08 Qershor 2012 - 17:47 | Rajoni
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, zgjidhet kreu i Asamblesë së OKB
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, është zgjedhur presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, nga 193 vendet anëtare të OKB, 190 morën pjesë në votim.
Lajmi është publikuar në agjencinë e lajmeve serbe, B92, sipas të cilës ministri serb, mori mbështetjen e 99 vendeve, përballë rivalit të tij në këtë garë, Dalius Cekuolis. Fituesi i garës do të drejtojtë Asamblenë e Përgjithshme të OKB për vitin e ardhshëm, duke përfaqësuar 23 vendet e Europës Lindore.
Vuk Jeremiç është presidenti i tretë i Asamblesë së Përgjithshme nga vendet e Ish Jugosllavisë, pas Lazar Mojsov në vitin 1997 dhe një tjetër diplomati nga Republika e Maqedonisë, Srgjan Kerim në vitin 2007. Krahas presidentit, delegatët e OKB sot zgjodhën edhe 21 zv.presidentë.
(e.m/news24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt