiti, - njėri prej tė diturve nė sulltanatin osman, - ishte nga fshati Ninąt, ndėrsa pėr vet tė ndjerin h. Hasan Tahsini, nė asnjė nga burimet e kohės, tė gjetura deri mė sot, nuk shėnohen as vendlindja e as datėlindja e tij. Bashkėfshatarėt: Faslli Nuri Cenia, Merso Birbil Xhafo Kasimi, Musa Shero Musa Sherifi dhe mėsuesi Qemal Ismail efendi Mudźja mė kanė thėnė se Osman efendiu, familjen e mbante pėrherė pranė vetes, nė vend-emėrimet me detyrė dhe se tė bijtė i mėsonte vetė. Rrjedhimisht, mos-gjetja e shėnuar nė ndonjė dokument e vendlindjes dhe e datėlindjes. vjen nga mungesa e amėzės sė shkollės fillore dhe asaj tė mesme.

Shemsuddin-Sami Frashėri, nxėnėsi i tij mė i afėrt shkroi, dijetari vdiq nė moshėn 70 vjeē, e dhėnė kjo e rrumbullakosur, pa pėrmendur burimin ku e gjeti. Ndėrsa Lemģ Elbģri nė “Ajllėk Ansiklopedisģ”, (Nr. 51, Istambul, korrik 1948, fq. 1486), shkruan se Hasan Tahsini lindi nė vitin 1813. Datėlindjen e tij s’ e pėrcakton me pėrpikėri as akademiku enciklopedist, Mahmut Kemal Inali, Ky, nė veprėn e vet “Son Āsėr Tyrk Shairlerģ”,(Vjershėtarė turq tė qindvjeēarit tė fundit), Cüz: X, Istambul 1970, fq. 1833, shkruan: “Tahminen 1813 (1228 H.) de Ēamlėk dahilinde Filāt kazasė köylerinden birinde dogdu”: (Hamendėsisht lindi mė 1813 (1228 H.) nė njėrin prej fshatrave tė n/prefekturės sė Filatit tė Ēamėrisė). Deri kur ushtria osmane shembi shtetin gjysmė tė pavarur tė drejtuar nga Ali Pashė Tepelena (janar 1822), –pra, kur ai ishte rreth 10 vjeē, - qėndronte pranė tė atit, me shėrbim nė Prévez. Nga ai vit e deri nė vitin 1831 kur shembėn edhe vilajetin shqiptar tė Shkodrės, Tahsini qėndroi nė Shkodėr, ku i ati i tij qe marrė nė shėrbim nga Mustafa Pashė Bushati.
Kjo gjė Osman Efendiun e detyroi tė zbriste nė Berat, ku e emėruan myfti tė qarkut (Mytesarrėfllėkut). Nė Ninat Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos qė iu desh tė merrej me bujqėsi, si tėrė bashkėfshatarėt e vet. Mirėpo, nė kokėn e tij vlonin gjykime tė tjera. Pas rreth tre muajsh, i vėllai, hoxhė Malģqi, - qė i dalloi synimet e tij, - njė ditė nga ditėt i tha: “Pa pse mo vllā tė ka ngėnė sorra trłt e tė ka marrė koka źr. Kėrkon tė marriē sīt e tū e tė veē prapa diellit. Ne kemi māll e gjė mė shumė nga tė tėrė. Pse do qė t’u ktheē krehet e tė humbeē nė anė tė dun-jās?!”. Hasani iu pėrgjigj qetė-qetė: “U do vete pėr kėrkim nėpėr udhėn e glatė pėr tė gjetur diturģ, atė qė e bėn njeriun njerģ...Mallin e gjėrin t’i kam falur, me bār e me gjethe”. (I. D. Hoxha, “Hoxhė Hasan-Tahsin Efendiu”, T., 1998, fq. 13-14). M. K. I. thotė edhe: “Evvelā babasėndan taallüm etdģ. Sonra Istanbul’a geli”. (Sė pari, u stėrvit nga i ąti, pastaj erdhi nė Stamboll). Pra, meqė mėsimet e para i pati marrė nga i ati, – kur qe drejtor arsimi nė qarqe e kur ishte myfti, - vetėkuptohet se i ka munguar amėza shkollore. Prof. Gostivąras, i ndjeri Hasan Kaleshi, nė veprėn e vet “Kontributi i Shqiptarėve nė Dituritė Islamike” (Rijąd, 1412 H (1992, fq. 70) shkruan: “Lindi mė 1812”. Pleqėsia e Shoqatės Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan-Tahsini”, nė njė mbledhje tė posaēme, pasi shqyrtoi ēdo burim tė shkruar dhe gojor, pranoi si tė dhėnėn mė bindėse atė tė prof. H. Kaleshit.

Nė Stamboll ai shkoi nė moshė tė pjekur, ndoqi mėsimet nė medresenė “Fatih”. Ku, ngaqė shkėlqente, drejtori-dijetari me emėr, hoxhė Mustafa ef. prej Vidģni¹– i dha edhe mėsime tė veēąnta dhe cilėsimin: “Tahsin” (I pėlqyeshėm, i lėvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e pėrngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirėnjohje dhe falėnderim pėr mėsuesin dhe vlerėsuesin e vet, vdekjen e dije-dhėnėsit tė tij, hoxhė Hasan-Tahsin efendiu e pėrjetėsoi me kėta vargje: U shkrua me lotėt e Tahsģnit: vdiq dijetari filozof prej Vidģnit. Nė pėrfundim tė studimeve, Tahsinin e emėruan muderriz (mėsimdhėnės) tė filozofisė dhe tė matematikės nė po atė medresé.

Studimet nė Paris

Kur qeveria osmane e pa tė domosdoshme ēeljen e universiteteve nė sulltanatin osman, njė nga tė dy tė zgjedhurit e dėrguar prej saj nė Paris, pėr t’u pajisur me dituritė e nevojshme shkencore, ishte hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall nė fletoren zyrtare “Xheride-i Havadis”, datė 14. Xhemadi-ul-ąhėr 1273 H.(10.X.1857): “...Ka dalė dekret mbretėror qė urdhėron tė dėrgohen nė Paris Lartėsitė e Tyre, Tahsin Efendiu dhe Selim Efendiu, dy prej myderrizėve tė nderuar, pėr tė mėsuar studentėt e dėrguar nė Paris nga zyrat e shkollat mbretėrore si edhe pėr t’ua mėsuar gjuhėn e bukur turqisht nėnshtetasve tė krishterė tė mbretėrisė osmane qė ndodhen nė Paris. Sė fundi, pėr tė studiuar edhe ata tė dy disa shkenca qė do tė mėsohen nė universitetin qė ėshtė gati pėr t’ u hapur”. Meqė dituritė e tyre nuk mjaftonin pėr fillimin e studimeve atje, Selim Efendiu u kthye nė detyrėn e lėnė tė zėvendės ministrit tė parė tė arsimit, kurse Tahsini qėndroi nė Paris dhe filloi gėrmimet nėpėr bibliotekat e atjeshme.. Brenda njė viti ai arriti tė fitonte tėrė dituritė e nevojshme dhe u regjistrua nė fakultetin e shkencave tė natyrės. Madje, duke vazhduar studimet nė tė, ndoqi si i jashtėm studimet edhe nė fakultete tė tjerė. Bashkėkohės tė tij, nė veprat e tyre, theksojnė se ai pėrsosi frėngjishten dhe u thellua nė fizikė, matematikė, kimģ, biologji, filozofģ, fiziologji, botanģkė, gjeologjģ, shkencat shoqėrore, e sidomos nė filozofģ, gjithėsi e yjėsģ e psikologjģ. M. K. I. Nė faqen 1834 thotė se nė mbarim tė universitetit, e emėruan imam tė ambasadės. Vlen tė pėrmendet se ai Parisin e vlerėsoi, jo vetėm pėr dituritė qė lėvroheshin atje, por edhe pėr bukuritė e pashoqe tė tij, gjė tė cilėn ai e endi dhe e pasqyroi nė kėta dy vargje: Nė qoftė se ke mėnd dhe je i zgjuar, ore zotėrģ, shko nė Parģs! Ata qė nuk shkojnė nė Paris, s’quhen se kanė ardhur nė botė.

Hapja e universitetit

Nė mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye nė Stamboll, nė pėrbėrjen e grupit qeveritar qė shoqėroi kufomėn e ish- Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai mė 11 tė atij muaji vdiq nė spitalin e Nisės (Francė), ku qe dėrguar pėr shėrim. Oborri dhe Porta e Lartė, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, pėr ēeljen e tė cilit kishin vendosur qė nė vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasģ, Nr. 17(94), 1927), po deri atėherė s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos qė nė atė sulltanat gjendeshin plot dijetarė, mjaft tė zotė, po jo “Tahsģn”. Dijetari i ndritur arriti qė tė gjente mėsimdhėnėsit e aftė prej kombesh tė ndryshėm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndėrmjet njė deti talebźsh tė diplomuar nėpėr medresetė osmane, zgjodhi studentėt e pėrshtatshėm; dhe – siē dėshmon Shemsuddin-Sami Frashėri, - “ditėn e caktuar, nė pallatin “Nana Mbretėreshė” ēeli me aq madhėshti universitetin e parė nė sulltanatin osman”. Nė fjalimin e rastit, me zėrin e tij kumbues para studentėve dhe tė pranishmėve tė tjerė, ai shpalli programin mėsimor-shkencor qė kishte parashikuar tė zbatohej nė atė qendėr dijesh. M. K. INALI nė faqen 1834 tė “Son Āsėr Tyrk Shairlerģ” thotė se Tahsin Efendiu, veē drejtimit tė universitetit,