Te nderuar bashkeforumas.
Me ka dhene nje kenaqsi tejet te madhe ndjekia e ketij seriali luksoz. Meqense eshte 100 Vjetori i shpalljes se Shqypni e Mosvarme, po ju hedh ne kete teme te gjithe Kryeministrat e Perandorise Osmane per te kuptuar se kush na mbajti 5 shekuj nen Osmanet.!?...
“…Kryeministrat (kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallarėt (gjeneralėt) e komandantet ushtarake me te vlefshėm kane qene me origjine shqiptare”. Dhe kėtė pėrfundim e vėrteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrėnjė shqiptare qe administruan perandorinė Osmane deri ne vitet 1922.
Kėshtu, Koxha Sinan Pasha ne periudhėn 1580-1596 ka qene pese here Kryeministėr: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni.
Ahmet Pashė Dukagjini ka qene Kryeministėr per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga njė familje shqiptare e Leke Dukagjinit.
Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniēeri dhe ka qene Kryeministėr ne vitet 1536-1539.
Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrėn e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyrėn e Kryeministrit per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541.
Kara Ahmet Pasha, Kryeministėr 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.
Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministėr ne vitet 1579-1580.
Ferhat Pasha, dy here Kryeministėr; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.
Merre Husein Pasha ishte Kryeministėr per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shėrbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt.
Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministėr ne vitet 1632-1637.
Kujuxhu Murat Pasha ka qenė 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeministėr ne periudhėn 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614,
Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621,
Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646,
Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655,
Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u dėnua me varje ne litar, rridhte nga njė familje matjane,
Zurnazen Mustafa Pasha shėrbeu si Kryeministėr vetėm 4 ore ne vitin 1656,
Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministėr nė periudhėn 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit,
Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministėr. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall,
Qypryly Fazell Mustafa Pasha shėrbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministėr. Biri i dyte i Mehmet Pashės dhe vėllai i Ahmet Mustafa Pashes,
Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692,
Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qėndroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhėn 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeministėr ne vitet 1702-1703,
Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710,
Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan njė vit ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770,
Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korēės ka qenė tre here Kryeministėr ne vitin 1853, 184 dhe 1857,
Mehmet Ferit Pashe Vlora shėrbeu si Kryeministėr gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte.
Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlorės
Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stėrnipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashė Tepelenės,
Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shėrbeu ne vitet 1913-1917,
Ahmet Izet Pasha shėrbeu si sadrazam-Kryeministėr 25 dite ne vitin 1918,
Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorisė Osmane, tradhtoi luftėn ēlirimtare te Ataturkut.
Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministėr ne vitet 1523-1524,
Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emėrua Kryeministėr per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emėrua Kryeministėr per 14 vjet derisa vdiq,
Ibrahim Pasha shėrbeu 13 vjet Kryeministėr.
Kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII, perandorinė Osmane e shpėtuan nga njė rrėzim total, shtetit i dhanė gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti i sulltanėve te asaj kohe. Pashallarėt, gjeneralėt e besės fisnike shqiptare shpėtuan edhe “kryet e sulltanėve”.
Krijoni Kontakt