Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Takimi sekret Meta-Rama: Kryesia e PS e pakënaqur me Ramën

    Meta: Rama kërkon të bëjë pazar për Presidentin dhe Kryeprokurorin

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha dje se kreu i PS-së, Edi Rama kërkon të marrë Presidentin, kryeprokuroren dhe kryetarët e gjykatave si kusht për t'i dhënë fund bojkotit të Parlamentit.

    Gjatë një turi takimesh me anëtarët e forcës së tij politike në Pogradec dhe Korçë, ai tha se krerët e institucioneve të pavarura do të zgjidhen sipas Kushtetutës. "Është krejtësisht e pajustifikuar dhe e pamoralshme, absolutisht që të jenë të sigurt nuk do t'u japin, as Presidentin, as kryeprokuroren, as kryetarët e gjykatave që i kërkojnë si pazar për të mbyllur një krizë që e kanë sajuar vetë, sepse kriza nuk ekziston. Kriza është thjesht çoroditja e tyre", theksoi kreu i LSI-së.

    Sipas ministrit të Jashtëm, njëherësh zv.kryeministër i vendit, për të gjitha çështjet, përfshi edhe mandatet e deputetëve do të zbatohet ligji themeltar i shtetit. "Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ajo duhet të zbatohet edhe për mandatet e deputeteve edhe për pretendimet që kanë pasur të bëjnë. Është respektuar Kushtetuta dhe janë konsumuar të gjitha mjetet ligjore. Dialogu është gjithnjë i mirëpritur, por ai është refuzuar vetëm nga një person dhe kjo është çështje e tyre. Për të gjitha çështjet e tjera do të zbatohet Kushtetuta", u shpreh më tej Meta.

    Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, "bojkoti është një turp për ata që e bëjnë, por edhe për vendin. Natyrisht që nuk është gjë pozitive, derisa ka një opozitë që bën gjëra të tilla". "Është për të ardhur keq, u shpreh ai, që ata nuk kanë kuptuar akoma asgjë se ku është Shqipëria sot. Shqipëria është një anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend i cili ka hyrë në një fazë të re dhe po përgatitet për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa ka dhe qëndrime të tilla si kjo mënyrë e të dëmtuarit të demokracisë, përmes një bojkoti", theksoi më tej kreu i LSI-së.

    Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se nuk do të pranojë asnjë ofertë nga opozita që ta zgjedhë ajo Presidentin në vitin 2012. Sipas tij, Kushtetuta përcakton zgjedhjen e kreut të shtetit me 71 vota, të cilat maxhoranca tashmë i disponon.

    Panorama
    Think inside the box

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Meta ka te drejte, por nuk e nxjerr te plote te verteten ne shesh. Edvin Rames nuk i behet vone per politiken. Edvin Rames nuk i behet vone per PS. Edvin Rames nuk i behet vone as per presidentin apo kryeprokuroren e as per gjykatat. Edvin Rames i behet vone vetem per nje gje: ti shpetoje dareve te hekurta te ligjit. Bojkoti per te nuk eshte asnje gje me shume se sa nje presion ndaj Berishes dhe koalicionit qeverises qe keta ti ofrojne "imunitetin e ligjit" per aferat e tij korruptive dhe kriminale ne vite. Presidenti dhe kryepokurori jane "garancite e imunitetit ligjor" per Ramen dhe kliken e tij.

    Dhe Berisha e ka bere te qarte, qe ai nuk ka per te bere asnje lloj kompromisi te tille me Ramen. Vete ligji "Antimafia" dhe venia ne levizje e gjithe administrates se shtetit per te luftuar mafien politike ne vend, eshte misioni i mandatit te dyte te qeverise Berisha.

    Pra Edvin Rama po lufton per mbijetese, duke bere edhe gjera te paimagjinueshme vetem e vetem per te penguar revanshin e shtetit ligjor mbi krimin dhe korrupsionin. Deri me sot, jo vetem qe Rama nuk e ka ndalur revanshin e shtetit, por e ka pershpejtuar ate. Rama i beri llogarite gabim kur kujtoi se me bojkotin e disa javeve mund te gjunjezonte vullnetin politik te mazhorances. Dhe kete e kane kuptuar edhe bashkepuntoret e tij, por tani problemi per Ramen dhe te tijet qendron se nuk gjejne dot asnje rruge per te dale nga bllofi i krijuar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-01-2010 më 01:39

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Unë nuk di se çfarë emri do t'i vënë asaj dite kur të hyjnë në parlament!Çfarë do thonë?Sinqerisht jam kurioz.Sepse edhe ata që e mbështesin,do ta kuptojnë një ditë shumë shpejt se çfarë halli ka Rama.Atë që thotë edhe Albo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas gazet sot-it edvinua dashka te beje shef shiku fatos klosin e kryeprokuror tako ngjelen e president pllum xhufin..

    bukur i ka zgedhur.. njerin me qelbanik se tjetrin.. ashtu sikurse eshte vete e sikur e ka dhe selin e rozes.. me gjith ditmirat spid.hopalet xhacket kodhelet e tahir shalsat..

    dhe ashtu do behet..se cthot edvinua benet ne kte vend..
    i lumte..

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Duhet dialog, jo pazar politik

    Dritan Ylli

    Lidershipi aktual i Partisë Socialiste, partia që aktualisht udhëheq opozitën në Shqipëri, i trysnuar nga padurimi i vetëabsurdit disamujor, po fillon të tregojë qëllimin e vërtetë të ngërçit politik artificial, të krijuar që nga përfundimi i procesit zgjedhor të 28 qershorit të vitit të kaluar. Bataku politik ku e ka futur Rama, Partinë Socialiste, duke e mbajtur larg institucioneve kushtetuese, po merr trajtat e vërtetësisë, duke prevaluar mbi një re mashtruese, gjoja të një krize, që do të marrë fund me vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Por, vendosja e demokracisë do të thotë mbi të gjitha respektim të vlerave që burojnë nga ajo dhe mbi të gjitha sjellje rigoroze ndaj shtetit ligjor dhe Kushtetutës. Në kundërshtim me këto vlera, Rama po e mban PS jashtë Kuvendit, duke tentuar të nxisë krijimin e një percepsioni publik dhe ndërkombëtar të krizës politike, me bindjen se përmes kësaj rruge do të detyrojë maxhorancën qeverisëse, që në këmbim të përfundimit të bojkotit, të përfitojë pushtet “pazaresh”, që bien ndesh me Kushtetutën dhe veçanërisht me disa ndryshime kushtetuese të inicuara nga vetë lidershipi i PS. Fjala vjen, ditët e fundit personazhe të politikës, të gjendur afër PS, por jo në strukturat e saj, kanë hedhur idenë se dialogu pozitë –opozitë duhet të kushtëzohet me marrjen e postit të Presidentit, të kreut të SHISH dhe të Prokurorit të Përgjithshëm nga opozita. Afërmendsh që artikuluesit e idesë e kanë të qartë se me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në Kuvend, nga bashkimi i votave të PS dhe PD në prill të vitit 2008, zgjedhja e Presidentit bëhet me 71 vota, pra me maxhorancë të thjeshtë.
    Janë pikërisht këta zëra “vjedhacakë”, të cilët në mos nuk janë të nxitur, minimalisht nuk janë të përgënjeshtruar nga lidershipi i PS, që po shfaqin synimin e vërtetë të kushtëzimit të dialogut pozitë-opozitë me pazare klanore në kurriz të Kushtetutës. Synohet që PS gjoja të sakrifikojë për t’u ulur në tryezën e negociatave politike dhe më pas të pranojë zgjidhjen e kësaj krize, duke kërkuar të grabisë pushtete të pavarura kushtetuese. Posti i Presidentit, fjala vjen zgjidhet në mënyrë shumë të qartë pas amendimeve që ka bërë PS-ja në Kushtetutën e miratuar në 1998, që sanksiononte zgjedhjen e Presidentit me 84 vota, ndërsa në prill të vitit 2008 u vendos që Presidenti të zgjidhej me shumicë të thjeshtë me 71 vota. Kjo do të thotë që çdo maxhorancë që ka 71 vota, mund ta zgjedhë Presidentin.
    Të dyja partitë kryesore që përbëjnë sot maxhorancën e Qeverisë, PD dhe LSI, janë shprehur disa herë pro dialogut me opozitën, në mënyrë që të gjenden rrugëzgjidhje kushtetuese, që opozita të bëhet pjesë e reformave dhe proceseve integruese, në interes të gjithë shqiptarëve. Por, mesa duket Rama kërkon të tjera garanci. Vë të tjerët që të kërkojnë për opozitën Presidentin, SHISH-in apo Kryeprokurorin, por në fakt hallin e ka gjetkë. Zgjedhjet vendore nuk janë larg dhe kreu aktual i Bashkisë, duke parë kuotat tepër të ulëta të partisë që drejton dhe një grindje të hapur me pjesën më socialiste të partisë, ndjen frikën e humbjes së Bashkisë së Tiranës, bastionit klientelist nga ku kanë buruar edhe pushtetet e tjera të tij.
    Kriza e qëllimshme “vizionare”
    Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, vetë kreu aktual i PS në ditët e para pas zgjedhjeve të 28 qershorit, u prononcua në favor të procesit të rregullt. Ky ishte qëndrimi që u artikulua nga selia e PS, ende pa u marrë vesh mirë rezultati zgjedhor. Në ditët që pasuan, menjëherë pas rezultateve të para zyrtare, që gjithsesi zgjatën për të dalë, erdhi një qëndrim krejtësisht i ndryshëm.
    Kreu i PS, sapo u qartësua për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, deklaroi se nuk i njeh zgjedhjet. I mësuar të lëvizë dhe të përfitojë më shumë në qerthuj të intrigës politike sesa me aksion politik të fortë dhe alternativ-programor, Rama e dinte fare mirë se e priste një betejë e fortë për të mbajtur kreun e PS, ndërkohë që deri në ditën e fundit para zgjedhjeve ishte shprehur se si politikan modern dhe përfaqësues i politikës së re, do të jepte menjëherë dorëheqjen, në rast humbje të betejës së 28 qershorit.
    Madje që herët, në mbledhjen e parë të asamblesë pas zgjedhjeve, ideja e bojkotit u kundërshtua me forcë nga lidershipi socialist. Por, për të mbajtur me çdo kusht postin e Kryetarit, i ndihmuar edhe nga klani klientelist që mban afër, filloi orvatjet me shpresën që duke mos pranuar rezultatin, nuk do të pranonte as humbjen e tij personale, sepse fushata e PS u ngrit mbi kultin thellësisht personal të Edi Ramës. Retrospektiva është e qartë, Rama mblodhi kongresin, nuk zbatoi parimin statutor, një anëtar-një votë, dhe deklaroi ashpër se nuk do të njohë zgjedhjet, duke fituar sërish kurorën e kryetarit të PS me shumicë unanime të delegatëve.
    Pas rikurorëzimit në krye të PS, duke ja bërë të pamundur konkurrencën alternativave të tjera përballë tij, Rama filloi të mendojë më larg se PS. Në radhë të parë ai distancoi grupin kundërshtar të tij brenda partisë, duke ofruar personazhe të politikës eksta të djathtë, apo disa zëra të hollë dhe histerikë, të gatshëm për të linçuar cilindo që del kundër kryetarit dhe interesave të tij. E gjithë kjo në funksion të një qëllimi, kthimin e partisë në një Organizatë jo qeveritare, ku gjithçka deri në detaje të kontrollohet nga vetë drejtuesi momental i projektit të radhës. Në këtë frymë, ai instaloi një fiksim të tijin, për hapjen e kutive të votimit, një kërkesë absurde, pasi të gjithë komisionerët e PS në mbarë Shqipërinë kishin firmosur proces-verbalet, por dhe në kundërshtim me shtetin ligjor, pasi të gjithë hallkat e gjykimit kushtetues e kishin dhënë verdiktin e tyre. Për më tepër, kur vetë drejtuesi i PS kishte garantuar të gjithë socialistët se asnjë votë nuk do të preket, në një kohë kur vetë ai ishte bashkëhartues me PD të çdo hallke ligjore të administrimit të procesit.
    Por, natyrisht yshtja dhe urrejtja ndaj koalicionit qeverisës, në radhë të parë dhe kuotat tepër të ulëta të PS-së nën drejtimin e tij, bënë që Rama të niste sërish “ciklin e telenovelave” të intrigave politike, duke synuar pazarin dhe jo dialogun e shëndoshë pozitë-opozitë. Rama duket se tashmë ka frikë nga rruga ku e ka futur partinë më të madhe në opozitë, ndaj dhe nuk pranon dialog pa kushte. Jo dhe aq për faktin se i intereson dialogu për t’i dhënë fund rrugës absurde të bojkotit, por sepse duke ndjekur këtë “rrugë”, ai rrezikon të dalë përfundimisht në rrugë edhe nga Bashkia e Tiranës. Dhe të gjithë e dinë se dikur (në kohën që Rama ende nuk ishte pranuar anëtar i PS, por sipas tij kishte vetëm lidhje fisnore me socialistët) Bashkia e Tiranës ishte e para. Të tjerat erdhën pas. Për ironi të fatit, Rama është sot më shumë se kurrë, afër humbjes së bastionit të parë, Bashkisë së Tiranës. Të tjerat do të vijnë pas…

    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Edi Rama, darkë me Ilir Metën tek Gjiri i Lalzit



    Kryetari i Partisë Socialiste ka darkuar në një vilë në Gjirin e Lalzit me kryetarin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në një përpjekje të dy palëve për të thyer akujt mes dy forcave të majta njëra në opozitë dhe tjetra në mazhorancë.

    Burime nga Partia Socialiste i thanë agjencisë NOA.al, se takimi është zhvilluar gjatë javës së kaluar, ditën e mërkurë, por detajet e takimit nuk bëhen publike. Për më tepër, si z.Rama edhe z.Meta kanë preferuar ta mbajnë larg medieve këtë takim, por gjithsesi darkimi i tyre është mësuar, në prag të një takimi publik që parashikohet të zhvillohet mes të dyve në ditët në vazhdim.

    Besohet se z.Rama dhe z.Meta kanë folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 dhe zhvillimet pas këtyre zgjedhjeve. Publikisht, mëse një herë, z.Meta e ka bërë të qartë në intervistat dhe prononcimet e tij të kohëve të fundit se do t’i qëndrojë rigorozisht marrëveshjes për një koalicion katër vjeçar me Berishën, por ka theksuar edhe se nuk ka asnjë vendim ende se çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve të ardhshme.

    Takimi sigurisht ka pasur në qendër edhe presidentin e ri të vendit, por ende është e pamundur të zbardhen detaje që do të mund të shuanin spekulimet mediatike.

    Takimi Rama – Meta vjen ndërsa z.Berisha e ka shtyrë javën e kaluar një takim të paralajmëruar me ish – kryeministrin Fatos Nano që ka shpallur publikisht ambicien e tij sërish, që të jetë presidenti i ri i Republikës. e.t/noa.al
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Hajde Biznes hajde.

    Qysh i thon ksaj pune.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Kesaj pune i thone qe , qe kur ceveria licencoi kurverine , gjithkush qe e perdor Meten , nuk denohet ! Ndersa vete Meta eshte Heroine e Punes Kapitaliste !

    Sa per Salen , Nanon dhe Edin , hiqen si kurvare dhe bejne kurvarin me Meten dhe jane vete kurva me te huajt !

    Ke te drejte nuk po merret vesh ........ Jo se vertet s'e kemi marre vesh , joooo ! Te gjithe e dime qe keta kelyshe jane te buces Ramiz ...

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Meta me pantallona te verdha!!!!!!!!!!!!!!!!
    Dy te tjere me menge te shkurtera,
    jaka te zberthyera.
    Behet fjale per takim zyrtar.
    3 kllouna.....unbelievable.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Paloka: Meta, uroj t’i ketë shënuar tek “blloku” propozimet e Ramës

    Paloka: Meta, uroj t’i ketë shënuar tek “blloku” propozimet e Ramës

    TIRANË Akuzat e Partisë Socialiste drejtuar kryetarit të LSI-së, Ilir Meta prej më shumë se një viti për shitje favoresh përmes “bllokut” të tij referuar video-përgjimit me Dritan Priftin, po kthehen në objekt batutash nga deputetët demokratë, fill pas takimit publik që kryetari i opozitës, Edi Rama zhvilloi me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Për Partinë Demokratike takime të tilla do të vijojnë të konsiderohen normale sa kohë që Ilir Meta do t’i qëndrojë marrëveshjes së firmosur me PD-në deri në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Këtë ka pasur parasysh në prononcimin e tij edhe deputeti demokrat, Edi Paloka teksa është pyetur nga gazeta “Mapo” për afrimin e Ramës me Metën, qoftë përmes takimeve publike, ashtu edhe atyre informale. “Sa për bisedimet që kanë kryer, besoj se z.Meta ka qenë i qartë në deklarimet e tij dhe unë i besoj ato deklarime. Uroj që t’i ketë shkuar në mend dhe t’i ketë kthyer reston Ramës, duke i shënuar tek “blloku” ato që i ka propozuar kryetari i PS-së”, – tha dje Paloka. Dy ditë më parë, pas takimit formal mes Ramës dhe Metës, ky i fundit i ngacmuar nga media u shpreh se LSI-ja do t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjeve që ka bërë me Partinë Demokratike. Referuar kësaj deklarate, deputeti demokrat, Paloka arsyeton gjetkë për qëllimin e takimit mes tyre. Ai nuk harron të kujtojë edhe ngjarjen e 21 janarit, që fillimisht u konceptua si protestë nga ana e PS-së, por që më pas gjeneroi në dhunë me pasojë vdekjen e katër qytetarëve, menjëherë pas publikimit të video-përgjimit Meta-Prifti. “Unë mendoj që problemet për takimin me Metën duhet t’i ketë pasur dhe duhet t’i ketë Rama. Të gjithë shqiptarët dinë se çfarë ka thënë dhe ka bërë Rama kundër Metës vetëm pak kohë më parë. Mos harrojmë që në 21 janar Rama çoi drejt vdekjes 4 pasues të tij, duke i nxitur pikërisht me mashtrimin që sajoi ndaj Metës. Por mesa duket, siç trajtohej edhe në media, kjo ka qenë mënyra e Ramës për të kërkuar falje”, – tha Paloka. Dy ditë më parë, në një nga ambientet e hotel “Sheraton”, kryetari i opozitës, Edi Rama filloi takimet me përfaqësues të partive parlamentare në koalicion me PD-në. Pas letrës publike drejtuar krerëve të partive parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, Rama i filloi tratativat pikësëpari me partinë që pritet të ketë një rol kyç në këtë proces, LSI-në. Takimi i Ramës me Metën nuk ishte i pari që pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre. Një darkë informale por edhe disa komunikime në distancë kishin zbutur mjaft qëndrimet mes tyre. Rama u përpoq të përcillte një mesazh të qartë dhe të kujdesshëm pas takimit me Metën, kryesisht ndaj skeptikëve në opozitë, ndërsa Meta nga ana tjetër edhe pse vlerësoi takimin, tha se marrëveshja me PD-në vazhdonte të ishte në fuqi.

    Mapo
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •