Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 131
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Vari lesht, nuk me ka pelqyer ndonjehere nishani.

    Artani do ishte perfekt po ēe do qe u terhoq.

    Si perfundim pak rendesi ka se kush perzgjidhet, klasa politike shqiptare pa dallim ngjyre do vazhdoje te tallet me popullin siē ka bere gjithmone.
    Ta gezojme kukullen e re ne postin e institucionit Kukull te presidences.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oketa pra dolli sic thashe..nje krimb i ed rucit..
    dulja po dihet.. ishte ne shtab te 21 janarit..

    mbetet qe saliu ti kerkoj nanos mirkuptim.. e ti afroj nje post te larte ne shtet.. per hir te nderhyrjeve te nanos qe stopuan disa here ne kto vite pllanet per 97 -ta te ed ruc tako paskalo gjinushve..

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e *Goddess*
    Anėtarėsuar
    13-07-2010
    Postime
    116
    Mjere shqiperia.....

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xfil..


    sa metra katrore truall e toke bujqesore ke ti dhe babi yt.. prone tuajen..

    e paske merzitjen o xfil njelloj me te aldo bares e te rucit..
    dhe ata jan merzitur per zgjedhjen e nishanit..

    dragush pse nuku gezonesh ti per nishanin..?
    cke?

    nejse..

    pra..

    suksese nishanit e shendet e faqe te bardhe..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-06-2012 mė 13:52

  5. #85
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Presidenti, Meta: Proēes i shkėlqyer; Bregu: Nuk ndikon nė statusin

    Menjėherė pas finalizimit me sukses tė raundit tė katėrt presidencial, kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta e cilėsoi si tė shkėlqyer procesin e zgjedhjes sė Presidentit. Ai tha se ky proēces i shkėlqyer, i dialogut, demokracisė, debatit, konkurencės, ku u pėrfshinė shuam aktorė, shumė kandidatė, eksperiencė e re pėr demokracinė tonė.”- tha Meta.


    Zgjedhja ėshtė me integritet, vazhdoi mė tej Meta, ndėrsa shtoi, se parlamenti ka ushtruar sovranitetin dhe maxhoranca ka treguar seriozitet.


    Meta tha gjithashtu se ky proces nuk ka pse tė bėhet pengesė pėr statusin, baza kryesore e refuzimit, vazhdoi ai ka qenė bojkoti dhe konflikti.


    Edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se sot kemi njė President kushtetues me 73 vota, ndėrsa shtoi se pavarėsisht mungesės sė njė konsensusi tė plotė, mazhoranca ka konsumuar tė gjitha pėrjekjet pėr negociata.


    “Besoj qė deri nė raundin e katėrt dhe tė pestė pėrpjekjet pėr tė pasur njė proces transparent dhe konsensual janė ezauruar. Sot kemi njė President kushtetues me 73 vota dhe ky proces nuk ka pse tė bėhet pengesė pėr statusin. Ndihemi dyfish tė fituar sot, pasi dėshira e mazhorancės pėr negociata nuk ka munguar. Ėshtė nė dinjitetin tonė tė vlerėsojmė kontributin tonė dhe mos tė paragjykojmė zgjedhjen e njė politikani nė postin e Presidentit” u shpreh Bregu.

    Ora News
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,156
    Postimet nė Bllog
    22
    Historia ime me Sigurimin e Shtetit

    NGA: ARTAN HOXHA

    Historia ime me Sigurimin e ShtetitKandidati i dorėhequr pėr kreun e shtetit rrėfen jetėn e tij: Takimi me operativin e Sigurimit kur isha 17 vjeē nė ‘81, refuzimi pėr tė bashkėpunuar dhe pėrballja me diktaturėn.

    I. PIKENISJE NGA E TASHMJA
    Dita e hėnė, date 11 qershor 2012 me siguri qe do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese. Gjithēka qe ndodhi nga e diela ne mbrėmje me shpalljen e kandidaturės time nga liderėt e mazhorances dhe kundėrshtimi i saj nga lideri i opozitės e deri tek momenti i zgjedhjes se Bujar Nishanit nė postin e Presidentit te Republikės pas dorėheqjes time, ishin te gjitha ngjarje tė rėndėsishme qė do tė ushqejnė kujtesėn e kėsaj dite por kėto janė veēse dytėsore. E hėna do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese si dita e mėsimit te madh qe pavarėsisht dijes dhe bindjes personale nuk duhet neglizhuar ēdo akuze, shpifje a baltosje. Ky ishte i vetmi gabim i imi dhe i vetmi qe gaboi isha unė. Te tjerėt bene lojėn e tyre politike sipas interesave. Ndaj, e hėna ishte edhe dita e vendimit pėr t’iu rikthyer disa prej kėtyre akuzave e ne radhe te pare asaj pėr bashkėpunim me Sigurimin e Shtetit.
    Akuzėn pėr bashkėpunimin tim me sigurimin e shtetit e kam dėgjuar te qarkulloje disa here ne kėto 22 vite te demokracisė, qe ne muajt e pare kur u angazhova ne themelimin dhe organizimin e degės se Partisė Demokratike ne Durrės e me pas, ne momente kulmore te politikes e ne varėsi te pozicionit tim politik e publik. Gjithnjė e kam dėgjuar si njė pėshpėrime, thashethem, te thėna nga persona qe me tregonin se dikush kishte thėnė kėshtu a ashtu pėr mua. Jo rastėsisht, burimi i peshperimes akuzuese vinte gjithnjė nga ana tjetėr e krahut politik me te cilin isha ne opozicion apo kritik ne momentin e dhėnė. Gjithnjė i kam neglizhuar duke i trajtuar me qetėsi, shaka, qesėndi a pėrbuzje por pa mllef pasi isha i vetėdijshėm pėr te vėrtetėn time te thjeshte te cilėn do t’jua rrėfej me poshtė duke ju thėnė qe nuk jeni ju te paret pasi atė e dine plot te afėrm, miq e shoke te cilėve iua kam treguar kur ka qene rasti, siē tregohen rėndom mes miqsh e te njohurish ndodhi te rėndėsishme te jetės.

    II. PERBALLJA ME SIGURIMIN E SHTETIT
    E vėrteta ime ėshtė se unė, qe nga momenti i pare qe u kontaktova drejtpėrdrejt nga njė sigurims, ne shtator 1981, e deri ne vendosjen e demokracisė, asnjėherė nuk i shėrbeva Sigurimit te Shtetit me asnjė forme, mėnyrė a mjet. Po, mua mu kėrkua, pa mbushur ende 17 vjeē, ne fillim te vitit te trete te shkollės se mesme, te bashkėpunoja. Takimi ndodhi papritur, ne njė godine ne ndėrtim e sipėr pranė shkollės, pėrmes njė personi te trete X i cili ma prezantoi e me la vetėm me sigurimsin. Unė nuk dua te zgjatem ne kėtė shkrim ne detajet e ndėrmjetėsimit dhe te takimit pasi druaj qe do te mjaftonin fare pak te dhėna qe disa lexues, me njohje te mire te mjedisit shkollor, atij pėrreth shkollės si dhe te Durrėsit ne atė kohe, t’i pėrafroheshin identitetit te tyre e aq me keq te krijonin dyshime, pėr shkak te ngjashmėrive, pėr persona te tjerė qe nuk kane fare gisht ne kėtė ngjarje.
    Takimi zgjati ndoshta jo me shume se 15 minuta por ne kujtesėn time ėshtė ngulitur si i pambarim. I vetėm, pėrballė njė mesoburri qe dukej se e njihte zanatin e tij, ne njė mjedis te zymte, te erret, dekurajues mu desh te pėrballesha me Sigurimin e frikshėm te Shtetit. Me shume se sa pėrmbajtjen e bisedės, detajet e se cilės, por jo thelbi, mu shuan shpejt nga kujtesa, sot ende ndjej reagimin e gjithė qenies sime: gjallėrimi kundra ligėshtisė, inteligjenca kundra mendjelehtėsisė; guximi kundra frikės. E gjithė qenia ime punonte ne kapacitet te plote pėr te thėnė me fjalėt e duhura, ritmin, timbrin, gjestet dhe vėshtrimin, fjalėn me te thjeshte – JO – njė JO sa e qarte aq edhe e pa ndėshkueshme. Ndėrmarrje tepėr, tepėr e vėshtirė.

    III. SI U RRITA DHE U EDUKOVA NE FAMILJE
    Unė nuk isha fare, fare i papėrgatitur. Ne familjen time, qe pėr konceptet e kohės konsiderohej me biografi te keqe e pėr kėtė shkak pėsonte diskriminimin tipik te shtresės se ashtuquajtur te deklasuar, kisha dėgjuar raste te personave te ndryshėm dhe kalvarin e dhimbshėm te tyre me Sigurimin e Shtetit, qofte kur ishin detyruar me presion e kėrcėnime te pranonin te bashkėpunonin e qofte kur kishin kundėrshtuar e pėr rrjedhojė kishin pėsuar mbi vete e mbi rrethin familjar persekutime te egra. Ne disa raste te tjera thuhej se kėrkesa pėr bashkėpunim ishte veēse njė provokim. Sigurimi ishte njė realitet i frikshėm. Rastet e ndryshme qarkullonin si legjenda urbane edhe me te frikshme. Nga i njėjti mjedis mora gradualisht, me se shumti indirekt, pa mu thėnė, thuajse pėrmes shqisės se gjashte, kuptimin mbi sistemin, urrejtjen ndaj tij si dhe shprehitė se si duhej t’i ruhesha kurtheve dhe ndėshkimeve qe mund te pasonin.
    Ndėrsa prindėrit dhe te rriturit e tjerė te fisit te Hoxheve, siē i thėrrisnin e i thėrrasin edhe sot ne Durrės, ishin te kujdesshėm ne biseda, veēanėrisht ne prezence te fėmijėve dhe te te rinjve, gjyshja ime, me te cilėn kam ndenjur shume ne fėmijėri ishte e vetmja qe nuk ia pėrtonte here-pas-here ta thoshte ndonjė fjale a sharje e me pas vinte gjithnjė gishtin tek buza e thoshte “sheeet”! Me njė karakter te ngjashėm me gjyshen ishte edhe motra ime e vetme, shtate vite me e madhe se unė, praktikisht njė nene e dyte pėr mua, te cilės nuk iu dha asnjėherė e drejta e studimit ndonėse mbaroi me rezultate mjaft te larta shkollėn e mesme te pėrgjithshme ne vitin 1976. Ne te njėjtin vit unė mbarova klasėn e katėrt fillore dhe pashe ēdo vit, deri ne vitin 1981, se si rropatej im atė pėr te drejtėn e saj te studimit. Nuk ia arriti asnjėherė. Biografia e keq dhe lufta e klasave dolėn gjithnjė fitimtare. Ishte koha e egėrsimit te skajshėm te saj.

    IV. FUNDI I HISTORISE SIME ME SIGURIMIN E SHTETIT
    I parapėrgatitur nga njė mjedis i kėtillė familjar, ndonėse i sfiduar papritmas e ne rrethana te gjitha kundra meje, unė arrita te them JO-ne time sa te qarte aq te pa kapshme e te pandėshkueshme nga egėrsia e kundereagimit. Ne fund te takimit u porosita qe te mendoja me thelle e te isha me i qarte e me i prere ne takimin e ardhshėm e te afėrt e te mos i tregoja kujt, ne veēanti prindėrve. Unė as sot nuk e di se si kam mundur te kthehem ne kėmbė ne shtėpi por sapo mbėrrita i tregova menjėherė tim eti ēdo detaj te ngjarjes. E pashe, pėr here te pare, tim atė, njė burrė qe s’jipej kurrė, ndonėse kish hequr shume ne jete, se si te zbehej e te tkurrej. Pas pak e mblodhi veten, thirri ne shtėpi disa nga vėllezėrit e tij, njė nga dajallarėt si dhe dy miq mjaft te ngushte e te besueshėm. Tete bura pleqėruan se bashku njė nate te tere, me mua prezent, pėrgjigjen time ne takimin e ardhshėm. Pas disa ditėsh, i armatosur me njė tjetėr JO, edhe me te peshuar, te pakapshme e te pandėshkueshme, ia transmetova sigurimisit ne fjale, kur me doli pėrpara ndėrsa po shkoja ne shkolle. Veēse pak ēaste, ne kėmbė, ne rruge, qarte, thate, pa emocion. Besoj se ai duhet ta ketė kuptuar se pas JO-se sime s’isha me unė i vetėm por disa te tjerė, te rritur, me te menēur e me me shume eksperience.
    Kėtu mbyllet historia ime e kontaktit te drejtpėrdrejtė me Sigurimin e Shtetit. Turbull kujtoj se ajo hije sigurimsi, kėshtu ka mbetur ne kujtesėn time, me ka dale pėrpara pak here ne rruge dhe kam bere sikur nuk e kam pare. Kėshtu kaluan javėt e muajt dhe ngjarja filloi te zbehej ne kujdese e gradualisht te me ngjante, here here e gjithnjė e me shpesh, si njė enderr e keqe. Por, pavarėsisht nga mėnyra se si e pėrpunonte koshienca a subkoshienca ime, ajo la gjurme dhe ndikoi ne mėnyrėn time te jetesės. Edhe para saj, ndonėse i komunikueshėm, unė kam qene i pėrkushtuar ne studime dhe dita rridhte vetėm shkolle-shtėpi-sport. Daljet me shoqėrinė ishin tepėr, tepėr te rralla. Pas kėsaj ngjarjeje, kujdesi im pėr ēdo komunikim me te tjerėt u rrit ne maksimum dhe pa rene ne sy shmangia ēdo bisede apo mjedis qe mund te ishte i dėmshėm a i rrezikshėm. Gjithēka me thoshte se duhej te ruhesha.

    V. SHPRESA DHE ZHGĖNJIME RINORE.
    Gjithsesi, jeta ime nuk u be e zymte. Unė vazhdova te gėzoj rininė me aq saē mund te thuhet se kishte gėzime ne atė kohe e ndėrkaq, ne vitin e trete mu rrit pasioni pėr matematiken, pasion qe erdhi sa papritmas aq edhe me shkak. Unė kryeja shkollimin e mesėm ne Shkollėn Industriale. Ndonėse tetėvjeēaren e kisha mbaruar me te gjitha dhjeta, prindėrit menduan se shkollimi ne njė shkolle profesionale, ne kushtet kur edhe unė mund te pėsoja fatin e motrės, do me jepte mundėsinė e njė profesioni dhe pra edhe te njė punėsimi. Unė ndava me prindėrit te njėjtin mendim. Kėrkesa u miratua nga autoritetet e kohės dhe, ndonėse njė shkolle profesionale, atje gjeta njė staf pedagogjik mjaft te pėrgatitur si dhe njė pjese e nxėnėsve te mire te shkollave tetėvjeēare te qytetit, disa edhe prej shkollės e klasės time, njė pjese edhe me probleme biografie te ngjashme me te miat, kishin bere te njėjtėn zgjedhje mes gjimnazit dhe shkollimit profesional.
    Dy vitet e para te shkollės se mesme, ndonėse i mbarova me te gjitha notat dhjeta, nuk ėshtė se kisha ndonjė pasion te veēante a shprese kush e di se cfare pėr shkolle te larte. Jo vetėm biografia por edhe vete perspektiva e shkollės profesionale ulte shanse pėr te drejte studimi universitare. Por, ne fillim te vitit te trete, mėsuesi im i matematikes, Vangjel Tati, njė nga mėsuesit e mirenjehour te matematikes ne shkalle vendi, i cili, pas njė fare kohe si mėsues fshati, u transferua ne te njėjtin vit kur unė nisa studimet e mesme ne kėtė shkolle, na beri me dije se pėr here te pare edhe shkollat profesionale do te pranoheshin ne olimpiadėn e matematikes qe do te zhvillohej pėr vitet e treta dhe te katėrta te shkollave te mesme. Unė u futa, pėr te mos dale me, ne boten e pafundme e mahnitėse te matematikes, bote qe u be ne atė kohe sfida, zbavitja, shpresa aq sa edhe streha mbrojtėse e imja edhe nga ngjarja e rende me Sigurimin e Shtetit.
    Ne ishim katėr shoke qe na kapi pasioni i matematikes. Tre prej nesh merreshim me ushtrime ndėrsa i katėrti, ndonėse pėr matematiken as qe donte t’ia dinte ndėrsa ishte brilant ne lendet shoqėrore, na pėrkthente ushtrime nga libra ruse dhe ne i zgjidhnim me mend. Matematika u be shoqėruesja jone ne ēdo mjedis mėsimi, pushimi, praktike prodhuese a stėrvitje ushtarake. Mėsuesi i matematikes, si njė trajner i mirefillte, na orientonte dhe furnizonte me literature ruse. Pėr te mos e zgjatur, ne vitin e trete dhe te katėrt unė dola ne vendin e pare si ne rang rrethi ashtu edhe ne rang kombėtar dhe shokėt e mi spikaten ne kėto aktivitete. Kėto fitore me bene te njohur dhe me shndėrruan ne krenarinė e shkollės. U bėra i njohur ne tere qytetin. Krahas matematikes vazhdova te kem rezultatet te larta ne ēdo lende tjetėr dhe t’i pėrfundoj studimet e mesme me te gjitha dhjeta.
    Unė ruaj kujtimet me te mira nga shkolla e mesme, nga mėnyra e trajtimit dinjitoz si i barabarte e si shok nga te gjithė mėsuesit. Disa prej tyre si edhe disa mėsues te tjerė te matematikes ne qytetin e Durrėsit u bene ekip trajnuesish te mite (jo vetem) dhe shume shpejt miq te mi e te familjes. Gjithēka dukej se po shkonte me se miri. Rezultatet e larta ne mėsime dhe fitoret ne olimpiadat e matematikes me ushqenin njė pritshmėri te larte se e drejta e studimit ishte thuajse e sigurte, ndonėse gjendja e pasigurisė dhe alarmit ishte prezent dhe ngrinte krye here pas here. Pas fitimit te vendit te pare ne olimpiadėn kombėtare te matematikes ne vitin e katėr, mu kėrkua dhe dhashė njė interviste pėr RTSH. Gazetari me beri pyetjen thuajse pohuese: “Ju me siguri do te studioni pėr matematike?”. Unė iu pėrgjigja “Jo, do te studioj pėr inxhinieri mekanike”. Ėshtė pak te them qe mbeti ca i shtangur si nga pėrmbajtja e pėrgjigjes ashtu edhe nga mėnyra e te shprehurit tim. Statusi i nxėnėsit te mire dhe fama me krijonte lehtėsira ne jetėn e pėrditshme, pozicion te nderuar e respekt ne shoqėrinė time, e pse mos ta them, gėzoja edhe adhurimin e mjaft vajzave te shkollės sime e te gjimnazeve te tjera.
    Goditjen e pare e mora ne mbarim te shkollės se mesme. Fillova te ndjej njė mėrmėrime pėrreth derisa njė dite mora lajmin e hidhur. Shkolla, e instruktuar nga lart, nuk do te merrte nismėn formale pėr t’iu kėrkuar autoriteteve arsimore akordimin e medaljes se arte pėr mua. Regjimi kishte vendosur qarte dhe prere. Nėse merrja medaljen e arte automatikisht me takonte te zgjidhja njė nga tre degėt qe preferoja dhe kjo me jepej pa diskutim. Regjimi kishte vendosur qe unė nuk duhej te ndiqja studimet universitare. Goditjen e dyte e mora ne mesgusht 1983. Ditėn qe ishin shpallur te drejtat e studimit me vendim te Komitetit Ekzekutiv, ndonėse e dija te vėrtetėn e hidhur, kėmbėt me ēuan vete tek stenda e shpalljes dhe lexova emrat. Emri im mungonte. Mungonin edhe emrat e disa nxėnėsve te tjerė me rezultate konkurruese nga klasa, shkolla ime apo shkolla te tjera te qytetit. Arsye biografie. Nuk isha i vetmi por lajmi pėr mua e ndjeva se tronditi qytetin.

    VI. EDHE REGJIMI ME MONOLIT KA PORE E TE CARA
    Goditja e dyte ishte e rende. Pėr tre muaj u pėrballa me gjendjen e re. I pashkolle. I papune. Me pas, pėr fat, gjeta pune si tornitor ne njė ndėrmarrje. Vendimi i marre katėr vite me pare pėr te fituar profesion dha rezultat. Shpesh qėllonte qe kur dilja nga puna me rrobe ca pis me graso e vajra – punėtor hesapi – e zbrisja autobusin, ndeshesha ne rruge me studentet durrsake qe ktheheshin nga Tirana me tren. Te gjithė me njihnin. Tek shumica ndjeja dhembshuri. Pėr kėtė shkak, here me pėrshėndesnin me dashuri njėherazi me njė siklet te brendshėm here pėr shkak te sikletit bėnin sikur s’me vinin re. Nuk mungonin shikimet e disave. Pak syresh. I ndjeja. Ishin superiore, hakmarrėse, poshtėruese. E pranoja sfidėn. Nuk jepesha.
    Qyteti lėvizte. Lėvizje te nėndheshme. Ndonjėherė edhe mbi sipėrfaqe. Mohimi i te drejtės se studimit shumėkujt i dukej padrejtėsi ne tejkalim te ēdo kriteri. Ca te tjerė ngrinin pikėpyetje se kush e di se cfare kisha ne biografi. Ne te vėrtetė biografia e familjes ishte e keqe sipas standardeve te kohės por jo aq e keqe sa te justifikonte mohimin e te drejtės se studimit pėrballė rezultateve te mia shkollere. Kjo shtonte edhe me shume pikėpyetjet, cudine, pakenaqesine ndaj vendimit te regjimit por edhe mbėshtetjen morale pėr mua. Me rrethoi njė opinion publik mbėshtetės ndėrsa e dėgjoja qe me fliste me njė te folme grykore, te mbytur.
    Pėrēapjet e tim eti para dhe pas gushtit pėr te drejtėn time te studimit nuk dhanė rezultat. Unė vete tentova te hyj ne takime me autoritetet e kohės por pa sukses. Muajt shkuan njė e nga njė. Filluan pėrpjekjet pėr vitin tjetėr. Pesha e dhjetave shkollore dhe medaljeve te mia matematikore rendonte si mal mbi babain dhe mamane e shtrihej tek te gjithė te afėrmit. Here-here me dukej sikur prindėrit, veēanėrisht im atė, ndjeheshin fajtore pėr vete dhe gjyshėrit. Im atė kishte kryer dėnimin ne vitet 46-49 ne kampin e punės se te burgosurve pėr tharjen e kėnetės se Maliqit. U dėnua pėr agjitacion e propagande dhe tentative arratisjeje. Ne fakt u arrestua ne shtėpi. U amnistua pas rėnies se Koci Xoxes. Por nuk u rehabilitua. Ne te njėjtin vit u arrestuan babai i tij dhe vėllai me i vogėl. Qe te tre, bashke me kushėrinj te pare, njė fis i tere, i ardhur nga Dibra e Madhe ne 1926, e qe me shpejtėsi krijoi emėr dhe status social te nderuar ne Durres, mbėshteten dhe u angazhuan me Frontin Nacional Ēlirimtar gjate luftės. Asnjeri si komunist. Te gjithė si patriote me tradita familjare qe nga Dibra. Lufta kėrkon ideal, mend dhe kapital. Hoxhet i kishin te tria. I mobilizuan te tria. Ne Durrės konsideroheshin nga bazat dhe kontribuesit me te mėdhenj te luftės ēlirimtare. Furnizonin ceten e Pezės. Disa nga djemtė ishin luftėtarė ne ceten e Dibrės. Fis i gjere me lidhje dhe influenca edhe ne grupimet e tjera nacionaliste te asaj kohe qe luftonin pushtuesit. S’kish si te ndodhte ndryshe gjate pushtimit. U sulmuan egėrsisht fill pas ēlirimit nga fashizmi e nazizmi e menjėherė pas pushtimit komunist. Nga familja e Shijakasve te sime meje, te ardhur ne te njėjtin vit si Hoxhet nga e njėjta krahine – Dibra e Madhe – , ishin atje dhe mbeten edhe kėtu tregtare. Iu eci tregtia dhe industria Arritėn te bėheshin nder me te pasurit e vendit. Nuk u pėrzien ne lufte. Iu konfiskua gjithēka pas luftės.
    Mblodha veten. U rrita. Jo gjithēka e keqe vjen pėr te te bere keq. U bėra shok me tim atė. Motra u fejua dhe u martua me njė djalė te mrekullueshėm e nga familje e nderuar. Sipas standardit tone, jo atij te regjimit. I ati i dhėndrit kishe bere afro 30 vite burg. Diku nga pranvera e vitit 1984 rifilluan pėrēapjet pėr te drejtėn time te studimit. Opinioni i durrsakeve ishte aleati i madh i heshtur. Lidhjet familjare, te krushqive dhe ato miqėsore te fisit te gjere e te vjetėr te Hoxheve u vunė ne pune sa ne Durrės dhe ne Tirane. Hoxhet ishin goditur ashpėr e disa here nga regjimi por nuk ishin te humbur e pa influence. Qyteti kishte mjaft njerėz te mire, edhe ne radhėt e atyre qe punonin ne strukturat e shtetit. Pedagoget me emėr dhe autoritet e Katedrės se Matematikes ne Fakultetin e Shkencave te Universitetin e Tiranes bene ndėrhyrjet e tyre. Im atė arriti te takohet me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ligor Ciflikun, njė burrė me karakter dhe autoritet, nga ata tipa qe kur marrin njė vendim i dalin zot. Ai i premtoi. Pėrmes njė lidhjeje krushqie unė arrita te takoj gruan e Muho Asllanit, ne atė kohe sekretar i pare i PPSH pėr rrethin e Durrėsit e njėherazi anėtar i Byrosė Politike. Bashkėshortja Asllani ishte shpirtmire. Derdhi lot kur i shpjegova historinė time. Me premtoi se do bėnte ēmos. Ne gusht te vitit 1984 Komiteti Ekzekutiv, mbėshtetur edhe ne heshtjen miratuese te Komitetit te Partisė, me akordoi te drejtėn e studimit pėr inxhinieri te shpimit te puseve ne Fakultetin e Gjeologjisė dhe Minierave te Universitetit te Tiranes. Regjimi u zbut ca. Ligjet e familjes e miqėsive ishin me te lashta. Me te forta. Penetruan ne te ēarat dhe poret e tij.

    VII. RINGRITJA
    Lajmi pėr te drejtėn e studimit me beri me krahė. Ishte njė vendim i ditėve, ne mos i orėve te fundit. Paraprakisht, si nga organizata e partisė se ndėrmarrjes edhe nga fronti i lagjes kishte ardhur sugjerimi qe te mos me jepej e drejta e studimit. Komiteti vendosi ndryshe. As qe kisha dėgjuar ndonjėherė pėr emrin e deges se studimit. Nuk e di pse por mu duk tėrheqės. Njė lloj inxhinierie mekanike e profilizuar. Mekanika e Shkėmbit. Ne ditėt e para fillova te njoh shokėt e kursit. Ishim te tere djem. Gradualisht kuptova se njė pjese e mire ishin nxėnės qe ose nuk kishin pėrkrahje ose kishin probleme ne biografi. Qenka bere mode mendova t’i rrasin kėtu ata me biografi te keqe. Ne vitet ne vazhdim, si pėr te konfirmuar rregullin, ne gjeologjik erdhe edhe disa kushėrinj te mi. Pėrshtypja pėr kėtė pėrbėrje sociale mu pėrforcua pas disa muajsh, ne 11 prill 1985, kur doli lajmi pėr vdekjen e Diktatorit. Atė dite nuk u be mėsim. U mbajt zi. Tek filologjiku dėgjoheshin dhe/ose thuhej se qahej me dėnesė. Ne klasėn tone u mbajtėn pese minuta heshtje. Unė ndjeja qe shume nga shokėt e kursit ndrydhnin nen heshtje njė tjetėr ndjenje. Shpresėn.
    Jeta studentore ne Tirane ishte mjaft ndryshe. Hapėsira me e gjere dhe mjedisi rinor krijonin mundėsi pėr me shume frymėmarrje. Lashė pas zhgėnjimet e te shkuarės. U pėrfshiva me pasion ne studime. Here pas here ndjeja njė fare ēmobilizimi tek shokėt e kursit. Njė fare mungese perspektive. Punėsimi ne miniera apo industrinė e naftės konsiderohej si njė fare persekutimi ne atė kohe. Njė here ne jave behej lexim kolektiv i njė vepre te Enver Hoxhės “Pėr Naftėn”. Libri fliste pėr sabotatore dhe ndėshkimin e tyre. Zbulimet i drejtonte Diktatori. Nėse dilte nafte merita ishte e tij. Nėse nuk dilte gjendeshin fajtoret. Ne praktikat mėsimore, kur takonim studente te diplomuar qe punonin inxhiniere neper puse, vija re zhgėnjimin, apatinė, friken.
    Asgjė nga te gjitha kėto nuk ndikoi tek unė. Fakulteti i Gjeologjisė, pėr fat, kishte njė kolektiv pedagogesh te shquar, shumica te diplomuar ne shkollat me te mira te lindjes, me eksperience pune, me pasion pėr shkencėn, Ishin, pa pėrjashtim, njerėz te thjeshte e dinjitoze. Rezultatet e shkėlqyera qe ne semestrin e pare e ne vazhdim – ne ēdo provim merrja vetėm dhjeta – si dhe angazhimet ne studime me te thelluara nen udhėheqjen e pedagogeve me te shquar me futen ne njė bote te re, atė te matematikes se aplikuar. Krahas shkollės dhe shkencės, Tirana dhe mjedisi studentor, me dhanė mundėsi pėr zgjerim te interesave dhe mundėsive pėr art, kulture, sport, zbavitje, shoqėri me te gjere edhe me studente te fakulteteve te tjera. Ndėrsa vitet e shkollės kalonin, ne horizont po linde shpresa. Regjimit dukej se po i vinte fundi. Ne fakt, ne fund te vitit te dyte, mora njė tjetėr goditje. Ne fakultet u shpėrndanė disa te drejta studimi pėr ne Algjeri. Natyrisht qe mua nuk mu dha kjo e drejte. Gjithsesi kjo s’me beri aq pėrshtypje. As qe e ėndėrroja. Aq me shume qe kisha pare edhe me keq. Isha kalitur.
    Studimet i mbarova shkėlqyeshėm ne qershor 1989. Pas zborit ushtarak tremujor ne Plepa te Durrėsit, fillova pune ne pusin e pare te pjerrėt e pėr gaz, nje sfide ne vetvete pasi ishte hera pare qe aplikohej ajo teknologji. Pėr fat, shpimi kryhej ne afėrsi te Durrėsit. Pranė detit, pra pranė shtėpisė. Kjo me jepte mundėsi te isha pranė mamasė, mbetur e vetme pas vdekjes se tim eti ne qershor 1985, ne moshėn 60 vjeēare. Ndėrroi jete nga njė infarkt. Ime ėmė humbi bashkėshortin. Unė humba jo vetėm babanė por edhe shokun me te mire. Jeta duket e kishte lodhur. Dėrmuar. Vitet e fundit, pese me te drejtėn e studimit pėr motrėn dhe dy pėr mua, bene te veten. Vdiq dy muaj pasi e ėma, gjyshja ime krenare e koke me vete ndėrroi jete. Shume njerėz, miq e dashamires, qe e kane njohur tim atė dhe mua gjithashtu, gjithnjė me kane thėnė e me thonė edhe sot se ai ishte i paarritshėm ne mirėsinė dhe menēurinė e tij. Kushdo qe kishte njė hall a nevoje pėr kėshillė drejtohej tek ai dhe largohej me ide te qarta a shprese pėr zgjidhje.
    Puna aftėr shtėpisė nuk ndodhi rastėsisht. Ia di pėr nder njė gruaje zonje, komshie me tezen time qe nuk rron me. Gruaja ne fjale ishte sekretare e Skender Gjinushit, ministėr i arsimit ne atė vit. Ajo ia kėrkoi me insistim si favor personal. Pėrdori influencėn e saj tek Lavdosh Ahmeaj ne Ministrinė e Industrisė dhe Minierave. Ndėrkaq, Skėnder Gjinushi, ne rininė e tij, i talentuar ne matematike, kishte pasur pėr mėsues matematike ne gjimnazin Petronini Luarasi, Vangjel Tatin, mėsuesi tim te matematikes ne shkollėn e mesme ne Durrės. Kuptohet qe gjithēka u lidh ne favorin tim.
    Ne shtator te 1990, u riktheva ne Fakultet pėr studime trevjeēare pasuniversitare qe sot njehsohen me Doktoraturėn. Pedagoget e fakultetit arritėn te me tėrhiqnin. Rezultatet e shkėlqyera bene te veten. Lidhjet qe me ndihmuan pėr punėn me ndihmuan edhe pėr studimet pasuniversitare. Perspektiva ishte vazhdimi i punės si pedagog ne fakultet. Studimet shtriheshin ne fushėn e matematikes se aplikuar. Fillova te ndjek leksionet ne Fakultetin e Shkencave te Natyrės, ne degėn e matematikes pesėvjeēare siē quhej ne atė kohe. Kjo me dha mundėsinė te njihesha me disa nga pedagoge e vjetėr dhe te rinj te asaj katedre te shquar. Kuptova se me mbanin mend edhe pas gjashte vitesh. Me mirėpriten.

    ...Vijon....Titujt janė tė redaksisė, Panorama. Titulli i autorit: UNĖ, SIGURIMI DHE LAPANGJOZET E DEMOKRACISĖ

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    mos shiko te hapesh universitete ,duhet te kishe investruar ke dosja e spiunit o tan hoxha


    mire ja ben dhe ishalla nuk po e shikojme me neper TV se na ben dhe si demokrat i vertet ,mjithese ne shqiperi komunistat dhe sigurimsat beje demokratin

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Historia ime me Sigurimin e Shtetit

    NGA: ARTAN HOXHA

    Historia ime me Sigurimin e ShtetitKandidati i dorėhequr pėr kreun e shtetit rrėfen jetėn e tij: Takimi me operativin e Sigurimit kur isha 17 vjeē nė ‘81, refuzimi pėr tė bashkėpunuar dhe pėrballja me diktaturėn.

    ......................
    artikulli vjen me 10 dite vonese ..... dhe e dyta, te mos kishte dhene doreheqje nqse ishte i paster ..... iu deshen 10 dite per te dhene pergjigje ..... tanime eshte teper vone .... askujt nuk i bie ndermend per te ....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #89
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    artikulli vjen me 10 dite vonese ..... dhe e dyta, te mos kishte dhene doreheqje nqse ishte i paster ..... iu deshen 10 dite per te dhene pergjigje ..... tanime eshte teper vone .... askujt nuk i bie ndermend per te ....



    .
    z. Artan Hoxha eshte person i kujdesshem. Eshte e vertete qe eshte i vonuar por fundja ai ka aq dinjitet qe jeten e tij te mos e ketheje ne nje telenovele komerciale te tipit "Ju rrefej jeten time".

    Po bej vetem pak spoil te rastit, thashethemet ne lidhje me "dosjen e tij te bardhe" kane dale nga goja e qelbesit Sajmir Tahirit; sigurisht, si nje lloj presioni pa filluar gara me pretekstin gjoja se ja dhe ky nuk qenkesh kaq i paster sa pretendohet.

    Pyetja gjithmon do qendroje per keta tipa, nese z. Artan Hoxha ka nje "Dosje te bardhe" e cila ka vetem emer dhe mbiemer por asgje tjeter ne te, c'pegjigje do japi qelbesi Saidhir Mutiri ne rastin e Gramoz Rucit, funksionar i larte ne sigurimin e shtetit te asaj kohe e tani sekrekar i pergjithshem ne PS?

    Perse nje personi qe i hapet nje dosje nga nje rregjim i cili nuk deshte tia dije ne do jeshe apo jo bashkepuntor, per te mos thene qe ka qene dhe ne moshe minorene, i tundet "dosja e bardhe" ndersa "dosja e zeze" e Gramoz Rucit quhet asgje?

    A e kuptoni o njerez paturpesine e ketyre qe sot quhen "Ajka e politikes" shqiptare?

    Fakti tjeter, kur eshte bere publik emri i z. Hoxha, nje drejtues i "SHISH" (E dini per ke e kam fjalen) ka lajmeruar nje person tjeter te rendesishem qe z. Hoxha ka nje dosje te bardhe, te hapur dhe te mbyllur me asgje te shkruar ne te. Kjo me gjase se mbase personi duke shpresuar te bente pazarin per zhdukjen e dosjes e ne kembim te mbante postin me tutje i pacuenuar nga ndryshimet qe do pesonin strukturat qe vareshin nga presidenti.

    Kjo eshte loja e piste miq ...

    Ja ku i keni, te zeze mbi te bardhe!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e tmerrshmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
    djaloshin 17 vjec duan ta rekrutojne..

    per cfar..

    per te spiunuar pleq e burra?

    jooo

    per te ditur cthon kalamaqerit 17 vjecare..

    turpi me i madh..
    kulmiiii..

    e merja me rezerv ne llaf qe thuhej nga vitet 93-95 se gjinushi ishte spiun sigurimi qe ne gjimnaz..

    mirpo cfar nuk po del..

    bravo artan qe e hape sqepin..

    ...

    po hape tamam..
    jep emrin e operativit.. qe operativi te jap emrin e shefit e shefi te sipershefit e siper shefi te ministrit a antar byroistit..

    qe te kuptohet.. me ne fund cfar behej..e se kush e se si dirigjohej ky sistem i cmendur.. qe dhe femijet i ka bere spiuna..



    tmerrrrrrrr..



    ------


    scion.. shum drejt ke folur..

    te lumte..


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-06-2012 mė 01:40

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •