Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Fushë Krujë, shpërthim tritoli pranë Fabrikës së Çimentos

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fushë Krujës, pak para mesnate. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë Fabrikës së Çimentos, më konkretisht në linjën hekurudhore në hyrje të fabrikës.
    Burime nga policia e këtij qyteti, bëjnë me dije se shpërthimi është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes, ndërsa sasia e lëndës eksplozive është vendosur në linjën që lidh Fabrikën e Çimentos me linjën hekurudhore kombëtare. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz nga shpërthimi, ndërsa raportohen për dëme të mëdha materiale.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së eksplozivit, si edhe autorët e tij. Kjo ngjarje vjen dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërish në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit palestinez Anar Rizik. Ai akuzoi anëtarët e fisit Zalla të cilët sipas tij i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së eksplozivit, si edhe autorët e tij, ndërsa mësohet se deri me tani janë shoqëruar rreth 20 persona dhe pritet edhe shoqërimi i personave të tjerë. Prokuroria e Durrësit dhe Krujës nisin hetimet. /Bw/Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Shyqyr o Zot qe e kane vene te hekurudha, se po ta kishin vende me brenda nderteses kushedi sa viktima do kishte bere

    Ku je o shtet?? Se as nje muaj s'ka qe vrane ate drejtorin pakistanez a palestinez ca ishte.... medet! Ne duam te bejme drejtesi vete se s'ka kush te na ndihmoj!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Shyqyr o Zot qe e kane vene te hekurudha, se po ta kishin vende me brenda nderteses kushedi sa viktima do kishte bere

    Ku je o shtet?? Se as nje muaj s'ka qe vrane ate drejtorin pakistanez a palestinez ca ishte.... medet! Ne duam te bejme drejtesi vete se s'ka kush te na ndihmoj!
    po festonim dasmen e kunatit te krietarit te bashkise
    nuk kemi te merremi me bomba e keshtu gjerash te vogla
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •