-
Veprimtaria e guximshme e tė jashtėzakonshmit Hysen Shoshori ishte dėshmi e qartė e lidhjes shpirtėrore tė njeriut me pronėn e tij tė ligjshme. Kjo ėshtė baza e dinjitetit dhe e mirėqenies sė tij. Shuma e pėrgjithshme e kėtyre pronave tė njė populli jep atdheun, duke justifikuar kėshtu dashurinė dhe detyrėn pėr mbrojtjen e tij.
«Gjersa ma morėn pa asnjė arsye atė copė tokė qė ishte e imja, mua mė kishin mohuar atdheun», shprehej me tė drejtė heroi Shoshori nė intervistėn e tij dhėnė gazetės «Plaga».
Diktatura shtetėzoi gjithēka pėr t‘i kthyer shqiptarėt nė proletarė qė nuk kishin veēse krahėt e shfrytėzuara pa mėshirė prej saj. Kjo ishte rruga e vetme pėr tė krijuar «njeriun e ri», qenien njerėzore tė depersonalizuar deri nė shėmti. Por diktatura, duke njohur rėndėsinė vendimtare tė hipotekave pėr strukturėn ligjore tė njė shteti, i ruajti tė paprekura ato. Hipotekat, Zyrat e Gjendjes Civile, arkivat shtetėrore, bankat dhe Thesarin e Shtetit i mbron edhe njė pushtues, mbasi dėmtimi i tyre sjell njė kaos social pėr tė cilin ai do tė pėrgjigjet njė ditė. Nga ana tjetėr, rikuperimi i pasojave tė njė kaosi tė tillė ka kosto shumė mė tė lartė se sa pėrfitimet e ēastit qė mund tė nxjerrin abuzuesit prej tij.
Mirėpo atė qė nuk e bėnė ata vetė, titullarėt e diktaturės ua caktuan si detyrė shtėpie misionarėve qė u besuan pushtetin. Kjo ishte njė valė e nxehtė hakmarrjeje mbi popullin shqiptar, i cili kishte shprehur pakėnaqėsi ndaj despotizmit tė tyre. Satanėt e Demonėt, duke e shkėmbyer si njė stafetė kriminale nga dora nė dorė pushtetin demonkratik pėr dy dekada, i tjetėrsuan hipotekat, i bastarduan Zyrat e Gjendjes Civile tė shtetasve me njė baticė ndryshimesh nėnshtetėsie, i manipuluan arkivat sekrete, i kthyen bankat nė firma piramidale dhe vodhėn edhe 400 milionė dollarė nga Thesari i Shtetit duke akuzuar reciprokisht njėri-tjetrin nė vitin 2000, njė praktikė tashmė e pėrdorur gjerėsisht prej tyre. Atė qė nuk e kanė bėrė e nuk e bėjnė kurrė pushtuesit nė njė vend tė huaj, ia bėnė pa asnjė ngurrim vendit tė tyre misionarėt e papėrgjegjshėm tė pseudopluralizmit politik shqiptar. Duke shkatėrruar qėllimisht bazėn dokumentare tė pasurive tė patundshme, kėta xhelatė tė drejtėsisė, sa tė pamoralshėm aq edhe tė babėzitur, iu vėrsulėn si ujq tė uritur pronės sė ―armiqve tė klasės‖.
Shoqata Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi» (njė emėrtim fisnik e domethėnės) e pronarėve legjitimė tė atdheut tė shqiptarėve po u bėhej gjithmonė e mė shumė halė nė sy Demonit, Satanit e klaneve tė tyre neokomuniste. Falė mėsimeve tė Ramonit, misionarėt e neokomunizmit e dinin se ata qė po u kėrkonin pronėn sot, do tė synonin edhe pushtetin nesėr. Ėshtė fakt i njohur qė politikės ia japin tonin tė pasurit nė ēdo vend tė botės. Por tė pasurit tradicionalisht tė ligjshėm, jo hajdutėt e kriminelėt e sėrės sė Satanit e tė Demonit me klanet pėrkatėse tė pasuruar duke vjedhur e masakruar popullin e tyre. Politika e hajdutėve dhe kriminelėve e shndėrron tė ndjerin «tranzicion demokratik» nė agoni tė falimentimit shoqėror e shtetėror.
Duke pėrdorur si Kalė Troje plakun e urtė nė pamje tė republikanėve, Demoni arriti ta mashtrojė me premtime boshe shoqatėn «Pronėsi me Drejtėsi» pėr dy vjet. Kur e panė se si po vidheshin pasuritė e tyre tė patundshme nė mes tė ditės prej ―pronarėve tė rinj‖ (?!), pronarėt e ligjshėm organizuan grevė urie nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre tė nėpėrkėmbura.
Ky ishte ēasti qė kishte pritur ciniku Demon, pėr tė demonstruar urrejtjen patologjike tė sekretarit tė Partisė sė Punės ndaj klasės sė pėrmbysur. Policia demonkratike i shpėrndau grevistėt e urisė nė mesnatė me njė egėrsi qė do ta kishte admiruar edhe vetė idhulli i Demonit, diktatori. Me duar tė thyera e plagė tė shumta, dhjetėra grevistė pėrfunduan nė spital. Regjimi neokomunist dėshmoi publikisht se do tė luftonte me vendosmėri qė klasa e pėrmbysur tė mbetej e tillė pėr gjithmonė.
«Nuk ke ē‘tė presėsh tjetėr veē dhunės sė verbėr prej njė presidenti dhe njė kryeministri qė nuk disponojnė asnjė copė tokė nė kadastrat shqiptare, qoftė edhe pėr njė vend varri pėr vete tė tyre», do tė deklaronte kryetari i Shoqatės Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi», pas shtypjes sė dhunshme tė grevės sė urisė tė pronarėve tė ligjshėm.
-
-
Revanin neokomunist qė kishte marrė Demoni do ta demonstronte me tė njėjtin pasion edhe kundėr ish-tė burgosurve politikė. Kishte rrjedhur mjaft ujė prej kohės kur turmat e komanduara prej tij thėrrisnin «lironi vėllezėrit tanė!». Pėr ēudi, kėta «vėllezėr» nuk po kėnaqeshin vetėm me lirimin prej burgut, por donin tė jetonin si gjithė tė tjerėt! Edhe ata dėshironin tė kishin njė strehė, tė krijonin familje e tė integroheshin nė shoqėrinė neokomuniste. Pa u menduar gjatė, ata kėrkonin edhe dėmshpėrblim pėr dekadat qė kishin punuar falas nė tharje kėnetash, ndėrtime veprash e qytetesh industriale, nė miniera etj.. Sikur Demoni e kishte marrė pushtetin pėr tė zgjidhur hallet e atyre «zgjebeve»!
Ndėrkohė fjalori antikomunist i Demonit i kishte trembur ish-komunistėt fanatikė shqiptarė. Ai duhej t‘iu jepte atyre patjetėr njė sinjal tė qartė se nė shpirt ishte po ai shok ideali qė kishte qenė gjatė njė ēerek shekulli, po ai komunist i vendosur qė i kishte tundur traktin para syve «bashkėvuajtėsit» tė tij, Hysen Shoshorit.
Nė tė vėrtetė njė sinjal tė tillė ai ua kishte dhėnė pjesėrisht gjatė shtypjes me dhunė tė grevės sė urisė tė pronarėve tė ligjshėm. Por meqenėse bėhej fjalė pėr ēėshtje pronash, keqtrajtimi i pronarėve me tė drejta tė mohuara nuk i qetėsonte plotėsisht ndėrgjegjet e errėta tė mėkatarėve tė diktaturės. Kėta quanin armiq tė vėrtetė tė idealit tė tyre ish-tė burgosurit politikė dhe prisnin qė Demoni ta tregonte veten komunist njėzet e katėr karatėsh si dikur duke guxuar tė keqtrajtonte nė ―demokraci‖ pikėrisht ata qė kishte masakruar idhulli i tyre nė diktaturė.
Fakti qė Demoni kishte veshur shumė policė prej «zgjebeve klasore» nuk i shqetėsonte kolegėt e tij tė idealit. Nė fund tė fundit ata ruanin rendin qė u interesonte shumė punistėve dhe pjellės sė tyre tė shndėrruar nė «pronarė tė rinj», sikur toka shqiptare po popullohej pėr herė tė parė. E thėnė me fjalė tė tjera, ―armiqtė e klasės‖ tė veshur policė ishin roje vigjilente tė mbarėvajtjes sė reformave ekonomike e shoqėrore qė Demoni ndėrmerrte nė dėm tė tyre.
Greva e dytė e urisė e ish-tė burgosurve politikė nė gusht 1994 ishte prova e madhe e Demonit. Kishte ardhur ora qė ai ta bėnte realitet zotimin e tij para Ramonit e Nexhinės, se do tė godiste pa iu dridhur qerpiku mbi plagėt e pa pėrthara tė «zgjebeve». Nė qoftė se me grevėn e parė ata kishin arritur njė fitore si tė Pirros, nė tė dytėn humbja duhej tė ishte e pastėr e mėsimdhėnėse pėr ish-tė burgosurit politikė. Demonkracia nuk kishte mė nevojė pėr dekor ―zgjebesh‖. Segmenti mė i fuqishėm i faktorit ndėrkombėtar po i mbronte tashmė haptas vasalėt e tij tė Tiranės. Nėn shembullin e atij segmenti, edhe Ndėrkombėtarėt e tjerė e bėnin njė sy qorr e njė vesh shurdh pėr ēka ndodhte nė Shqipėri.
Nė kėto rrethana, Demoni i tejkaloi parashikimet e Ramonit e tė Nexhinės nė keqtrajtimin e ish-tė burgosurve politikė. Ai i rrahu e i zvarriti ata nė orėt e para tė pasmesnatės, duke deklaruar se ishte i shqetėsuar nga keqėsimi i shėndetit tė tyre si njerėz tė vuajtur pas njė jave grevė urie. I nxitur nga kjo ndjenjė ―keqardhjeje‖, policia e qorroi nė njėrin sy kryetarin e degės sė rrethit tė Fierit tė Shoqatės sė tė Persekutuarve Politikė dhe lėndoi rėndė 14 grevistė tė urisė (krahė e brinjė tė thyera) nė qytete tė tjera, tė cilėt pėrfunduan nė spital.
Por, natyrisht, arritja mė e madhe e Demonit ishte fakti se nė shtypjen me dhunė tė grevės sė urisė tė ish tė burgosurve politikė ai bėri qė tė kontribuonin pjesėrisht edhe ish tė persekutuar qė kishin rrėmbyer nga njė spaletė prej tabakasė blu tė pushtetit demonkratik. Pėr t‘i bėrė jehonė kėtij fakti, shtypi dhe televizioni publikuan njė deklaratė nė emėr tė ish-tė persekutuarve qė punonin nė Ministrinė e Rendit dhe atė tė Drejtėsisė, tė cilėt dėnonin grevistėt e urisė ―pėr veprimin e tyre tė gabuar qė ēonte ujė nė mullirin e Partisė Satane‖. A thua se Satani e Demoni nuk e bluanin ―miellin‖ e politikės sė tyre nė tė njėjtin mulli, nė atė tė Ramonit!
Natyrisht, jo tė gjithė ish-tė persekutuarve qė punonin nė ministritė e lartpėrmendura u ishte tėrhequr mendimi pėr pėrpilimin e kėsaj deklarate fyese pėr ta, mbasi kishte edhe prej atyre qė morėn pjesė direkt nė grevė. Por, pėr fat tė keq, asnjėri prej sehirxhinjve tė tjerė nuk e pėrgėnjeshtroi atė deklaratė nė shtyp, pėr tė mos rrezikuar vendin e punės.
Ish-tė mjerėt qė kishin filluar tė vinin pak bark po distancoheshin dalėngadalė prej tė mjerėve tė mbetur me barkun bosh.
-
-
Lulėzimi i firmave piramidale qe periudha e muajit tė mjaltit tė masave tė gjera me pushtetin demonkratik. Nė rivalitet me njėra tjetrėn, kėto firma e fondacione fantazmė u krijuan iluzionin shqiptarėve se vendi i tyre ishte bėrė parajsa e financės botėrore. Edhe tė huajt filluan tė depozitonin nė to. Toka shqiptare mbeti djerrė, asnjė oxhak punishteje nuk nxirrte tym. Shoqėria shqiptare u transformua tėrėsisht nė njė shoqėri konsumi pa prodhim.
Duke dalė me presidentėt e kėtyre firmave nė podiume mitingjesh pėr fushatėn elektorale, Demoni ngadhėnjimtar deklaronte:
— Ja kolonat e ēelikta mbi tė cilat e ka mbėshtetur Partia Demone tė ardhmen e sigurt tė popullit shqiptar!
Falė kėtyre shpresave iluzore, Demoni dhe partia e tij u bėnė njė ortek i papėrballueshėm pėr ―opozitėn‖, e cila e shikonte me xhelozi ―suksesin‖ e tyre tė paimagjinueshėm. Shqiptarėt ishin robtuar nėn diktaturė pėr njė copė bukė, ndėrsa tani lekėt e tyre pillnin lekė. Ata qė nuk kishin ndonjė tė ardhur tjetėr, shitėn shtėpitė pėr tė marrė pjesė nė kėtė kllapi kombėtare. Pa punė, pa asnjė lloj veprimtarie fitimprurėse, njė pjesė e mirė e shqiptarėve hanin e pinin nga pėrqindjet e kėtyre firmave, duke ngritur dolli pas dollie pėr Demonin dhe partinė e tij.
Analistėt mė seriozė perėndimorė paralajmėronin:«Shqiptarėt po hedhin valle nė buzė tė greminės.»
Demoni kundėrpėrgjigjej:
«Populli shqiptar duhet tė jetė i qetė, se mendon Partia Demone pėr tė ardhmen e tij.»
Kur organizmat financiare ndėrkombėtare e cilėsuan veprimtarinė e dyshimtė tė kėtyre firmave shqiptare si pastrim parash tė pista, Demoni, me zėrin e tij si bubullimė qė sfidon mikrofonat, ―ua tregoi vendin atyre keqdashėsve‖, duke deklaruar:
«Nė Shqipėri qarkullon paraja mė e pastėr e botės.»
Ah, sikur ai tė komandonte gjithė botėn me atė lehtėsi qė komandonte Shqipėrinė! Mirėpo ―keqdashėsit‖ u treguan kokėfortė. «Kolonat e ēelikta» ku Partia Demone kishte mbėshtetur tė ardhmen ―e sigurt‖ tė shqiptarėve qenkėshin prej kartoni!
Nė mėnyrė tepėr urgjente, Demoni e arratisi nė Turqi kushėrirėn e afėrt tė gruas qė ishte presidente e firmės piramidale «Gjallica» dhe gjithė gjynahet e kėsaj firme ia faturoi zėvendėsit tė saj. Shemsije Kadria, para sė gjithash, kishte qenė menaxhere e abuzimeve tė mėdha ekonomike tė Presidentit tė Republikės sė firmave piramidale. Me shembjen e ―Gjallicės‖ dhe simotrave tė saj nė Shqipėri, Shemsija do tė kujdesej pėr mbi njė miliard dollarė qė u transferuan sė bashku me tė nė Turqi, udhėheqėsit e sė cilės mendojnė se Demoni ėshtė njė mysliman i mirė e beson vėrtet tek Zoti.
Si i vuri nė terezi hesapet e familjes, Demoni sulmoi ballas firmat piramidale dhe veprimtarinė e tyre tė paligjshme. Bilé ai u shpreh se nuk kishte pasur dijeni farerreth veprimtarinė sė kėtyre firmave (!?), pavarėsisht se ato kishin qenė kolonat e ēelikta tė partisė ku ai kishte mbėshtetur tė ardhmen e popullit tė tij. Pėr krijimin e firmave piramidale ai akuzoi Partinė Satane, e cila, sigurisht, ishte bashkėfajtore e plotė me tė. Qysh nė hapat e parė tė veprimtarisė sė tyre, dy motrat binjake qė lindi Partia e Punės mė 8 nėntor 1990 nėn kujdesin e mamive politike Ramon-Nexhina ēdo prapėsi e bėnin gjithmonė sė bashku, duke ndarė fitimin pėrkatės.
«Shqiptarėt nuk i detyroi askush qė t‘ua besonin paratė firmave piramidale. Ata e ēuan atje djersėn me dėshirė. Tani nuk kanė aspak tė drejtė t‘i kėrkojnė llogari qeverisė pėr pakujdesitė e tyre», do tė deklaronte presidenti i parė demonkratik i vendit.
Anglezėt, si njohėsit mė kompetentė tė psikologjisė shqiptare, e paralajmėruan tėrthorazi qeverinė e Tiranės:
«Shqiptarėve mund t‘iu a vjedhėsh kollaj votėn se nuk kanė arritur akoma t‘ia njohin vlerėn e vėrtetė, por jo paranė. Kujdes!»
Duke ngatėrruar gjithmonė kokėfortėsinė me vendosmėrinė, Demon «trimi» u detyrua ta ndante pushtetin me Myrteza Caushin, kur me tanket e kryegjeneralit tė SHIK-ut filluan tė luanin fėmijėt e qyteteve tė jugut.
-
-
Kur ekspertja e Antimafia-s italiane, Evelina Canale, u paraqiti autoriteteve tė Tiranės provat e pakundėrshtueshme lidhur me abuzimet e mėdha qė ishin bėrė me ndihmat pėr Shqipėrinė nė kuadėr tė operacionit Pelikan, qeveria shqiptare u detyrua tė autorizonte organin e akuzės tė merrej me kėtė dosje. Meqenėse i akuzuari kryesor pėr palėn shqiptare ishte kryeministri i atėhershėm, Satani, mungonte vullneti pėr trajtimin e asaj dosjeje. Mirėpo pala italiane i vuri para ligjit fajtorėt e saj dhe kėrkonte tė njėjtėn gjė edhe prej homologėve shqiptarė.
Nė kėto rrethana, Ramoni i rekomandoi Demonit ēuarjen deri nė fund tė atyre hetimeve, mbasi italianėt nuk do tė heshtnin derisa tė ishin dėnuar edhe fajtorėt shqiptarė tė atij abuzimi skandaloz. Kėmbėngulja e Demonit pėr tė mos dėnuar vėllain e tij siamez pėr hir tė italianėve, e detyroi Ramonin tė ndėrmerrte njė takim ma ata tė dy nė vilėn ―Katapulta‖ tė Tiranės.
* * *
— Tė falėnderoj, Demon, pėr dashamirėsinė qė tregon ndaj Satanit dhe do tė dėshiroja tė ishit gjithmonė tė lidhur kėshtu midis jush - e nisi bisedėn konfidenciale Ramoni me dy misionarėt e tij. - Ėshtė e vėrtetė qė ne jemi shtet i pavarur dhe dėnimi apo mosdėnimi i fajtorėve pėr abuzimet e mėdha qė kanė ndodhur nė kuadėr tė operacionit Pelikan mbetet njė ēėshtje e jona, e brendshme. Mirėpo kohėt kanė ndryshuar, ne nuk jemi mė njė vend i izoluar, pėrkundrazi. Gjersa objektivi i operacionit Pelikan ishte tė ndihmonte popullin shqiptar nė njė kohė tė vėshtirė pėr tė, ėshtė ligjėrisht dhe moralisht e pafalshme qė qeveria italiane t‘i dėnojė fajtorėt e saj lidhur me kėto abuzime, ndėrsa ne ta anashkalojmė atė ēėshtje. Edhe sikur ne t‘ia lejonim vetes njė pakujdesi tė tillė, italianėt do tė ankoheshin pranė Kėshillit tė Evropės pėr kėtė gjė dhe ne do tė detyroheshim pėrfundimisht tė zbatonim ligjin. Ėshtė shumė herė mė mirė qė ne kėtė ta bėjmė vetė, se sa tė jemi tė detyruar ta bėjmė nėn kontrollin e vėzhguesve evropianė.
— Si mund tė pranoj unė burgosjen e Satanit, ndėrkohė qė ne tė dy jemi angazhuar para jush se do tė bėjmė sė bashku gjithė reformat ekonomike, politike e shoqėrore tė domosdoshme pėr konsolidimin e neokomunizmit nė Shqipėri? pyeti Demoni me njė ton tė dukshėm keqardhjeje.
— Pikėrisht kėtu fillon dobiēllėku i kėsaj pune, - u pėrgjigj duke qeshur Ramoni i regjur nė prapaskena. Ti duhet tė angazhosh Ministrin e Kontrollit tė Shtetit tė bashkėpunojė seriozisht me palėn italiane, pėr tė zbardhur deri nė fund tė vėrtetėn e atyre abuzimeve. Nė kėtė mėnyrė ne duhet tė krijojmė pėrshtypjen qė nuk do ta tolerojmė kurrė korrupsionin, i cili nė tė vėrtet do tė jetė lubrifikanti i gjithė sistemit tė ingranazheve tė pushtetit tuaj. Pastaj do tė procedojmė me arrestimin ceremonial tė njė sozie tė Satanit, ndėrkohė qė ky vetė do tė jetė duke pushuar nė njėrėn prej vilave tė Fondit tė Partisė qė ndodhet nė rivierėn e Senės, nė Paris. I maskuar ndryshe, Satani do tė jetė i detyruar ta ―vuajė dėnimin‖ atje, duke u shndėrruar nė njė martir tė «antikomunizmit tė tėrbuar tė Demonit». Kjo do tė jetė propaganda intensive e Partisė Satane, e cila nuk do ta njohė kurrė tė vėrtetėn e ―burgosjes‖ sė liderit tė saj. Kėshtu ne me njė gur vrasim dy zogj. Fitojmė simpatinė e qeverisė italiane dhe tė Bashkimit Evropian pėr «vendosmėrinė e luftės sonė kundėr korrupsionit» dhe, nga ana tjetėr, e bėjmė Satanin njė hero tė partisė sė tij, ndėrkohė qė do tė jetė duke shijuar jetėn parisiane. Me kohė atij do t‘i njihet pastaj pafajėsia nga ana juaj pėr «vuajtjen e burgut» tė pamerituar dhe do tė dėmshpėrblehet denjėsisht pėr kėtė, jo si ata qė ti i quan me tė drejtė «zgjebe klasore». Nė kėtė mėnyrė, do tė ketė vetėm fitimtarė prej gjithė kėsaj farse drejtėsie qė do tė organizojmė.
Demoni fiksoi shikimin e syve tė pėrlotur mbi fytyrėn e Satanit, sikur i kėrkonte ndjesė pėr gjithė atė qė do tė ndodhte pėr tė mirėn e tyre tė pėrbashkėt. Satani i buzėqeshi dhe tė dy shtrėnguan njėri tjetrin nė krahė.
-
-
Mbasi kėshtjella prej rėre me emrin ―shtet demokratik‖ qė kishte ndėrtuar Demoni me partinė e tij pėr pesė vjet u zhduk pa nam e nishan pėr pesė ditė, gjithė vendin e pėrfshiu kaosi. Shteti i ēarmatosur ushtarakisht e moralisht u kthye nė spektator tė popullit tė tij tė pėrfshirė nga valėt e njė lufte civile tė pamotivuar, protagonistėt e vėrtetė tė sė cilės ishin Partia Satane me fanatikėt e saj ekstremistė e kriminelė dhe qeveria fantazmė e Partisė Demone me dezertorėt e saj tė pafytyrė qė braktisėn pushtetin nga frika.
Dy bijat binjake tė Partisė sė Punės me mentalitet komunist mbollėn luftėn civile pėr interesat e tyre egoiste, ndėrsa pasojat i vuante populli si gjithmonė. Presidenti i parė demonkratik i Shqipėrisė, i cili ishte betuar dy herė se do tė mbronte me ēdo kusht vendin dhe kushtetutėn nė tė gjitha rrethanat, nuk donte tė jepte dorėheqjen pėr tė qetėsuar disi situatėn, ndėrkohė qė nuk kishte mė as qeveri, as shtet dhe Presidenca e tij ishte gjysmė e braktisur. Ai ishte i vendosur qė tė mbetej deri nė fund president i Shqipėrisė edhe sikur gjithė vendi fatkeq me kėtė emėr tė kthehej nė shkrumb e nė pirgje kockash. Demoni do tė pranonte tė mbetej edhe president varrezash, por jo ta dorėzonte pėr sė gjalli titullin e lartė.
Mirėpo kopukėt e politikės nuk e kanė tė vėshtirė t‘i gjejnė zgjidhje ēdo situate me njė popull qė nuk i njeh vetes tė drejta por vetėm detyra nė marrėdhėnie me qeverinė e tij. Ngandonjėherė kėto lloj ―zgjidhjesh‖ janė aq fatale dhe poshtėruese pėr njė popull, saqė logjika dhe morali i njė individi normal nuk do t‘i pranonte kurrė. Por turmat e ēoroditura, tė cilat nuk e kanė arritur asnjėherė stadin e popullit tė ndėrgjegjėsuar pėr tė drejtat dhe detyrat e tij nė marrėdhėnie me qeverinė, janė preja mė e lehtė e politikanėve tė pashpirt e tė pamoralshėm. Apatia e masave tė gjera nė trajtimin e interesave tė pėrbashkėta kombėtare si njė popull kompakt e i vetėdijshėm pėr rėndėsinė e tyre jetike ėshtė pika ku mbėshtesin levėn shkatėrrimtare politikanėt dallkaukė e antishqiptarė pėr tė pėrēarė e sunduar bashkatdhetarėt e tyre.
Asnjė shqiptari nuk ia heq dot portofolin me forcė, por tė gjithė shqiptarėve bashkė njė klan politik abuziv u ka hequr sot me marifet neokomunist pronėn, votėn e ―sovranit‖, tė drejtat e shpallura me ligj, pasurinė kombėtare dhe pjesė tė veēanta tė atdheut. Dhe kjo ndodh nė njė kohė qė shoqėria e hallakatur shqiptare nuk ka pasur kurrė kaq shumė intelektualė qė e njohin nė teori e deri diku edhe nė praktikė botėn e lirė. Madje ka edhe njė Akademi Shkencash jo fillestare e njė personel tė gjerė pedagogėsh universiteti.
Tė gjithė kėta sė bashku po rezultojnė dėshtakė pėrballė njė klani tė korruptuar politik tė ndarė nė dy kampe solidarė, ku pėrveē dy elitave drejtuese, gjithė protagonistėt e tjerė tė sė keqes janė injorantė, servilė e kriminelė, tė gatshėm t‘i tradhtojnė nė ēdo ēast drejtuesit e tyre po t‘ju mjegullohet horizonti. Historikisht shėrbėtorėt e verbėr janė tė parėt qė u kundėrvihen zotėrinjve tė tyre tė pamėshirshėm, sapo kuptojnė qė dielli i atyre ėshtė nė perėndim e sipėr.
Problemi madhor qė e ka futur nė krizė tė thellė shoqėrinė shqiptare dhe zbeh shpresėn e sė ardhmes ėshtė pikėrisht cilėsia e inteligjencies sė saj. Nėse nė planin statistikor, armata e tė diplomuarve ka ardhur duke u rritur, ēalimi i ndjeshėm nė aspektin moral e shpirtėror e bėn jo efektive inteligjencien shqiptare nė pėrballimin me problemet akute qė po i kushtojnė shtrenjtė popullit tė saj. Tė diplomohesh, tė sigurosh njė vend pune premtues, tė fitosh tituj e medalje, u shėrben kryesisht interesave vetjake e pak atyre shoqėrore. Nė tė shumtėn e rasteve, veprimtaria me dobi tė mirėfilltė shoqėrore e kombėtare nuk pėrfshihet brenda limiteve tė profesionit.
Nuk mund tė thuhet kurrsesi se intelektualėt qė mbėshtesin sot me fanatizėm dy partitė qė bėjnė me radhė pozitėn e ―opozitėn‖ shqiptare prej afro dy dekadash nuk e kuptojnė tė keqen qė po i shkaktojnė popullit e vendit tė tyre. Pėrkundrazi, ata janė shumė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė dhe e bėjnė me bindje njė veprim tė tillė nė dobi tė tyre e nė dėm tė tė tjerėve. Kėtė ua lehtėson sė tepėrmi mungesa e pėrgjegjėsisė morale nė vetvete dhe thatėsira shpirtėrore.
Intelektualėt qė jetojnė vetėm materialisht janė kontingjent nė shėrbim tė sė keqes qė pllakos popullin e tyre. Kultura dhe pėrvoja e fituar prej kėtyre individėve janė vlera nė shėrbim tė regresit, tė cilat i krijojnė probleme serioze shoqėrisė, nė vend qė ta ndihmojnė atė. Kjo kategori intelektualėsh me moral e ndėrgjegje tė infektuar janė tė gatshėm tė bėjnė gjithēka nė shėrbim tė interesave egoiste dhe kjo ėshtė nyja qė i bashkon me sojin e tyre. Nuk ka rėndėsi pėr ta se cili ėshtė padroni vendimmarrės, shqiptar apo i huaj, qėllimi i vetėm i tyre ėshtė qė ta shohin veten tė rreshtuar gjithmonė me ata qė kanė forcėn, paēka se kjo mund tė jetė njė forcė dėmprurėse pėr popullin e vendin e tyre. Njė pjesė e mirė e kėsaj kategorie intelektualėsh kanė bėrė tė njėjtėn gjė edhe nėn diktaturė duke flirtuar me Sigurimin.
Jo rastėsisht diktatori programoi eliminimin e intelektualėve tė shquar shqiptarė me kulturė perėndimore. Ata do tė ishin njė shembull frymėzimi pėr njė plejadė tė re intelektualėsh me kulturė tė mirėfilltė e ndjenja tė fuqishme atdhedashurie. Mirėpo diktaturės i duheshin tė diplomuar me kulturė anemike tė dominuar nga historia e partisė e marksizmi, egoistė, qė dashurinė pėr popullin e vendin e tyre t‘i zėvendėsonin me dashurinė pėr Partinė e Punės (e mė pas, pėr dy bijat e saj binjake). Ky ėshtė dėmi mė i madh qė i ka shkaktuar diktatura popullit shqiptar, pasojat e tė cilit do tė kushtojnė mė shtrenjtė nga ē‘mendohet.
Pėr ta kthjelluar mė tej kėtė ēėshtje delikate, e cila ėshtė lehtėsisht e kuptueshme pėr kėdo, le tė ndriēojmė njė aspekt tjetėr tė realitetit shqiptar.
Duke pasur parasysh egėrsinė e diktaturės komuniste nė Shqipėri, nuk duhet pretenduar kurrsesi se njė krijues disident i ēdo fushe tė krijimtarisė kulturore do ta mbijetonte atė. Pėrkundrazi, janė internuar, burgosur e pushkatuar talente vetėm pse janė interpretuar me tendencė ekstreme krijimet e tyre. Megjithatė nuk do tė ishte ndonjė sakrificė e madhe tė kalohej nė heshtje prirja e atyre personaliteteve tė kulturės shqiptare qė u pėlqen tė pretendojnė se paskan bėrė «disidencė tė tėrthortė» dhe njėherėsh edhe karrierė tė lakmueshme nėn hundėn e njė diktatori paranojak qė tė vriste po tė shikonte ndonjė ėndėrr tė keqe.
Mirėpo ėshtė sa detyrim moral aq edhe krenari pėr ēdo personalitet kulture t‘i ndodhet pranė popullit tė tij nė situata tė vėshtira. Kjo ėshtė dyfish e detyrueshme pėr personalitetet e kulturės qė i kanė borxh moral popullit tė tyre, sado tė minimizohet ai borxh i matur me kutin e egoistit e i shpėrfillur me arrogancėn e prepotentit.
Para pak kohėsh Gazeta Shqiptare publikoi nė disa numra tė saj njė akuzė tė argumentuar tė faljes (megjithėse nė fjalorin politik nuk ekziston termi falje) prej qeverisė shqiptare tė 354,4 km² tė detit Jon shtetit fqinj, Greqisė. Nga mėnyra se si reaguan autoritetet e vendit, u kuptua qartė se bėhej fjalė pėr njė fakt tė kryer nė kuadėr tė njė marrėveshjeje sekrete, siē bėhen zakonisht krime tė tilla prej pushtetarėsh amoralė qė e quajnė veten pronarė tė atdheut. Edhe qėndrimi i shtypit «tė lirė» la tė kuptohej se nuk kishte kurajė ta ngacmonte qeverinė nė kėtė nyjė nevralgjike. Veē gazetės sė lartpėrmendur, asnjė organ tjetėr nuk e prishi terezinė pėr kėtė vogėlsirė. Gazetarėt shqiptarė e kanė mėsuar tani pėrmendsh se nė cilat pika nuk duhet tė bėjnė shaka si me klanin qeveritar ashtu edhe me klanin ―opozitar‖. Meqė ra fjala pėr tė, e pėrndershmja ―opozitė‖, sikur tė ishte memece (ndonėse di tė ulėrijė edhe kot sė koti pėr interesat e saj vulgare), nuk e shqepi gojėn pėr atė copė det qė e dinte mirė se ku kishte pėrfunduar.
Mirė shtypi ―i lirė‖ qė e ka shkelmin nė fyt, mirė opinioni shoqėror shqiptar qė i ngjan njė opinioni varrezash, po personalitetet e kulturės shqiptare qė gėzojnė imunitet publik prej kujt u trembėn qė nuk i kushtuan asnjė fjalė detit jetim? Pėrkundrazi, pikėrisht nė atė periudhė prej kėtyre u dėgjuan edhe intervista anormale (rastėsi?), euforike pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, qė ngjanin si dy pika uji me ditirambet e tyre tė dikurshme kushtuar «farit ndriēues nė brigjet e Adriatikut». Tė paktėn ta harxhonin njė fjalė pėr hir tė rehatisė sė kėndshme qė kishin shijuar nė Shtėpinė e bukur tė Pushimit nė Dhėrmi, ndėrkohė qė shqiptarėve tė tjerė u binte bretku duke punuar nė aksion me goditje tė pėrqendruar edhe ditėn e diel, apo mė keq akoma, nė qendra internimi e miniera burgu.
Ėshtė e pamundur tė jesh derr i kėnaqur e njėherėsh edhe Sokrat i vuajtur. Sa shije tė hidhur tė lė krahasimi i mykut tė ndėrgjegjes sė kėtyre spekulatorėve tė kulturės me pastėrtinė e ndjenjave tė Vasil Laēit, atij djali fshati me prirje poeti qė dha jetėn nė moshė rinore pėr dinjitetin e popullit tė tij!
-
-
Njė tjetėr problem madhor, pėr tė cilin duhej doemos tė ndihej zėri i personaliteteve tė kulturės shqiptare beniaminė tė diktaturės, ishte edhe eliminimi me anėn e Kodit tė ri Elektoral i palo-pluralizmit shqiptar. Qysh prej zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009 e nė vazhdim, dy kryetarėt e partive respektive pozitė-opozitė kanė tė drejtėn e rekrutimit tė deputetėve pėrkatės nė bazė tė listave qė do tė pėrpilojnė ata vetė. Alternativa ėshtė e qartė: Ose skllav i bindur i kryetarit tė partisė, ose kurrė deputet. Madjé, veē Partisė Satane e Partisė Demone, partive tė tjera u ėshtė mohuar me ligj e drejta e komisionarėve pėr t‘u kujdesur pėr votat e tyre, tė cilat do tė ndahen prej dy abuzueseve tė pėrhershme nė bazė tė zonave tė influencės. Rrjedhimisht, nuk do tė ketė asnjė ndryshim midis deputetėve tė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė nė kohėn e Partisė sė Punės dhe deputetėve neokomunistė tė dy bijėzave tė saj binjake. Asnjė reagim pėr kėtė rikthim me ligj nė diktaturė prej atyre intelektualėve qė manovrat me synime tė hapura egoiste i kanė interpretuar djallėzisht si pėrpjekje pėr t‘i dhėnė frymėmarrje demokratizimit tė Shqipėrisė! Pse heshtin ata sot qė demokracia shqiptare po jep shpirt?
I vetmi shpjegim i qėndrueshėm ėshtė se pushteti i sotėm mafioz disponon prova dokumentare se e kaluara e kėtyre «disidentėve» tė llastuar tė Partisė ėshtė mė e kompromentuar nga sa njihet publikisht. Nė kėto rrethana, ata mbeten peng e mafies politike pėr tė mos iu hequr petėt lakrorit diskreditues. Pavarėsisht se ndokush prej tyre, nė rrethana tė veēanta ku s‘ka si vepron ndryshe, lėshon si bombė tymėse ndonjė tullumbace pėr hapjen e dosjeve. Nė realitet, nė bisedime kulisash me mėkatarėt e politikės, ata argumentojnė domosdoshmėrinė e bllokimit tė atij procesi. Po tė ishte ndryshe, ata nuk do t‘i pėrmendnin kalimthi problemet jetike tė popullit shqiptar, vetėm kur janė tė detyruar prej tė tretėve qė tė shprehen rreth kėtyre ēėshtjeve.
Kjo ndodh se ata nuk guxojnė t‘i shqetėsojnė sot politikanėt e korruptuar shqiptarė, se do tė shqetėsoheshin shumė mė tepėr pėr vete. Pėr tė mos pasur telashe nė «parajsėn personale», e cila ka qenė edhe ideali i tyre i pėrhershėm, ata i kthejnė kurrizin skėterrės shqiptare duke gjetur fjalėn me xhahilėt e politikės. Kjo ujdi e pėshtirė me mafien politike pėr leverdi reciproke i zbret nė nivelin e matrapazėve tė rėndomtė tė parimeve kėta sehirxhinj cinikė tė dramės shqiptare.
Do tė ishte nė tė mirė tė tij qė brezi i ri i inteligjencies shqiptare me mendėsi bashkėkohore tė pėrpiqej pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė Shqipėri pa u ndikuar prej idhujve tė dyshimtė. Falė gjenisė dhe pėrvojės sė tij tė jashtėzakonshme, Napoleoni kishte konstatuar:
«Njeriu ėshtė i suksesshėm nė jetė kur ka bazė dhe lartėsi tė barabartė [bazė = kurajė, lartėsi = intelekt]. Kur ai ka bazėn mė tė madhe se lartėsia, ndėrmerr plane tė guximshme tė destinuar tė dėshtojnė, mbasi nuk janė tė studiuar mirė. Kur ka lartėsinė mė tė madhe nga baza, ai harton plane premtuese qė mbeten nė letėr pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė bazės».
Mjetet bashkėkohore tė luftės pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut janė shumė komode e tė qytetėruara. Ato kėrkojnė mė shumė qartėsi mendimi, vlerėsim tė vetvetes e nerv proteste se sa kurajė tė konceptit napoleonian. Jetojmė nė njė kohė kur jo vetėm veprimi por edhe mosveprimi i menēur jep rezultate. Njė bojkotim masiv zgjedhjesh ndaj tė vetėquajturės ―klasė politike‖ njėzetvjeēare, e cila e ka pėrkeqėsuar me shpejtėsi gjendjen e popullit e tė vendit tė saj, do tė ishte njė sinjal alarmi si pėr vėzhguesit evropianė edhe pėr «segmentin mė tė fuqishėm tė faktorit ndėrkombėtar». Ashtu sikundėr ishte njė sinjal me efekt tė kundėrt shprehja e njė gazetari italian tė RAI DUE para njė qendre zgjedhore nė Vlorė mė 1997:
«Nuk kam parė kurrė kaq shumė gra tė veshura me rroba tė zeza, qė presin nė radhė pėr tė votuar.»
Ai e dinte mirė qė ato i kishte veshur politika me tė zeza atė vit e megjithatė prisnin tė votonin pėr vrasėsit e njerėzve tė tyre...!
-
-
— Erdhe, vėlla? Oh, sa nevojė kisha pėr ty nė kėto ēaste trishtimi, - i tha Demoni Satanit duke e shtrėnguar fort nė krahė.
— E dija, prandaj tė lajmėrova tė takoheshim menjėherė, i pėshpėriti ai tek veshi, pa u shkėputur prej krahėve tė tij.
Ata qėndruan tė pėrqafuar pėr disa ēaste. Pastaj Satani i rrahu krahėt dhe tė dy u ulėn.
— Tė shikoj vėrtet tė trishtuar dhe mė vjen keq pėr kėtė, e mori fjalėn i pari Satani, i merakosur nga thellimi i rrudhave nė fytyrėn e Demonit. Ti nuk duhet tė ndjehesh aspak fajtor pėr atė qė ndodhi, gjersa e di fare mirė pse na kėrkohej inskenimi i hapjes masive tė depove tė armatimit dhe shkatėrrimi i dokumentacionit tė SHIK-ut lidhur me trafiqet e viteve tė fundit. Ashtu sikundėr nuk ishte vetėm dėshira jonė pėr tė thyer embargon e naftės ndaj Serbisė tė vendosur nga NATO. Ne jemi tė detyruar t‘i zbatojmė urdhrat e faktorėve tė brendshėm e tė jashtėm qė na sollėn kėtu ku jemi, pėrndryshe thyejmė qafėn. Pėr sa i pėrket opinionit tė pėrgjithshėm, duhet tė mbajmė gjithmonė parasysh parimin e madh tė Partisė sė Punės: «Qentė le tė lehin, karvani tė shkojė pėrpara.»
— Ka shumė tė vrarė e tė plagosur, jugu ėshtė i pėrfshirė pothuajse i tėri nga flakėt. Edhe nė veri kanė filluar tė njėjtat rebelime, - u shpreh me gjysmė zėri Demoni.
-
-
E ēfarė pastaj? Popullsia shqiptare po arrin afro katėr milionė. Emigrantėt qė kanė rėnė nė kushte mė tė mira jetese pjellin fėmijė ēdo vit. Dhe ti e paske humbur toruan se u vranė e u plagosėn disa mijėra! Stė kisha gjykuar kurrė kaq tė dobėt.
Po tė isha aq i dobėt sa mendon ti, unė do tė kisha dhėnė dorėheqjen e ujėrat do tė ishin qetėsuar deri-diku.
Nuk e kuptoj si ta zė goja fjalėn «dorėheqje» ty. Ramoni na i ka shpjeguar nė mėnyrė tė pėrsėritur qė kur segmenti mė i fuqishėm i faktorit ndėrkombėtar tė na sugjerojė largimin pėrkohėsisht nga kreu i partisė sė tij tė njėrit prej nesh, pėr tė mos rėnė nė sy si dy udhėheqės tė pėrjetshėm, atė lėvizje do ta bėj unė, mbasi elektorati i Partisė Satane ėshtė i konsoliduar prej pesė dekadash. Ti nuk do tė lėvizėsh kurrė nga kreu i Partisė Demone qė fatmirėsisht ka uzurpuar krahun e djathtė tė spektrit tonė politik, njė nga arritjet tona mė tė mėdha. Shpėrbėrja e Partisė Demone do tė na krijojė probleme serioze nė ēdo kohė qė tė ndodhė, mbasi aktivizimi i njė formacioni tjetėr politik nė vend tė saj do tė shėnonte startin e njė pluralizmi real nė Shqipėri. Ne duhet tė bėjmė gjithė investimet e mundshme qė kjo tė ndodhė vetėm kur pasardhėsit tanė tė pasuruar tė ndėrtojnė vetė njė tė djathtė tė re, nė mbrojtje tė interesave tė tyre si shtresė e privilegjuar shoqėrore. Deri atėherė, emrat e pronarėve tė ligjshėm e tė pasardhėsve tė tyre do tė jenė fshirė nga hipotekat dhe ajo ish-shtresė e pasur do tė jetė fshirė nga historia.
-
-
— Degėt e Partisė Demone nė qytetet e jugut nuk funksionojnė mė, psherėtiu Demoni, duke e ēuar gjuhėn ku i dhembte dhembi. Nuk di se si do tė veprojmė nė zgjedhjet e afėrta tė parakohshme.
— Pėr kėtė e vret mendjen ti? Habitem. Po ēfarė folėm ne deri tani? Nuk qenkemi kuptuar fare, mė duket! Do tė lėmė ato partitė relikte tė Luftės sė Dytė Botėrore, qė mė ngjajnė si Rosinanti, tė zėnė vendin e Partisė Demone nė spektrin politik shqiptar? Do tė bėjmė harakiri politik? Jo vetėm qė do tė tė ndihmojmė ne pėr riaktivizimin e degėve tė Partisė Demone nė zonat e nxehta tė jugut, por edhe sikur asnjė degė e Partisė tėnde tė mos funksionojė nė tė gjithė vendin, ajo do tė fitojė gjithmonė tė paktėn 35 % tė votave. Krijimi i njė vakumi elektoral qė mund tė shfrytėzohej prej ndonjė force tjetėr politike, kushdo qoftė ajo, do tė pėrmbyste shumė nga planet tona dypalėshe.
— Bashkimi Evropian ka vendosur tė dėrgojė ish-kancelarin austriak, Vranickin, qė tė ndėrmjetėsojė nė pajtimin tonė, - u fut mė sė fundi nė temėn delikate tė ditės Demoni.
— Ja se ē‘do tė thotė tė veprosh nėn patronazhin e miqve fuqiplotė, - ia priti Satani i buzėqeshur duke i shkelur syrin. - Falė ndikimit tė tyre pranė Kėshillit tė Evropės, atje ėshtė vendosur qė dy partitė tona tė mos trajtohen si fajtore pėr atė ēka ndodhi, por si tė vetmit faktorė tė mundshėm stabiliteti pėr tė ardhmen e vendit. Vranicki ėshtė njė dhelpėr plakė, prandaj unė e ti nuk duhet tė pranojmė pajtim mes nesh. Pėrkundrazi, akuzat tona tė ndėrsjella duhet tė jenė sa mė tė ashpra, pėr t‘i krijuar pėrshtypjen atij se ne jo vetėm qė jemi opozitarė por edhe tė armiqėsuar me njėri tjetrin. Kėshtu Vranickit do t‘i zbehet ideja e bashkėfajėsisė sonė pėr ngjarjet e paprecedent qė ndodhėn. Bashkimi Evropian duhet tė jetė gjithmonė i shqetėsuar pėr gjendjen e pasigurt nė Shqipėri e nė rajon, pėrndryshe atje do tė dėgjoheshin zėra qė do tė kėrkonin nxjerrjen para ligjit tė shkaktarėve tė vėrtetė tė ngjarjeve tragjike nė vendin tonė. Pėr sa kohė do tė vazhdojė gjendja e nderė nė Shqipėri, ata do tė interesohen posaēėrisht pėr tė ardhmen e pasigurt tė Ballkanit, duke e lėnė nė harresė atė qė ndodhi, gjė qė atyre nuk iu prish ndonjė punė tekefundit. Kusuret rėndojnė mbi shqiptarėt. Kėshtu ne do tė mbetemi partnerėt e tyre tė preferuar, jo tė akuzuarit e tyre. Prandaj tani e tutje destabiliteti i vendit favorizon forcimin e pozitave tona.
— S‘ka punė mė tė lehtė se sa zgjatja e destabilitetit pas kėsaj katrahure, - u shpreh i kėnaqur Demoni.
— As punė mė tė leverdishme pėr ne, si nė planin e jashtėm ashtu edhe nė atė tė brendshėm, - e plotėsoi Satani. - Duke e mbajtur tė tensionuar gjendjen, njerėzit do tė jetojnė nė ankth tė rrezikut tė kokės dhe as do t‘iu bjerė mė ndėrmend tė shikojnė ēfarė bėn qeveria e me ēfarė merret opozita e rraskapitur. Kushdo qė do tė provojė tė bėjė tė kundėrtėn nė kėtė situatė do tė hajė kokėn e tij. Ēdo ―gjembaē‖ qė do tė lipset ta qėrojmė do tė hyjė nė inventarin «larje hesapesh midis bandash.» Bandat do tė jenė mashat tona pėr tė trazuar zjarrin e vdekjes qė duhet t‘iu imponojė heshtjen masave. Nė kėtė mėnyrė, ne do tė bėjmė atė qė na intereson, populli duhet tė bėjė atė qė duam ne.
-
-
I lodhur nga loja satano-demone pas dy ditė pėrpjekjesh tė pafrytshme, Vranicki do tė deklaronte nė konferencėn e fundit pėr shtyp:
— Ėshtė e vėshtirė tė dallosh midis tyre, se kush ėshtė djalli e kush ėshtė engjėlli.
Nėnteksti ishte i qartė. Pėr sytė e stėrvitur tė diplomatit me pėrvojė ata ishin dy djaj me tė cilėt nuk bisedohej dot. Cili mund tė ishte ndryshimi midis njė Satani e njė Demoni?
Vetėm ―vėllezėrit grekė‖, si mishėrim i djallėzisė, dinin tė merreshin vesh mirė me djajtė. Ata i ulėn nė tavolinėn e tė paudhit klanin e Satanit e tė Demonit pėr tė krijuar «qeverinė e pajtimit kombėtar» me kryeministrin e emėruar nga Athina. Pra, kriminelėt bashkėfajtorė tė luftės sė verbėr civile, e cila shkaktoi disa mijėra viktima, nė vend qė t‘i dorėzoheshin Gjyqit tė Hagės pėr krime kundėr njerėzimit, bėnin «pajtim kombėtar» midis tyre nė njė Shqipėri tė djegur, ku gjithēka shkatėrrohej me tė njėjtėn shpejtėsi marramendėse qė zgjeroheshin varrezat e disa qyteteve, rinia fatkeqe e tė cilėve po pėrpihej nga flakėt e ferrit neokomunist.
Gjakėsori Millosheviē i mbylli ditėt e tij siē e meritonte nė burg ndėrkombėtar, i akuzuar pėr jetėn e njė mijė kosovarėve tė pafajshėm (ndonėse krimi i tij ishte ndjeshėm mė i madh). Ndėrsa Demoni, Satani dhe dy partitė e tyre bėjnė ligjin nė Shqipėri edhe 12 vjet pas ngjarjeve tragjike tė 1997-1998-ės, ku humbėn jetėn tė paktėn 3500 shqiptarė, u plagosėn e u gjymtuan mbi 11000 tė tjerė, u shkatėrrua Shėrbimi Sekret Shqiptar e institucione tė tjera jetike pėr shtetin qė nuk rimėkėmben lehtė, i u krijua njė dėm material vendit mbi 10 miliardė dollarė dhe pasojat e armatosjes sė popullit janė tė pranishme edhe sot e do tė ndjehen pėr shumė kohė akoma. Nė Shqipėri nuk shkeli kėmba e asnjė pushtuesi dhe kjo gjėmė kombėtare i ka fajtorėt tė njohur e tė deklaruar publikisht: Partia Demone dhe Partia Satane, tė pėrfaqėsuara prej krerėve tė tyre, Demoni e Satani.
Pėr tė kuptuar mė mirė se nė ēfarė ujėrash lundron realisht anija shqiptare, armata e intelektualėve shqipfolės duhet t‘i japė pėrgjigje bindėse kėsaj pyetjeje sa tė natyrshme aq edhe tė rėndėsishme:
Pse politika e tė Mėdhenjve e bėri tė vdiste me tė drejtė nė burg kriminelin Millosheviē tė akuzuar pėr jetėn e 1000 kosovarėve tė pafajshėm dhe po ajo politikė mundėsoi qė Demoni e Satani ynė, mbi tė cilėt rėndon akuza e vrasjes sė tė paktėn 3500 shqiptarėve po aq tė pafajshėm dhe tė plagosjes sė mbi 11000 tė tjerėve, jo vetėm tė mos jepnin kurrfarė llogarie pėr megakrimin kombėtar ‗97-‘98 por tė vazhdojnė tė qetė edhe sot karrierėn e tyre tė korruptuar, pėr tė cilėn Ndėrkombėtarėt disponojnė prova shumė mė tepėr nga ne vetė?
Nėn shembullin e dobėt tė inteligjencies sė saj apatike, shoqėria e ēoroditur shqiptare po shndėrrohet nė njė klloēkė qė ngroh vezė gjarpri. Mund tė manifestohet indiferentizėm shoqėror ndaj mohimit tė tė drejtave tė ish-tė burgosurve apo pronarėve tė ligjshėm dhe nga naiviteti politik apo paaftėsia mund tė ėndėrrohet se edhe ashtu do tė shkohet nė ndonjė tip demokracie allashqiptarēe, anķ. Por pėr sa kohė nuk do tė jenė gjykuar e dėnuar shkaktarėt e tragjedisė kombėtare 1997-1998, populli shqiptar do tė mbetet fatalisht i dėnuar tė jetojė i divorcuar nga paqja sociale, liria dhe demokracia e vėrtetė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt