Kosovë, çarje mes partive formuese të koalicionit
PRISHTINË – Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë përsëri dje propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për nxjerrjen për debat në parlament të projektrezolutës për njohjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Njëri nga anëtarët e kësaj kryesie, Hydajet Hyseni e ka quajtur këtë një shkelje flagrante të rregullores së punës sepse Kryesia sipas tij është e obliguar ta procedojë kërkesën e grupit të deputetëve, ndërsa pastaj Kuvendi do të mund ta miratonte ose jo.
Ndërkohë zyrtarë të Kuvendit konsiderojnë se propozimi është bërë me qëllim të fitimit të poenave politikë dhe se statusi i kategorive të dala nga lufta do të rregullohet me ligj. Ramush Tahiri, këshilltar politik dhe për media i Kryetarit të Parlamentit tha se rezoluta ishte dërguar edhe më herët në Kryesi dhe nuk ishte futur në rend dite. Ai bëri të ditur se për propozimin u votua edhe kësaj radhe por ai nuk kaloi, duke konsideruar se statusi i luftëtarëve, invalidëve të luftës, i veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të rregullohet me ligj dhe jo me rezolutë. Kryesia e Kuvendit përbëeht nga 7 anëtarë, dy të LDK-së, dy të PDK-së, një i AAK-së, dy të Povratak-ut, ndërkohë që vota e kryeparlamentarit Daci, që vjen nga radhët e LDK-së ka vlerën e dy votave .
Por sipas Hysenit të PDK-së, Kryesia nuk ka kompetenca të “filtrojë” kërkesën e grupit të deputetëve, por është e obliguar që ta procedojë atë për në Kuvend, “Kryesia këtë procedurë nuk e respektoi dhe për pasojë e pamundësoi edhe njëherë shqyrtimin e rregullt të kësaj çështjeje”. Hyseni parafrazoi citatin e njohur të Hamletit se “ka diçka të kalbur ne Republikën tonë të Danimarkës” dhe sipas tij këtë e dëshmon edhe më tepër mbledhja e sotme e Kryesisë se “institucionet tona edhe të tilla se çfarë janë nuk funksionojnë”. “Është në pyetje obstruksioni, janë në pyetje hezitimet, janë në pyetje dilemat, mjegullnaja e përgjithshme dhe për pasojë shkilet edhe procedura e e paraparë me rregullore. Vetë Kuvendi shkel rregulloret, shkel edhe procedurën e votimit dhe shqyrtimit të çështjeve”, tha Hyseni, mjaft i mllefosur pas mbledhjes.
Mosmarrveshjet në mes të tri grupeve kryesore parlamentare për çsëhtje sikur që është rezoluta për njohjen e vlerave të luftës dhe ajo për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur kanë nxitur PDK-në dhe AAK-në që së fundi të dalin me deklarime se marrëveshja për bashkëqeverisje duhet të rishikohet. Megjithatë në mbledhjen e sotme të Kryesisë kjo çështje nuk është debatuar. Ndërkohë që Hyseni përsëriti qëndrimin e partisë së tij se “nëse rrezikohen proceset, mund të rrezikohen edhe marrëveshjet”.
F. Osmani
---------------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt