Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje perkedhelje ne nje grusht
    (Una carezza in un pugno - Adriano Celentano)



    Në mesnate ti e di
    se unë do të mendoj për ty
    në çdo vend të ndodhesh, je e imja
    e do të shtrëngoj mes krahëve jastëkun
    ndërsa kërkoj fytyrën tënde
    që e ndritshme do të shfaqet në errësirë
    Do të më duket se po zë
    një yll në mes të qiellit,
    kështu ti s’do të jesh larg
    Kur të shndritësh në dorën time
    Por nuk do të doja që ti
    Në mesnate e tre minuta
    Për një tjetër burrë të jesh duke menduar
    E ndiej veten që tash të humbur
    e dora ime
    ku më parë ti shndrisje
    në një grusht të mbyllur është shndërruar, ta dish.
    I keq sikur tani
    Unë kurrë nuk kam qenë,
    e kur mesanta vjen,
    nëse vërtet më do
    mendomë të paktën për gjysëm ore
    e nga grushti i mbyllur
    Një përkëdhelje do të lindë.

    E do të shtrëngoj mes krahëve jastëkun
    Ndërsa kërkoj fytyrën tënde
    Që e ndritshme do te shfaqet në errësirë
    Por nuk do të doja që ti
    Në mesnatë e tre minuta
    Për një tjetër burrë të jesh duke menduar
    E ndiej veten që tash të humbur
    e dora ime
    ku më pare ti shndrisje,
    në një grusht të mbyllur është shndërruar, ta dish.
    I keq sikur tani
    Unë kurrë nuk kam qenë
    e kur mesnata vjen
    nëse vërtet më do,
    mendomë të paktën për gjysëm ore
    e nga grushti i mbyllur
    Një përkëdhelje do të lindë.

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    drini

    Të dua ty
    (teks i këngës time)

    (hyrje)
    Sonte unë të pash në gjumë
    ti më erdhe shumë ëmbël

    Më tërheq prania jote
    e dua çfarë pash

    (refren I)
    E di që do të t'takoj
    kur të t'takoj
    kur të t'takoj.

    Je vajzë shumë e ëmbël
    të dua gjithnjë ktu pranë

    (refren II)
    E di që unë dua ty
    sa të jetoj
    sa të jetoj

    (e shkrova në 9 Mars, 2003 6:15)

  3. #13
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    bon jovi

    Të Shpëtoj Botën
    ("Save the World" nga albumi "Crush")

    Asnjë herë s'vajta në "college"
    unë s'kam një dëftesë
    le t'themi se vajta në shkollë nate
    mësova gjithçka që di në rrugë
    s'kisha lindur një njeri i pasur
    dhe s'kam një trung familjeje
    djersa e kësaj kollare të vjetër
    është "Ph.D.-ia" ime

    Vjen gjeri këtu
    unë s'do të kisha qënë,
    pa ty s'ka kuptim pluhuri
    do t'luftoj për një puthje
    në një natë si kjo
    ti më bën të ndihem sikur mund të fluturoj, sikur unë:

    (refreni)
    Mund të Shpëtoj Botën
    përgjerisa ajo natë dashuria jote më shpëtoj
    mbase s'mund t'shpëtoj botën
    por përgjerisa ti t'besosh
    mbase mund të shpëtoj botën

    Më duhet ta pohoj
    shpesh herë jam një rrëmuj
    dhe disa herë dalë jashtë kufirit
    si kjo Tattoo-ja e vjetër
    s'ndritë më si e re,
    me ty pranë meje asgjë tjetër s'ka rëndësi

    (refreni)
    Mund të Shpëtoj Botën
    përgjerisa ajo natë dashuria jote më shpëtoj
    mbase s'mund t'shpëtoj botën
    por përgjerisa ti t'besosh
    mbase mund të shpëtoj botën

    (soloja e kitarrës)

    Ata mund t'thonë se është një dashuri qorre
    por është një budallik që s'do t'besojnë
    se do t'fluturoj gjeri në Hënë
    thjeshtë që t'ec me ty në rrugë

    (refreni)
    Mund të Shpëtoj Botën
    përgjerisa ajo natë dashuria jote më shpëtoj
    mbase s'mund t'shpëtoj botën
    por përgjerisa ti t'besosh
    dashuria jonë është edhe më e fortë
    at'herë Zoti shpresoj se mund t'jetë,
    e dashur, gjithçka që duhet
    Thjeshtë pak besim tek unë
    që të ndjej sikur
    Mund të Shpëtoj Botën
    Mund të Shpëtoj Botën

    (shumë më pëlqen kjo këngë...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 27-03-2003 më 05:33

  4. #14
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    enigma

    Kthim në Pafajsi
    (e famshmja "Return to Innocence" nga albumi "The Cross of Changes")

    Dashuri - Përkushtim
    Ndjenjë - Emocion

    Mos ki frik të jesh i dobët
    Mos ji shumë krenar kur je i fortë
    Thjesht shiko në zemrën tënde shoku im
    Që do t'jetë kthimi në vetvete
    Kthimi në Pafajsi

    Nëse do, at'herë fillo të qeshësh
    Nese duhet, at'herë fillo të qash
    Ji vetvetja, mos u fshe
    Thjeshtë beso në Fat.

    Mos e vrit mëndjen se ç'thonë njerëzit
    Thjeshtë ndiq shtegun tënd
    Mos j'u lësho, dhe përdor mundësinë
    Për t'u kthyer në Vetvete!

    Ky s'është fillimi i fundit
    Ky është Kthimi në Vetvete
    Kthimi në Pafajsi!

    (... përkthyer duke dëgjuar këngën... ma bëri zemrën më të madh se mali... shpresoj edhe ty!)

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fotografitë e Tua
    ('Pictures of You' e The Cure-ave)

    Po vështroj për një kohë të gjatë fotografitë e tua
    Që gati po e besoj se ato janë të vërteta
    Kam qënë duke jetuar për shumë gjatë në fotografitë e tua
    Që gati po besoj se fotografitë janë gjithçka që mund të ndjej

    Duke kujtuar
    ty duke ndaluar nën shi
    dhe unë që vrapova tek zemra jote për të qënë pranë
    dhe ne u puthëm ashtu si qielli ra brënda
    duke të mbajtur ty pranë
    sesi unë gjithnjë u mbajta pranë frikës tënde
    Duke kujtuar ty
    duke vrapuar ëmbëlsisht në mes të natës
    ti ishe më e madhe dhe bardhë sesa bora
    dhe bërtite tek plotësimi i besimit
    duke i bërtitur qiellit
    dhe ti më në fund e gjetë të gjithë kurajon
    që të lësh gjithçka të shkoj

    Duke kujtuar
    kur ti re në krahët e mija
    duke qarë për vdekjen e zemrës tënde
    ti ishe e bardhë si mermeri
    aq delikate
    e humbur në të ftohtë
    ti ishe gjithnjë shumë e humbur në errësirë
    duke kujtuar
    sesi ti pate qënë
    e ngadaltë në lëvizje
    ti ishe një ëngjëll
    gjithnjë më shumë se gjithçka tjetër
    u mbajte një herë për herë të fundit dhe shkite larg
    më hape sytë
    por unë kurrë s'pash gjë

    Nëse unë do të mendoja vetëm për fjalët e duhura
    do të kisha qënë në zemrën tënde
    nëse unë do të mendoja vëtëm për fjalët e duhura
    s'do të isha duke grisur
    të gjitha fototgrafitë e tua

    Duke parë për një kohë të gjatë fotografitë e tua
    por unë asnjëherë s'mbahem në zemrën tënde
    Duke parë për një kohë të gjatë që fjalët të jenë të vërteta
    por gjithnjë duke thyer në mijra pjesë
    të gjitha fotografitë e tua

    S'kishte asgjë në botë
    që kurrë s'desha më shumë
    që unë të të ndjeja në fund të zemrës time
    s'kishte asgjë në ktë botë
    që kurrë s'desha më shumë
    që unë kurrë t'mos ndjeja thyrjen në mijra pijesë
    të gjitha fotografitë e tua.

    ---------------------------------

    Kjo këngë është akoma më e bukur
    kur përkundrasi,
    e di se fotot që ke
    të përkasin ty

    drini

  6. #16
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    dave gahan (këngëtari i depeche mode)

    Rri
    ("Stay" nga albumi Paper monsters")

    Ajo është duke frymarrë lirshëm pranë meje
    një ëngjull ndriçues që m'u dërgua mua
    Se nga erdhi është vështirë të dihet
    një yll i vogël që më udhëheq rrugën

    Kur ne ishim të dashuruar
    të dy zbuluam
    rri, mund hikësh nesër
    rri prit gjeri nesër
    të lutem rri.

    Duke jetuar ktu nën hije gri
    një ngjyrë që ajo ndriçon një arsye për të qëndruar
    Se nga erdhi është vështirë të dihet
    një yll i vogël që më udhëheq rrugën.

    p.s. kënga është shumë e bukur

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Si shiu

    Më prit se një ditë do të vij,
    Në shkretirën tënde atje,
    Do të vij si një shi,
    Veç pa gjëmim e rrufe.


    Do të vij dhe barin tënd do ta lag,
    Barin e vyshkur ne shpirt,
    Po duhet ta dish që jam larg,
    Ndaj pakëz më prit...


    (Dritëro Agolli)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 21-10-2003 më 13:34

  8. #18
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    U2

    Për Pak
    (“In a little while” nga albumi “All that you can’t leave behind”)

    Për pak
    Sigurisht ti do t’jesh e imja
    Për pak... unë do t’jem aty
    Për pak
    Kjo dhimbje s’do t’dhëmbi më
    Do t’jem në shtëpi, e dashur

    Kur nata frymerr thellësisht
    Dhe drita e ditës s’ka ajër
    Nëse ulem në gjunjë
    Nëse i gjunjëzuar vij në shtëpi
    A do të jesh aty?

    Për pak
    Nuk do t’fryem nga çdo fllad
    E Premte duke vrapuar e Djelë në gjunjë
    Atë vajzë, ajo vajzë është e imja
    Gjithësesi e kam njohur atë që
    Qëkurr ajo ishte

    Një vazjë e vogël me sy spanjoll
    Kur e pash për herë të parë në karrocën ku e mbanin
    Oh Zot, oh sa shumë je rritur
    Nejse ka kaluar, ka kaluar... veç pak kohë.

    Ooh ooh ooh ooh ooh ooh

    Ngadalso zemrën time rrahëse
    Një burrë ëndëron një ditë për të fluturuar
    Një burrë merr një anije nëpër qiej
    Ai jeton në një yll që vdes gjatë natës
    Dhe ndjek në shteg, thyerjen e dritës
    Ndize, ndize, ti më ndez.

    Ngadalso zemrën time rrahëse
    Ngadal, ngadal e dashur
    Ngadalso zemrën time rrahëse
    Ngadal, ngadal e dashur
    Ngadalso zemrën time rrahëse
    Ngadal, ngadal e dashur

    Muzika: U2
    Fjalët: Bono

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje aventure - Lucio Battisti


    Nuk do te jete
    nje aventure
    nuk mundet te jete vetem nje pranvere
    kjo dashuri
    nuk eshte nje yll
    qe ne mengjes iken,
    oh jo jo jo jo jo jo

    Nuk do te jete
    nje aventure
    kjo dashuri eshte e perbere vetem nga poezi
    ti je imja,
    ti je imja
    deri kur syte e mi
    te kene drite per te pare syte e tu.

    I dashuruar
    gjithmone e me shume
    ne fund te shpirtit
    pergjithmone ti.
    Sepse nuk eshte nje premtim
    por eshte kjo qe do te jete
    neser e gjithnje
    gjithmone do te jetoje
    gjithmone do te jetoje
    gjithmone do te jetoje
    gjithmone do te jetoje.

    Jo, nuk do te jete
    nje aventure, nje aventure
    nuk eshte nje zjarr qe me eren mund te vdese
    por do te jetoje
    sa edhe bota
    deri kur syte e mi
    te kene drite per te pare syte e tu.

    I dashuruar
    gjithmone e me shume
    ne fund te shpirtit
    pergjithmone ti.
    Sepse nuk eshte nje premtim
    por ajo qe do te jete
    neser e gjithmone
    gjithmone do te jetoje,
    sepse jam i dashuruar
    e gjithmone e me shume
    ne fund te shpirti
    je pergjithmone ti...

  10. #20
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Drini_ne_La paskemi te njejten shije,me sa pash une pothuajse te gjitha keto kenget qe ke vendosur ketu i degjoj c'do dite.
    Vazhdo me te tjera.

    ^^Gjalica^^

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. C++ - Katër mënyra për të shoqëruar një objekt me një dritare
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •