Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Ekslusive - Jurisheviq: Historia e trishtë e veteranëve të UÇK-së

    Kirurgu Australian Craig Jurisheviq

    Prishtinë, 16 shkurt - Një kirurg i specializuar për zemrën dhe një burrë i guximshëm, që ka punuar në shumë zona të rrezikshme të luftës, përfshirë Izraelin, Kosovën, Timorin Lindor dhe Afganistanin, Jurisheviq mbetet emocionalisht i lidhur me vendin tonë. Australiani, rrëfimi i jashtëzakonshëm i të cilit nga lufta e Kosovës u botua në gjuhën shqipe pak javë më parë në librin me titull “Duart e përgjakura’’, përveç përjetimeve të rënda për të cilat shkruan në libër, ndjen se duhet të flasë edhe një të vërtetë në lidhje me Kosovën.

    “Historinë e trishtë’’ të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që kur është botuar libri në Kosovë, ai ka pranuar shumë mesazhe nga veteranët e luftës, të cilët i rrëfejnë se jetojnë në kushte të rënda, kanë shumë pak të holla për të mbijetuar dhe se jeta e tyre është e tmerrshme në Kosovën e “re’’.

    “Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,’’ thotë Jurisheviq, i cili është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat Humanitare dhe anëtar i Kryqit të Kuq Australian.

    Craig Jurisheviq në malet e Pashtrikut 1999

    Një rast i posaçëm e trishton më së shumti. Një burrë, 47 vjeç në atë kohë, ishte në frontin e Pashtrikut bashkë me Jurisheviq, ku luftoi me trimëri. Ai u kthye në Kosovë, i lindi një fëmijë kur ishte 50 vjeç, dhe prej atëherë nuk mund të sigurojë një punë të qëndrueshme. “Ai shpenzon shumicën e parave duke u përpjekur që të sigurojë trajtim mjekësor për vajzën e tij 9 vjeçare, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Për shkak të korrupsionit në sistemin mjekësor, ai nuk mund të vizitojë një neurolog, pasi për këtë nevojiten para, të cilat ai nuk i ka. Ai s’ka para të mjaftueshme për një apartament të mirë e të nxehtë dhe fëmijët e tij jetojnë në të ftohtë dhe vuajtje,’’ rrëfen Jurisheviq.

    Duke qenë njeri shumë modest, kirurgu australian tregon shkurtazi se i ka dërguar atij para dhe e ka vënë në kontakt me një neurokirurg shqiptaro-amerikan. ‘’Ai është një njeri krenar dhe mund të mos i pëlqejë që të identifikohet, “ shton Jurisheviq. Megjithatë ai thotë se i vetëm nuk mund tu ndihmojë veteranëve aq sa do të dëshironte dhe shton se me tërë ato miliarda që ipen për Kosovën, do të duhej që çdo burrë, grua dhe fëmijë të ketë standard të artë të kujdesit shëndetësor.

    “Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’, thotë Jurisheviq, duke shtuar se në Australi dhe gjetkë, atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit u ofrohet mbështetje e veçantë .

    “Ne të gjithë luftuam për çlirim. Ne të gjithë luftuam për liri. Luftuam për t'i dhënë fund shtypjes! Po tani luftëtarët tuaj janë të shtypur nga varfëria, pa lirinë për të mbrojtur familjet e tyre nga shtypja që vie nga pabarazia dhe korrupsioni. Për mua ky është një fund shumë i trishtuar i një luftë të trishtë. Kjo gjë më thyen zemrën dhe më mbush me zemërim dhe neveri,” përfundon Jurisheviq.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Ec e thuaj pastaj kësaj kategorie: Gëzuar Pavarësia!!!

    Sa ka kuptim për këtë kategori nocioni Pavarësi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    e trishtë

    “Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,...
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre
    edhe une jam veteran
    dhe kaloi nji jet normale me nji penzon dhe shoqja me punon
    dhe vetem qka i gezohem qe komandantet e mi kan arrit te ken nji jet te mier
    po a ma mier me i pa komandantet e mi qoft edhe milionera
    a shkiet qe ishin ba milionera me pasurin ton deri para 12 viteve

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Me mire ta gezojen shqypetaret sidomos Komandanetat e Luftes per Liri. Me mire ta gezojen pushtetin ata qe e meritojen se sa dikush qe peshtejellet me 1000 e 100 hile vetem per te fitu pushtet e pasuni. Kjo i mbetet popullit shqypetar ti zgjedhe Komandanetat e Luftes per Liri , ti dallon nga komandanetat e vete shpallun dhe hyqymetelit e rrejshem hajdut e kriminela.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Si na gjeti ditlindja e pavarsis!

    A e mertojn njerzit tane kete gjendje ?!

    Pa drita, pa ushqime te nevojshme per femijet e Kosoves,pa perkujdesin e merituar te pensionistve,pa mbrojtje shendetsore,pa mbrojtje ligjore...thjesht, liria e munguar perpos qe ka te bej me ate se kush ua mori njerzve tane,pasojat e mungeses se saj esht e trshtë.

    Me e keqja e te kqijave qe po e gjene Kosoven ne ditlindjen e saja, ështe se shoqria Kosovare po humb vlerat e mirfillta shoqroreqe dhe kshtu po futemi ne nji hendek ku daljen e kemi në errsir.

    Sa i perket fatit te keq te ish ushtarve tane per ket jet me plote vuajtje ,pjeses se pergjegjsis morale une do ia mirja nji pjes te fajt pushtetarvete e tia ngarkoja shoqris(popullit).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Me mire ta gezojen shqypetaret sidomos Komandanetat e Luftes per Liri. Me mire ta gezojen pushtetin ata qe e meritojen se sa dikush qe peshtejellet me 1000 e 100 hile vetem per te fitu pushtet e pasuni. Kjo i mbetet popullit shqypetar ti zgjedhe Komandanetat e Luftes per Liri , ti dallon nga komandanetat e vete shpallun dhe hyqymetelit e rrejshem hajdut e kriminela.
    mos harroni qe lufta nuk u be per komandantet dhe prej komandanteve.......
    lufta u be per nje jete me te mire dhe te lire PER TE GJITH
    NE QOFTE SE KOMANDANI/TET NUK VAZHDOJNE TE KUJDESEN SIDOMOS PER ATA QE ISHIN NE VIJEN E PARE TE FRONTIT, PER TE PLAGOSURIT E GJYMTUARIT E ME TEPER PER FAMILIARET E DASHMORVE......ATA HUMBIN VLEREN E TYRE SI TE TILLE
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #8
    Eshte e vertet se nje pjes e vetereanve nuk gezojen ndihum nga shteti,,,po faj eshte i te gjithev komandantev te luftes.

    Sa i perket disave punet nuk i kan keq marrin paga edhe jo te liga.

    Sa i perket invalidev nuk ben mu kajte se te gjithe marrin paga edhe jo te vogla bilem disa i marrin edhe nga dy e tri prej keti shteti ,edhe keta nuk jan komandanta po jane nje pjes e ushtarev..me u kajte eshte shume keq bilem njeriu duhet edhe mu rujet shuem ,plus i kane disa benifecione te mira ,si ne rryme,ne tatime e ku jo,edhe kerr pa doganim.

    Familjet e deshmorev edhe keta marrin euro te miar nuk ben mu kajte se eshte keq...
    Edhe kjo kategori kan benifecion tjera ,si per automjet,rrym,tatime e qka jo nuk eshte keq.

    Po te gezohemi edhe me keto qe i marrin e mos te njellim zi siq thot populli,keto kategori te gjithe marrin paga nga bugjeti i kosoves edhe ky dihet se sa eshte,vetem me kujtu ku ishim para 12 vitev dhe ku jemi sot..

    ne perjashtim te vetereanve si jane lan anash ,,po keta komandant duhet me do mos me ul numerin e veteranev se nuk ishin ne lufte 45 mije po ishin 19500
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 17-02-2012 më 16:44

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -E kam lexuar para pak ditësh,libër i jashtëzakonshëm,me shumë të verteta brenda saj,aq shumë sa ndjehesh i mllefosur me menyren se si kane rrjedhur gjerat ne ate kohe!
    -Ja vlen te lexohet,pasi ne te do gjeni shume perjetime te autorit i cili ka lene luksin e jetes qe ka bere dhe ka ardhur ne nje mision,qe nuk eshte mbeshtetur as nga Shqiptaret,madje kulmi eshte se shume jane munduar te perfitojne nga ato rrethana te krijuara!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2009
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Mbinjeriu Lexo Postimin
    -E kam lexuar para pak ditësh,libër i jashtëzakonshëm,me shumë të verteta brenda saj,aq shumë sa ndjehesh i mllefosur me menyren se si kane rrjedhur gjerat ne ate kohe!
    -Ja vlen te lexohet,pasi ne te do gjeni shume perjetime te autorit i cili ka lene luksin e jetes qe ka bere dhe ka ardhur ne nje mision,qe nuk eshte mbeshtetur as nga Shqiptaret,madje kulmi eshte se shume jane munduar te perfitojne nga ato rrethana te krijuara!
    O mbinjeri e lexova postimin tende pore nuke eshte interesante me lexuar por me dite REALITETINE se une se kame lexuare librin pore veteme i kame pare do reagime ne gazeta ajo PAQAVURE ska te beje asgja me realitetin . Pershembulle kure e pershkruane qytetine e Krumese si qytete i vjeter antike shume i bukure ne anene e djathte nji GJami shume e vjetere e ma poshte ni GJami tjetere gjithe ashtu shume e vjetere . E everteta qendrone qe ne qytetine e KRUMESE gjendete VETEME nji GJami edhe ajo e ndertuare pase viteve te 90 edhe ajo gjendete ne funde te Qytetite edhe ajo GJami gjate LUFTESE ka qene SPITALE USHTARAKE e shume e shume te pa verteta tjera po une e ceka veteme nji raste qe e di se ashte e sakete mese 200 perqinde ju luteme mose u besoni shume rrenave. FEJA E SHQIPTARITE ESHTE SHQIPTARIA.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •