Perderisa jeta ketu ne Metropol eshte paksa me e veqante se ne qytete tjera, ne njefare menyre edhe Komuniteti yne Shqiptar ketu dallohet per disa cilesi qe ndoshta ja vlen te diskutohet.
Do bej nje pershkrim sa me te shkurter duke perdorur paragraf sa me te shkurter qe do te kem mundesi, sigurisht bazuar ne ate qe me duket e aresyshme te pershkruaj per te gjitha ato qe me kujtohen per momentin.
Shpresoj se nuk do te mungojne pergjigjet apo mesazhet e juaja rreth nje teme te lloj te ketille!
Ja disa nga pikat me te theksuara qe me kujtohen per momentin:
"I Swear to God"
Eshte vertet qesharak fakti ne Shqiptaret perdorim kete fraze qe tingellon paksa fetare vertet shpesh. Ndoshta te huajt mund te kene besimin se ne vertete jemi nje komb me shkalle te larte fetare. Sa i perket se si ndihemi kur e degjojme kete fraze nga njeri tjetri, mund te them se ne nje fare menyre perdorimi i shpeshte i saj("I Swear to God") krijon pa dyshim bindjen se personi bashkebisedues eshte i shkelqyer sa i perket genjeshtrave, prandaj perdorimi i kesaj fraze i jep avantazh te shkelqyer.
Qendrimi perbuzes ndaj njeri tjetrit
Me fjale te tjera mungon deshira qe te njohim apo takojme njeri tjetrin. Kjo shpjegohet nga ajo qe verejme nga qendrimi qe kemi ndaj njeri tjetrit. Sikur nuk kemi deshire te identifikohemi si Shqiptare perballe njeri tjetrit, a vertete kjo na duhet te sillemi ndaj njeri tjetrit? Eshte e vertete qe kemi nje numer te caktuar te Bad Apples on our Tree por as kjo nuk arsyeton distancen e panevojshme qe krijojme ndaj njeri tjetrit.
Biseda e merzitshme rreth gjoja "Planifikimit te nje kthimi te shpejte ne vendlindje"
Kjo verehet tek ne shume shpesh, eshte pothuajse nje nder bisedat me monotone per diskutim. Mendoj se kthimi nuk eshte dicka qe ka nevoje te diskutohet aq shpesh sepse ne ate menyre edhe aq shpejt do te behet nje teme diskutimi e urryer.
How much do you make per Hour?
Ndoshta kjo pyetje kaq private mund te pasoj nje nder pytjet fillestare kur njohim njeri tjetrin per here te pare. Ndoshta ka raste qe as emrat e njeri tjetrit nuk shkembejme por shkembejme shumen e parave qe bejme ne punen tradiscionale qe bejme.
Alb-Glish
Nje gjuhe e re per ne, apo jo? (Eshte term I perdorur per here te pare) Sikur Spanglish (Mixed Spanish-English Language e perdorur shume nga Spanish-Americans) tani edhe Albglish (Mixed Albanian-English Language) perdoret vertet shume nga ne. Jo vetem tek ne te rinjte, por edhe tek moshat e vjetra mund te degjojme nje gjuhe te tille. Shume rralle ndodh qe te degjojme te gjithe fjali te perfunduar vetem ne shqip, apo mund te fillojne ne Shqip dhe te perzihet me Anglisht.
Ja nje fraze qe pershkruan Albglisht-en: Po punoj Part Time.
Fraza te tjera do te bashkengjis heren tjeter, mendoj se edhe ju keni nje numer te caktuar te tyre per te postuar, apo jo?
Ngjitu se te vrave dhe zbrit se te mbyta
Edhe pse ne pergjithesi dallohemi per rumore(thashetheme) ndoshta zeme vendin e pare ne planet, duket se ketu rumoret jane edhe me te theksuara. Kjo ishte aresyeja qe e emerova kete citat Ngjitu se te vrave dhe zbrit se te mbyta. Nese jemi punetore te zellshem, edhe kjo nuk na ben ti shpetojme thashethemeve si eshte cmenduri e tij apo e saj te punohet aq shume. Nese bejme te kuderten sigurisht se rumoret jane edhe me te theksuara, bile behemi te popullarizuar sa dembel jemi.
Edhe per ata qe me punen e tyre dhe menqurine e tyre arrijne te jene ne nje fare menyre te jene te suksesshem, edhe ata nuk I shpetojne thashethemeve tona si Patjeter se ai/ajo ka arritur ate me dicka ilegale nuk eshte e mundur qe e ka arritur ate per nje kohe kaq te shkurter. Keta nuk jane shembujt e vetem, thashethemet nuk kane fund pothuajse ne cdo rutine te perditshme qe angazhohemi.
Kjo eshte e gjitha qe ishte e fresket te citohet kesaj rradhe, dhe vetem ka filluar si e tille. Pres komentet e juaja me pergjigje shtese, me e pelqyera do te ishte edhe nje mesazh I nje forme te ketille apo tjeter rreth gjerave tjera qe ju vereni ne hapesirat ku jetoni ne New York. Mund edhe te pergjigjeni ne menyre aprovimi apo mos-aprovimi ndaj mesazhit te pare rreth kesaj teme qe mund te krijoj hapesire humoristike rreth nesh.
Gjithe te mirat!
Krijoni Kontakt