-
Bashkia e Tiranes dhe ALFA Bank ndihme per familjet
Familjet nė nevojė tė Tiranės, qė marrin trajtim nė qendra sociale tė ngritura nga Bashkia, do tė pėrfitojnė pėr 6 muaj pako ushqimore. Nismės iu pėrgjigj pozitivisht Alpha Bank, e cila financoi kėtė projekt, i cili si fillim do tė mundėsojė pako ushqimore pėr 100 familje deri nė muajin tetor.
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, tha te dielen ne ceremonine e shperndarjes se ndihmave ne qendren sociale ne Kombinat se kjo nuk ėshtė e mjaftueshme, unė e di qė ju prisnit mė shumė dhe natyrisht meritoni shumė mė shumė. Bashkia e Tiranės ėshtė e angazhuar pėr tė pėrmirėsuar jetėn e ēdo qytetari nė kryeqytet. Duke qenė tė vetėdijshėm, se kjo nuk ėshtė e lehtė dhe as nuk mund tė realizohet nė njė ditė, ne kemi pėrqėndruar fokusin tonė tek nxitja e punėsimit. Unė kam shpresė dhe besim tė madh, se projektet tona tė cilat do tė nisin realizimin shumė shpejt, por dhe kthimi i vėmendjes sė biznesit vendas dhe tė huaj tek Tirana, do tė mundėsojnė hapjen e mijėra vendeve pune.
Basha u bėri apel edhe bankave e bizneseve tė tjera tė Tiranės tė shpallin njė ditė vullnetarizmi dhe tė ndihmojnė familjet nė nevojė. Tiranės nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurrė shpirti i humanizmit, prandaj unė kam besimin se sė bashku, ne do tė ndihmojmė gjithkėnd qė ka zgjedhur tė ndėrtojė tė ardhmen nė kėtė qytet, ne do tia dalim qė ėndrrat tona ti shndėrrojmė nė realitet, tha Basha.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt