Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ushtria amerikane: Një vetëvrasje çdo ditë!

    Këtë vit, në mesin e ushtarëve amerikanë në Afganistan, po shënohet një numër më i madh vetëvrasjesh, me një mesatare pothuaj një në ditë, që paraqet shifrën më të lartë në 10 vitet e fundit.
    Në 155 ditët e para të këtij viti, 154 ushtarë kanë bërë vetëvrasje, që është 50 për qind më shumë se numri i ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve në Afganistan, në këtë periudhë, vlerëson Pentagoni. Numri më i madh i vetëvrasjeve shpreh situatën në ushtri, të ngarkuar me kërkesat e luftës në Irak dhe Afganistan, e që janë më të mëdha seç kanë menduar 10 vjet më parë. Ushtria po përballet gjithnjë e më shumë me çështjet e sulmit seksual, abuzimit të alkoolit, dhunës dhe formave të tjera të sjelljes së keqe.

    Numri i vetëvrasjeve nuk ka ndryshuar shumë në vitet 2010 dhe 2011, kështu që rritja e sivjetme ka befasuar disa zyrtarë. Arsyet për shpeshtësinë e vetëvrasjeves, sipas disa shpjegimeve, janë lufta, stresi post-traumatik, abuzimi i drogave, keqpërdorimi i recetave të ilaçeve, si dhe problemet personale financiare.

    Deri më 3 qershor, 154 ushtarë kanë kryer vetëvrasje, që është 18 për qind më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur këtë akt e kanë kryer 130 ushtarë (16 për qind më shumë se në vitin 2009). Pentagoni ka vlerësuar - duke u bazuar në analizën e të dhënave nga viti 2001 e deri në vitin 2011 - se në tërë vitin 2012 do kryhen 136 vetëvrasje.

    Numri i vetëvrasjeve është në rritje pavarësisht inkurajimit të ushtarëve për të kërkuar ndihmë, në qoftë se ata kanë probleme psikologjike. Por, shumë vetë në ushtri kërkimin e ndihmës së tillë e shohin si shenjë të dobësisë dhe një kërcënim potencial për përparim.

    Nga zyra e sapoformuar në Pentagon, për parandalimin e vetëvrasjeve, thonë se numri i vetëvrasjeve është shqetësues, sepse është rritur në kohën kur është pritur të reduktohen ato.

    Shërbimet ushtarake, me qëllim që të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve, kanë hapur linjat konfidenciale telefonike për ndihmë, kanë dërguar më shumë specialistë të shëndetit mendor në fushëbeteja, kanë futur trajnim për përballimin e stresit, hulumtim e rreziqeve dhe masa të tjera.

    /Telegrafi/
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keshtu eshte po te besh lufte pa asnje qellim.

  3. #3
    Mirë se vini në Harlan Maska e FreeByrd
    Anëtarësuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Këtë vit, në mesin e ushtarëve amerikanë në Afganistan, po shënohet një numër më i madh vetëvrasjesh, me një mesatare pothuaj një në ditë, që paraqet shifrën më të lartë në 10 vitet e fundit.
    Në 155 ditët e para të këtij viti, 154 ushtarë kanë bërë vetëvrasje, që është 50 për qind më shumë se numri i ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve në Afganistan, në këtë periudhë, vlerëson Pentagoni. Numri më i madh i vetëvrasjeve shpreh situatën në ushtri, të ngarkuar me kërkesat e luftës në Irak dhe Afganistan, e që janë më të mëdha seç kanë menduar 10 vjet më parë. Ushtria po përballet gjithnjë e më shumë me çështjet e sulmit seksual, abuzimit të alkoolit, dhunës dhe formave të tjera të sjelljes së keqe.

    Numri i vetëvrasjeve nuk ka ndryshuar shumë në vitet 2010 dhe 2011, kështu që rritja e sivjetme ka befasuar disa zyrtarë. Arsyet për shpeshtësinë e vetëvrasjeves, sipas disa shpjegimeve, janë lufta, stresi post-traumatik, abuzimi i drogave, keqpërdorimi i recetave të ilaçeve, si dhe problemet personale financiare.

    Deri më 3 qershor, 154 ushtarë kanë kryer vetëvrasje, që është 18 për qind më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur këtë akt e kanë kryer 130 ushtarë (16 për qind më shumë se në vitin 2009). Pentagoni ka vlerësuar - duke u bazuar në analizën e të dhënave nga viti 2001 e deri në vitin 2011 - se në tërë vitin 2012 do kryhen 136 vetëvrasje.

    Numri i vetëvrasjeve është në rritje pavarësisht inkurajimit të ushtarëve për të kërkuar ndihmë, në qoftë se ata kanë probleme psikologjike. Por, shumë vetë në ushtri kërkimin e ndihmës së tillë e shohin si shenjë të dobësisë dhe një kërcënim potencial për përparim.

    Nga zyra e sapoformuar në Pentagon, për parandalimin e vetëvrasjeve, thonë se numri i vetëvrasjeve është shqetësues, sepse është rritur në kohën kur është pritur të reduktohen ato.

    Shërbimet ushtarake, me qëllim që të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve, kanë hapur linjat konfidenciale telefonike për ndihmë, kanë dërguar më shumë specialistë të shëndetit mendor në fushëbeteja, kanë futur trajnim për përballimin e stresit, hulumtim e rreziqeve dhe masa të tjera.

    /Telegrafi/

    Unë kam dëgjuar dhe lexuar raporte të shumta. Kjo është e gjitha e vërtetë. Aktet e vetëvrasjes janë më të mëdha se vdekje betejës. Ekzistojnë gjithashtu raporte në rritje të problemeve të rënda emocionale dhe psikologjike të përjetuara nga ushtarët që kthehen nga Iraku dhe Afganistani. Kjo është si një pëlhurë merimange ne ​​tjerr.
    ________________________________________

    I've heard and read numerous reports. It's all true. Acts of suicide are greater than battlefield deaths. There are also increasing reports of serious emotional and psychological problems experienced by soldiers returning from Iraq and Afghanistan. What a tangled web we weave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FreeByrd : 09-06-2012 më 08:55
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Në Vietnam kishin prapë probleme por i përballonin me lëndë narkotike po nuk bëjë gabim!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •