Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar Nata, nė kuadėr tė sė cilit u bė e mundur goditja e njė rasti tė trafikut tė armėve, si dhe arrestimi i shtetasit Pjetėr Mark Vokrri, 52 vjeē, banues nė Rrėshen.
Ky shtetas ėshtė kapur nė flagrancė rreth orės 15.30 nė Pikėn e Kalimit Kufitar Morinė Kukės, teksa po tentonte tė trafikonte nga Kosova nė drejtim tė Shqipėrisė 9 armė zjarri, pistoleta, nga tė cilat 4 Beretta dhe 5 Miniblow, si dhe njė sasi municioni pėr kėto pistoleta.
Policia e Shtetit bėri tė ditur se finalizimi me sukses i kėtij operacioni u bė i mundur pas njė hetimi intensiv tė kryer nga Drejtoria Kundėr Narkotikėve dhe Trafiqeve nė Departamentin kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda nė Policinė e Shtetit, nė bashkėpunim me Drejtoritė e Policisė sė Qarqeve Kukės dhe Lezhė, si dhe Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda.
Ky operacion ėshtė nė vijim tė operacionit policor tė koduar Mbikalimi tė zhvilluar me datė 13.04.2012, nė kuadėr tė tė cilit u arrestua shtetasi kosovar Nexhmedin Aliu, nė tentativė pėr tė trafikuar nga Shqipėria nė Kosovė njė sasi prej rreth 3.800 fishekėsh.
Nga strukturat e Policisė sė Shtetit u krye sekuestrimi me cilėsinė e provės materiale i 9 armėve tė zjarrit pistoleta. Po ashtu gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesėn e shtetasit Pjetėr Vokrri u gjet dhe sekuestrua dhe njė armė zjarri automatik tip kallashnikov me rreth 2.000 fishekė.
Aktualisht nga grupi hetimor vazhdojnė hetimet pėr identifikimin e personave tė tjerė tė pėrfshirė nė kėtė trafik, ndėrkohė qė materialet procedurale nė ngarkim tė shtetasit Pjetėr Vokrri i kanė kaluar pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda pėr veprėn penale Trafikim i armėve dhe municioneve parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal
Krijoni Kontakt