o drague je bo si questor lol![]()
Sa zhurrme qe beni. S'na late me pa icik film. Jazek!!!!!![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
luv ya corazon
luv pink 2
spo vjen ta mbylli temen ahahaha
http://m.youtube.com/watch?v=PckNNDWHUXY
Ehhhh...mire,mire....![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
e mir mir big ndoja na mungonte tani
redneck-e
Sulltan Sylejman Kanuniu, i cili doli nė fron me 30 shtator tė vitit 1520, ishte i vetmi djalė qė i mbeti gjallė Javuz Sulltan Selimit dhe qė lindi nė vitin 1494 nga Hafsa Sulltania nė kohėn kurė Javuz Selimi gjendej nė Trabzon si sanxhak bej. Sylejmani fėmijėrinė e kalon nė Trabzon ku mėson shkencat e lindjes dhe merr tė gjitha njohuritė e islamit. Nė vitin 1508 ai bėhet sanxhak bej i Shebin Karahisarit dhe po atė vit i Bolu-s. Mė pas nė vitin 1509 emėrohet si sanxhak bej i Kefe-s. Nė vitin 1512, kur i ati bėhet Sulltan, Sylejmani vjen nė Stamboll dhe nė vitin 1513 emėrohet sanxhak bej i Manisės. Kėtu ai qėndron deri nė vitin 1520 kur edhe del nė fron. Disa historianė atė e quajnė edhe si Sylejmani i 2-tė pėr arsye tė Emir Sylejmanit, i cili nė periudhėn e fetretit, pra tė periudhės sė ndėrmjetme, qėndroi nė fron si Sulltan. Por nė perėndim Sylejmani njihet mė tepėr si Sylejmani Madhėshtorė (Madhėrishėm) ose Turku i Madh. Kurse nė dekumetet e shkruara tė periudhės Osmane, ai njihet mė tepėr si Sulltani Ligjvėnės (Kanuni).
Kur Sulltan Sylejmani i Madhėrishėm doli nė fron nuk e largon nga detyra veziri azamin (kryeministrin e sotėm) Piri Mehmet Pashain por, kėrkon qė ai tė vazhdojė me detyrė. Me propozimin e tij ai e suprimon ligjin qė kishte vėnė i ati i tij pėr ndalimin e importit tė pėlhurave nga Irani qė tregtoheshin nė Bursė dhe Halep. Ky veprim i tij bėri qė tek prodhuesit dhe tregtarėt Osman tė fitojė respekt. Po ashtu edhe ndaj jeniēerėve kur doli nė fron u sjell dorėlėshuar.
Nė kundėrshtim me tė atin Javuz Sulltan Selimin, i cili e grumbulluar tėrė autoritetin tek ai, Sylejmani mbajti marrėdhėnie tė mira bashkėpunimi me ata qė kishte afėr dhe me kryeministrat.
Sulltan Sylejmani i Madhėrishėm gjatė 46 vjetėve tė sulltanatit tė tij 13 herė doli nė fushata luftarake. Nė historinė e shkruar osmane Ibrahim Pashai ishte kryeministri qė ėshtė pėrmendur me epitet “i vlefshmi” dhe “i pėrmbajturi” dhe qė i vuri vulėn periudhės sė parė tė Sulltan Sylejmanit tė Madhėrishėm. Fushata e parė ushtarake qė ndėrmori Sulltan Sylejmani i Madhėrishėm ishte ajo e 29 gushtit tė vitit 1521, e cila pėrfundoi me marrjen e kalave tė Beogradit, fitore kjo qė i dha Sylejmanit titullin “Ngadhėnjimtarit tė Beogradit”. Kurse fushata e dyt e madhe ishte ajo e korrikut tė vitit 1522 ku ai i eliminoi Kalorėsit e Rodosit qė bėheshin pengesė e lidhjes me rrugėn detare tė Osmanėve me Anadollin e Egjiptin. Ai kėshtu e bashkėngjiti ishullin tokave osmane. Sulltanati i Sulltan Sylejmanit tė Madhėrishėm qė vazhdoi pėr 46 vjet mund tė ndahet nė dy periudha themelore. Periudha e parė fillon nė janar tė vitit 1532 kur ai nė kundėrshtim me hierarkinė e burokracisė Osmane emėron si kryeministėr tė shtetit Osman Ibrahim Pashain. Historianėt thonė se nė kėtė emėrim ndikoi shoqėria qė pati Sylejmani me tė gjatė kohės kur kishte qenė si princ trashėgimtar nė Manisa. Kėtė afėrsi Sulltan Sylejmani e tregoi duke e martuar Ibrahim Pashain me tė motrėn e tij Hatixhe Sulltanen. Po ashtu ai i dhuroi Ibrahim Pashait njė pallat nė Sheshin e Kuajve (At Meydani).
Dasma e Ibrahim Pashait me motrėn e Sulltanit zgjati prej 22 majit deri mė 5 qershor tė vitit 1524 dhe kur gjatė kėsaj periudhe mė 28 maj lindi edhe princi Selim kjo bėhet shkak qė tė mendohet se kjo martesė ishte e mbarė. Mirėpo Ahmet Pashai, i cili mendonte se iu ėshtė cenuar e drejta nga qė duke qenė kryeministėr u dėrgua si prefekt nė Egjipt proteston dhe nė janar tė vitit 1524 nė Kajro ngre krye kundėr Sulltanit Osman.
Kėshtu 2 muaj pas martesės Ibrahim Pashait, i cili tani ishte kryeministėr, iu dha detyrė pėr tė shtypur kryengritjen nė Egjipt. Kėtu Ibrahim Pashai korri njė sukses tė madh dhe pasi vendosi qetėsinė e cila do tė vazhdonte 1 shekull, thirret nė Stamboll pėr tė shtypur kryengritjen e jeniēerėve. Edhe kjo kryengritje shtypet nė mars tė vitit 1525. Vitin qė vjen me 29 gusht nė Mohaē ushtrisė hungareze i shkaktohet njė humbje e madhe dhe vritet mbreti Lajosh. Kėshtu qendra e Shtetit tė Hungarisė, Budini (Budapesti) bie nė dorė tė osmanlinjve. Kjo ishte fushata e tretė e Sulltan Sylejmanit. Ndėrsa fushata e katėrt e sulltanit ndėrmerret kundėr Vjenės mė 1529 dhe nė kėtė fushatė Ibrahim Pashait i ngarkohet detyra e kryekomandantit tė ushtrisė dhe si bejlerbej i Rumelisė. Ushtria osmane e pėrbėrė prej 120 mijė ushtarėsh e rrethon Vjenėn. Ushtria osmane e kishte si traditė qė fushatat ushtarake ti fillonte nė fund tė prillit dhe tė kthehej nė vjeshtė para fillimit tė dimrit. Edhe kėsaj radhe ajo hoqi rrethimin nė tetor dhe kthehet nė Stamboll. Kėtė radhė osmanlinjtė kishin mbėrritur nė pikėn e fundit mė tė largėt nė perėndim. Fushatėn e pestė, e cila njihet me emrin fushata e Gjermanisė, Sylejmani e kryen pėrsėri me Ibrahim Pashain. Si pėrfundim i kėsaj fushate arshiduku i Austrisė Ferdinandi, i cili po luftonte me mbretinė e Hungarisė Janosh Zapoljan pėr fron detyrohet ti paguaj haraē Sylejmanit nė tokat tė cilat ishin pronė e tyre.
Fushata e pestė bėhet nė Iran. Ushtria osmane niset nga Stambolli nė tetor tė vitit 1533 pėr tė luftuar kundėr djalit tė Shah Ismailit, Tahmaspit, i cili kishte hipur nė fron pas vdekjes sė tė atit. Nė nėntor tė vitit 1534 Bagdadi dhe rajoni i Vanit i bashkėngjiten tokave osmane. Pas kėsaj lufte Ibrahim Pashai nė vitin 1536 kthehet nė Stamboll dhe me intriga tė Hyrem Sulltanes ai mbytet edhe pse Sulltan Sylejmani e donte shumė. Pas Ibrahim Pashait qė do tė pėrmendet me emrin “i vrarė” pėr Sulltan Sylejmanin do tė fillojė periudha e dytė.
Veēoria e periudhės sė parė ishte se Shteti Osman arrin kufijtė e tij mė tė gjėra. Ndėrkohė Barbarosi vjen nė Stamboll dhe vihet nė krye tė flotės osmane. Pas kėsaj nė Detin Mesdhe fillon periudha e supremacisė sė flotės osmane. Aktivitetet e osmanlinjve nuk kufizohen vetėm nė Detin Mesdhepor edhe nė Gjirin e Basras, Detin e Kuq dhe brigjet e Afrikės Veriore. Nė vitin 1538 me 25 shtator flota Osmane i shkakton njė humbje tė madhe flotės sė kryqtarėve nė Prevezė. Me Francėn nėnshkruhet njė marrėveshje tregtare pėr tė formuar aleancė kundėr Habsburgėve qė sundonin nė Austri.
Fushatėn e 7-tė Sulltan Sylejmani i Madhėrishėm e bėri nė Moldavi, njė pjesė e sė cilės e bashkėngjit tokleve Osmane. Kur austriakėt e rrethojnė Budapestin me 1541 Sylejmani bėri fushatėn e tij tė 8-tė nė Hungari. Ai e merr pėr sė dyti Budapestin dhe Hungarinė e shndėrron nė njė provincė Osmane tė pėrbėrė prej 12 sanxhakėsh. Sylejmani fushatėn e tij tė 9-tė e bėn nė vitin 1543 nė Estregon dhe me austriakėt ai bėn njė marrėveshje paqėsore pėr 5 vjet.
Kur nė vitin 1544 princi Elkas Mirza qė kishte filluar njė kryengritje kundėr Shahut tė Safavive, Tahmasput strehohet nė Shtetin Osman nė vitin 1548 Sulltan Sylejmani ndėrmerr fushatėn e 10-tė kundėr Iranit. Nė kėtė fushatė ai merr Tebrizin, Vanin dhe Gjeorgjinė tė cilat i bashkėngjit tokave Osmane. Nė vitin 1551 ushtria Osmane e komanduar nga bejlerbeu i Rumelisė (qė mė vonė do marrė emrin Sokullu) nuk arrin tė marrė ndonjė pėrfundim tė prerė, prandaj fushata hungareze lihet nė pritje. Pas kėsaj Sulltan Sylejmani nė vitin 1553 ndėrmerr fushatėn e tretė kundėr Iranit qė pėr tė do tė ishte fushata e 12-tė. Gjatė kėsaj fushate si rezultat i intrigave tė Hyrem Sulltanes vriten princat Mustafa i lindur nga njė nėn tjetėr dhe djali i vogėl Xhihangiri. Djali tjetėr i Sylejmanit, Bejaziti ikėn nė Iran por edhe ai nėn presionet e Sulltan Sylejmanit vritet sė basku me djemtė e vet. Kėshtu Selimit i hapet rruga pėr nė fron. Nė fushatėn e fundit pėrsėri nė Iran nėnshkruhet marrėveshja e Amasjas dhe pas kėsaj midis shtetit Osman dhe Iranit vendoset njė status quo.
Nė vitin 1566 Sylejmani ndėrmerr pėrsėri fushatė e cila pėr tė do tė ishte e 13-ta dhe e fundit. Ajo bėhet nė Zigetvar por me 7 shtator tė vitit 1566 Sulltan Sylejmani vdes. Sokullu Mehmet Pashai e merr Zigetvarin me 8 shtator por fsheh vdekjen e Sulltanit. Me 30 shtator tė vitit 1566 Sulltan Selimi i 2-tė del nė fron. Nė kohėn e Sulltan Sylejmanit tė Madhėrishėm Shteti Osman arriti pikėn mė tė lartė tė zhvillimit nė fushat politike, ushtarake dhe kulturore. Nė shkėlqimin e kėsaj periudhe kontribuojnė edhe arkitekt Sinani, poeti Baki, miniaturisti Nigari, shkencėtari i fesė Ebu Suud si dhe kapitenėt si Piri Reisi dhe Barbarosi.
Nė punishten e topave tė shtetit Osman derdhen topat 20-22 tonėsh. Portet e Bririt tė Artė dhe tė Gallatasė shndėrrohen nė portet mė tė gjalla tė Detit Mesdhe. Nė kohėn e Sulltan Sylejmanit janė ndėrtuar shumė ura, ujėsjellės, xhami, karvansaraje, banja turke e spitale qė arritėn ti rezistojnė kohės deri nė ditėt e sotme. Midis kėtyre veprave mė madhėshtore ėshtė xhamia e Sylejmanijes me bibliotekėn e saj tė cilat akoma shėrbejnė edhe sot.
atman..
thanks per keto shpjegime per historin e sulltanit..
Krijoni Kontakt