
Postuar më parë nga
irfan_b
Shume,shume te nderuar lexues dhe antar te forumit,
Duke besuar se Forumi shqiptar eshte forum serioz, dhe prap besoj se eshte ashtu, e publikova temen TE FOLURIT,PENGESAT-SHERIMI, por per habi shume te madhe me doli nje antar i ketij forumi e quajtur Teta e cila filloi te beje polemika negative te pa skrupullta dhe fare banale dhe jo njerezore. Kjo teme imja nuk eshte e para. Une kam publikuar me qindra tema te tjera si ne ineternet dhe broshura dhe gazeta te ndryshme nga te cilat nuk kam perfituar asnje leke, kam punuar me vite te tera ne baze humanitare te cilen pune e beje edhe tash. Kam pasur dhe kam me mija klient nga mbare rruzulli toksor prej te cileve nuk ka paguar askush asnje cent-leke. Tema eshte plotesisht bazuar ne shkence me terminologji popullore. Kete nuk e kam shkruar per reklame as per perfitim qe Teta pretendon ashtu. E nderuara Teta shkon edhe me larg duke marr rolin e autorit te temes dhe vet pyet e vet jep pergjegje. Ajo me meson mua se qfare duhet te sjell
klienti tek logopedi, i tregoj Tetes se kam 61 vite pervoje pune dhe jam plak afer 80 vjeqar. Teta perdor edhe nje term i cili nuk gjendet ne fjalorin e logopedise, por ndoshta gjendet ne jeten e saj private, ky term e ka emrin masturbim. Teta paraqitet si specialiste e ORL-s, te cilen gje nuk e besoj nga se nje njeri me fakultet, plus specializim nuk mund te shprehet keshtu, por ja qe ndodh edhe kjo, ajo e din me mire kete gje qe e ka vertetuar edhe vet nga se po mendojka gjithenje ne, /po me vjen turp/, por pasi ajo e ka then masturbim. I preferoj te nderuares qe keto shprehje le ti publikon ne ndonje faqe ku fliet per sex e jo ne temen time e cila e trajton nje problem me shume rendesi jo vetem per disa, por per te gjithe popullaten shqiptare. Forumi shqiptar duhet te jete forum serioz dhe temat serioze te trajtohen ashtu si paraqiten. Sa i perket rubrikes se seksit le ta hap edhe ate dhe le te shkruajne sejcili pervojen si rastin qe permenda me larte. Deshiroj te skjaroj edhe nje gje se tamat e mia te cilat i publikoj kane adrese te sakt me emer e mbiemer, numer telefoni, SMS adrese dhe vendpunim. Nuk jan tema sekrete, jane plotesisht te bazuara ne shkence dhe trajtojne problemet njerezore dhe shoqerore. Une nuk kam mundesi tjeter si ti ndihmoj popullit tim, po mundohem ne keto vite te jetes qe me kane mbetur tu-a kushtoj te rijeve dhe te rejave me aq sa di dhe mundem e duke shfrytezuar edhe pervojen profesionale qe te lirohen nga e keqja me e madhe qe e kane ata te cilet kane probleme ne te folur. Teta gjate shkrimit dhe veprimit te saj i preferoj qe te ket kujdes dhe te mos perzihet ne punet dhe profesionet e te tjereve, le te bene qka te deshiron, por mos te i infeton edh te tjeret me veprimet dhe mendimet e saja. Lexues te nderuar, anetare dhe staf i forumit, Ju pershendes shume,shume duke besuar se e qmoj qdo njeri si shpirtin tim.
Krijoni Kontakt