Kur mbarova shkollen e mesme ne 2001, gjuha shqipe si provim per maturat e gjimnazeve ne Shqiperi, ishte hequr. Studentet shkonin ne shkolla te larta, apo mbaronin shkollat e larta e futeshin ne vende pune me njohuri per gjuhen shqipe qe kishin marre per here te fundit kur ishin ne klase te 8-te. Kjo u pasua me nje brez te shumte thuajse-analfabetesh, qe shkruanin shqip, por gjithe gabime e nuk arrinin te benin nje dokument a fjali te sakte ne gjuhen shqipe. Kjo armate thuajse-analfabetesh, tashme eshte ne qeveri, ekonomi, politike, arsim, media, dhe ka kapur te gjithe shoqerine shqiptare. Dhe prandaj cdo dite kemi shkrime, tekste, e perkthime qe dreqi e merr vesh se ne cfare gjuhe jane, se vetem shqip nuk jane.
Nuk kam dijeni nese eshte futur gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme apo jo?
Mund te na tregoje dikush se si eshte gjendja tani neper gjimnazet e Shqiperise?
Ketu ku jetoj une, gjuha amtare e vendit eshte provim i detyrueshem per mbarimin e shkolles se mesme, dhe nese nuk e kalon provimin e gjuhes, nuk merr diplome te shkolles se mesme.
Krijoni Kontakt