Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Një gjykatë në Teksas shpalli të pafajshëm vrasësin e një pedofili

    Teksas: Babai vret pedofilin, gjykata e fal

    Kuriozitete e Enjte, Qershor 21st, 2012

    Një gjykatë në Teksas shpalli të pafajshëm vrasësin e një pedofili në Shtetet e Bashkuara. I akuzuari për vrasje ishte babai i një vajze pesëvjeçare, i cili e kishte parë me sytë e tij aktin e tmerrshëm. Vendimi për çështjen që mori një vëmendje të madhe të mediave në Shtetet e Bashkuara, u mor nga Gjykata e Lartë e Teksasit. Babai i vogëlushes së përdhunuar, emri i të cilit nuk është publikuar për të mbrojtur identitetin e vajzës, por është bërë e ditur vetëm mosha, 23 vjeç, gjatë dëshmisë në Gjykatë ishte shprehur se vajza e tij po sulmohej seksualisht pranë shtëpisë së tij, në një zonë rurale. Një dëshmitar i kishte thënë se e bija ishte rrëmbyer, dhe babai 23-vjeçar kishte ndjekur të gjitha të dhënat që i dha dëshmitari, derisa kishte identifikuar vendin ku dëgjoheshin britmat e 5-vjeçares. Ai e kishte rrahur pa pushim agresorin, i cili u gjet i shpërfytyruar dhe pa jetë. Edhe pse ligji në Teksas nuk e mbështet vrasjen e një agresori apo grabitësi në rast se akti që ai po kryen mund të ndalohet në forma të tjera, rasti në fjalë hapi shumë debate, ku publiku argumentonte fort në favor të babait. Në Gjykatë debatohej nëse 23-vjeçari duhet të kishte telefonuar policinë, pasi i kishte shkaktuar agresorit plagë të tilla, ende pa e vrarë, që nuk i lejonin vazhdimin e krimit. Kjo çështje u shqyrtua prej ditësh dhe më pas juria e Gjykatës vendosi që të mos e ndëshkojë babanë e vajzës, duke e lënë atë të lirë dhe duke e justifikuar vrasjen e pedofilit si një akt që nuk mund të evitohej, nën rrethanat në të cilat ndodhi.

    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Vendimi i Gjykates me duket shume i qelluar. Keto monstra duhet te dijne se nese kapen, atehere askush nuk do te kete meshire mbi ta, aq me pak prinderit e femijeve qe ata i keqtrajtojne.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2009
    Postime
    16
    Shum vendim i qellum , duhet me ju pergjigj me ashpersi ktyre veprimeve shtazarake!
    In the end, it's not the years in your life that count. It's the life in your years.

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    respekt per babain trim dhe gjykaten e drejt
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    i/e larguar Maska e ahmed_tr
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    TIR
    Postime
    98
    Duhet te jete nje mesim i mire, si per pedofilat edhe per gjykatat e vendeve te tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ahmed_tr : 25-06-2012 më 04:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •