Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Nuk e di se qfare do te thote turkoshake por njerez si ti jane quajture turko-shqiptare!
    Me gjak Shqiptare dhe ndergjegje turke!

    Nejse vijme ne kohen e tanishme dhe mesojme per fene e paqes qe shume perflitet si dhe konvertimet me deshire lol

    http://www.zemrashqiptare.net/news/i...errshme!).html

    VINI RE NE FUND TE FAQES PARAQITET VIDJOJA, AJO ESHTE E HATASHME DHE SHIKUESIT DUHET TE JENE TE RRITUR TA SHIKOJNE!

    18+ ONLY
    Pse more djal, po genjen, bashk me ata qe me heret kane genjyer. Per kete problem biseduam edhe ne nje teme tjeter, apo jo?
    Phuuu...po i brisht qenke nga zemra e shpirti...
    Ne fund doli se eshte genjeshter. Ti e di shume mire per cilen teme eshte fjala.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Të flasim me disa fakte:
    si mund ti harroni kto krime qe turku i bani nder ne, kto jan ma se te verteta.
    Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”
    I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’
    Nënë këtë pushtim trungu dhe gjaku shqiptarë u lëndua rëndë, nënë këtë pushtim shqiptaria filloi të humbas jo vetëm në identitet ,por edhe në prioritete të asaj kohe, në vend të zhvillimit dhe ecjesë përpara me vlera sikur kombet tjera evropiane, populli shqiptarë u ndesh me sfidat për të mbijetuar, për të ruajtur gjuhën, historinë e përparshme, identitetin dhe së fundi tokën mijëra vjeqare, e cila filloi të zvogëlohej dalë ngadalë si rezultat i faljesë dhe dhurimit të tokave shqiptare armiqëve të tjerë për rreth, serbëve, maqedonëve, malazezëve dhe grekërve, shkurt e shqip Sulltanet osmanlinj për kurvni dhe për pisllëqe të tjera shperblenin armiqët tanë me tokat tona. Ishin pra shumë shekuj të rëndë mbi supat shqiptare, shekuj që ndërruan kahjen dhe ecjenë shqiptare drejtë civilizimit të lindur atij evropian, kjo ecje mori kahjen e kundërt dhe nga dhuna dhe nga vujtjet e shumta shumë shqiptarë u desh të konvertooheshin dhe të nderronin stlin e jetesës, stilin e mbijetesës dhe vet jetën duke përqafuar jo vetëm fenë islame por edhe tiparët më të poshtra të orientit. Në këta shekuj shqiptarët mbeten pa infrastrukturë ndertiomore, pa infrastrukturë rrugore, pa infrastrukturë shkollore, pa infrastrukturë shëndetësore dhe shkurt pa asnji zhvillim të duhur ekonomik dhe kulturorë. Ata shekuj nënë Turqi shqiptarët vuajtën edhe më shumë nënë thundrën e sllavëve, ngase sulltanet e osmanlinjëve tregtonin interesat tona kombëtare për të mirë të sllavëve, atyre ua lejuan shkollat, ua lejuan gjuh¨ne, ia lejuan ndërtimin dhe zhvillimin e duhur ekonomik, sllavëve nuk ua mbyllën kishat, përkundrazi kishat e vjetra si ajo e pejës dhe ajo e Deqanit që dihet mirëfilli se ishin kisha të shqiptarëve me besim të krishterë, ua dhanë shkieve, pra shkurtë turqit me shekuj e shëndrruan pronën shqiptare në pronë serbo-sllave.
    Gjenocidi turk ishte monstruoz ndaj shqiptarëve.
    “Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.”



    Nora e Kelmendit


    Dhunimet e grave shqiptare nga ana e osmanlinjeve me fjalet ” Allahu Akber” ?
    Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët” nga shkrimi i Z D. Gracioni në ZSH
    Në trojet e mbetura shqiptare armiqët tanë okupues, pra turqit e kishin vetëm një prioritet, të eksploatonin të gjitha të mirat tona materiale në Turqi, të merrnin fëmijët e gjinisë mashkullore shqiptare dhe ti rekrutonin në ushtritë e tyre vrasëse kudo nepër botë, të merrnin femrat shqiptare dhe ti shendrronin në sklave dhe mall seksi neper haremet turke e sulltaneze, ndersa si kundërshpërblim shqiptarëve u ndërtonin xhamija, që për mes kësaj forme ti denacionalizonin gjerë në pafundësi. Kështu dhe shumë më keq ishin shekujtë e kaluar nënë thundrën turko-osmane, pushtues që nuk la gjë pa bërë në dëm të shqiptarëve mu si serbo-sllavet ,ose thënë troç, kur llogariten shekujt athere turqit ishin pushtuesi më i egër i trojeve shqiptare të cilët bënë gjenocidë të paramenduar në trungun dhe trojet tona, duke vrarë, masakruar dhe deportuar me 10 ra milionë shqiptarë, vallë a nuk i thuhet të tillës gjenocidë? Sigurishtë se po.
    Po si bënë të harrohen të gjitha këto akte antishqiptare, të gjitha këto barbarizma dhe gjenocide që plakuan trungun shqiptarë si pasardhës të ilirëve, jo këto nuk duhet dhe nuk guxojmë kurrë ti harrojmë, përkundrazi ne duhet të kujdesemi që të hidhet edhe më shumë dritë për atë periudhë, duhet studiuar dhe duhet nuhatur të gjitha arkivat botërore për të zbardhur edhe më shumë dritë rrethe asaj periudhe

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •