Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Shqipëria, shiti sekretet e NATO-s te serbët dhe rusët?!

    NATO, ka tronditur kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku ndër të tjera,

    kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit tanë në NATO.

    Zyra për Koordinimin Global të Sigurisë, përbëhet nga tre degë: Orientimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, bëjnë me dije se dy raportet kanë ardhur nga Siguria e Mbrojtjes, degë kjo pranë Aleancës së Atlantikut Verior. Përpos notës së protestës për rrjedhjen e sekreteve të rëndësishme, NATO, nëpërmjet raportit ka kërkuar edhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar.

    Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve. Megjithatë, anëtarët e PS në Komisionin e Sigurisë, kalimin e DSIK në varësit të drejtpërdrejtë të Berishës, e kanë lexuar edhe si një mungesë besimi që Berisha ka ndaj ministrive dhe ministrave. Po ashtu, dyshimet thellohen më tej lidhur me rrezikun e blerjes së përfaqësuesve shqiptarë nga agjentë të shërbimeve serbe dhe ruse, raporton gazeta “SOT” e Tiranës.



    Ndërkaq, Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ka shprehur shqetësimin edhe për tendencën e kryeministrit Berisha për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror, duke zëvendësuar kreun e këtij institucioni me një të besuar të tij. Gjatë debatit për kalimin e ligjit për SHISH në Kuvend, Berisha ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ku i kërkohej që projektligji për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë. Letra ishte ultimative dhe në një linjë me qëndrimet e amerikanëve.

    Kërkesa për një shqyrtim të ligjit nga ekspertë ndërkombëtarë u formulua fillimisht nga ambasadori Uidhers. Ai tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Sigurisë, binte ndesh me standardet e NATO dhe e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës nga projekti për të kontrolluar SHISH, pasi kryeministri humbi mazhorancën në Kuvend.

    NATO merr masa


    Shitja e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse, dhe afera e trafikut të armëve drejt vendeve arabe, e kanë përjashtuat de fakto Shqipërinë nga NATO.

    Në këto kushte, NATO ka vendosur të përjashtojë nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke u nisur nga precedenti i shitjes së sekreteve të aleancës. Burime nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO tashmë ka thjeshtë një rol formal, pasi ai nuk ftohet në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të aferave të Ministrisë së Mbrojtjes.

    De fakto, NATO përjashton nga mbledhjet ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Xhemal Gjunkshin, të cilët e kanë kthyer Ushtrinë në një çerdhe që gjeneron vetëm afera korruptive nga më të ndryshmet, duke filluar që nga misionet paqeruajtëse e deri tek lirimi arbitrar i gjeneralëve. Të njëjtat burime shtojnë se përfaqësuesi ynë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë nuk është ftuar në diskutimet e brendshme.

    Kryeministria shfajësohet

    Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imamin, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

    Deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë pyetën përfaqësuesit e Kryeministrisë për rolin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në menaxhimin informacionit sekret të NATO, duke u nisur nga precedenti i rrjedhjes së informacioneve nga autoritetet shqiptare.

    Drejtori Juridik i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, Ramadan Çaço, theksoi se DSIK është institucion përgjegjës për informacionet e NATO. Duke iu referuar akuzave për rrjedhjen e informacionit, Çaço theksoi se një pjesë të rëndësishme e informacionit sekret të NATO menaxhohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai mohoi që sekretet të kenë rrjedhur nga DSIK, por la të kuptohet se sekretet mund të kenë rrjedhur nga Ministria e Jashtme ose nga Ministria e Mbrojtjes.

    Berisha: Ja pse i dua sekretet

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka sqaruar arsyet se pse i atribuoi vetes të drejtën e kontrollit absolut të sekreteve shtetërore. Në relacionin e projektligjit, nuk thuhet se Berisha nuk ka më besim tek ministrat e tij, por se informacioni i kualifikuar menaxhohet më mirë, nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar varet direkt nga kryeministri dhe jo nga Këshilli i Ministrave.

    “DSIK ka si objekt të veprimtarisë së vet organizimin, drejtimin dhe kontrollin e masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar”.

    Me ligj përcaktohet se DSIK-ja krijohet “... pranë Këshillit të Ministrave...” duke u trajtuar në këtë mënyrë si institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Këshillit të Ministrave, që praktikisht janë përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimmarrëse”, thuhet në relacion.

    burimi këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-06-2012 më 09:59
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Po cmimi i shitjes sa ishte?

  3. #3
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    O tI projekti vari trapet ca e ke ti,mos sill me lajme anti kombetare ne kete forum se na e shpife.


    Boll me kto propagandat tuaja se po beheni turpi i ketij forumi.Mjaft me thashatheme mjaft me lajme anti Shqiptare.


    Kam shum koh qe te ve re ty si anetar,qe ben vetem te tilla propaganda kundra Shqiperise me hapjen e temva dhe me postimet qe ben.


    Uroj qe Admin,Super Mod ,Mod te marin masin ndaj ketyre antarve anti Shqiptar.


    Shpresoj qe kritika dhe shqetesimi im te kuptohet nga te gjithe.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga [HD] Lexo Postimin
    O tI projekti vari trapet ca e ke ti,mos sill me lajme anti kombetare ne kete forum se na e shpife.


    Boll me kto propagandat tuaja se po beheni turpi i ketij forumi.Mjaft me thashatheme mjaft me lajme anti Shqiptare.


    Kam shum koh qe te ve re ty si anetar,qe ben vetem te tilla propaganda kundra Shqiperise me hapjen e temva dhe me postimet qe ben.


    Uroj qe Admin,Super Mod ,Mod te marin masin ndaj ketyre antarve anti Shqiptar.


    Shpresoj qe kritika dhe shqetesimi im te kuptohet nga te gjithe.
    Pa vash me HD, se turpi i shqiptarisë nuk jam unë dhe shokët e mi të vrarë, por janë ata që po djegin gjithë Shqipërinë.

    Mos harro: nuk nderoni Shqipërinë duke mbrojtur Saliin.

    Nuk është ky forum vetëm për t'i kënduar himne salos, e vërteta është edhe ndryshe!!

    Hapni sytë. Shiheni Shqipërinë duke e djegur përditë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    Lexoni komente të panumërta

    KOMENTET MUND T’I NDIQNI KËTU:

    1. https://www.facebook.com/#!/photo.ph...comment_tagged

    2. http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=160399

    3. http://www.telegrafi.com/lajme/kush-...t-78-7258.html

    unë po sjell të fundit nga FB



    Raldi Hoxha fytyra me e uryer e kombit shqiptar Salkapone Hitlerisha...spiun i UDB-se jugosllave,bashkepuntore i Milloshevicit ne thyerrjen e Embargos se Naftes...Hajdut dhe vrases i 26 viktimeve dhe Gerdecit dhe 4 demostrusve te 21- janarit...genjeshtar dhe hipokrit ...Ky eshte Salkapone Hitlerisha.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    ke shkruar "shqiperia",
    mos do te thuash se ishte me konsenzus gjithnacional apo me vendim te perfaqsise legjitime te qytetareve shqiptar ( zyrtar )?

    nuk e besoj,
    athua s'do jete ndonje individ; nje qe ka shitur veten e lojalitetin ndaj shqiperise qe pastaj te dali se as nuk eshte shqiptar fare, e qe duke pas besimin institucional e qasje te pakufizuar ne burime te tilla, te kete vendosur ti nxjerr vetes ndonje perfitim?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    KOMENTET MUND T’I NDIQNI KËTU:

    1. https://www.facebook.com/#!/photo.ph...comment_tagged

    2. http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=160399

    3. http://www.telegrafi.com/lajme/kush-...t-78-7258.html

    unë po sjell të fundit nga FB



    Raldi Hoxha fytyra me e uryer e kombit shqiptar Salkapone Hitlerisha...spiun i UDB-se jugosllave,bashkepuntore i Milloshevicit ne thyerrjen e Embargos se Naftes...Hajdut dhe vrases i 26 viktimeve dhe Gerdecit dhe 4 demostrusve te 21- janarit...genjeshtar dhe hipokrit ...Ky eshte Salkapone Hitlerisha.

    kush jan keta qe kan shkruar o bace..apo jan si puna e atij suedezit ..si nuk u lodhe bre bace duke rremuar internetit per te gjete dicka kunder shqiperise..qofsh ti..

    shkrimi thote '' shqiperia ''.. tani cfare lidhje ka kjo me saline..apo je frymezuar nga poema e leninit '' kur themi lenini nenkuptojme partine e kur themi partia nenkuptojme leninin..e perkthyer ne gjuhen tende do te thote '' kur themi shqiperia nenkuptojme salia e kur themi salia nenkuptojme shqiperia ''.. bac te ka mbet ora te lenini..shqiperia eshte e do te jete pavaresisht a eshte salia apo dhia...siq po shihen bathet per inatin tend edhe nja 4 vjet tjera ka me ndejt ne krye te shqiperise...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kush jan keta qe kan shkruar o bace..apo jan si puna e atij suedezit ..si nuk u lodhe bre bace duke rremuar internetit per te gjete dicka kunder shqiperise..qofsh ti..

    shkrimi thote '' shqiperia ''.. tani cfare lidhje ka kjo me saline..apo je frymezuar nga poema e leninit '' kur themi lenini nenkuptojme partine e kur themi partia nenkuptojme leninin..e perkthyer ne gjuhen tende do te thote '' kur themi shqiperia nenkuptojme salia e kur themi salia nenkuptojme shqiperia ''.. bac te ka mbet ora te lenini..shqiperia eshte e do te jete pavaresisht a eshte salia apo dhia...siq po shihen bathet per inatin tend edhe nja 4 vjet tjera ka me ndejt ne krye te shqiperise...
    Pêrshëndetje _MALSORI_,
    duhet ta dish ti dhe të tjerët se unë nuk jam autor i shkrimit.
    sa për shkrimet që sjell po them: se ky forum është i përcaktuar për avazin e vet, prandaj unë e sjell edhe avazin tjetër dmth anën tjetër të medaljes, gjithmonë që mos të indoktrinohen ata që lexojnë shkrimet e grupit forumist, ta dinë se ana tjetër e medaljes është ndryshe.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Dmth ti je ekstremi tjeter.

    E cfare te ben kjo ty si njeri?

    Fanatike si ju duhet te ban-en njehere e mire nga ky forum.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    sa te kemi partine socialiste te formuar nga jugosllavet ne vitin 1941 patjeter qe sekretet do shiten tek vellezerit e tyre shpirterore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •