-
— Do t‘i kenė Satan, do t‘i kenė se i meritojnė. Miqėsia me Athinėn ėshtė baza e qetėsisė sonė nė pushtet.
— Mė vjen mirė qė e ke kuptuar drejt kėtė ēėshtje.
— Do tė kishte qenė mė e dobishme po ta kisha mėsuar pa e pėsuar.
— Mė mirė vonė, se kurrė. Pastaj, mos harro se vetėm pas traumės ‘97 ne jemi bindur praktikisht pėr efektshmėrinė e «Aktit tė Triestes». A mund tė mė japėsh njė shembull tjetėr ti, jo vetėm kėtu nė Evropė por qoftė edhe nė Azi, qė njė klasė politike pėrgjegjėse e njė lufte civile gjakatare dhe e shkatėrrimit tė vendit tė mbetet pėrsėri e preferuara e faktorit ndėrkombėtar ?
— Gjynah tė ankohemi. Nga takimet me personalitete tė huaj qė kam zhvilluar pas ngjarjeve tė vitit 1997, jam informuar se edhe njė pjesė e mirė e faktorit ndėrkombėtar nuk ka arritur ende tė kuptojė si ndodhi kjo «mrekulli shqiptare», siē e quajnė ata nė kuptimin negativ. Ka pasur prej tyre qė ma kanė shprehur hapur habinė pėr kėtė gjė.
— Kėshtu ndodh kur lind me kėmishė, - tha Satani duke qeshur fort.
— Megjithatė me perlėn e detit Jon tė ka ngecur sharra nė gozhdė, - ia priti Demoni po duke qeshur.
— Mos ki gajle, do t‘ia gjejmė zgjidhjen edhe asaj. Nuk ka kala qė s‘marrin dot komunistėt, apo jo?
— Kalaja natyrore qė mbron bregdetin himarjot ėshtė shumė e fortė, Satan. Nuk bie pėrfundimisht ai bregdet pėr sa kohė kalaja e tij do tė qėndrojė nė kėmbė.
— Mė thuaj vetėm emrin e saj, se jam gati t‘i vė flakėn.
— Ka-ko-me.
-
-
Takimin tjetėr midis tyre nė ―Katapulta‖ ata e zhvilluan pas vizitės nė Itali tė Satanit me ftesė tė kryeministrit italian. Para se tė nisej pėr nė Romė, Satani shqyrtoi me Demonin njė sėrė ēėshtjesh delikate, qė do tė diskutoheshin midis dy kryeministrave. Nė kėtė mėnyrė Demoni duhej tė jepte miratimin e tij paraprak pėr lėshimet qė do t‘i bėheshin qeverisė italiane nga pala shqiptare. Nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare pėr tė fituar mbėshtetjen e plotė pėr kursin e saj politik prej Italisė dhe Greqisė, kryeministri italian, me prakticitetin e tij tė njohur, do t‘i kėrkonte homologut shqiptar njė sėrė koncesionesh tė rėndėsishme si kompensim. Ndėrsa politikanėt grekė dhe italianė synonin lėshime maksimale prej qeverisė shqiptare nė dobi tė interesave afatgjata tė vendeve tė tyre, pushtetarėt e papėrgjegjshėm shqiptarė ishin tė gatshėm t‘i bėnin kėto koncesione me kushtin e vetėm qė politika e kėtyre dy vendeve fqinje tė kontribuonte nė jetėgjatėsinė e karrierės sė tyre.
— E, Satan, si shkuan punėt nė Romė? - e pyeti buzagaz Demoni.
— Nė Romė u zhvillua vetėm ceremonia e pritjes, por ―dasma‖ u bė nė Sardenjė, nė vilėn Ēertoza. Nuk e di pse, por kėta ishujt e bukur mua mė ēorientojnė.
— E ke fjalėn pėr Kretėn, ku flirtove me Millosheviēin?
— Pikėrisht. Por pas takimit tė Kretės mbėshtetja jote qe sa e vendosur aq edhe rezultative. I mbyllėm shpejt e shpejt gojėt e liga, megjithėse pas njė muaji Millosheviēi nisi fushatėn ndėshkimore mė tė pėrgjakshme nė Kosovė. Dėshiroj tė bėsh tė njėjtėn gjė edhe pas takimit tė Sardenjės.
— Natyrisht, ne i kemi miratuar paraprakisht bashkė lėshimet qė do tė bėje ti atje.
— Kėshtu qė edhe pėrgjegjėsitė duhet t‘i mbajmė bashkė.
— Aman, o Satan, pėr ēfarė pėrgjegjėsish bėn fjalė? Aq sa mbajtėm pėrgjegjėsi pėr ngjarjet e vitit 1997, aq do tė mbajmė pėr gjithēka kemi bėrė e do tė bėjmė sė bashku. Kemi lindur me kėmishė, apo jo?
— Vetė kemi lindur me kėmishė por fshatarėt i kemi lėnė tė veshur vetėm me brekė, - qeshi Satani me tė madhe.
Edhe Demoni qeshi me zė, para se t‘i pėrgjigjej:
— Janė mė freskėt ashtu, se edhe ajri ėshtė i pastėr nė fshat. Po ty ē‘tė paska gjetur sot qė mendoke edhe pėr fshatarėt, kur s‘tė ka shkuar ndonjėherė ndėrmend tė hidhje sytė rreth e rrotull Tiranės?
— Sė shpejti edhe ajrin, si dhuratė e natyrės jo e qeverisė, ata nuk do ta kenė mė tė pastėr, Demon.
— Hiq dorė prej filozofimeve, mė fol rreth bisedimeve nė Romė.
— Nė Sardenjė, thuaj, jo nė Romė. Ai dreq Berluskoni mė fantaksi me orgjinė e pėrgatitur dhe nuk mbaj mend se pėr ēfarė kemi diskutuar e firmosur atje. Mė mirė t‘i dėgjojmė tė regjistruara diskutimet, qė ta marrim vesh se ēfarė «gjelle» ėshtė gatuar nė Ēertoza.
regjistruara diskutimet, qė ta marrim vesh se ēfarė «gjelle» ėshtė gatuar nė Ēertoza.
Vijon.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt