Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1

    Rama: Berisha ka frike te takohet me mua

    Nga Edi Rama
    Prej disa vitesh kam munguar ne "Opinion". Sigurisht per nje sere arsyesh qe lidhen ne thelb me vrazhdesine e TV KLANIT, si mjet i nje propagande te shfrenuar antiopozitare ne hapesiren informative. Por sot s'dua te rendis arsyet e mungeses, po arsyen e pranise sime te enjten mbrema.

    Me eshte forcuar bindja se politika e re qe prej kohesh ngulmoj te ndertoj ne krye te Partise Socialiste, padyshim me ngjitjet e zbritjet, arritjet e rendesishme apo pse jo dhe gabimet, perplasjet e pashmangshme dhe jo gjithnje te frytshme me murin e se shkuares qe rendom na rishfaqet perpara si rezistence e pushtetit te se vjetres, po edhe si tradite apo renie ne ngasjen e perdorimit te armeve te vjetra ne periudha objektivisht te renda te jetes sone politike, duhet domosdoshmerisht te ushqehet ne vijimesi te panderprere me nje qasje te re ndaj cdo statukuoje. Statukuoja ku kemi qene me shume te detyruar se te deshiruar te mbetemi ne segmente te caktuara te rruges sone drejt se ardhmes, sidomos ne segmentin e gjate te krizes se rende politike te paszgjedhjeve te deformuara te qershorit 2009 ku mbetem mberthyer sy per sy e dhemb per dhemb me palen tjeter, ka pasur pa asnje dyshim si gjenerator energjine negative te pushtetit te vjedhur atehere per te vjedhur Shqiperine papushim gjermesot. E ne kete pike nuk gjej arsye per te vene ne diskutim pergjegjesine e pajustifikueshme te qeverise, qe gjithnje eshte sjelle me verberine e te pasurit ne dore edhe te gurit edhe te arres. Po me ane tjeter, s'do te isha i sinqerte as me veten as me te tjeret po te mos e shihja me sy kritik, ne funksion te se ardhmes natyrisht, edhe menyren se si e kemi luajtur rolin tone ne ndonje moment a per ndonje gje te caktuar, une vete ne radhe te pare sigurisht, megjithese gjithnje kam qene dhe kemi qene me mish e me shpirt te angazhuar per te bere si fuqi opozitare gjene e duhur, per vendin e per shoqerine e kercenuar keqaz ne lirite e te drejtat e veta.

    Edhe ne rastin konkret, asgje nuk ka ndryshuar faktikisht ne bindjen time se TV KLANI eshte nje televizion kombetar qe interesin e pales, perkatesisht asaj ne pushtet, e ka cimentuar mbi interesin e publikut, te cilit i servir propagande proqeveritare dhe mllef antiopozitar dhe jo informacion te lire e te paanshem profesional. Por kjo s'mund te jete me tutje nje argument qe lideri i opozites te refuzoje studion e debatit politik te atij televizioni me vokacion antiopozitar, sepse sado arsye te kemi per t'u ndjere keq me kulturen e dasise se ushqyer pareshtur ne ate ekran si zgjatim i politikes se vjeter te urrejtjes per kundershtarin e cila misherohet ne krejt qenien e pushtetit te Saliut, refuzimi i metejshem nga ana ime ndaj studios se debatit politik aty nuk eshte alternative e asaj kulture, sidomos ne kushtet kur ne po perpiqemi me pasion te plazmojme vizionin e ri per nje Rilindje Shqiptare.

    E rilindje, ne kohen ku jetojme mes te shkuares e se ardhmes, pa mundur te shkeputemi prerazi si shoqeri nga e para per te ecur te lire drejt se dytes, drejt Europes si menyre jetese e kulture bashkejetese politike, do te thote me patjeter rishikim i thelle i teresise se mbrapshte te funksionimit te gjerave ne kete vend, por gjithaq duke rishikuar edhe cka lypset te rishikohet tek vetvetja. Per ta bere keshtu me te vertete qasjen e re qe na duhet per nje Rilindje Shqiptare ne te gjitha fushat e jetes se vendit, nje menyre te te jetuarit te politikes ne cdo aspekt e per cdo gje ku politika sot influencon negativisht ndersa ne fakt jo vetem mund por edhe duhet te influencoje medoemos pozitivisht.

    S'ka dyshim se influenca negative e politikes mbi boten e medias, me presionet e me shtrengesat e diktuara nga interesat e pushtetit apo aleancat e krijuara me mjetet e pushtetit ne dem te konkurrences se lire, nuk ka lindur ne vitin 2005, edhe pse ne shtate vitet e pushtetit te Saliut ajo influence diabolike eshte rritur papushim, duke e kthyer boten e medias ne nje territor pushtimesh, uzurpimesh e deri dhe shkaterrimesh te burimeve te lirise editoriale, e duke e projektuar mbi pushtetin e katert krejt pamjen konfliktuale e percarese te vete politikes se pushtetit. Por, me ane tjeter, eshte po kaq e vertete se nuk ka si te behen me faj skeptiket qe e shohin me dyshim shpesh te thelle, cdo angazhim e premtim tonin sot per ta ndryshuar rrenjesisht marredhenien mes qeverise e medias neser, nese ne vete leme shteg per dyshime kur nenvleftesojme qofte edhe efektin negativ te nje refuzimi si ai i imi ndaj studios se debatit te TV KLANIT. Eshte nje praktike qe duhet te marre fund ne teresi dhe nese nuk ndryshojme dot as TV KLANIN e as Saliun jo e jo, mund dhe duhet te ndryshojme ate qe kemi ne dore, qasjen time ne kete rast. Sepse tekembramja, vertet kemi nje program plot ide te reja dhe rrugezgjidhje te drejta per te nesermen, po pa e mbeshtetur programin me qasje te reja, kudo ku mundemi sot, s'do t'i shuajme dot apo se paku t'i tretim disi dyshimet se historia e marredhenieve primitive te qeverise me median thjesht mund te perseritet, ne te njejten vazhde pasojash negative neser.

    Loja e fajesimit reciprok duhet te mbaroje dhe nese pala tjeter, edhe permes TV KLANIT do te vazhdoje sipas te gjitha gjasave ta luaje kete loje, sepse eshte ne fund te fundit gjeja qe di te beje me mire brenda sistemit te vet propagandistik te shpelarjes se truve me suksese imagjinare e me shpifje barbare, ne na takon te zhbejme burimin e cdo alibie qe i duhet pales tjeter per t'i hedhur hi syve publikut duke vazhduar lojen ne fjale. Po jo vetem kaq. Na takon gjithashtu te mos harrojme se teksa duam te permiresojme jeten ne Shqiperi, duhet te bejme cmos per te permiresuar edhe qenien tone publike duke u vetedijesuar perdite e me thelle, se perballe publikut nuk eshte fjala vetem per kendin tone te veshtrimit, po edhe per pikepamjet e te tjereve. Ne fund te fundit, vete lidershipi eshte vetedije se mbrojtja e nje pikepamjeje nuk mund te jete assesi qendrim me shpine ndaj pikepamjes se te tjereve, posacerisht ne hapesiren ku levrohet aktiviteti i njerezve te medias.

    Do te shkoj te enjten ne "Opinion" sepse dua qe edhe audienca pergjithesisht hostile e ekranit te TV KLANIT ndaj opozites, te mund ta degjoje pikepamjen time si lider i opozites. Po edhe sepse deshiroj qe tabloja e botes mediatike te ndryshoje si refleks i ndryshimit pozitiv te tablose politike, ku perderisa ne besojme se s'jemi te gjithe njesoj s'eshte e udhes qe t'i lejojme vetes ne inercine e se shkuares gjeste te ngjashme me ata nga te cilet dallojme qarte. Une dua po ashtu qe te marre fund, sa me pare, historia joeuropiane e refuzimeve te politikaneve per te komunikuar me audienca te caktuara ose, ende me keq akoma, per te denigruar lirite e te drejtat e cdo medieje qe te ekzistoje e te funksionoje si hapesire komunikimi mes politikes e publikut, pavaresisht linjes se vet editoriale te pelqyeshme apo te papelqyeshme per njeren pale a tjetren. Sigurisht ne kete histori joeuropiane kam pasur edhe une deri ketu gishtin tim dhe duke mos treguar sot me gisht vetem te tjeret, pavaresisht se mendoj qe nuk jemi asfare ne te njejtin nivel fajesie e pergjegjesie, pak rendesi ka kjo ketu, dua te jap me shembullin e ndryshimit te nje qendrimi te kahershem nje tjeter mesazh per te gjithe ata te cileve sot u ofrojme, me nje program te ri plot ide te reja alternativen e nje Rilindjeje Shqiptare. Sepse ne fund te fundit, me plot te drejte njerezit nuk duan vetem te degjojne cfare nuk shkon, cfare po bejne keq e me keq kundershtaret tane ne qeveri, po duan te dine pervecse cfare mendojme te bejme me mire e si duam ta bejme me mire, edhe ne cfare besojme ne. Pse ne jemi ne gjendje qe t'i bejme realitet ndryshimet qe ofrojme ne program? Pse ne vete jemi ndryshe? Pse ata duhet te na besojne, kur dreqi e mori u bene njezet vjet qe genjehen nga fjalet e pastaj zhgenjehen nga sjelljet e veprat? E ne kete sfide te veshtire sa vete tranzicioni i sterzgjatur nga sistemi komunist drejt demokracise funksionale, s'mjaftojne thjesht fjalet po duhen hedhur kur jepet mundesia edhe hapa konkrete per te prishur statukuote. Dhe ky eshte nje rast per te ndryshuar qasje, duke i ndihur njekohesisht ndryshimit teresor qe duhet te ndodhe ne kete fushe te minuar keqaz nga pushteti i politikes.

    E di se perseri e perseri, do te kete njerez qe do te rrudhin buzet mosbesues duke na degjuar pergjate Rruges sone te Programit per nje Rilindje Shqiptare. Ashtu si padyshim mund te kete sa te duash qe do t'i lexojne ose do te duan t'i lexojne edhe keta rreshta me syte e mosbesimit. Por di po ashtu te them, se e ndjej gjithnje e me fort qe ne jo vetem po behemi gati per ta qeverisur ndryshe Shqiperine, po me e rendesishme akoma, po behemi te gatshem qe sfides se madhe qe kemi marre persiper, t'i japim permasen e aftesise per te mos rishikuar vetem cka nuk shkon tek gjerat sic jane apo tek te tjeret qe kemi perballe, po edhe cka duhet rishikuar vijimesisht tek vetja. E prandaj edhe jam besimplote se do ta fitojme kete sfide, duke angazhuar njerezit ne nje komunikim te gjithanshem permes energjish pozitive qe s'do te na shterren kur perballe do te gjejme mosdakordesi ose, ende me keq, as kur te ndeshemi me hostilitetin tradicional ndaj perpjekjeve per ndryshim po njesoj si ndaj vete ndryshimit. Moskomunikimi me kedoqofte nuk eshte alternative e keqkomunikimit te kujtdoqofte.

    Post Scriptum: Per kedo qe mund te jete e nevojshme, sqaroj se nuk me shkon mendja ta gjykoj negativisht linjen editoriale te TV KLANIT thjesht pse ka zgjedhur te mbeshtese personalisht Sali Berishen, sepse eshte e drejte e cdo medie private te mbaje anen qe do per arsyet qe gjen. Por pozicionimi haptazi krejt i anshem nuk i jep te drejten nje medie, aq me shume nje televizioni kombetar, sado privat, qe ne hapesiren informative genjeshtrat dhe shpifjet t'ia paketoje publikut si lajme apo te sulmoje publikisht kundershtaret e atij qe mbeshtet, duke thyer me vulgaritet konstant cdo kod moral e profesional. Per me teper frekuenca kombetare eshte nje e mire publike, jo nje prone private ku mund te celet nje burim informacioni krejt i molepsur politikisht ne dem te publikut.

    Koha Jone
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    "Taktika" e Rames eshte qe gabimet e veta ua atribuon te tjereve, para se keta t'ia rreshtojne disfatat e tij. Si gjithmone mendon se me retorika letrare fshihen ato ēfare ka bere gjithe keto vitet e fundit.

    Rama, megjithe frymen "e re" dhe veprimet qe kane vijuar si rezultat, vazhdon te perēaj vendin duke e ndare ende audiencen ne "miqesore" dhe "hostile".

    Po ashtu "besueshmeria" e Rames bie, ne "analizen" per Klanin, kur le pa permendur spektrin e mediave te majta qe vazhdojne traditen edhe keto 20 vitet e fundit, te propagandes me shume se sa te informimit dhe analizave objektive...

    Interesant do jete "komunikimi" Fevziu - Rama, ku Rama preferon te imponoj intervistuesin dhe sa Fevziu do e tregoj veten "zot shtepie" si gazetar qe ka intervistuar shume personazhe te njohur publik.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    saliu=edi rama= nje *** jane te gjithe.

  4. #4
    Shum kurjoz jam te shikoj nje dite ball per ball Salen me Edin ne debat televiziv.

    Me sa di une Berisha gjithmon ka qen i gatshem per te debatuar drejt per drejt,

    por Edi Rama nuk ka pranuar asnjehere..
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    Fevziu: Rama ka shprehur dėshirėn pėr nė"Opinion" qė nė janar


    Gazetari komenton nė Abc News zhvillimet e fundit politike nė vend





    Ditėshkurtėsi politike e komenton gazetari Blendi Fevziu pėrpjekjen e Edi Ramės pėr tė pėrfshirė Metėn nė njė marrėveshjė, duke i rritur kredencialet e kreut tė LSI-sė shumė mė tepėr se nė 2009-kur Meta kushtone mė pak, siē shpreh ai nė mėnyrė simbolike. Duke komentuar takimin nė vilėn e zotit Meta nė Gjirin e Lalzit, Fevziu tha se me kėtė lėvizje Rama ka hyrė nė sferėn e pragmatizimit politik duke fshirė moralisht tė gjitha akuzat ndaj Ilir Metės.

    E nė vijim tė kėsaj edhe loja pėr shkėmbim votash majtas e djathtas pėr zgjedhjen e presidentit ėshtė legjitimuar nga vetė Rama sipas Fevziut, pasi nuk do tė kujdeset askush pėr momentin moral tė procesit tė votimit

    Fevziu mendon se mazhoranca i ka votat pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit dhe konsultimet mbarė politike duhet tė vijnė vetėm nėse mazhoranca nuk arrin nė njė qendrim brenda saj.

    Drejtuesi i emisionit “Opinion” pret pas shumė kohėsh nė studion e tij Edi Ramėn. hodhi poshtė idenė se prania e kreut tė opozitės nė studion e tij ėshtė njė ndryshim i politikės editoriale tė televizionit kombėtar Klan.

    Fevziu tha se ftesa ndaj Ramės ka qenė e pėrhershme dhe se kryesocialisti ka shprehur dėshirėn pėr tė ardhur nė emisionin e tij qė nė janar.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    Ftesa, Edi Rama kujtohet pėr debat





    Pėrmes njė shkrimi tė shpėrndarė pasditen e sė shtunės, kreu i opozitės, Edi Rama ka ftuar nė njė debat publik kreun e mazhorancės, Sali Berisha.

    Kjo sfidė e Ramės pėr njė pėrballje mes dy politikanėve mė tė rėndėsishėm tė vendit vjen nė njė kohė kur vetė kryeopozitari ka humbur garėn pėr tė drejtuar bashkinė mė tė madhe tė vendit, atė tė Tiranės dhe 2 vjet mė herėt edhe zgjedhjet parlamentare.

    Po ashtu, kjo ftesė pėr debat vjen pas shumė ftesave tė ngjashme tė ardhura nga kryeministri Berisha qė opozita tė lėrė aksionin e rrugės dhe tė bėhet pjesė e jetės institucionale pėr t’i dhėnė zgjidhje sa mė tė dobishme politikės dhe jetės sė shqiptarėve, ftesa tė cilave Rama nuk u ėshtė pėrgjigjur.

    Berisha nė mėnyrė tė pėrsėritur, e ka ftuar kryetarin e PS-sė pėr debate qė nga zgjedhjet e 2007 e mė pas, por Rama ka heshtur duke refuzuar ēdo pėrballje.

    Kėtė herė, duke mbrojtur propozimet e bėra pėr integrimin e vendit Rama thekson nė shkrimin e publikuar tė shtunėn se ėshtė koha pėr ballafaqim tė argumenteve.

    “Ėshtė koha kur Shqipėrisė nė udhėkryq i duhet njė debat publik, kur Saliu dhe unė duhet tė dalim tė dy para shqiptarėve qė pėrfaqėsojmė dhe tė ballafaqojmė ato qė ata i dėgjojnė veē e veē”, shkruan Rama.

    Duke mos i kursyer akuzat, Rama tregohet i gatshėm pėr tė dėgjuar ballė pėr ballė, tė gjitha argumentet e mazhorancės.

    “Le tė vijė e tė m’i thotė nė sy ato qė flet gojėshthurur lart e poshtė, bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmė para shqiptarėve ofertėn tonė pikė pėr pikė, nga 1-shi tek 10-ta.

    Le tė vijė e tė m’i tregojė nė sy para opinionit publik po tė dojė, tė gjitha arritjet historike tė demokracisė, drejtėsisė, ekonomisė”, shruan mė tej Rama.

    Kreu i opozitės shton gjithashtu se do tė paraqesė para kryeministrit tė gjitha argumentet dhe propozimet qė ka bėrė e majta pėr integrimin e vendit.

    “Le tė vijė dhe ta bėjė publike para meje kundėr-ofertėn e tij, natyrisht nėse e ka njė tė tillė, pėr tė kėrkuar mirėkuptimin e opozitės qė tė mbushen gropat e thella qė Shqipėria ka nė rrugėn e integrimit.

    Jam gati ta mbroj ofertėn tonė, tė tregoj me prova, fakte, shifra tė vėrtetėn e keqqeverisjes dhe tė dėgjoj me vėmendje tė plotė kundėr-ofertėn.

    Shqiptaret pastaj le tė na gjykojnė”, pėrfundon Rama.


    Nga ana e tyre, analistėt vlerėsojnė se njė debat i tillė ėshtė i pavend nė kėtė kohė.

    Ai mbetet pėr t’u bėrė para zgjedhjeve parlamentare tė 2013-s, ku si mazhoranca dhe opozita, tė shpalosin projektet e tyre pėr 4 vjeēarin e ardhshėm.

    Kjo ėshtė njė praktike e shumė liderėve politikė nė vende tė civilizuara tė Perėndimit, qė pėrballin gjithmonė alternativat e tyre nė fushata elektorale.

    Abc
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Edi do debat me mullinjte e eres. Por nejse, Shqiperi hesapi.Si kofini pas te vjelit.

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Me ne fund u kujtua Edvini... Megjithate ai ja ul shume kredencialet vetes me ate retorike te shpifur qe ben. Ai do te njehesoje mosvajtjen e tij ne Opinion me mosvajtjen e Berishes ne TCH. Por ai harron se nuk ka fare analogji ne kete pjese. Me te vertete Berisha refuzon TCH, por ama i ka dhene arsyet publikisht per kete refuzim. Sokol Balla, ai i shkolluari Londinez, i ka lene karrigen bosh Zotit Berisha, kur ky i fundit nuk kishte konfirmuar pjesmarrjen e tij. Por, karrigia bosh nuk mund ti lihet kujt, pasi eshte fyerje e rende, shume e rende.

    Pastaj, me ate Editorial qe ka shkruar per arsyet e pjesemarrjes, ai serish gabon ne artikulimet e tij.Ne vend qe te perhape frymen e tij bashkepunuese, ai serish behet paragjykues kur thekson se ndjekesit e TV Klan, jane audience hostiliane. Me kete sikur do te na tregoje, qe kjo audience, kur ai te jete ne pushtet, do te sulmohet, paragjykohet e tregohet me gisht. Ne te gjithe boten, edhe ne shtetet me demokracine me te perparuar, ēdo parti politike ka Hostilet e vet. Por kjo nuk do te thote qe keta njerez duhen treguar me gisht. Perkundrazi, duhet respektuar mendimi i tyre. Ai duhet te jete pak me i kujdesshe, per arsye se nje kryeminister duhet te jete per te gjithe Shqiptaret, te gjitha komunitetet. Jo kryetari i Opozites te beje ndasi popull opozitar popull qeveritar.

    Krahasimin nuk kam me ke ta bej tjeter, perveēse me Berishen, qe eshte dhe kundershtari i Rames. Nuk po hyj kush eshte me i mire, kush me i keq. Por per kete temen e ndasive, e dime te gjithe. Megjithe ēfare ben Berisha, kur vjen puna t'u referohet votuesve te majte, asnjehere nuk flet per ta me fjale perēmuese apo ofenduse, perkunder atyre qe ben Rama, qe nuk le perēmim apo ofendim pa bere per votuesit e djathte.

    Une e shikoj akoma si nje njeri te papjekur politikisht Ramen. Habitem se si nje njeri kaq arrogant, i papjekur, kaq emocional, si nje adoloshent ne shperthim hormonesh e siper, gjendet ne krye te partise me te madhe opozitare ne vend.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kujt i plasi se ku shkon EDI
    dhe kush e ka ndalur te mos shkoje

    sa shume ditka dhe ky FEJZIU a thua eshte prezente ne takimet qe behen



    shume kohe me pare kame pasur iden se SALES i kishte hasur sharra ne gozhd me EDIN por nga momenti qe filloi dhe mynyren sesi e mbaroi greven e urise ,personalishte kame bindjen se EDI RAMA eshte si KALI I TROJES ne PS ,ose eshte loja e dy partive te medha qe ta mbaje peng ate vend duke nderruar karriget

    deri dje kerkonte drejtesi per 21 janarin ,per korrupsionin qe META bente ne zyrat e ministrive dhe sot ben takime po me METEN gjsme per nje president konsesual kur kemi nje kushtetut ky vete ky zotnia me SALEN e ben si ju desh suma


    nejse vend hajdutesh dhe popull dembel qe akoma presin nga evropa eshte bere arvizo njeriu me i rendesishem ne shqiperi

  10. #10
    Rama pėr Presidentin: Jo figurė e dalė nga Partia Demokratike


    Kryetari i Partisė Socialiste intervistė nė studion e “Opinion” nė Tv Klan





    Gjatė njė interviste nė studion e emisionit "Opinion" tė Blendi Fevziut nė Tv Klan, kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama, i rikthyer pas 5 vjetėsh, i pyetur pėr zgjedhjen e presidentit dhe nėse ka emra konkretė, ai tha se ai nuk duhet tė jetė njė figurė e dalė nga radhėt e Partisė Demokratike, por njė president qė tė pėrfaqėsojė unitetin kombėtar, ndėrsa vete procesi tė jetė i dakordėsuar mes palėve.

    "Ne nuk mund tė pranojmė si njė figurė pėr president asnjė nga figurat e PD-sė, sepse kėshtu nuk kemi proces tė mundshėm tė dakortėsuar"-theksoi Rama.

    Ndėrkaq ai shtoi se nga mėnyra se si do tė zgjidhet kreu i ri i shtetit do tė varet edhe gjykimi pėr progresin e vendit pėr marrjen e statusit kandidat, pasi Presidenti ėshtė njė institucion qė duhet tė garantojė disa instuitucione kushtetuese . Rama mori si shmbull edhe mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit gjerman, si njė figurė qė pėrfaqėsoi unitetin kombėtar dhe jo mazhorancėn.

    Gjithashtu kryetari i PS-sė shmangu pyetjen nėse takimi i tij me Metėn e amniston kėtė tė fundit nga akuzat, tė cilat ishin edhe shtysa e ngjarjeve te dhunshme tė 21 janarit, te inicuara nga opozita para kryeministrisė .

    "Nuk jam takuar pėr tė rishkruar tė kaluarėn. Momentet kur kemi mbajtur qėndrime politike janė pjesė e historisė. Dhe unė vetė nuk ndjej asnjė arsye qė tė mė bėjė tė mendoj se duhet tė ndihem keq pėr gjithcka kam thėnė qėkur jam nė krye tė PS. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet qė procesi ku kemi hyrė ėshtė pėr krijimin e kushteve, pėr njė shembull pozitiv tė munguar nė vite"-tha Rama nė Opinion nė Tv Klan.

    Gjate intervistės nė TV Klan Rama shpjegoi dhe disa pjesė tė programit tė PS "Pėr njė Rilindje Kombėtare" duke kėmbėngulur nė taksėn progresive, ndonėse ajo ėshtė kundėrshtuar nga shumė ekspertė tė ekonomisė vendas dhe tė huaj.


    Abc
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •