Policia e Tiranës në një operacion anti drogë të koduar Poker ka bërë të mundur sekuestrimin e 250 kg drogë si edhe arrestimin e 5 personave.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Maltin Flata, Haxhi Cani,Valter Liço, Ali Nelaj dhe Xhoni Rexhep Karaj të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 3 mujor ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët bashkëpunonin për trafikun e drogës.

Policia bën të ditur se lënda narkotike vinte nga Malësia e Vlorës dhe ishte fshehur në një furgon me targa tirane në një shtëpi që trafikantët e kishin marrë me qera.

Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.