Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Kombėtarja U21

    Shpresat marrin nje barazim pa gola ne Rusi

    Skuadra e shpresave ka marre sot nje rezultat pozitiv ne Rusi ku ka barazuar 0-0 ndaj vendasve qe deri tani kishin treguar se jane skuadra me e forte ne grup. Rusia ishte me dy pike dhe dy ndeshje me pak se Portugalia e vendit te pare dhe ky barazim nuk u ka lejuar ata te marrin kreun.

    Skuadra e drejtuar nga Skender Gega ka bere nje ndeshje te mire ne mbrojtje dhe sidomos ne pjesen e pare ka arritur te perballoje sulmet ruse dhe te tentoje dhe te dale perpara. Ka qene Armando Sadiku pika e referimit ku shpesh ne drejtim te tij leshoheshin topa te gjate. Sulmuesi ka bere shume pune gjate 90 minutave duke ndjekur cdo top te mundshem.

    Ne kete ndeshje mungonte Bekim Bala i cili debatoi me trajnerin Gega ne castin e zevendesimit ne ndeshjen kunder Portugalise. Ndeshja fillon me mire per vendasit qe kane pothuajse 70% te mbajtjes se topit.

    Ne minuten e 14-te eshte i rrezikshem Armando Sadiku ne kundersulme. Arrin nje top te gjate dhe gjuan drejt portes ruse, por loja ndalohet per nje faull te tij ndaj mbrojtesit. tre minuta me vone rrezikon Rusia, por Arbnor Fejzullahu largon rreziku para portes.

    Ne minuten e 29-te pretendon per gol Rusia. Gjuajtje kros ne zone qe shkon drejt cepit te larget te portes, por Frasheri shpeton porten shqiptare duke larguar topin nga vija me nje pritje spektakolare.

    Ne minuten e 33-te vjen nderrimi i pare per Shqiperine, futet Fabio Hoxha, del Gers Delia. Kjo pjese mbyllet me nje rast te mire per Rusine me nje gjuajtje nga 10 metra por pret kapiteni Frasheri.

    Pjesa e dyte ka qene e veshtire per kuqezinjte qe jane detyruar te mbyllen ne mesfushen e tyre per tu bere balle sulmeve te vazhdueshme te Rusise. Ne kete pjese eshte dalluar padyshim kapiteni dhe portieri Stivi Frasheri qe ka shpetuar disa here portes e Shqiperise.

    Vetem pas dy minutash vjen nje rast i paster per Rusine. Gjuajtje nga 10 metra por qendrore, kontrollon Frasheri. Nje tjeter gjuajtje ne minuten e 50-te qe kalon shume prane shtyllles.

    Ne minuten e 60-te futet Leotrim Gashi dhe del Gjelbrim Tahipi per Shqiperine.

    Dy minuta me pas eshte perseri kapiteni i shpresave Frasheri qe ben dy pritje te tjera. Se pari ai devijon nje gjuajtje ne goditje denimi dhe pastaj pret nje gjuajtje me koke pas krosimit ne zone.

    Ne minuten e 69-te futet Vasil Shkurtaj dhe del Albi Dosti per zevendesimin e fundit te Shqiperise.

    Ne minuten e 74-t gjuan Smolov, Frasheri devijon ne goditje kendi. Pese minuta nga fundi vjen nje rast i paster per Rusine. Belyaev gjuan dy here nga disa metra, por e para godet nje mbrojtjes dhe e dyta eshte jashte.

    Minutat shtese fillojne me nje rremuje ne zonen shqiptare pas nje goditje nga kendi. Zoteron topin Frasheri dhe ka nje nderhyrje te parregullt ndaj tij. Pas kesaj nuk ka me raste per tu vecuar madje jane shqiptaret qe tentojne te dalin ne sulm por pa arritur ti afrohen portes kundershtare.

    Gjithesesi nje ndeshje e mire per shpresat. Rezultat mjaft pozitiv edhe pse loja ka qene dukshem ne favor te Rusise. E tregojne edhe statistikat pasi gjuajtjet jane 21-3 ne favor te tyre dhe goditjet nga kendi 8-1.

    Por perballe ishte nje nga skuadrat me te mira ne grup qe ne pese ndeshje kishte kater fitore dhe vetem nje humbje 1-0 ne Portugali.

    Shqiperia merr nje pike qe nuk vjen shume, pasi renditet ne vend te parafundit me pese pike kur ka mbetur edhe nje ndeshje per tu luajtur, kunder Moldavise se vendit te fundit qe ka tre pike. Ndeshje kjo ku duhet nje fitore per te evituar me siguri vendin e fundit pasi Moldavia ka edhe nje ndeshje kunder Rusise per te luajtur.

    Rusi U21 - Shqiperi U21 0-0

    Stadiumi: Arena Khimki, Moske

    Gjyqtari: Ioannis Anastasiou (Qipro)

    Shqiperia: Frasheri, Matoshi, Sallaj, Prenci, Bajraktari, Dosti (69' Shkurtaj), Brahimi, Sadiku, Tahipi (60' Gashi), Fejzullahu, Delia (31' Hoxha)

    Kartona te verdhe: Bajraktari

    Renditja

    1 Portugali 7 4 2 1 15 6 9 14
    2 Rusi 6 4 1 1 11 2 9 13
    3 Poloni 6 3 1 2 12 9 3 10
    4 Shqiperi 7 1 2 4 10 16 -6 5
    5 Moldavi 6 1 0 5 6 21 -15 3 http://futbollishqiptar.net/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    bravo ekipit.keto rezultate na duhen.
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anėtarėsuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Ju lumtė,megjithėse kėshtu nuk thoja deri sa e shikoja ndeshjen,pasi e kisha futur me 20 euro Rusine kur kuota nga min.75-te ju be 2.10,por rezistuan dhe ja arriten te marrin pike.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  4. #4
    Shpresat ne vend te fundit, e mbyllin me humbje

    Shpresat kane luajtur sot ndeshjen e tyre te fundit ne eleminatoret e Kampionatit Europian, ku jane mundur 2-1 ne Tiraspol te Moldavise.

    Shqipėria e 21-vjecarėve ėshtė ndėshkuar shumė herėt me gol nė kualifikuesen ndaj Mlodavisė, luajtur nė fushėn e kėsaj tė fundit. Qė nė minutėn e tetė tė sfidės, portieri ynė kuqezi, Stivi Frashėri, ėshtė detyruar ta nxjerrė topin nga rrjeta e vet, pasi pėr moldavėt do tė realizonte Haceaturov. Futbollisti nė fjalė nuk ka realizuar dot nga pika e bardhė nė kėtė moment, pas nje penalltie te fituar nga nje faull i Fejzullahut qe u ndeshkua edheme karton te verdhe. Por topin e kthyer nė lojė nga Frashėri, moldavi e ka goditur pėr herė tė dytė radhazi, duke i kaluar tė tijtė nė avantazh.

    Nuk do kalonte shumė dhe kryesori luksemburgas do tė akordonte njė tjetėr penallti, nė minutėn e 15-tė, kesaj rradhe pas nje nderhyrje te parregullt ne zone te portierit Frasheri. Megjithate dhe kėsaj radhe “gardiani” kuqezi e ka zmbrapsur kundėrshtarin Gīnsari, duke e pritur goditjen e kėtij tė fundit.

    Me epėrsinė minimale 1-0 mbyllet pjesa e parė, pėr t’ia lėnė vendin sė dytės, ku kuqezinjtė tanė ishin mė kėrkues, por u ndėshkuan pėr herė tė dytė tre minuta para mbarimit tė kohės sė rregullt. Leuca, pėr moldavėt, dyfishoi shifrat nė minutėn e 87-tė, para se mbrojtėsi Prenci tė shkurtonte disavantazhin pėr Shqipėrinė, nė minutėn e dytė tė kohės shtesė.

    Pėrfundimisht, Shpresa jonė e humb kėtė ndeshje, duke mbyllur kėshtu edhe tėrė fushatėn kualifikuese nė grupin 6 pėr Kampionatin Europian. Nė pėrfundim, kuqezinjtė e trajnerit Skėnder Gega e mbyllin nė vendin e fundit, me pesė pikė, teksa u parakaluan nga moldavėt qe tani kane nje pike me shume, por edhe nje ndeshje tjeter per te luajtur.

    Nje fushate zhgenjyese kjo per skuadren shqiptare dhe trajnerin Skender Gega ne eleminatoret e tij te para si trajneri i Shpresave. E vetmja note pozitive ishte zbulimi i Armando Sadikut qe shenoi gjashte nga 11 golat e kuqezinjve te rinj. Bekim Bala shenoi dy gola, ndersa nga nje shenuar Brahimi, Telushi dhe Prenci. http://futbollishqiptar.net/

    Moldavi-Shqipėri 2-1

    Golat: Haceaturov , Leuca 87’ / Prenci 90+2’
    SHQIPĖRIA: Frashėri, Matoshi, Sallaj, Prenci, Bajraktari, E.Hasani (Shkurtaj 46’), Brahimi, Balaj, Deliallisi (Tahipi 72’), Vajushi, Fejzullahu (Dita 58’). Trajner: Skėnder Gega
    Gjyqtarė: Chris Reisch, Marco Tropeano, Antonio De Carolis (Luksemburg)

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Per mendimin tim zbulimi ketu qenka portieri Stivi Frasheri. Nga dy komentet e ndeshjeve te fundit qe lexova ai paska qene lojtari me i mire i Shqiprise.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Nuk e ndoqa ndeshjen, keshtu qe vetem me ja fut kot...po gjithsesi ne grup kemi patur ekipe te forta, nuk mund te pretendojme rezultate me Polonine, Rusine apo Portugaline.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Pse o bamba mos te pretendojme
    po thuj me mire te ulin bythet e te punojne keto vipat tone qe shetisin me mercedeza te fundit per tu fry pa i bere mire 23 vjeca
    me te rrah moldavia me lojtar ne ekip qe demek ne i quajme talente atehere skam ca flas kot
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    edhe moldavia na e kaloi. me mire mos flasim fare per ket teme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49
    Taulant Xhaka, nuk ka lozur me kombetaren A te Zviceres! Pse nuk vjen tani per Shqiperine? Apo pret Kosoven?

  10. #10

    Pėr: Kombėtarja U21

    Gega shpall listen per Shqiperine U21

    Trajneri i Kombetares Under 21 Skender Gega ka shpallur listen e futbollisteve te cilet do te jene te gatshem per ndeshjen miqesore kunder moshatareve te Maqedonise. Takimi miqesor do te zhvillohet ne stadiumin e qytetit te Lacit nen drejtimi e nje treshe gjyqatersh nga Mali i Zi.

    Ne listen Geges bien ne sy nje numer lojtaresh qe priten te bejne debutimin per kuqezinjte. Disa prej tyre jane perfolur edhe me pare por vetem kesaj rradhe do te jene ne skuader. Valentin Gjokaj qe luan ne Championship ne Angli te Derby County ka lindur ne Zvicer dhe madje flitet se ka marre ftese edhe nga zvicerianet, por ai ka zgjedhur Shqiperine. Andi Thanoj luan gjithashtu ne Angli te Grimsby Town F.C.. Leart Paēarada nje tjeter talent me te ardhme qe vjen nga akademia e Bayer Leverkusen. Amir Rrahmani lojtar i Drenices qe me mare ka luajtur edhe per Shqiperine U19 nen urdhrat e Geges. Dhe se fundi edhe Kastriot Dermaku qe aktivizohet ne Itali te As Melfi.

    Ndeshja miqėsore e futbollit midis ekipit tonė pėrfaqėsues U-21 dhe moshatarėve nga Maqedonia do tė luhet mė datė 6 shkurt nė ora 14:00.

    Portiere
    Orestis Menka (Doxa Drama)
    Amarildo Cekrezi (Anderlecht U19)

    Mbrojtes
    Agonit Sallaj (FC Biel-Bienne)
    Valentin Gjokaj (Derby County)
    Armir Rahmani (Drenica)
    Mergim Bajraktari (FC Thun II)
    Leart Pacarada (Bayer Leverkusen)
    Kastriot Dermaku (As Melfi)
    Gentian Durak (VfR Neumünster)

    Mesfushore
    Shpend Matoshi (FC Chiasso)
    Gjelbrim Tahipi (Shkėndija)
    Idriz Batha (Besa)
    Andi Thanoj (Grimsby FC)
    Mergim Brahimi (Grasshopper)
    Klodian Gjino (Olimpiakos)
    Elvis Kabashi (Juventus)

    Sulmues
    Vasil Shkurtaj (C.D. Tondela)
    Valon Ahmeti (TSV Großhadern)
    Liridon Selmani (Halmstads BK)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •