Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Mosha
    38
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    receta kineze

    egg drop soup - supe me veze!

    Perzihen 2 luge niseshte me pak leng pule. Pasi perzihen mire shtohet edhe nje 5 filxhan leng pule, 2 luge vere e bardhe, sipas deshires edhe qepe te njoma te grira, sipas deshires edhe 2 luge te vogla me salce soy. Masa vihet ne zierje duke u trazuar nganjehere. Pas zierjes, gradualisht hidhen 3 veze, fillimisht te rrahura, duke e perzier vazhdimisht. Disa (une psh) mund ta preferojne ti perziejne pak vezet gjate hedhjes ne masen e zier, pasi kjo ben qe veza te mos kapet, ose shqeto fare te ngelet kokrra kokrra.
    Konsumohet menjehere, shoqerohet me makorona kineze te skuqura.


  2. #2
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    nimf............a e di ti si i bejne ate pilafin e skuqur..............eshte shume e shijshme...........shnet
    * x 0 and case closed!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Mosha
    38
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Cristal,
    une se di si e bejne pilafin e skuqur neper restorante por po te jap nje recete pilafi te skuqur alla nimf.
    merret pilafi ene skuqet ne gjalp derisa te marri ngjyre te kuqe. pasi skuqet hiqet nga tigani edhe hidhet ne tengjere me uje ku lihet derisa te zihet (mos harro per cdo sasi orizi duhet dyfishi i asaj sasije uje.) nderkohe ne tigan skuqet ca veze e rrahur fillimisht, bizele, qepe, e cfare tjeter te duash. pasi pilafi eshte zier perzihet me perimet e skuqura edhe tada - eshte gati.

  4. #4
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    rrofsh jaqe tani do iki ta provoje pilafin e skuqur alla nimf............. shnet
    P.S:kur ta mbaroje do te te jap mbresat
    * x 0 and case closed!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,417
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    nimfka, kam bere nje fried rice dje (flied lice, lol) qe c'te te them.... te ishe ketu do te te kisha ftuar per darke, me kete lloj gatimi qe bekam une nderohesh kur ke miq jo per gje, po ishte hera e pare qe gatuaja, dhe s'prisja nje gjelle aq te shijshme.

    ja ta them receten se qenka ndryshe nga ajo qe ke vene ti me lart:
    pasi behet pilafi (vec), kaudiset me qepe, karrota, bizele e c'te kesh tjeter, i hidhet vaj dhe e le te 'stir-fry'. Pas ca minutash i hedh soy sauce (hmm sa e mire) dhe ca seasonings kineze qe vijne te paketuara. Pastaj hidhi 1-2 veze te rrahura, trazoje per ca min, e masanej shto copat e mishit (mundesisht pule) qe ehste gatuar vec dhe voila, ngrini nje dolli per mua kur ta hani

  6. #6
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    o kuqe po si behet pilafi para se ta perzish me karrota qeper e te etj.?
    * x 0 and case closed!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Mosha
    38
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kuqe,
    se imagjinoj dot ate bebushin nen nickun tat duke gatu flied lice. do ta provoj ket receten tende, edhe do ngre dolli patjeter

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Receta Gatimi Kinez ???

    A ka njeri qe ka/di receta gatimi kinez?

    Psh po ju permend disa lloje udhqimesh.. si,

    - Supe Zhang Xing me prodhime deti
    - Pate me kerpudha
    - Pate me salce te embel te tharte
    - Mish Vici me spec jeshil
    - Pule me anana
    - Oriz tymi

    etj.. etj..


    miqesisht,
    huggos

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Kuzhina Boterore

    Nje mikja ime dhe nje vizitore e forumit tone me ka derguar te gjitha keto receta boterore per tu a sjelle te gjithee ketu per eksperimente. Po filloj une e para te eksperimentoj me kuzhinen, sic e dini ha shume.

    Sallata Waldorf (USA)
    200 gr mollė tė kuqe, 150 gr selino, 150 gr thelba arrash, disa fletė sallate jeshile, 4 lugė maionese, lėngu i 1 limoni.
    Presim mollėt nė copa tė vogla, i heqim bėrthamat. Pastaj i spėrkatim me lėngun e limonit, i pėrziejmė me selinon e prerė nė rrethorė dhe maionese. Sipėr 4 pjatave vendosim gjethet e sallatės dhe sipėr sistemojmė komposton. Nė fund i hedhim arrat e grira. Mund t'i shtojmė kompostos edhe pak pana tė rrahur.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Antipasta andaluziane (Spanja)
    Ingredientėt: 1 konfeksion pasta sfoglia, gjalpė pėr tavėn.
    Pėr mbushjen: 150 gr mish viēi i grirė, 1 qepė e vogėl, 10 ullinj tė pjekur, pak piper tė kuq, 1 lugė salcė domatesh, 2 lugė vaj ulliri, kripė, piper,1–2 tė verdha vezėsh, 1-2 lugė ēaji qumėsht, fara susami, kripė.
    Pėrziejmė mishin e grirė me qepėn e larė dhe tė grirė. Hedhim vajin e ullirit nė tigan dhe pasi tė jetė nxehur pak i shtojmė pėrzierjen qė pėrgatitem mė parė, i shtojmė salcėn e domates dhe e pėrziejme me lugė druri. Presim ullinjtė nė copa tė vogla dhe i hedhim nė tigan. Hapim pasta sfoglian dhe me ndihmėn e njė gote uji formojmė disa rrathė ku hedhim pak nga pėrzierja qė kemi nė tigan (1 lugė). I lyejmė anėt e rrathėve me 1 tė verdhė veze tė cilėn e kemi rrahur me kripė dhe qumėsht, i mbyllim duke ushtruar pak forcė nė anėt e lyera. Me tė verdhėn e vezės tjetėr i lyejmė nga sipėr, i hedhim fara susami dhe i vendosim nė njė tavė qė e kemi lyer me gjalpė dhe nė fund i vendosim nė furrė nė temperaturėn 220°C pėr rreth 15-20 minuta. I servirim duke i shoqėruar me njė gotė verė tė kuqe.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Antipastė vineze me pulė (Austria)
    Ingredientėt pėr 6 persona: 400 gr pulė tė pjekur, 200 gr proshutė, 4 vezė, 2 kutia xhelatinė, 1 tas maioneze, kripė.

    Ziejmė vezėt pėr 10 minuta. I qėrojmė dhe i ndajmė nė feta. Presim nė fileta mishin e pulės dhe e vendosim nė njė tas bashkė me proshutėn e prerė, maionezen dhe vezėt e ziera (ndajmė veē disa feta vezė sepse na duhen pėr dekorimin e pjatės). Hollojmė xhelatinėn dhe e hedhim nė njė tas rrethor me diametėr rreth 20 cm njė shtresė rreth 1 cm, pastaj e vendosim nė frogorifer derisa tė mplekset. Mbi kėtė shtresė pastaj vendosim fetat e vezėve, hedhim njė shtresė tjetėr xhelatinė dhe e vendosim edhe njėherė nė frigorifer. Pasi tė jetė mpleksur edhe kjo shtresė i hedhim pėrsipėr njė pjesė tė kompostos (pulė, proshutė, maioneze, vezė) dhe njė shtresė tjetėr xhelatinė. Veprojmė sipas kėtij rregulli derisa tė mbarojė xhelatina. Nė fund e dekorojmė me fetat e vezėve.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Bruschetta caprese (Italia) Ingredientėt: 4 feta buke, 4 domate, mozarela e freskėt, rigon, piper i kuq, vaj ulliri, kripė. Presim domatet nė feta tė holla dhe tė njėjtėn gjė bėjmė dhe me mozarelėn duke u munduar qė tė nxjerrim tė njėjtin numėr fetash nga tė dy ingredientėt. I thekim fetat e bukės dhe i vendosim nė njė pjatė,i mbulojmė me fetat e domateve dhe mozarelės duke i alternuar nė mėnyrė qė njėra tė mbulojė gjysmėn e tjetrės. I hedhim kripė, pak piper tė kuq, rigon dhe nė fund vaj ulliri. Kujdes, fetat e bukės duhet tė jenė tė ngrohta!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Qofte me proshutė (Italia)
    Ingredientėt pėr 4 persona: 200 gr proshutė, 100 gr gjizė e freskėt, majdanoz, fara susami.
    Presim nė copa tė holla proshutėn dhe pasi tė kemi larė mirė majdanozin i hedhim bashkė me gjizen nė frullator. E frullojmė derisa tė formohet njė masė homogjene dhe duke pėrdorur duart formojmė topa tė vegjėl sa njė kokėrr qershie. Nė njė pjate hedhim fara susami dhe rrotullojmė qoftet qė kemi pėrgatitur derisa tė mbulohen mirė. Me delikatesė i vendosim nė njė pjate dhe i dekorojmė me gjethe majdanozi.
    Melēi pate me konjak (Franca)
    Ingredientet: 400gr melēi pate, ½ l konjak, 2 gjethe dafine, 500 gr dhjame pate, kripe, piper i bardhe.
    Pastrojme melēine duke mos e shperbere. Pastaj e leme per disa ore ne uje te ftohte dhe te kripur.Pasi te kete kaluar koha e mesiperme e thajme e kriposim, i hedhim piperin e bardhe dhe e leme per rreth 8 ore ne konjak, ne te cilin kemi vene qe me pare gjethet e dafines.Pastaj e vendosim ne nje tave balte duke i shtuar dhjamin e pates qe e kemi shkrire ne zjarr, duke u munduar qe dhjami te mbuloje melēine, i veme kapakun dhe e veme ne furre per 6-7 minuta. Pasi ta kemi lene derisa te ftohet ne tave e presim ne feta te holla dhe e servirim me buke dhe shampanje.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Japrak (Greqi)
    Ingredientėt: 16 gjethe rrushi tė freskta ose tė konservuara, 700 gr di mish i grirė, 100 gr oriz, 1 qepė, 1 lugė majdanoz i grirė, 1 lugė kopėr e grirė, 40 gr gjalpė, 2 lugė vaj ulliri, kripė, piper.
    Pėr salcėn: 3 veze, 1 limon, majdanoz.

    Ziejmė gjethet e rrushit ose i kullojmė nėse pėrdorim ato tė konservuarat. Pėrziejmė mishin e grirė, orizin, me qepėn e larė dhe tė grirė, kripėn, piperin, majdanozin, vajin dhe disa lugė ujė. Nė njė tavė vendosim gjethet e rrushit duke e vėnė pjesėn e shkėlqyeshme poshtė, i hedhim pak nga pėrzierja e mėsipėrme dhe i mbėshtjellim mirė. I sistemojmė japrakėt nė njė tavė, i lagim me njė gotė ujė tė pėrzier me gjalp tė shkrirė, dhe sipėr i shtypim me njė pjatė. I vendosim nė furrė nė temperaturėn 150°C pėr rreth 1 orė. Pėr tė pėrgatitur salcėn, rrahim vezėn me lėngun e limonit derisa tė formohet njė shkumė dhe i shtojmė pak nga pak njė gotė ujė tė ngrohtė, duke e lėnė nė zjarr tė ulėt derisa salca tė dendėsohet. Nė fund i hedhim majdanozin.
    Nė momentin e servirjes japrakėve i hedhim pėrsipėr salcėn.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Sallatė greke (Greqi)
    Ingredientėt pėr 4 persona: 200 gr djath i bardhė, 4 domate, 2 speca jeshilė, 1 qepė, 1 kastravec, 2 lugė uthull vere, 20 ullinj tė zi, 1 lugė tė vogėl rigon, 4 lugė vaj ulliri, kripė, piper.
    Pastrojmė perimet, i grijmė dhe i vendosim nė njė tas sallate. Rrahim vajin, uthullėn, kripėn dhe rigonin dhe ia hedhim perimeve. I pėrziejmė dhe i lemė tė pushojnė rreth 20 minuta. Pastaj i shtojmė djathin dhe ullinjtė.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Sallatė patėllxhanash (Greqi)

    Ingredientet: 3 patellxhana, lengu i nje limoni, nje fete e madhe buke e vjeter (pa koret), 1 qepe, 1 luge ēaji rigon, nje grusht arra te thyera e te qeruara, 1 te verdhe veze, ½ luge ēaji sheqer, 1 luge ēaji majdanoz i grire, 1 gote vaj ulliri, kripe, piper.
    Presim nė feta patėllxhanat dhe i pjekim nė furrė pėr rreth ¾ orė ose derisa tė zbuten. I qėrojmė derisa janė akoma tė ngrohta dhe i vemė nė ujė tė kripur ku kemi shtuar ½ e limonit. Pasi ti kemi lėnė tė kullojnė dhe i heqim farat. Hedhim nė frulator bashkė me bukėn, qė mė parė e kemi lėnė nė ujė tė zbutet, qepėn e grirė, rigonin, arrat dhe i frulojmė derisa tė formohet njė si krem. Pastaj kėtij kremi i shtojmė patėllxhanat dhe tė verdhėn e vezės dhe vazhdojmė ta frulojmė pėrsėri. Nė fund i hedhim ngadalė vajin, lėngun e limonit, kripėn, piperin dhe sheqerin. E vendosim nė tavolinė pasi ta kemi dekoruar me majdanozin.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Supė me vezė e limon (shqiptare)
    Ingredientėt pėr 4 persona: 50 gr oriz, lėngu i njė limoni, 50 gr gjalp, 1 vezė kripė, piper tė zi.
    Vendosim nė fillim nė njė tas me ujė tė ftohtė orizin dhe e lemė pėr disa orė (ose edhe gjithė natėn). Pastaj e kullojmė dhe e vendosim tė ziejė nė zjarr jo shumė tė lartė duke i shtuar ujė tė ftohtė. E pėrziejmė dhe i shtojmė herė pas here ujė dhe nė fund kripėn. Kur kokrrat e orizit tė jenė ēbėrė heqim tenxheren nga zjarri dhe mundohemi ti shtypim. Pastaj vendosim gjalpin tė shkrihet dhe nė njė tas rrahim tė verdhėn e vezės. I shtojmė nė fillim gjalpin supės dhe pastaj vezėn (supa sduhet tė jetė shumė e nxehtė kur i hidhet veza). I pėrziejmė dhe i hedhim lėngun e limonit dhe piperin e zi.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Tavė me oriz ose tavė kasapėsh (Shqiptare)
    Ingredientėt pėr 6 persona. 1 kg mish qengji, 2 kokrra qepė tė thata, kripė, spec i kuq ose salcė domatesh, 1/2 kg oriz, 1 tufė majdanoz, 1/2 tufė kopėr, vaj.
    Nė njė tigan me vaj skuqim nė fillim mishin e qengjit me qepėn e grirė Pastaj e hedhim kripėn, specin e kuq ose 1 lugė salcė domateje dhe i pėrziejmė mirė. I shtojmė ujė dhe i vemė tė ziejnė. Pasi mishi tė jetė zier e transferojmė nė njė tavė, mundėsisht tavė balte, bashkė me lėngun e tij. I hedhim orizin, majdanozin, koprėn dhe i vendosim nė furrė.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Byrek me mish (shqiptare)
    1 kg miell i bardhė, ½ kg mish i grirė, 200 gr domate, 200 gr qepė, vaj, kripė, niseshte, 30 – 40 gr gjalp, piper i zi.
    Pėrgatisim nė fillim brumin duke pėrzier miellin me kripėn dhe ujin (fillojmė me ½ gote ujė). Pasi tė kemi rrahur brumin derisa tė bėhet elastik e ndajmė nė topa tė vogla sa njė mandarinė. I lemė tė pushojnė duke i mbuluar me njė pecetė dhe vendosim vajin tė nxehet nė njė tigan, i shtojmė qepėt e grira dhe mishin e grirė. Pasi mishi tė ketė ndryshuar ngyrė dhe qepėt tė jenė zbutur i shtojmė domatet e grira. I hedhim kripė dhe piper dhe i lemė mėnjanė. Fillojmė tė hapim topat e brumit: duke vendosur nė fillim pak niseshte poshtė dhe pak sipėr dhe i hapim me ndihmėn e njė okklai derisa peta tė bėhet shumė e hollė, gati trasparente. Peta duhet tė jetė 2-3 cm mė e madhe se tepsia. E lyejmė tespinė me pak vaj dhe shtrojmė sipėr petėn. Tė njėjtėn gjė e bėjmė edhe me 4-5 topat e tjerė tė brumit. Pasi tė kemi shtruar edhe petėn e 5 ose tė 6 i hedhim gjysmėn e kompostos, mund ti hedhim gjithė komposton, por nė kėtė rast duhet tė hapim gjysmėn e petave. Pasi tė kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp mbi sipėrfaqen e byrekut. E vendosim tepsinė tė piqet nė furrė nė temperaturėn 220°C.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Fagotini me djath (Turqi)
    500 gr pasta sfoglia, 1 e verdhė veze, 300 gr djath dele, 60 gr gjalp, 2 tė verdha veze, 3 kėrpudha, 4 lugė majdanoz tė grirė, 1 limon, kripė.
    Pastrojmė nė fillim kėrpudhat, i lajmė nė ujė tė rrjedhshėm, i thajmė, i lagim me lėngun e limonit dhe i grijmė hollė. Shkrijmė gjalpin nė njė tigan, i shtojmė kėrpudhat dhe i lemė pėr disa minuta nė zjarr. Pastaj i kriposim dhe i lemė tė ftohen. Nė njė tas rrahim vezėt me djathin, majdanozin, kėrpudhat dhe i shtojmė dhe kripėn. Pastaj hapim brumin dhe e ndajmė nė rrathė me diametėr rreth 9 cm. Mbi secilin rreth vendosim pak nga pėrbėrja qė kemi pėrgatitur dhe e mbyllim rrethin duke lagur pak bordet e tij. Nė njė tas rrahim 1 tė verdhė veze dhe me kėtė lyejmė fagotinit nga sipėr. Pastaj i sistemojmė nė njė tavė tė lagur me ujė dhe i lemė nė furrė tė piqen pėr rreth 25 minuta.

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 02:38
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 11:59
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 08:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •