Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Deklarata e këtij rusi është eko e deklaratës së Ivanoviqit rreth projektit të abetares së përbashkët, sepse sipas rashkianëve kjo është shenjë se aspiratat për një "Shqipëri të madhe", sipas tyre ende nuk janë shuar. Dhe deklarata të këtij lloji duhet të priten gjatë tërë këtij viti, që shihet si përvjetori i shtet-krijimit shqiptar dhe pasi që kjo gjë festohet edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë atëherë kjo i bënë sllavët që të plasin.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    yllbardh;

    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Ja ky është shkaku se pse nuk reagojnë politikanët tanë.

    Rusët vetëm se kanë filluar të na pushtojnë. Spiunët e tyre janë në çdo qoshe të rrugës, ose ose çka është më e keqja këto janë të mbushura me lloj-llojë sëmundje infektuese. Le të mos flasim për lokalitete të natës ekskluzive për biznesmenët dhe politikanët tanë. Rast i ngjashëm është edhe në Shqipëri.


    Në Ferizaj, mirë se vini ne vendin e prostitutave ruse!
    Natalya Kurasova gjysmë e cullakosur ushtron njërin ndër zanatet më të vjetra në botë. Ajo është pronare e N.T.H. restorant ,,NATA'' në Prelez të Muhaxhirëve në Ferizaj, nrb: 70767805 Pronarë: Natalya Kurasova. Për ata që janë të interesuar të bëjnë rezervime ka dhe telefonin 044/311-11x.
    Të vizitosh këtë “restorant” në sallë sheh gjashtë – shtatë vajza që bisedojnë kokë më kokë. Në qoshe sheh dy tre djem kryesisht kokërruar. Që vëzhgojnë me kujdes hyrje- daljet në lokal. Nëse klienti ulet, menjëherë i afrohet “kamerierja” duke e pyetur se çfarë dëshiron të pijë, apo dëshiron “diçka” tjetër mbase “ëmbëlsira”.
    Vajza, Iulia Matuzko me rroba të tejdukshme po ashtu është profesioniste në këtë fushë si “recepsioniste”. Di të ofrojë “ëmbëlsira” apo të kërcej me muzikë kryesisht në mesnatë, dhe të pret klientët e saj. Kjo drejton biznesin N.H.T. Restorant "Moulin Rouge" në Prelez të Muhaxhirëve të Ferizaj, nrb: 70581701 Pronarë: Iulia Matuzko. Ka dhe telefonin për ata që duan të bëjnë “rezervime: 049-438-83X.

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
    po ne prelez apo si quhet aj vent ku zhvillohet ky marifet i poshter a jeton ne at rrethin shqiptar apo rus si esht e mundur qe nuk dalin do burra e ti hedhin ne ere kto clube

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shqipëria e Madhe, projekt i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore”
    Serwer: Nikoliqi po jep shenja për ndarje të Kosovës

    Prishtinë, 4 qershor – Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të ndarjeve. Analisti amerikan Daniel Serwer vlerëson se sjelljet dhe gatishmëria e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë që të krijojë ndarje. Ndarje që, sipas njohësit shumëvjeçar të Ballkanit, nuk do të bëhej vetëm në Kosovë, por do të ndizte një zjarr gjithandej nëpër Ballkan e deri në Qipro.

    Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të parandalohet një zhvillim i tillë. Serwer konstaton se në BE ka paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sipas tij, këto paragjykime duhet të sfidohen.


    Që në fillim, duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm. Për këtë, sipas tij,duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë. “ Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”. Ai u është deklaruar skeptik sa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikoliq për zgjidhjen e këtij problemi. “Sinjalet e para nuk janë të mira. Ai e vizitoi Rusinë menjëherë pasi u zgjodh. Menjëherë gazeta “Politika” filloi të publikonte artikuj me disa kolegë të mi që flasin për ndarje nëpër gjithë Ballkanin dhe këto nuk janë shenja të mira”. Serwer rikujton se nëse ndodh një ndarja, ajo “
    do të jetë zinxhirore, sepse i tillë është Ballkani. Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë shtete. Kjo nuk është interes as i SHBA-së e as i BE-së. Që të dyja do të kundërshtojnë këtë” (intervista e plotë sot në “Kohën Ditore”).
    http://www.koha.net/?page=1,13,101984

  4. #14
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    po ne prelez apo si quhet aj vent ku zhvillohet ky marifet i poshter a jeton ne at rrethin shqiptar apo rus si esht e mundur qe nuk dalin do burra e ti hedhin ne ere kto clube
    Natyrisht se ka dhe gjithashtu edhe "pronarët" (lexo: e vërtet) zakonisht janë shqiptarë, të cilët me siguri se i kanë në xhepin e tyre personat kyç së pari në strukturat e udhëheqjes dhe sigurimit komunal dhe pastaj atyre ne nivel më të lartë. Kjo bën që këta persona të veprojnë pa kurrfarë droje. Dhe në fund të fundit këta personat nga "udhëheqja" dhe "sigurimi" korrin frytet e korrupsionit të tyre në po ato klube. Kështu që ky lloj biznesi jo vetëm që rritë korrupsionin aktual por edhe zakonisht rrezikon jetën e të rinjve tanë naivë që në shumicën e rasteve kundërshtojnë të përdorin prezervativë dhe mundë të infektohen me AIDS dhe përhapin këtë pa dijeninë e tyre, gjë që përputhet shumë mirë me një nga teoritë e shkijeve për zgjedhjen e problemit shqiptarë të "Kosovës".
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •