Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 154
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bora`
    Anëtarësuar
    13-10-2011
    Postime
    74

    Pse femrat shqiptare kthejnë virgjërinë !

    Në Tiranë, rreth 3 femra në ditë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për të kthyer sërish virgjërinë. Shifrat vijnë nga një artikull i Woman News Network, ku thuhet se referuar mjekëve në klinika gjinekologjike, kryesisht në Tiranë, ky është një operacion i cili zgjat vetëm 20 minuta, kushton 200 euro, dhe bëhet me anestezi lokale.

    Këto femra zakonisht i përkasin moshës 18 dhe 30 vjeç, shkruhet në artikull. Këto femra kanë vendosur të lënë pas jetën e tyre seksuale, ndërsa kanë vendosur ta prezantojnë veten si të re, si virgjëreshë përpara njeriut që kanë zgjedhur për tu martuar.

    Operacionet kryhen në fshehtësi, pasi rregullat nuk lejojnë kryerjen e një operacioni të tillë.

    Sipas gjinekologëve në Tiranë ky është një fenomen në rritje në 20 vitet e fundit. Ekspertët mendojnë se shkak për këtë është emigracioni i lartë i meshkujve shqiptare në Evropën Perëndimore.

    Shumë burra shqiptarë që emigrojnë shikojnë për gra në vendin e tyre të lindjes. Ata shpesh mbajnë lidhje të gjatë në distancë. Virgjëria femërore kuptohet si sinonim i besnikërisë dhe besimit dhe si një shenjë e mirë për marrëdhëniet në distancë, që gjithsesi janë të vështira.

    “Kjo nuk është vetëm për shkak të emigrimit të meshkujve.”- thotë një gjinekologe nga Tirana, duke shtuar se; “Kjo është e lidhur me mentalitetin e rrënjosur të shqiptarëve. Liria seksuale e mashkullit është e pranuar, ndërsa liria seksuale e femrës kthehet në një disavantazh në momentin që ajo vendos të martohet.”

    Këto operacione në kartelat e doktorëve shënohen si një kontroll i zakonshëm (Check- Up).

    Rubena Moisiu, drejtuese e materniteti Koço Gllozheni në Tiranë, thotë se ky është një fenomen shumë kompleks,,që nuk ka të bëjë vetëm me vajzat që vijnë nga zonat rurale.

    “Shumica e operacioneve zhvillohet në Tiranë dhe në qendrat kryesore urbane të vendit, “shton MoisiuPublikuar më: Wed, 2 May , 2012

    “Shumica e operacioneve zhvillohet në Tiranë dhe në qendrat kryesore urbane të vendit, “shton Moisiu.

    Fenomeni shkon edhe më tej kur; ”Disa gra vijnë në klinikë të shoqëruar nga partnerët e tyre, të cilët dëshirojnë të verifikojnë virgjërinë e grave të tyre të reja, nëse gjatë aktit të parë nuk ka patur hemoragji. Kjo ndodh në 38 për qind të rasteve “, thotë një gjinekologe e cila ka preferuar të mbetet anonim.

    Gjinekologia shton më tej se këto vajza janë të dëshpëruara, por gjithsesi sipas saj nuk është faji i tyre, është faji i meshkujve të cilët kanë një mentalitet patriarkal, të prapambetur.

    Gjithsesi, gjinekologia shpjegon se, ky është një operacion jo pa probleme, pasi mund të merren infeksione.

    “Gjatë aktit seksual, hemorragjia mund të jetë më e madhe se normalja, dhe në raste ekstreme, kjo mund të çojë edhe në vdekjen e gruas, “- shpjegon gjinekologia.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Gjyshja e zenes, duke e ngare bicikleten neper gropa, i hike shala e ngulet ke gopa.
    Cfare te boj gjyshja e shkrete, qe e humbi padashje te shkretin virgjeritet?
    Normal se paqare duhet me e mjekue, se a jetohet dot virgjinitetin pa e harrnue.

    Edhe une padashje dhe me shume prosperitet, e humba palidhje te shkretin virgjeritet,
    Duhet te shkoj ke hogja nje hajmali me ma knue, se me duket jeta e zbrazet pa virgjeritet smuj me jetue,
    Isha ke mjeku po smundet me me ndihmu, se ne cilen bire e kam fute gishtin tani kam harru.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bora`
    Anëtarësuar
    13-10-2011
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Gjyshja e zenes, duke e ngare bicikleten neper gropa, i hike shala e ngulet ke gopa.
    Cfare te boj gjyshja e shkrete, qe e humbi padashje te shkretin virgjeritet?
    Normal se paqare duhet me e mjekue, se a jetohet dot virgjinitetin pa e harrnue.

    Edhe une padashje dhe me shume prosperitet, e humba palidhje te shkretin virgjeritet,
    Duhet te shkoj ke hogja nje hajmali me ma knue, se me duket jeta e zbrazet pa virgjeritet smuj me jetue,
    Isha ke mjeku po smundet me me ndihmu, se ne cilen bire e kam fute gishtin tani kam harru.
    ti qenke rehat fare :P

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    kjo vertetohet, por si i behet me e kontrollue kur shkon me te tjere pas marteses, kjo s`ka si vertetohet
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Nje femer qe ben nje veprim te tille nuk respekton veten e saj, eshte pa personalitet dhe te mos prese kurre ta respektojne per faktin qe eshte e virgjer kur ajo nuk vlereson dot veten e saj. Femra me karakter te dobet pa autostime, qe genjejne ne rradhe te pare vetveten.
    Eshte veprim kaq I ulet saqe ajo automatikisht merr si epitet antonimin e fjales virgjereshe

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Gjyshja e zenes, duke e ngare bicikleten neper gropa, i hike shala e ngulet ke gopa.
    Cfare te boj gjyshja e shkrete, qe e humbi padashje te shkretin virgjeritet?
    Normal se paqare duhet me e mjekue, se a jetohet dot virgjinitetin pa e harrnue.

    Edhe une padashje dhe me shume prosperitet, e humba palidhje te shkretin virgjeritet,
    Duhet te shkoj ke hogja nje hajmali me ma knue, se me duket jeta e zbrazet pa virgjeritet smuj me jetue,
    Isha ke mjeku po smundet me me ndihmu, se ne cilen bire e kam fute gishtin tani kam harru.
    Sa e forte kjo hahahhaha

    Tani per punen e "rikthimit te virgjerise" kjo varet se si e kencpeton nje femer virgjerine e saje.Mbase per disa vajza eshte gjeja me e shtrenjte qe kane (deri ne momentin kur e humbin ate) dhe duan ta ruajne me fanatizem. Disa te tjera kushtezohen nga mentaliteti i tyre apo edhe i vendit ku jetojne pra,jane deri diku te "detyruara". Ka edhe disa te tjera qe e hapni tunelin e kalimashit per sezon vere dhe pastaj kur gjejne qingjin e mire e mbyllin per shkak te taksave (per tipe te llojit te fundit qe permenda,di nje rast konkret)

    Nuk ka rendesi virgjeria sa ka rendesi karakteri dhe personaliteti i nje femre,pastaj keto raste me aq sa di une sa vine e ulen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AlbaneZ : 08-06-2012 më 07:46

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ...sepse, njeriu asnjehere nuk e vlereson c'ka ka, deri sa ta humbase ate!

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    “Gjatë aktit seksual, hemorragjia mund të jetë më e madhe se normalja, dhe në raste ekstreme, kjo mund të çojë edhe në vdekjen e gruas, “- shpjegon gjinekologia.
    ...Ose nuk kane fare hemoragji, siç ka shpjeguar dhe doktoresha.

    Ajo qe me ben pershtypje me keto meshkujt "open mind" qe kemi,edhe ketej nga forumi pse jo, se te gjithe e konsiderojne si banalitet jo te rendesishem, si mentalitet te prapambetur bla bla bla, po dyshoj se vertete e mendojne si te tille.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    ...Ose nuk kane fare hemoragji, siç ka shpjeguar dhe doktoresha.

    Ajo qe me ben pershtypje me keto meshkujt "open mind" qe kemi,edhe ketej nga forumi pse jo, se te gjithe e konsiderojne si banalitet jo te rendesishem, si mentalitet te prapambetur bla bla bla, po dyshoj se vertete e mendojne si te tille.
    Ti e dashur dyshon edhe ne rrobat e trupit tend, por nuk eshte faji i rrobave besoj
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ Lexo Postimin

    Nuk ka rendesi virgjeria sa ka rendesi karakteri dhe personaliteti i nje femre,pastaj keto raste me aq sa di une sa vine e ulen.
    Ti ke do preferoje te virgjeren apo ate tjetren.??

    thjesht sakt dhe bukur pergjigjen ,dhe une si Perla me behet qefi qe ju jeni bere kaq tolerant but vetem me fjale me duket se kur vjen puna te krevati qysh,tek,si ,cfar .etj .E di ti se ka meshkuj dhe ne perendim qe kane te njejte mentalitet si shqiptaret i japin nje vlere te larte virgjerise se nje femre .Edhe keto qe qepen e shqepen nga e keqa e kane ,ndyshoni ju mentalitet te ndryshojne dhe ato ......

    mgjs keto tema jane thene e sterthene.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 08-06-2012 më 10:17

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •