Pavaresia e Shqiperise nje proces historik gjitheperfshires

Mr.Sc. Nikolle Loka

Perpjekjet e shqiptareve per liri dhe pavaresi kombetare kane vazhduar gjate gjithe periudhes se sundimit osman. Historia ka pasqyruar shume ngjarje qe e deshmojne kete, duke filluar me kuvendet e famshme nderkrahinore shqiptare dhe ato nderballkanike te shekujve XV-XVI. Por ne shekullin e fundit te sundimit osman, ne historiografine zyrtare shqiptare nuk na jepen ngjarje historike qe deshmojne perpjekjet e popullit tone per pavaresi, kur dihet se nje rryme e levizjes kombetare shqiptare ishte shprehur qe heret, te pakten qe nga mesi i shekullit XIX per pavaresine e vendit nga Perandoria Osmane. Ishte periudha kur ne skenen historike linden shtetet ballkanike, armiqesore ndaj shqiptareve, te cilet ishin te detyruar te zgjidhnin te keqen me te vogel. Ne keto kushte shume intelektuale atdhetare e shihnin Perandorine Osmane si mjet per te frenuar lakmite shovinisteve te fqinjeve. Por kishte nje rryme atdhetare radikale qe mendonte se shqiptaret duhet te paraqiteshin para botes si komb me shtetin e tyre dhe te perballeshin me fqinjet si te tille. Ne kete grup benin pjese intelektualet arbereshe dhe disa qarqe atdhetare brenda vendit. Perpjekja e pare shumevjecare e tyre u kurorezua me Kuvendin e Fanit te 26 prillit 1911. Ishte hera e pare ne historine e Shqiperise qe kreret perfaqesues te disa krahinave te Shqiperise se Veriut mblidhen ne kuvend dhe vendosin ne emer te njerezve qe perfaqesojne qe ta deklarojne "Shqipnine te lire dhe te mosvarme", dhe se "do te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut derisa edhe ushtari i fundit pushtues te largohet nga Shqipnia". Ishte hera e pare, pas peseqind vjet roberie, qe ngrihej solemnisht flamuri kombetar dhe vendosej se ai flamur do t'u printe te gjithe shqiptareve ne lufte kunder pushtuesve osmane. Me Kuvendin, Fani behej qender e rendesishme e nacionalizmit shqiptar. Vete Terenc Toci flet me respekt te vecante per vendin e mbajtjes se Kuvendit. "Ne Fane, ne zemer te Shqiperise",- sic shkruante Terenc Toci, u shpalos pas nje kuvendi kreresh flamuri i Skenderbeut". Dihet se flamuri kombetar publikisht eshte valevitur ne Decic te Malesise se Madhe me 6 prill te vitit 1911 dhe ne Kuvendin Nderkrahinor te krereve ne Fane te Mirdites me 26 prill te vitit 1911, me nje diference prej njezet ditesh nga njeri tjetri. Ngjarjet ne Decic te Malesise se Madhe dhe Bisake te Mirdites paten nje lidhje logjike midis tyre, ndonese per shkak te rrethanave te krijuara, Terenc Toci nuk e beri publike aleancen me kreret e Malesise se Madhe.

Kuvendi i Fanit ishte nje akt historik ne vazhden e perpjekjeve te shqiptareve per liri dhe pavaresi kombetare, qe u zhvillua me devizen: "Shqiperia e shqiptareve", ne baze te cilit ishte thirrja per vellazerim te shqiptareve pa dallim feje dhe krahine. Edhe pse nuk mundi te mbijetoje si fakt madhor historik, ai i parapriu Kuvendit Kombetar te Vlores te dates 28 nentor 1912. Nuk njihet ne historine e shqiptareve para atij Kuvendi, per peseqind vjet rrjesht, qe te jete bere nje mbledhje, madje as edhe nje mbledhje e thjeshte, ku te jete artikuluar ideja e pavaresise kombetare. Nuk ka nje date tjeter para 26 prillit te vitit 1911, qe flamuri te jete ngritur solemnisht, ne nje kuvend kreresh, pas nje betimi per lufte deri ne vdekje, per te realizuar "Shqypnine e shqyptareve", sic ndodhi ne Fane te Mirdites, prandaj krejt natyrshem Kuvendi i Fanit mund te konsiderohet si nje ngjarje e rendesishme historike, qe shenoi nje etape te re ne vetedijesimin kombetar te shqiptareve ne procesin e clirimit te tyre nga zgjedha osmane.

Ky Kuvend nuk eshte nje ngjarje rastesore e krijuar nga njerez rastesore. Ai u mbajt ne nje krahine qe kishte luftuar edhe dyqind vjet pas pushtimit te Shqiperise nga osmanet, madje edhe pas peseqind vjetesh nuk ishte shkelur kurre nga pushtuesit.

Pjesemarresit ne Kuvendin Nderkrahinor te 26 prillit ishin kreret dhe bajraktaret e Mirdites, Shales, Shoshit, Berishes, Thacit, Thethit, Merturit, Nikajve, Toplanes, intelektuale shkodrane dhe disa arbereshe me ne krye Terenc Tocin. Ne mbeshtetje te tyre ishin krere te njohur te malesive shqiptare si Isa Boletini i Mitrovices, Sulejman Age Batusha i Malesise se Gjakoves, Osman Age Berisha i Berishes, Beqir Halili i Krasniqes, Halit Brahimi i Gashit, Dede Gjo Luli i Hotit, Zenel Shabani i Kastratit, Isuf Doda i Lures, e te tjere. Ishte llogaritur qe po te vinin ndihmat garibaldine ne arme, fisheke dhe te holla, ushtria e Qeverise se Perkohshme ne fazat fillestare te veprimeve luftarake te arrinte ne 60 mije vete, nderkohe qe drejtuesit e Qeverise se Perkohshme kishin hyre ne lidhje me krere te Shqiperise se Jugut, duke marre premtimin qe kryengritja te shperthente edhe atje. Pra vendi ndodhej ne prag te kryengritjes se pergjithshme.

Deshtimi i kesaj sipermarrje kurajoze shqiptare ka lidhje me perplasjen e interesave midis dy fuqive te medha: Austro-Hungarise dhe Italise. Nderkohe qe keto dy shtete kishin nenshkruar nje marreveshje sipas te ciles asnjera prej tyre nuk do te nderhynte ne ceshtjen shqiptare, ne te vertete secila punonte per interesin e vet. Austro-Hungaria permes protektoratit te kultit bente presion per ruajtjen e gjendjes ekzistuese, ndersa Italia shfrytezonte ndjenjat atdhetare te arberesheve per te nxitur shqiptaret te ngriheshin dhe te kerkonin ndihmen e Italise.

Bashkimi i Italise permes luftes se garibaldineve ishte pare me simpati nga qarqet intelektuale arbereshe, qe kerkonin te veprohej ne te njejten menyre per clirimin e Shqiperise. Nga ana tjeter, si pjese e politikes lindore te tij, Kryeministri i Italise arbereshi Francesko Krispi e pati orientuar politiken italiane jo drejt pushtimit te Shqiperise prej Italise, por ne pengimin e ndonje fuqie tjeter te madhe qe te vendosej ne trojet shqiptare, cka do te thoshte se Italia kishte hyre ne rivalitet me Austrine, dhe synonte ne te njejten menyre si ajo, te kishte ndikim mbi shtetin shqiptar qe do te krijohej.

Lidhjet e shqiptareve katolike me Italine nuk ishin nderprere asnjehere dhe Shkodra si qendra e katolicizmit shqiptar kishte mbetur porta e lidhjes se shqiptareve me kete vend dhe me Europen ne teresi. Shume intelektuale katolike ishin formuar ne Itali dhe ndikoheshin nga zhvillimet atje. Ata e shihnin Italine si mbeshtetese per realizimin e aspiratave te tyre kombetare. Nder intelektualet shkodrane ishte pjekur mendimi se mund te ndiqej shembulli italian per nje kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi. Ata e kishin evidentuar Mirditen si nje lloj "Piemonti" shqiptar, qe duke qene vete e lire prej osmaneve do te mund ta fillonte e para luften kunder tyre dhe pastaj kryengritja shqiptare do te zgjerohej ne formen e rratheve koncentrike, duke perfshire krahina te tjera. Pavaresisht se kryengritja e Mirdites ishte projektuar dhe organizuar dy here nga intelektualet shkodrane ne bashkepunim me arbereshet dhe kishte deshtuar te dy heret, ata e kishin pjekur mendimin se nje sipermarrje e tille do te mund te ishte e suksesshme ne kushtet e reja kur Perandoria Osmane ne Ballkan po shkonte drejt fundit, vecse kerkohej bashkim i shqiptareve nen nje udheheqje politike te vetme, organizim i mire i forcave dhe ndihme e mjaftueshme nga jashte. Afrimi i Ricciotti Garibaldi-t me arbereshet e krijoi momentin e duhur per ta projektuar kryengritjen shqiptare qe duhet te fillonte ne Mirdite. Per kryengritjen e re ishte punuar prej nje kohe te gjate. Ishin grumbulluar fonde ne mes te arberesheve ne Itali dhe ne emigracion; ishin krijuar qendra rekrutimi te vullnetareve dhe duket se faktori arberesh ishte i gatshem te vinte dhe te luftonte. Radhen e kishte faktori shqiptar, qe vazhdonte te ishte i percare; luftohej ne krahina te vecanta, pa program te qarte kombetar dhe pa udheheqje te pergjithshme kombetare. Nga ana e tyre arbereshet do te sillnin ne Shqiperi pervojen e organizimit te garibaldineve, disa mijera forca te stervitura mire, qe do te perbenin berthamen e forcave kryengritese, arme, veshje dhe ushqime. Dhe ne kohen kur Consiglio Albanese qe udhehiqej nga Garibaldi po mendonte per zbarkimin ne Shqiperi, Terenc Toci, nje arberesh qe kishte vite ne sherbim te ceshtjes shqiptare, pa qene pjestar i ketij Keshilli dhe pa u takuar me Garibaldin, por me informacione te qarta per misionin e tij, i drejtohet Gjeneralit dhe e njofton se do te shkonte ne Shqiperi per te mundesuar zbarkimin e garibaldineve dhe organizimin e kryengritjes se pergjithshme. Dhe pasi mori udhezime nga Garibaldi, duke mos qene formalisht i varur prej tij, Toci erdhi ne Shqiperi dhe iu vu punes per organizimin e kryengritjes.

Misioni i Terenc Tocit pati ndikim ne ngjarjet e mevonshme, pasi i tregoi klases se atehershme politike se kishte ardhur koha e nje strategjie te pergjithshme kombetare. Pavaresisht nga pengesat e shumta, duhet thene se ai ia arriti synimit te tij: institucionalizimit te levizjes kombetare shqiptare me nje programin politik te qarte. I ndergjegjshem per veshtiresite, vete Toci nuk u zhgenjye nga situata ne terren dhe ishte i vendosur per te ecur perpara. Ai, vite me vone, e permend me nostalgji dhe respekt ate periudhe, por si njeri realist nuk i mbivlereson ngjarjet ku vete ishte protagonist. Por as modestia normale prej atdhetari te formuar e treguar nga Terenc Toci dhe as persekutimi qe iu be pjesemarresve shqiptare te atyre ngjarjeve, nuk duhen pare si dobesi dhe te sherbejne si argument se me 26 dhe 27 prill te vitit 1911 ne Shqiperi nuk kishte ndodhur asgje. Pavaresimi i kombeve, kushdo qofshin ata, nuk mund te jete thjeshte nje akt qe lind nga hici. Njezet e tete nentori i vitit 1912 vjen pas nje procesi te gjate historik dhe ishte kurorezimi perfundimtar i te gjitha perpjekjeve te shqiptareve, te cilat duhet te vleresohen. Futja e flamujve shqiptare ne vend, mbajtja e tyre nga atdhetare dhe ngritja solemne e tyre ne Decic te Malesise se Madhe me 6 prill 1911, si dhe shpallja e Pavaresise ne nje kuvend nderkrahinor kreresh dhe krijimi i nje Qeverie te Perkohshme tregojne se levizja kombetare shqiptare kishte hyre ne fazen e vetedijesimit te plote per pavaresimin e vendit. Ajo vetedije e natyrshme e krereve te malesive te veteqeverisura shqiptare, ne kushtet e reja historike, u pervetesua edhe nga krere te tjere, qe e pane Pavaresine si mjetin e vetem te shpetimit te kombit prej lakmive shoviniste fqinje.

Ngjarjet e Fanit dhe te Kimzes ne te vertete nuk kishin kaluar pa lene gjurme ne opinionin publik. Donat Kurti pati shkruar, nje artikull me titull: "Flamuri qe u ngrit ne Kimez ne vitin 1911", qe u botua ne revisten "Hylli i Drites" Nr.11, viti 1937. Po keshtu kemi shkrimin "Qeverija e Perteshme e Shkipjerise, Gims 27.4.1911", botuar ne revisten "Leka" ne vitin 1937. Po kjo reviste e permend kete ngjarje historike ne shkrimin tjeter "Flamuri ne Decic"., Leka Nr.6, qershuer 1937. Mbi keto ngjarje ndalet gjithashtu Justin Rrota ne artikullin "Si e bombarduen malazezet Shkodren". Madje per ngjarjet historike te 26 dhe 27 prillit 1911, paten shkruar gazetat kryesore te Europes dhe Amerikes, fale edhe bashkepunimit te vete Terenc Tocit me shtypin dhe njohjes personale qe kishte me disa drejtues gazetash te rendesishme ne Europe e Amerike. Edhe pas viteve nentedhjete, natyrisht, u fol edhe per keto ngjarje, me teper duke i permendur si fakte historike. Keshtu Eqerem Bej Vlora duke shkruar per historine e flamurit shqiptar jep edhe misionin e Terenc Tocit, shpalljen e "Pavaresise" ne Fane dhe krijimin e Qeverise se Perkohshme te Kimzes. Me shume ne vlerat e ketyre ngjarjeve eshte ndalur studiuesi Mark Mesuli ne librin "Nje kulle ne histori". Po keshtu, historiani i njohur Ramiz Abdyli, Rektor i Universitetit te Tetoves, ne studimin dyvellimesh me titull "Levizja Kombetare Shqiptare 1911-1912, libri i dyte", botuar ne vitin 2004, i jep kesaj ngjarje vendin e merituar, duke e trajtuar si nenceshtje me vete. Ndersa libri "Kuvendi i Fanit dhe pamundesia e Piemontit Shqiptar" i ben nje trajtim me te hollesishem ketyre ngjarjeve mbi bazen e materialeve arkivore shqiptare dhe te dhenave te studiuesve arbereshe.

Pati perpjekje qe keto ngjarje te perkujtohen. Ne vitin 2006, per here te pare pas nentedhjete e pese vjetesh, autoritetet lokale te rrethit te Pukes organizuan nje veprimtari jubilare. Perpjekjet e Prof.Dr. Aurel Plasarit per t'i dhene dimension kombetar ketyre ngjarjeve, me rastin e njeqind vjetorit te tyre, nuk e dhane rezultatin e deshiruar per shkak te keqkuptimeve dhe debateve te pakuptueshme te vete intelektualeve te ketyre trevave, dhe jo vetem atyre, ne lidhje me synimet e verteta te Tocit dhe per rendesine e Kuvendit te Fanit dhe Qeverise se Kimzes. Vete Akademia e Shkencave nepermes Institutit te Historise e ka kaluar ne gjysem heshtje kete ngjarje. Madje ne veprimtarine kushtuar nentedhjete e pese vjetorit, ky institucion pati derguar nje studiuese ne Kimez, e cila e konsideroi Kuvendin e Fanit dhe Qeverine e Kimzes si "ngjarje lokale, qe i bejne nder treves dhe qe ndihmuan ne gjallerimin e veprimtarise atdhetare ne ato zona", duke u kujdesur per te mos u dhene atyre ngjarjeve asnje dimension kombetar.

Sic duket, si para njeqind e sa vjetesh, kur ideja e pavaresise u gatua ne mjedisin arberesh, edhe tani, perkujtimi me dinjitet i atyre ngjarjeve qe i paraprine Kuvendit te Vlores vjen si nisme e atij mjedisi. Dhe ndryshe nga studiuesit shqiptare te ndikuar thellesisht nga politika e dites, arbereshi Fabbricatore nuk heshti para fakteve historike, duke na e dhene ndihmesen e madhe te Terenc Tocit dhe te krereve shqiptare te Mirdites dhe Malesise ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise permes nje libri, ashtu sic njihej ajo ne dokumentet arbereshe. Hulumtimi neper dokumente ne Arkivin e Shtetit ne Tirane ka nxjerre ne drite veprimtarine atdhetare te arbereshit Terenc Toci, krereve te Malesive shqiptare dhe disa prej krereve te nacionalizmit shqiptar qe e mbeshteten Qeverine e Perkohshme, nder ta Isa Boletini, Dede Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Age Batusha, e te tjere.

Ja pra pse studimi dhe publikimi i ngjarjeve te Mirdites ne vitin 1911, sidomos Kuvendit te Fanit dhe Mbledhjes se Kimzes ka rendesi per t'u dhene atyre pjesemarresve, vete trevave te Malesise dhe arberesheve te Italise ate vleresim qe meritojne.vPerkujtimi me dinjitet i ketyre ngjarjeve te medha historike i ben nder vitit jubilar te njeqind vjetorit dhe tregon se pavaresia shqiptare ishte kontribut i shume brezave, shume krahinave dhe shume atdhetareve. Njezet e tete nentori historik eshte kurorezimi perfundimtar i ketyre perpjekjeve.

gazeta "koha jone"