Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 131
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Artan Hoxha eshte tashme karte e djegur e pseudo analizmit ne Shqiperi. Ne artikull i bie shume rrotull muhabetit, por ne fund te fundit shkollen e larte ja paskan dhene po ne kohen e diktatures.
    Sigurimit nuk i kalonte as edhe nje mize pa e ditur ata e jo me te mos dinin se nje qytetar nuk pranoi te bashkepunonte me ta dhe ata do ta shperblenin me shkollim te larte, dhe ku ne degen e gjeologji-minierave.
    Uroj qe kete njeri dhe ata si ky te mos na e imponojne me neper TV per te na dhene leksione demokracie.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artani nuk eshte kart e djegur or ti majku i ollfildit..

    i djegur nga sot eshte sigurimsi x .. shefi i sigurimsit x.. shefi i shefit te sigurimsit x.. pastaj ministri i kohes.. dhe antari i birose qe mbulonte sigurimin.. si dhe sekretariati i komitetit qendror qe i mbulonte me sigurim e me te gjitha.. kur populli sot mesoj nga artani se si dhe femije 16 vjecare (se artani thot qe nuku i kisha mbushur 17 vjec e kte mire e ka ditur sigurimsi x dhe shefat siper tije qe kan dhen detyren per te rekrutuar artanin) i detyronin te beheshin spiune te policise sekrete te ppsh-se..

    ky eshte nje heroizem per artanin qe e tregon kte brenge qe e ka munduar prej plot 30 vitesh..
    njerzit e vertete e jo kanibalet ndjejn dhimbje kur lexojn tregimin e artanit e jo urrejtje per artanin..
    sa si artani e kan perjetuar kte tmerr?

    kjo eshte sot ceshtja e dites..

    si arriti ai regjim deri ne kte pike te turpit e faqes se zeze..

    le te behet ky rast nje shembull per mijra e mijra artana qe jan detyruar te behen spiune te shokve shoqeve mesuesve komshive e kusherive.. pamvaresisht se a kan pranuar apo jo.. ta kryejn detyren..
    rendesi ka akti i atyre qe shkuan deri ne kte pike te monstruozitetit sa dhe femijet e vitit te pare gjimnaz bile dhe tetvjecaresh.. ti fusin ne kte grope te zeze sic eshte .. spiunimi..

    le te mblidhet kuvendi e ta zbertheje kte qamet..

    kte turp kte maskarallik..

    keshtu gjykohet o shtaze.. e kulisha shtazesh..

    ..

    i uroj artanit dit te qeta e pun te mbare ne veprimtarin e tij.. ne te mir te vendit e familjes se tij..

    ..

  3. #93
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Artan Hoxha eshte tashme karte e djegur e pseudo analizmit ne Shqiperi. Ne artikull i bie shume rrotull muhabetit, por ne fund te fundit shkollen e larte ja paskan dhene po ne kohen e diktatures.
    Sigurimit nuk i kalonte as edhe nje mize pa e ditur ata e jo me te mos dinin se nje qytetar nuk pranoi te bashkepunonte me ta dhe ata do ta shperblenin me shkollim te larte, dhe ku ne degen e gjeologji-minierave.
    Uroj qe kete njeri dhe ata si ky te mos na e imponojne me neper TV per te na dhene leksione demokracie.
    Leksione demokracie te jep dhe Gramoz Ruci sa per dijeni ... ha ha ha

    Pastaj, me thuaj ti ne je i sigurt qe dhe babi yt nuk ka nje dosje te bardhe tek Sigurimi? :P

    Po ta marresh keshtu, mike i bie qe asnje ne Shqiperi te mos behet dot President pos Gramoz Ruci-t, shefi i sigurimit te asaj kohe. Vije gishtin kesaj qe te thash ...
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #94
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Leksione demokracie te jep dhe Gramoz Ruci sa per dijeni ... ha ha ha

    Pastaj, me thuaj ti ne je i sigurt qe dhe babi yt nuk ka nje dosje te bardhe tek Sigurimi? :P

    Po ta marresh keshtu, mike i bie qe asnje ne Shqiperi te mos behet dot President pos Gramoz Ruci-t, shefi i sigurimit te asaj kohe. Vije gishtin kesaj qe te thash ...
    po cfare jane keto idiotlliqe qe shkruajn.

    cfare do spiunonte ai adoleshenti qe zysha fizikes kishte dashnor?

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Po bej vetem pak spoil te rastit,
    i bie vetem rrotull muhabetit dhe nuk ke thene asgje .... nuk na thua se perse u doreheq nga kandidatura per president kur paska qene i paster ..?? nuk na thua perse u doreheq edhe 1993 si minister nga qoverria meksi ..?? dhe e fundit, ka pasur apo jo nje dosje bashkepunimi me Sigurimin ?? nqse se ka pasur atehere ke bere bla bla bla kot e me kot .... !!!

    qe ti shkohet der me fund puneve te pista te spiunave as qe diskutohet por qe te kishim nje president me dosje te bardhe apo te zeze, quajeni si te doni, kete jo ...!!!!!!!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #96
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    i bie vetem rrotull muhabetit dhe nuk ke thene asgje .... nuk na thua se perse u doreheq nga kandidatura per president kur paska qene i paster ..?? nuk na thua perse u doreheq edhe 1993 si minister nga qoverria meksi ..?? dhe e fundit, ka pasur apo jo nje dosje bashkepunimi me Sigurimin ?? nqse se ka pasur atehere ke bere bla bla bla kot e me kot .... !!!

    qe ti shkohet der me fund puneve te pista te spiunave as qe diskutohet por qe te kishim nje president me dosje te bardhe apo te zeze, quajeni si te doni, kete jo ...!!!!!!!



    .
    Sepse dhe i dorehequr, e po beni si ēafka ... imagjinojeni te behej president. Ai eshte njeri me dinjitet. Kaq mund tju them!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 21-06-2012 mė 06:53
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #97
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    VIJON | Pjesa e dytė/ 21 Qershor 2012 |

    Kandidatit pėr President tregon pėr herė tė parė jetėn e tij.

    “Takimi me operativin e Sigurimit kur isha nė gjimnaz nė vitin 1981, refuzimi pėr tė bashkėpunuar dhe jeta nė diktaturė”

    Artan Hoxha: Babai ishte dėnuar pėr agjitacion nė kampin e Maliqit.

    “Si fitova tė drejtėn e studimit, pasi punova dy vite tornitor”

    VIII. RĖNIA E REGJIMIT

    U vendosa pėr herė tė parė nė Qytetin Studenti. Koha punonte kundra regjimit dhe nė favorin tim. Qyteti Studenti ziente. Tirana pėrreth pėrgatitej pėr diēka. Kudo lėvizje. Vendosa tė lėviz. Me njė grup tė ngushtė shokėsh hodhėm idenė e krijimit tė njė organizate, me qėllim e pėrmbajtje shkencore nė formė, me synime politike nė thelb. Synime nė fillim ende tė ndrojtura e gradualisht gjithnjė e mė tė guximshme. Nė ato javė intensive tė tetorit e nėntorit u njoha me shumė pedagogė tė rinj dhe pasuniversitarė qė jetonin nė Qytetin Studenti, kryesisht nė atė qė quhej godina e pedagogėve. Lėvizja po na bashkonte. Njė pjesė e madhe e tyre u bėnė protagonistė tė lėvizjes studentore e tė Partisė Demokratike.
    Gjatė nėntorit, me miqtė nismėtarė, ndėrmorėm disa takime edhe me personalitete tė njohura tė kohės pėr tė diskutuar denė e shoqatės. Njė nga takimet ishte edhe ai me profesor Hamid Beqja. Rasti e kish dhėnė qė unė tė kisha shoqėri me Adėn, njė vajzė nga Durrėsi qė ishte fejuar me djalin e profesorit, Ilir Beqjen, sot deputet i Partisė Socialiste. Takimi u bė nė njė nga ditėt e festave tė nėntorit, nė shtėpinė e profesorit. Unė dhe miqtė e mi i prezantuam idenė. Mbante era politikė. Profesori e kuptoi qartė. Ndonėse na mbėshteste, kėshilla e tij, si e njė plaku tė urtė, ishte qė ta shtynim krijimin e shoqatės pasi tė kryheshin zgjedhjet e pėrcaktuara nė shkurt tė 1991-shit, tė ashtuquajtura pluraliste sipas Ramiz Alisė, ndryshe do t’ju paragjykojnė. Nuk e tha, por nėnkuptoi kėtė tė fundit. U ndamė miqėsisht me profesorin, por vazhduam rrugėn tonė. Nė ditėn kur pėrfaqėsia e studentėve do tė takonte Ramiz Alinė, u takova pėrsėri me profesor Beqen, ndėrsa edhe ai po i ngjitej “malores” nė hyrje tė Qytetit Studenti. Revolta dhe forca studentore ishte njė magnet i parezistueshėm. U pėrshėndetėm pėrzemėrsisht.
    Mė 14 dhjetor, nė njė mbledhje urgjente nė njė nga godinat e Qytetit Studenti, Eduard Selami, nė emėr tė Grupit Nismėtar tė PD sė sapoformuar, kėrkoi qė secili tė shkonte nė rrethet a qytetet e lindjes pėr tė nisur themelimin e degėve tė PD. Tė nesėrmen shkova nė Durrės dhe nuk iu ktheva mė studimeve nė Fakultetin e Gjeologji-Minierave.
    Jeta mori tjetėr drejtim. Nė pak ditė, bashkė me njė grup burrash me emėr e kurajozė, themeluam degėn e PD-sė sė Durrėsit. Ditėt e fundit tė dhjetorit ishin tė vėshtira, por gjithēka u lehtėsua pas mitingut tė paparė mė 3 janar 1991, ku mori pjesė masivisht qytetaria durrsake. Durrėsi ishte kundra regjimit. I kėtillė kish qenė me kohė. Ai qytet, qė konsiderohej problematik pėr mungesėn e entuziazmit nė aktivitetet masive politike gjatė regjimit, tregoi njė entuziazėm, mobilizim dhe civilizim qė nė mitingun e parė ku pata rastin tė mbaj fjalimin hapės. Rindjeva mbėshtetjen e qytetit. E doja. Mė donte. Nė zgjedhjet e 31 marsit 1991 fituam bindshėm nė shumicėn dėrrmuese tė zonave elektorale tė rrethit dhe humbėm vetėm njėrėn prej tyre.
    Durrėsi, si edhe disa qytete tė tjera kryesore, me Tiranėn nė radhė tė parė, nuk e pranuan dot rezultatin. Lėvizjet masive qytetase, politike e sindikaliste diktuan rrėzimin e qeverisė Nano tė zgjedhur nga Kuvendi me shumicė dėrrmuese tė deputetėve tė PPSH dhe i hapėn rrugė zhvillimeve demokratike mė tė shpejta. U krijua Qeveria e Stabilitetit dhe u vendos qė zgjedhjet tė kryheshin pas njė viti. Ngjarjet rrodhėn; vizita e Bejker; rėnia e qeverisė nė dhjetor; kryerja e zgjedhjeve mė 22 mars 1992. Nė Durrės fituam thellė dhe gjerė. Asnjė zonė elektorale e humbur. Rezultatet nė qytet ishin afro 80% nė favor tė PD dhe aleatėve tė saj.

    IX. KOHERENCA AFATGJATĖ DHE DISA NGA AKUZAT E LAPANGJOZĖVE

    Nė shtator 1991 u zgjodha kryetar i Degės PD tė Durrėsit nga konferenca e parė e kėsaj dege e, njėherazi, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD. Qoftė nė zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe nė ato tė 22 marsit 1992, nuk pranova tė kandidoja pėr deputet. Ndėrsa merresha me organizimin e zgjedhjeve, kisha ndjesinė qe unė vetė nuk duhej tė pėrfshihesha pėr tė evituar ēdo konflikt aparent interesi. Njė arsye edhe mė e fortė ishte se dėshiroja, nė rastin mė tė parė, tė vazhdoja studimet pasuniversitare jashtė vendit. Gjithsesi, propozimi i Sali Berishės pėr t’u bėrė ministėr i Tregtisė dhe Bashkėpunimit Ekonomik me Jashtė, m’u duk tėrheqės pasi e mendova si mundėsi pėr tė zhvilluar reforma ekonomike e pėr tė cilat kisha filluar tė studioja me kohė. Tek e fundit, detyrėn e ministrit nuk e mendoja detyrimisht katėrvjeēare si ajo e deputetit. Propozimi im nė detyrėn e ministrit u mirėprit nga Kryesia e PD. Bėri ca pėrshtypje nė publik mosha ime e re, kur sapo i kisha kaluar 27 vitet, por kaloi shpejt dhe shihej megjithatė me shumė mė simpati sesa me dyshim.
    Nga kėtu ngjarjet janė mjaft mė tė njohura, ndaj nuk po zgjatem. Unė qėndrova rreth 18 muaj nė detyrėn e ministrit dhe vetėm 1,5 muaj nė detyrėn e drejtorit tė Agjencisė sė Privatizimeve. Ato ishin kohė keqkuptimesh tė mėdha, analizėn e tė cilave e kam bėrė me kohė. Qeverisja e vendit po bėhej nė mėnyra gjithnjė e mė tė papėrputhshme me idetė e mia dhe qė nga janari 1994 shkėputa lidhjet me ēdo strukturė tė PD-sė e ndoqa rrugėn time.
    Pas disa muajsh pa ndonjė angazhim konkret, nė korrik 1994 shkova pėr studime pasuniversitare Master ne Ekonomiksin e Energjisė dhe Mjedisit nė shkollėn “Enrico Mattei” tė Grupit Eni nė Milano. Shkolla u jepte mundėsi studimi tė rinjve nga e gjithė bota. Ishte njė vit produktiv e i dobishėm. Iu riktheva jetės studentore me plot kėnaqėsi, moskokėēarje, por edhe plot sfida. Studiova me metodė e sistem Shkencat Ekonomike, qė deri nė atė moment i kisha studiuar vetė. U ktheva nė Shqipėri nė gusht 1995.

    Njė nga shpifjet e lapangjozėve qė vazhdon e qarkullon edhe sot e kėsaj dite, ėshtė ajo qė jam arratisur me skaf a gomone nga frika e arrestimit. Hetimi i ēėshtjes qė njihet me termin “druri i arrės” pėrmes sė cilės u akuzuan tre ish-ministra, unė, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, u hap pas referendumit tė nėntorit 1994 dhe u mbyll nė mars 1995 pas rrėzimit tė kėrkesės pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve Ruli dhe Uka, kundra sė cilės votuan shumica e demokratėve dhe socialistėve bashkė. Vetė kėto data rrėzojnė shpifjen e arratisjes, ndėrsa lidhur me ēėshtjen ajo u komentua nga vėzhguesit mė objektivė tė kohės si njė proces politik dhe jo si njė proces gjyqėsor.
    Me kthimin nė Shqipėri, ndėrsa fillova aktivitete studimore dhe konsulencė, rivendosa kontaktet politike, tashmė me segmentet e politikės nė opozitė me qeverisjen demokratike. Veprimtaria ime politike u rrit pas zgjedhjeve tė dėshtuara tė majit 1996 dhe veēanėrisht gjatė krizės sė piramidave dhe kolapsit tė shtetit nė mars 1997. Qėndrimi im politik ka qenė nė opozitė me ekstremizmin demokratik qė vazhdoi deri nga fundi i vitit 2001 dhe kam bashkėpunuar me qeveritė socialiste pėr kryerjen e reformave tė asaj kohe, veēanėrisht ato qė lidheshin me forcimin e shtetit. Nga fillimi i vitit 2002 politika shqiptare filloi normalizimin dhe unė fillova gradualisht tė inkurajoj e mbėshtes konstruktivizmin opozitar, derisa nė janar 2004 dhashė dorėheqjen edhe nga kėshilltar i jashtėm i kryeministrit Nano dhe fillova mbėshtetjen e plotė tė demokratėve pėr njė rrotacion tė shėndetshėm pushteti, qė ndodhi nė 2005.

    Gjatė 2005-2009 unė kam pasur shumė pak aktivitet mediatik. Angazhimet e mia ishin thelbėsisht tė lidhura me reformat. Pranė zgjedhjeve 2009 komentova disa herė sondazhet, kryesisht ato tė Zogby tė porositura nga Top Channel. Nė komentet e mia tė atyre kohėve kam qenė mjaft analitik dhe shumė pak preferencial. Qeverisja kishte kryer disa detyra tė mėdha, opozita sillej konstruktivisht. Politika mė se normale ishte e shėndetshme pėr vendin. Ndėrkaq, teoria e politikės sė vjetėr e tė re, programi inekzistent socialist dhe konflikti me LSI do tė ishin objekti i analizės sime por, tek e fundit, kėto nuk ishin kritika ndaj PS, tė paktėn sipas meje, por thjesht analiza e fakteve qė mė ēonin nė pėrfundimin se shanset pėr fitore i buzėqeshnin aleancės sė gjerė tė demokratėve, siē edhe ndodhi.

    Pėrfshirja ime nė debatin politik pėrmes studiove televizive dhe shkrimeve nė shtypin e pėrditshėm erdhi e u rrit nė proporcion me ekstremizmin e politikės pas zgjedhjeve 2009. Ne njė nga shkrimet e para tė miat nė gazetėn “Shqip”, nė nėntor 2009, me titullin “Paqja pa luftė apo lufta pėr paqe”, analizova zhvillimet nga kėndvėshtrimi i njė pale tė tretė, asaj qė unė shpesh e pėrkufizoj si tė kėtillė qė “nuk ushqen dashuri dhe/ose urrejtje” pėr njė nga palėt politike nė fjalė. E vetmja zgjidhje qė pėrkonte me interesin e palės sė tretė dhe atė publik njėkohėsisht ishte angazhimi i Gjykatės Kushtetuese nė shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė hetimit parlamentar, pozicion ky qė u adoptua nga demokratėt vetėm pas disa muajsh, por qė nuk u pranua asnjėherė nga socialistėt. Njė pozicion tė kėtillė kėndvėshtrimi tė analizave tė mia nga njė palė e tretė jam pėrpjekur ta mbaj nė ēėshtjet kryesore tė diskutuara nė kėto 3 vite konfliktuale politike.

    Unė i kam bėrė vetė zgjedhjet e mia edhe nė kėto tri vite tė ashpra, duke i qėndruar koherent vetvetes nė kėto 20 vite. Sa pėr ilustrim, ndėrsa kam qenė kritik pėr ekstremizmin demokratik nė vitet 1998-2001, kur demokratėt kishin mijėra arsye tė pretendonin dhunė mbi opozitėn dhe manipulime tė zgjedhjeve, s’kish se si tė mos isha kundra ekstremizmit opozitar socialist pas zgjedhjeve 2009, ndėrkohė qė socialistėt s’kishin asnjė fakt mbi manipulimin e zgjedhjeve e nxorėn teorinė e pakuptimtė e lehtėsisht te rrėzueshme tė vjedhjes sė tė paktėn 75 mijė votave nga njė ushtri e padukshme demokratėsh manipulatorė.

    Unė kam qenė kritik ndaj sulmit tė dhunshėm tė demokratėve mė 14 shtator 1998, qė erdhi pas vrasjes sė deputetit Hajdari, hero i lėvizjeve demokratike dhe lider i PD e po kėshtu kam qenė kritik edhe pėr largimin e kryeministrit Nano dhe dorėzimin e shtetit nė duart e dhunės. Ndaj, s’kish se si tė mos isha kritik, nė fakt duhej dhe isha proporcionalisht edhe mė shumė kritik me demonstratėn e organizuar qėllimshėm tė ishte e dhunshme mė 21 janar 2011 tė socialistėve dhe s’kish si tė mos vlerėsoja qėndresėn e strukturave nė mbrojtje tė institucioneve e tė Kryeministrit nė detyrė e nė godinė. Kam thėnė e kam shkruar se demokratėt u gjakosėn, pa sulmuan Kryeministrinė nė 14 shtator 1998. Socialistėt sulmuan, pa u gjakosėn mė 21 janar 2011. Mua mė duket gjithashtu se ka njė ndryshim tė madh nė lidhjen shkak-pasojė, ndaj jo vetėm kam ruajtur koherencėn nė qėndrimin kritik ndaj atij qė kryen ekstremizėm, por kam qenė edhe proporcional nė kritiken time bazuar nė lidhjen shkak-pasojė. Hetimet i takojnė sistemit tė Drejtėsisė, analizės politike i takon tė analizojė faktet dhe tė nxjerrė konkluzionet duke i qėndruar besnik vetvetes ndėr vite dhe jo duke e dredhur sipas rastit. Pėr tė njėjtat ngjarje e fenomene duhet pėrdorur njė peshė e njė metėr, pavarėsisht distancės nė kohė.

    Edhe lidhur me ēėshtjen e votave nė kutinė e gabuar, qė nė rastin mė tė parė kam arritur nė pėrfundimin se ēėshtja e vetme qė ia vlente tė shqyrtohej ishte ajo e vlefshmėrisė sė votės sė hedhur nė kutinė tjetėr. Pėrgjigjen pėr kėtė e japin mė sė miri parimet dhe angazhimet tona ndaj OSBE/ODHIR, ndryshe tė njohura si standardet zgjedhore. Vota nė kutinė tjetėr, vetėm dhe vetėm pėr kėtė shkak, s’ka se si tė mos jetė e vlefshme. Pėr rrjedhojė, ēdo pretendim lidhur me procedurėn ishte i pakuptimtė pasi, nėse biem dakord pėr parimin e vlefshmėrisė sė votės, si me njėrėn procedurė ashtu edhe me tjetrėn do tė arrinim nė tė njėjtin pėrfundim nė favor tė Lulzim Bashės. Po aq bajate nė historinė e zgjedhjeve tė 8 majit 2011 ishte edhe ajo e manipulimit tė rreth 10 mijė votave natėn nė Tiranė e me tė njėjtin mekanizėm si ato 75 mijė votat nė 2009 nė gjithė Shqipėrinė, siē shkruante Edi Rama nė “Kurban” disa muaj mė vonė, ndėrkohė qė mė 9 maj, duke parė kutitė e para projektonte njė avantazh prej rreth 10 mijė votash dhe e quante tė pathyeshme ushtrinė e komisionerėve socialistė.

    Qėndrimet e mia kanė rėnė ndesh me pozicionet ekstreme tė opozitės socialiste sot, e asaj ekstreme demokrate vite mė parė. Asnjėherė nuk kam ngurruar tė mbėshtes qėndrimet konstruktive qofshin opozitare, apo maxhoritare. Nė njė hark kohor mė tė gjerė kam kaluar nga qeveria nė opozitė dhe anasjelltas e disa herė sipas bindjeve tė mia. Gjithnjė kundėr ekstremizmit.
    Pozicionet e mia nė raport me politikėn nuk kanė pasur lidhje me asnjė interes financiar. Kur mbėshteta dhe inkurajova konstruktivizmin opozitar demokratik qė nga viti 2002, kjo s’kish si tė pėrputhej me interesat e mi ekonomikė e financiarė, aq mė shumė kur lashė pozicionin e kėshilltarit tė kryeministrit qė nė janar 2004 dhe i dedikova mjaft kohė e mbėshtetje rrotacionit politik. Se ē’interes financiar do tė kisha me kėtė lėvizje, veē lapangjozėt mund ta marrin me mend.

    Pozicioni im i katėr viteve tė fundit ėshtė argumentuar nga disa lapangjozė tė radhės me akuzėn se kam marrė si kundėrshpėrblim miliona euro projekte nga ky regjim fashist e i korruptuar. E vėrteta ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Tė ardhurat vjetore tė Institutit tė Studimeve Bashkėkohore (ISB) arritėn pikun nė vitin 2007, si rezultat i kombinimit tė disa projekteve tė fituara shumica para se demokratėt tė vinin nė pushtet, e qė nga viti 2008 e deri nė fund tė 2011, tė ardhurat vjetore kanė rėnė nė pikiatė dhe janė sot disa herė mė tė ulėta se 5 vite mė parė. Edhe aktiviteti i Tirana Business University, nė vitin e dytė tė tij akademik ėshtė ende nė fazėn e investimit dhe pra tė ardhurat janė mė tė ulėta se shpenzimet operative dhe kapitale, ndonėse nė vitin e dytė shkalla e humbjeve ėshtė zvogėluar. E gjithė akuza lapangjoze e interesit financiar kundėr shėrbimeve ndaj regjimit ėshtė njė sajesė qė rrėzohet lehtė me shifra.

    Njė tjetėr akuzė e lapangjozėve ėshtė ajo qė shėrbimet e mia ndaj regjimit fashist tė Berishės, i mbajtur me patericėn e Metės, janė bėrė pėr arsye tė dėshirės sime pėr karrierė politike. E vėrteta ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Nė kėto vitet e fundit tė aktivitetit mė intensiv mediatik, unė kam dhėnė dorėheqjen edhe nga ato dy angazhime tė pjesshme shtetėrore qė kisha para disa vitesh, njėri nė Kėshillin Mbikėqyrės tė KESH e tjetri nė Kėshillin e Administrimit tė UT. Edhe njė tjetėr fakt ilustrues: ndėrsa isha anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bursės sė Tiranės, nga 2002-shi me t’u emėruar nė Kėshillin Mbikėqyrės tė KESH, dhashė dorėheqjen nga ai i Bursės, ndonėse edhe vendimi tepėr kufizues i qeverisė Berisha lejonte pjesėmarrjen deri nė dy borde. Po kėshtu i jam pėrgjigjur negativisht ftesave serioze tė Sali Berishės nė gjithė kėto vite pėr pozicione tė ndryshme shtetėrore. I vetmi pranim, nė instancė tė fundit, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara papritmas, e si shprehje e ndjenjės sė detyrės ndaj shtetit, aq mė shumė nė kurriz tė projekteve e jetės sime private, ishte kandidimi pėr Presidentin e Republikės, kandidim nga i cili u tėrhoqa sapo konstatova se rrethanat binin ndesh me parimet e mia e veēanėrisht atė tė shmangies sė konfliktit nė aparencė tė interesit.

    Shkurt, kushdo mund tė mė ketė aleat, pa kosto e kundėrshpėrblim. Mjafton tė na pėrputhen idetė. Por kujdes, mund tė mė kesh lehtėsisht kundėr, pa kosto e shpėrblim nga kundėrshtari, mjafton qė tė kemi ide tė kundėrta. Por gjithnjė jo me dogmatizėm, ekstremizėm a nihilizėm. Pa fyerje, sharje e shpifje gjithashtu. Vetėm analizė faktesh dhe ballafaqim konkluzionesh.

    X. RISHFAQJA E SIGURIMIT TĖ SHTETIT PĖRMES LAPANGJOZĖVE

    Si edhe akuzat e tjera tė lapangjozėve qė janė rrekur tė pėrdoren pėr tė shpjeguar pozicionet e mia politike e publike, edhe kjo e bashkėpunimit me Sigurimin e Shtetit ėshtė pėrdorur sistematikisht nga kundėrshtarėt e momentit, herė demokratė e herė socialistė. Nė kėto vitet e fundit kėtė akuzė nė pėrmbajtje e variante tė ndryshme e lexoj shpesh edhe nė komentet e lapangjozėve anonimė, qė komentojnė nė shkrimet e mia apo nė atė qė shkruhet pėr mua nė gazeta tė ndryshme. Sipas dy-tri anonimėve mjaft tė zellshėm, bashkėpunimi im me Sigurimin paska marrė mė qafė mjaft njerėz e unė paskam arritur tė spiunoj edhe njerėz mjaft tė afėrt, deri te bashkėshorti i motrės sime. Ndoshta shumė lexuesve mund t’u kenė rėnė nė sy kėto komente. Cilido qė ka dėshirė t’i lexojė, mjafton tė bėjė kėrkim me emrin Artan Hoxha nė faqet online tė gazetave e tė gjejė plot xhevahire tė kėtilla lapangjozėsh.
    Unė nuk e kam bėrė ndonjėherė qejfin qeder pėr kėsi akuzash. Duke ditur tė vėrtetėn time, kėto nuk mė kanė ndikuar a diktuar asnjėherė tė marr vendimet e duhura e qė mė takojnė tėrėsisht mua dhe vetėm mua. Tė rrekesh tė vėrtetosh se zgjedhjet e mia politike nė kėto 22 vite qenkan bėrė nėn diktatin e dikujt qė ditkėsh njė sekret timin, ėshtė teoria mė idiote. E para, pėr ē’sekret bėhet fjalė nė kėtė vend, ku veē sekrete s’ka e ku kushdo qė ka dashur e kur i ka interesuar e ka pėrdorur akuzėn e bashkėpunimit tim me Sigurimin dhe e dyta, nėse ēdo krah politik e paskėrka ditur sekretin tim si shpjegohet qė kam lėvizur nga njėri tek tjetri nė kėrcėnimin e nxjerrjes a mosnxjerrjes sė sekretit? Rezultati do tė duhej tė ishte moslėvizja nėn kėrcėnimin e atij qė nuk duhej ta tradhtoja dhe lėvizja nėn kėrcėnimin e atij qė duhej t’i bashkohesha, ndėrsa tė dy e posedonin sekretin magjik nė fjalė. A merr pėrsipėr ndonjė lapangjoz ta zgjidhė kėtė paradoks? Ka vetėm njė pėrgjigje tė thjeshtė. Zgjedhjet e mia janė bėrė nė lirinė time te zgjedhjes. Kaq.

    Tėrheqja nga kandidimi pėr postin e Presidentit tė Republikės u bė nga unė, por nė konsultim dhe nė mirėkuptim me liderėt e maxhorancės, pasi nuk ishte njė zgjedhje vetėm e imja. Nė mėngjesin e sė hėnės mua mė erdhėn shumė sinjale dhe tė dhėna qė, ndėr tė tjera, mė lanė tė kuptoj se historia lidhur me bashkėpunimin me Sigurimin nuk ishte aq pėr t’u neglizhuar. Te dhėnat e grumbulluara vetė dhe ato qė dolėn nga konsulta me liderėt e mazhorancės mė krijoi njė farė bindjeje se kishte diēka qė binte ndesh me besimin mbi tė vėrtetėn time. Diēka kishte ndodhur qė unė nuk e dija dhe nuk kisha vrarė mendjen ndonjėherė tė informohesha e tė verifikoja. Atė ditė kuptova thelbin e ēėshtjes. Mendja mė shkonte edhe tek manipulime tė mundshme tė dokumenteve, veēanėrisht nė periudhat e shthurjes sė shtetit. Ēėshtja m’u qartėsua nė ditėt nė vijim mes informacioneve nga njerėz tė ndryshėm dashamirės. Por atė tė hėnė, ndėr shkaqet bazė tė dorėheqjes ishte shmangia e konfliktit nė aparencė tė interesit, nėse si President do filloja tė merresha me sqarimin e tė kaluarės sime. Arsye bazė ishte edhe zhgėnjimi qė ndjeva mes qėndrimit zyrtar socialist dhe qindra mesazheve mbėshtetėse, shumė prej tė cilėve majtas, qė mė erdhėn gjatė natės sė tė dielės dhe mėngjesit tė sė hėnės.

    Gjithsesi, le tė mbetemi tek akuza lapangjoze. Nė fund tė thuajse njė jave takimesh dhe informacioni nga disa drejtime, arrita tė krijoj tablonė e plotė tė anės tjetėr tė medaljes. Jo asaj tė sė vėrtetės sime, por asaj se ē’kish bėrė Sigurimi i Shtetit kundra vullnetit dhe pa dijeninė time. Kėtu mė rezultuan tri fakte dokumentare, ku dy pohojnė tė vėrtetėn time e njėri e mohon atė duke e vendosur Sigurimin e Shtetit nė kontradikte me vetveten.
    Shkurt, drejt e nė thelb, sipas dokumenteve (kėtu pėr qėllim tė ruajtjes sė besueshmėrisė dhe integritetit tė burimeve, as nuk pohoj dhe as nuk mohoj autenticitetin e dokumenteve qė kam shqyrtuar, por besoj se disa nga lapangjozėt do ta kuptojnė menjėherė se unė kam parė po ato qė edhe ata kanė parė nė fotokopje), rezulton se Sigurimi i Shtetit mė ka tėrhequr (kupto rekrutuar) si bashkėpunėtor tė tij mė 21.9.1981 pas takimit me sigurimsin mė 18.9.1981; mė ka larguar si bashkėpunėtor me vendim tė arsyetuar tė kėtij organi tė datės 28.12.1982 dhe pasqyruar nė kartelė mė 5.1.1983 me motivacionin “e inaktivitetit dhe padobisė… pasi nuk ka dhėnė gjatė kėsaj kohe asnjė material pėr qėllimin qė u tėrhoq”.
    E vėrteta ime pohohet nga motivi i largimit tim si bashkėpunėtor pas 15 muajsh, nė mes tė maturės, pėr inaktivitet tė plotė dhe asnjė material. Vetė Sigurimi i Shtetit ka hequr dorė nga ideja e tij fillestare se unė mund tė isha njė bashkėpunėtor i dobishėm pėr ta. Qėndrimi im plotėsisht refraktar, gjatė gjithė periudhės, vetė e me mbėshtetjen e plotė tė familjes, e bėri Sigurimin tė arrijė nė kėtė pėrfundim. Pėr lapangjozėt, ky fakt, qė me siguri e dinė, nuk ka rėndėsi.
    Po ē’dreqin pati qė mė regjistroi si bashkėpunėtor? A mos iu duk PO ajo JO-ja e imja dhe e familjes sime, njė JO e qartė por e pakapshme dhe e pandėshkueshme, tė paktėn sipas nesh. Por, mungesa totale e aktivitetit dhe informacionit faktuar nga vetė Sigurimi, tregoi se JO-ja ishte zgjedhja konstante dhe definitive e imja dhe e familjes sime, gjė qė e dobėson hipotezėn e keqkuptimit fillestar pa e rrėzuar atė gjithsesi.
    Apo ia donte plani i rekrutimeve qė shpesh bėheshin shumė e pėr lumė, siē kam dėgjuar tė thuhet?
    Apo s’mund tė kthehej i dėshtuar nga takimi me njė kalama kur, sipas dokumenteve Sigurimi kishte rreth katėr muaj qė mė studionte para se tė ndėrmerrte kontaktin e parė mė 18 shtator 1981?
    Apo mos mendoi se nėse do raportonte kundėrshtimin pėr bashkėpunim qė nė fillim, mund tė fillonin reprezaljet mbi mua dhe familjen dhe ai ndoshta nuk donte t’ia hynte e tė bėhej njė shkaktar i njohur i njė krimi tė kėtillė?
    Unė nuk mund tė zgjedh asnjė nga variantet e mėsipėrme. Kėtė pėrgjigje mund ta japin vetėm ata qė kėshtu vendosėn, njėanshmėrisht, kundra vullnetit tim tė shprehur sa me fjalė e aq mė shumė me vepra.

    Por, pasi u njoha me shėnimet dokumentare tė Sigurimit tė Shtetit, mė ka lindur njė tjetėr dyshim. A mos vallė kalvarin e mohimit tė sė drejtės sė studimit pėr shkollėn e lartė, edhe pse me rezultate tė shkėlqyera dhe dy herė kampion i matematikės, e kam peshqesh nga Sigurimi pasi mė vlerėsoi inaktiv, tė padobishėm dhe qė nuk u dhashė asnjė material. Biografia e familjes pėrballė rezultateve tė mia, qoftė edhe me standardet mė sektare tė kohės, nuk do tė ishte njė arsye e mjaftueshme.

    Unė nuk kam fakte qė tė vėrtetoj kėtė dyshim pra, se ka qenė Sigurimi qė ka nxitur a diktuar mosdaljen e sė drejtės sė studimit, por qė nuk mė ka ndihmuar kjo duket qartazi pėr ēdo njeri me mend nė kokė, pėrveē lapangjozėve qė shkruajnė nė anonimitet, se motivimi im prej gjimnazisti pėr tė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit ishte dėshira pėr tė mė ndihmuar tė mė jepnin tė drejtėn e studimit.

    XI. SFIDA JURIDIKE PĖR AKSESIN NĖ DOKUMENTET E SIGURIMIT

    Ndėrsa kėtu mbaron rrėfenja ime pėr publikun, ju njoftoj se kam filluar hapat juridikė pėr sigurimin e provave dhe rrėzimin formal si tė padrejtė tė kėtij regjistrimi. Sot kam bėrė kėrkesėn zyrtare pranė Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr akses nė tė dhėnat e mia personale, deri aty ku nuk cenohet siguria kombėtare dhe interesi i palėve tė treta.
    Ndėrkaq, po krijoj bindjen se njė rast i kėtillė nuk ėshtė i vetėm. Shumė shqiptarė mund tė kenė pėsuar diēka tė ngjashme. Nuk i kanė shėrbyer Sigurimit me asnjė material a informacion dhe janė regjistruar prej tij si bashkėpunėtore.

    Unė arrita t’i lexoj dokumentet e njėanshme, tė shkruara nė padijen time e nė keqbesim nga Sigurimi i Shtetit. Tashmė, mė mbetet t’i dokumentoj ato, hap pas hapi e pa ndonjė nxitim.
    Por sa tė tjerė janė qė nuk e kanė kėtė mundėsi?! Transparenca mbi dosjen nuk ėshtė vetėm pėr tė demaskuar maskarenjtė, por edhe pėr t’iu dhėnė shansin viktimave tė Sigurimit tė vėnė nė vend dinjitetin qė sot mund t’iu nėpėrkėmbet edhe nga kushedi se ēfarė lapangjozėsh.
    Pėr kėtė u drejtohem autoriteteve shtetėrore, Kuvendit, qeverisė, opozitės, SHISH, Avokatit tė Popullit, Komisionerit pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, Drejtorisė sė Informacionit tė Klasifikuar, organizatave nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, medies dhe opinionit publik tė mbėshtesin tė drejtėn e aksesit nė tė dhėnat personale tė vetat nga ēdo individ e pėr aq sa nuk cenohet as siguria kombėtare dhe as interesi i personave tė tretė. Ky ėshtė minimumi i minimumit tė domosdoshėm.

    XII. KUJTESĖ PĖR LAPANGJOZĖT

    Sa pėr ju lapangjozėt, besoj se e keni kuptuar se unė di tė luaj edhe me armėt tuaja e ndonjėri nga ju do mė bjerė nė rrjetė nėse vazhdon avazin. Mjerė ti qė do biesh, se do heqėsh kusuret e tė tjerėve! Njė mė mjafton pėr tė gjithė.

    *Shkrimi ėshtė publikuar edhe nė faqen e Artan Hoxhės nė Facebook, mė 20 qershor 2012. Titujt janė tė redaksisė. Titulli i autorit: UNĖ, SIGURIMI DHE LAPANGJOZĖT E DEMOKRACISĖ

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Ai eshte njeri me dinjitet. Kaq mund tju them!
    ketu askush nuku po flet per dinjitet .... e ka dosjen apo jo, pike dhe mbaro muhabeti ketu ...??!!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ketu askush nuku po flet per dinjitet .... e ka dosjen apo jo, pike dhe mbaro muhabeti ketu ...??!!
    Per te gjitha budalleqet qe Tritan Shehu ka nxjerre nga goja ne vitet qe ishte ne krye te PD, tha edhe nje fjale me mend: "Ne te gjithe kemi qene viktima te atij rregjimi, si ata qe u dergjen burgjeve e kampeve te internimit, edhe ata qe i sherbyen atij rregjimi."

    Ajo qe ti e kompani nuk kuptoni eshte qe ne keto 20 vjet pluralizem e demokraci, ajo katgeoria e njerezve qe i sherbyen atij rregjimi ne forma nga me te ndryshmet, kane patur mundesine ne liri te plote te bejne dy gjera:

    a) Te zgjedhin te vazhdojne te besojne ne ate ideologji komuniste ose te perqafojne ideologjine e re pluraliste e demokratike.

    b) Te shprehin keqardhjen dhe faljen publike personave qe mund t'i kene lenduar me apo pa te drejte gjate kohes se atij rregjimi.

    Une ndjej keqardhje per shqiptare qe edhe sot e kesaj dite ndjejne nostalgji per ate rregjim edhe ate ideologji pasi jane trupa pa jete, njerez pa shpirt, me shpirt te roberuar nga ajo ideologji. Ashtu si me vjen mire kur individe si Artan Hoxha me lart, kane kurajon dhe dinjitetin qytetar qe te bejne transparencen me publikun.

    E perbashketa e kohes se komunizmit si ne Shqiperi si ne Kosove ishte se dy profesionet me te preferuara nga shqiptaret ne te dy anet e kufirit, ne dy rregjime te ndryshme, ishin oficer ne ushtrine shqiptare ose jugosllave dhe informator ne Sigurimin e Shtetit apo UDB.

    Dhe nese dosjet do te hapeshin, ata njerez si puna tende qe sot gjykojne e tregojne me gisht do te jene njerezit qe do te shokohen me shume: do te zbuloni qe tentakulat e rregjimit komunist nuk shtriheshin vetem ne familjen e Artan Hoxhes, por edhe brenda familjes tuaj.

    Kjo eshte arsyeja perse une jam per hapjen e dosjeve, pasi hapja e dosjeve do t'i mbylli gojen njehere e mire te gjithe shqiptareve. Pasi kjo te ndodhi, nuk do te kete me shantazhe te tilla publike, sic iu bene pa te drejte zotit Hoxha.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-06-2012 mė 17:26

  10. #100
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ketu askush nuku po flet per dinjitet .... e ka dosjen apo jo, pike dhe mbaro muhabeti ketu ...??!!

    .
    A e kupton ti mer "presor" se ne ate kohe sigurimi te hapte dosje dhe pa e ditur ti?

    Nje dosje qe ja ka shenuar vete sigurimi pa miratimin e tij, vetem per ta perlyer si person. Ky qenka muabeti?
    Po babi yt, ka dosje ke sigurimi? Po a jo? :P

    Sa per dijeni, ke per ti lexuar te gjitha, sepse intervista vazhdon me numrin tjeter.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •