
Postuar mė parė nga
Erlebnisse
Ah sa keq, me te vertete jemi brezi me i keq: jemi te ndare mes dy trojesh (atij Shqipetar ku kemi lere e ku kemi nje kujtim e atij te huaj qe dita fillon me pune e mbaron po me pune).
Problemi nuk eshte vetem investimi, porblemi eshte si do te duket vendi kur do rikthehesh. Mbase edhe zhgenjehesh, sidomos kur ke jetuar me vite te tera.
Si shume me siper, edhe une mendoj qe 400.000 euro jane nje shume mese e mjaftueshme per te filluar nje biznes.
Ndryshe nga disa, une nuk do keshilloja kurre kafenete: Tek ne populli eshte i varfer e qendrron ne tavoline edhe dy ore e me shume vetem me konsumimin e kafese. Por 100 kafe ne dite nuk paguajne punen. Lokali hecen kur ka konsumim pijesh (e nuk flasim per raki e vodke).
Problemi eshte qe per te pasur te pakten nje fare klientele konkurenca tek ne nuk qendron tek lloji i pijeve, tek puna e barmanit apo tek oferta e konsumimit. Tek ne konkurrenca qendron vetem tek bukuria e lokalit. fatkeqesisht bukurite s'kane fund neper lokalet tona e mendoj qe nuk mjaftojne 400.000 euro ne kete sektor, sidomos nqs do hapesh lokalin brenda nje qyteti (ku ka kliente te mundshem). Nqs behet fjale te blesh nje cope toke jashte qytetit, duhet te kesh parasysh qe jemi nje popull pa kulture udhetimi ose me sakte pa kulture pushimi, sepse per te hecur lokali, duhet te ndertosh edhe nje hotel, hoteli duhet te kete pishine e mundesisht te kete edhe rruge qe te cojne afer nje qendre te banuar ku mund te shetitet e te soditet syri. Sic e thashe me siper, keto nuk jane pjese e mentalitetit shqipetar e nuk do kishe fitim. Plus qe ne kemi dicka te keqe. Vjedhim idete e njeri tjetrit e i krijojme gjerat ngjitur e kjo heq edhe leverdine e nje investimi sepse nuk ekzistojne akoma ligje qe te mbrojne nga konkurenca e pandershme. Tek ne, fiton kush paguan me shume e ligjin e ben akoma Maliqi (le te kundershtoje kush te doje per kete).
Ky zoteria qenka i zoti me trasportet: besoj se nje maune duhet te kushtoje goxha para e pervec blerjes edhe mirmbajtjes e pervec keture nuk e di se sa mundesi rregullimi mund te kete ne shqiperi per mjete kaq te rendesishme. Gjithsesi mund te nisesh me pak maune, nje aktivitet trasporti. Kam degjuar qe fitojne mire. I vetmi problem qendron tek sigurimi, sepse tek ne ne rast aksidenti dhe shkaterrimi te mjetit nuk te ofrojne as 30 % te vleftes qe mund te kushtoje nje maune. Edhe ne kete rast eshte per te shpresuar qe te funksionoje.
Mund te hapesh nje banke, por duke u lidhur me shtetin e duke filluar me investime ne pjesen publike: problemi ne kete rast eshte vetem 1, qe te kushtezon fitimi, sepse ky gjithmone arrihet por nuk i dihet afati kohor se kur arrihet. Pastaj kur behet fjala e nje bashkeveprimi me shtetin e kur ky bashkeveprim eshte fitimprures, gjithnje ka fitim e nuk ka rrezik falimentimi, sado qe tek ne karriget nderrohen, duke risjelle idera te cuditshme, por jo shume larg nga perendimi, sepse ne jemi imitues goxha te mire.
Tema eshte me rendesi teper te madhe: problemi i vetem eshte pikerisht ideja se cfare. Shteti qe te kete rritje e me ane te tij edhe ne si individe-investues, duhet te mos bazohemi vetem ne tregti dhe konsumizem. Duhet te hapim dicka te re. Dicka ku nuk na ben konkurrence, as kinezi, as greku e as italiani apo gjermani, sepse nuk ia vlen lodhja e mundimi i gjithe atyre kursimeve.
Krijoni Kontakt