ILIADA nga Homeri Kėnga e II-tė:
Tani ju, o muza, qė n'Olimp banoni, dhe si hyjnesha para syve keni ēdo send dhe nuk ju mbetet gjė pa ditur, tregomni prijsit edhe princat dąnaj, tė cilėt ne kurrė parė me sy s'i kemi, por kemi ndier lavdinė pamort tė tyre.
Tė gjithė kreshnikėt qė nė Trojė luftuan nuk do tė mundja t'i pėrmend me emėr, sikur dhjetė gjuhė edhe dhjetė gojė tė kisha zė t'pashteruar dhe krahror prej tunxhi, mos t'm'i kujtonin Muzat e Olimpit -bija tė Zeusit shqytamadh – fatosat qė n'Ilion erdhėn luftė t'u hapin trojasve.
Beotėve u prinin Lejti e Peneli, Arkesilau, Protoenori e Kloni, dhe atyre shokve qė banonin n'Hirje n'Aulidė shkėmbore dhe nė Skerė e Skolod, dhe n'Eteonin me lugina e pyje, nė Tespje e Grajė e Mikales tė hapėt, dhe atyre tjerėve qė rreth Harmės rronin, n'Ilčs dhe Eritre e n'Eleonė banonin, n'Hilė, Okalé e Peteon u rritėn nė Medeonė me ledhe madhėshtore, t'tjerėve nga Kopa dhe Eutrezi e Tisba n'zė pėr pėllumba dhe nga Koronea, prapė tjerė nga Aliarti i pasur me kullota dhe nga Platea, tjerė n'Glisant banonin dhe n'Hipotebė me ledhe madhėshtore, ata nga Anhesti i shenjtė, ku Posejdonit kushtuar kishin prozhėm madhėshtor.
Dhe ata nga Arna e veshur plot me vreshta, dhe nga Midea e Nisa e shenjtėruar, dhe nga Antedoni ndėr kufij tė skajshėm, nė Trojė velėzuan me pesėdhjetė anije, dhe nė secilėn djemtė e Beotisė plot nga njėqind e njėzet veta hipėn.
E ata qė rronin n'Orkomen tė minėve dhe Aspledon nė krye Jalmenin kishin me Askalafin, dy pinjoj tė Aresit, qė i lindi Astioka nė saraj t'Aktorit, birit t'Azeos. Vasha e nderuar nė pod tė epėrm, ku ish dhoma e ēikave, ra nė shtrat tinėz, me tė tetėdhjetė anije. Skedi e Epistrofi bijtė e Ifit Naubolit nė krye u prinin ēetave fokeze, qė n'Kiparis e nė Pitonė shkėmbore i kishin trojet dhe nė Daulide.
Dhe atyre qė nė Jampol e Anemoré banonin, tjerėve qė rronin nė breg tė Qefizit me rrjedhė hyjnore, e tjerėve qė banonin nė trevė t'Lilajės, ku buron Qefizi. Erdhėn nė Trojė me dyzet barka t'murme.
E ata i vendosėn ēetat e fokezve nė krah tė majtė pranė ēetave beote.
Lokrezve u printe i shpejti Ajaks Ojliadi me trup i vogėl, madje shumė i vogėl krahas Ajaksit, birit t'Telamanit. Nga shtati i paktė mbante pancir prej liri: por n'hedhje heshte ua kalonte akejve dhe panelenve. Ajaksi u printe burrave t'ardhur nga Kyni, Opunta dhe Kaljri nga Besja e Skarfi dhe Augea e kėndshme, nga Tarfa e Troni i bregut tė Boagrit. Dyzet anije me Lokrezė e ndoqėn, qė i kishin trojet tej Eubesė hyjnore.=Euba Hyjnore*?
Nė krye t'Abantve trima tė rrėmbyer, qė u shtrihej fisi ē'merr Kalkida e Eubea, Iretrja e Histea e veshur plot me vreshta, dhe Qerinti buzė detit dhe qyteza e lartė e Dios dhe Karisti e Stira, u printe Elefenor Halkodontiadi, pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve, trima tė shpejtė me leshra derdhur n'supe, shtizorė me nam qė u digjej shpirti e zemra nė gjoks armiqve t'u thyenin przmoret, i ndoqėn pas me dyzet barka t'murme.
Ata qė erdhėn nga qyteti i Athinės me ledhe t'forta, ku sundoi shpirtmadhi Erekteu, t'cilin nėna tokė e lindi, dhe vetė hyjnesha Athiną e rritidhe e vu sundues nė tempull t'saj tė pasur, e atje athinjotėt pėr ēdo mot qė endej qindra kurbane qengja e dema i truanin, kapedan kishin Menesté Petidin.
Asnjeri i gjallė nė botė si ai nuk dinte tė radhitė qerre e burra me mburoja. Vetėm Nestori, i thyer nga mosha, i qasej. Dhei shkuan pas me pesėdhjetė barka solli Ajaksi i madh, pranė athinjotėve i vuri.
E ata qė erdhėn nga Tirinti e Argos, nga Ermiona e Asina n'gji tė detit stisur, dhe nga Trezeni, Ejona e Epidauri mbushur me vreshta, dhe ata qė erdhėn nga visi i Akajės, nga Maseta e Egina, kishin pėr prijės Diomed zemėrtrimin dhe djalin n' zė tė Kapaneut, Stenelin, t' tretin Eurialin posi hy tė pashėm, djalin e mbretit Mekist Talajonit.
Nė krye tė gjithėve printe Diomed trimi. Dhe i shkuan prapa me tetėdhjetė anije.
E ata qė rronin n'Mikenė kreshnike, n'Korint tė pasur dhe Kleonė tė hijshme, dhe ata qė trojet nė Orné i kishin dhe n' Aretirė tė kėndshme dhe tė lume, e nė Siqion, ku Adresti sundoi s'pari, n' Iperezi e Gonoesė tė egėr, dhe nė Pelén e Egialé banonin, n' Egion dhe fushėn e pamasė t'Elikės, mbretin e madh Agamemnon ATRIDIN kishin pėr prijės n'krye t'njėqind anijve; mbi tė gjithė ishin mė t'shumtė e mė trimi. Shkėlqente Atridi i veshur me armė tunxhi, dhe krenar shquhej mbi tė gjithė fatosat, se ish mė i forti e me ushtri mė t'madhe.
Laqedemona me lugina e male, Fari e Sparta e Mesa e pėllumbave, Brisja e Augea e kėndshme dhe Amikla, edhe qyteti bregdetar i Helos
dyndėn ushtri si Laja e pllaja e Ojtillit; atyre u printe Menela zėmadhi. Nė Trojė u sulėn me gjashtėdhjetė anije veēmas nga ushtria e Agamemnonit. Duke u dhėnė zemėr, pėrmes tyre bridhte, se mbi tė gjithė ai digjej t'merrte hakun pėr brenga e dhunė qė hoqi pėr Elenėn.
E ata qė ishin ng krahina e Pilo dhe Arena e kėndshme dhe nga fusha e Trios nė va t'Alfeut e nga Epia e hijshme,
E ata qė rronin nė Kiparisiente dhe mfigené nė Pteleon e Helos, nė –Dor ku muzat, ndeshur me Tamirin, kėngtarin thrak, qė vinte prej Ekaljes nga shpia e mbretit Eurit Ekalenit, ia mbyllėn gojėn dhe ia shojtėn kėngėn, pse e mburrte veten qė pėr kėngė ua dilte edhe vetė muzave, bijave t'Zeusit, e ato zemruar e bėnė qorr dhe i hoqėn mjeshtrinė e shenjtė tė kėngės dhe kitarės. Nestor Gerensin burrė me nam prijs kishin, pas tij radhitėn plot nėntėdhjetė anije.
E ata qė rronin n'Arkadi rrėzė malit thikė tė Kilenės pranė varrit t'Epitit, ku pėrherė lindin kordhėtarė fatosa,
E ata qė ishin nga Orkomena e pasur me tufa dhensh e nga Faneu e Ripa, Stratia e Enispa qė e rrahin erėrat e nga Egea e Martinea e kėndshme, dhe nė Stimpel e Parrasi banonin, kapedan kishin mbret Agapinorin, birin e Ankeos me gjashtėdhjetė anije.
Secila kishte shumė arkadė fatosa, fort tė dėgjuar nė mjeshtrinė e luftės. Mbreti i kreshnikėve Atridi atyre u fali flluga shumėrremash t'i bien detit turbull, pse me punė deti s'ishin marrė asfare.²² *
Ē'merrte Buprasi dhe hyjnorja Elidė, treva e Hirminės dhe Mersini i skajshėm, Olenia shkėmbore dhe Alisi, kishin pėr prijės katėr kpedanė.
Ēdo prijs udhėhiqte dhjetė galé tė shpejta, shumė prej epejve nė to patėn hipur.
Atyre u prinin Amfimaku e Talpi, bijtė e Kteatit dhe Eurit Aktorit, si prijs i tretė ish Djor Amarinkidi, dhe prijs i katėrt Poliksen hyjnori, i biri i mbretit Agasten Augiadit.
E ata qė ishin nga Duliku e Ekina, nisi tė shenjta, dhe tej detit rronin pėrballė Elidės, kishin prijs Megetin e rreptė si Ares, qė Fileu e lindi,
File kreshniku, dashamiri i Zeusit. Zemruar me t'anė, u arratis n'Duliko, s'andejmi u nis me dyzet barka t'murme.
E qefalenve Odiseu u printe dhe gjithė kreshnikėve qė n'Itakė banonin, dhe nė Neritė me pyje degėmėdhaja dhe nė Krokilė dhe Egilipė gurore;
E ata qė rronin nė Zaqint e Samos, dhe ata t'Epirit dhe bregdetit tjetėr,²²² tė gjithė prijs kishin Odisé dinakun, mendar si Zeusi. Me tė n'Trojė velėzuan dymbėdhjetė anije, fajkat lyer me t'kuqe.
Vinte Toanti, biri i Andremonit, prijs i etolėve, qė n'Pleuron dhe Oléne e nė Pilenė e Kalidonė shkėmbore e nė Kalkidėn bregdetare rronin.
Ojné shpirtmadhi s'kish lėnė djalė pas vetes, pse i biri i vdiq, leshverdhi Meleagėr, kėshtu Toanti sundoi gjithė etolėt, qė e ndoqėn pas me dyzet barka t'murme.
Kretezve u printe Idomené shtizori, e ata qė n'Knos e nė Gortinė shumėledhesh, nė Likt, Milet e nė Likst vendosur mbi shkėmb tė bardhė, nė Fest e Ryt, ( kėtu nė Kretė, asnjė pellazgė nuk u permend) kurse nė Odise po, si ngatrrohen gjėrat) dhe tjerėt qė rronin nė Kretė me njėqind qytete, kishin pėr prijs Idomene shtizorin bashkė me Merionin si mizori Ares, dhe u shkuan pas me tetėdhjetė barka t'murme.
E burri azgan Tlepolem Heraklidi nga Rodi u priu nėntė fllugave tė murme me rodezė trima qė nė Rod banonin, nė Lind, Jalis dhe Kamir gurabardhi.
Atyre u printe Tlepolem shtizori, qė me Heraklin e pėrftoi Astioka.
Herakli i fortė e pat rrėmbyer nga Efira anės Silentit, mbasi pat rroposur shumė kala burrash qė i rriti Zeusi.
Kur Tlepolemi u rrit n'atė truall tė bukur, dajėn e vet tė shtyrė nė mot, Likinin, fis me Arsénin, e pat vrarė pa dashje.
Shpejt ndėrtoi barkė, njė mori burrash mblodhi, dhe arratinė tejembanė deti mori, pse u tremb nga bijtė e nipat e Heraklit.
E mbasi hoqi nė mėrgim shumė t'zeza, sosi nė Rod, tri fise atje vendosi. Dhe Zeusi i madh, sundues i njerėzve e i zotave, me shpirt i deshi e begati u reshi.
Me tri anije erdh Nireu prej Simės, Nireu, i bir' i Aglajes dhe i Karopit, Nireu, qė ishte mė i pashmi i akejve, t'ardhur n'Ilion, pėrveē Akil hyjnorit; por ishte i dobėt dhe pak veta e ndoqėn.
Ata qė rronin nė ishujt e Nisirit Kropatit, Kasit, Koos dhe n'qytetin e Euripilit dhe Nisi i t'Kalidnes prijės Antifin e Fidipin kishin, dy bijtė e mbretit Tesal Heraklidit. Me ta u rreshtuan tridhjetė galé zgavra.
Ata qė rronin n'Argun e pellazgėve ²²²² * (ketu: Argu dikur moti ishte pushtuar nga pellazgėt por kėta dėbohen nga Helenet, kishin ikur 355 vite me parė nga Argu nė Thesali e nga ketu nė Cizikė, Italiė, Kretė e gjithandej ne mesdhe... Pra Argu i pellazgėve nė kohėn e luftės sź Trojes egzistonte vetem si toponim, si sot qe kemi toponime te pushtuesve sllavė nė Shqiperi e Kosovė)*liada faqe 62 vargu 655 Homeri)...me nam e zė, dhe trimat qė banonin n' Alop e Al, nė Ftijė, Trikinė dhe Eladėn e grave t'bukra, qė helenas quhen dhe mirmidonė e akej, (qė helenas quhen, pra nuk ishin pellazgė por helenė) n'Trojė velėzuan me pesėdhjetė flluga, e kishin prijs Akilin.
Nė krye t' Abantve trima tė rrėmbyer, qė u shtrihej fisi ē'merr Kalkida e Eubea, Iretrja e Histea e veshur plot mė vreshta, dhe Qerinti buzė detit dhe qyteza e lartė e Dios dhe Karisti e Stira, u printe Elefenor Halkodontiadi, pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve, trima tė shpejtė me leshra dredhur n'supe, shtizorė me nam qe u digjej shpirti e zemra nė gjoks armiqve t'u thyenin parzmoret, i ndoqėn pas me dyzet barka t'murrme.
Ata qė n'Trikė e nė Itomė malore e n' Ojkalé, qytet i Euritit, rronin, prijės dy bijt e Asklepit, Podalirin dhe Makaonin, mjekė te ndritur, kishin e tridhjetė anije zgavra n'Trojė i ndoqėn.
Tjerėve nga Ormeni dhe nga gurra e Iperjes dhe nga Asterioni e Titoni, i veshur me borė t'amshuar, Euripili u printe, i bir'i ndritur i Evemon kreshnikut: dhe e ndoqen pas dyzet galé t'murrme.
E ata qė ishin nga Gortina e Argisa, nga Orta e Elona e bardha Olosone, kapedan kishte Polipit luftarin, birin e Peritoos, qė Zeusi e lindi. Me Peritoon Ipodamia e ndritur e polli atė ditė qė zhbiu lubitė leshtore, i zboi nga Peli e i ngujoi n' Etikė.
Dhe Polipiti s'i udhėhoqi vetėm, por me Leontin nga pinjojt e Aresit, dhe bir i trimit Koron Keneidit, qė zbritźn n'Trojė mė dyzet flluga t'murrme.
Njėzet e dy galé Guneu nga Oifi solli me enienė e me perebė, qė rronin
n' Dodonė, ku dimri bėn mė borė akuj, me burra tjerė qė rrojnė ndėr fusha t' lagura nga i kėndshmi Titarez qė t' kthjelltat ujra i derdh n' Pené, por nuk perzihet fare mė rrymė t' Penésė plotė vorbuj ngjyrė argjendi dhe kalon sipėr posi vaj ulliri: buron nga Stiksi, ku betohen zotat.
Proté kėmbėshpejti bir i Tentredonit magnetėve u printe, qe i kishin trojet perqark Peneut e Peljos me pyllnaja, dhe e ndoqėn n' Trojė me dyzet barka t'murrme.
2°Ata qė rronin n'Argun e pellazgėve me nam e zė, dhe trimat qė banonin n'Alop e Al, nė Ftijė, Trikinė dhe Eladėne grave t'bukra, qė helenas quhen dhe mirmidoė e akej, n'Trojė velźzuan me pesėdhjetė flluga e kishin prijs Akilin.
3° Nė krye t'Abantve trima tė rrėmbyer, qė u shtrihej fisi ē'merr Kalkida e Eubea, Iretrja e Histea e veshur plot mė vreshta, dhe Qerinti buzė detit dhe qyteza e lartė e Dios dhe Karisti e Stira, u printe Elefenor Halkodontiadi, pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve, trima tė shpejtė me leshra dredhur n'supe, shtizorė me nam qe u digjej shpirti e zemra nė gjoks armiqve t'u thyenin parzmoret, i ndoqėn pas me dyzet barka t'murrme.
4° Ata qė n'Trikė e nė Itomė malore e n'ojkalé, qytet i Euritit, rronin, prijės dy bijt e Asklepit, Podalirin dhe Makaonin, mjekė te ndritur, kishin e tridhjetė anije zgavra n'Trojė i ndoqėn.
5° Tjerėve nga Ormeni dhe nga gurra e Iperjes(Epirit )? dhe nga Asterioni e Titoni, i veshur me borė t'amshuar, Euripili u printe, i bir'i ndritur i Evemon kreshnikut: dhe e ndoqen pas dyzet galé t'murrme.
6° E ata qė ishin nga Gortina e Argisa, nga Orta e Elona e e bardha Olosone, kapedan kishte Polipit luftarin, birin e Peritoos, qė Zeusi e lindi. Me Peritoon Ipodamia e ndritur e polli atė ditė qė zhbiu lubitė leshtore, i zboi nga Peli e i ngujoi n'Etikė. Dhe Polipiti s'i udhėhoqi vetėm, por me Leontin nga pinjojt e Aresit, dhe bir i trimit Koron Keneidit, qė zbritźn n'Trojė mė dyzet flluga t'murrme.
7° Njėzet e dy galé Guneu nga Oifi solli me enienė e me perébė, qė rronin n'Dodonė, ku dimri bėn mė borė akuj, me burra tjerė qė rrojnė ndėr fusha t'lagura nga i kėndshmi Titarez qė t'kthjelltat ujra i derdh n'Pené, por nuk perzihet fare mė rrymė t'Penésė plotė vorbuj ngjyrė argjendi dhe kalon sipėr posi vaj ulliri: buron nga Stiksi, ku betohen zotat.
8° Proté kėmbėshpejti bir i Tentredonit magnetėve u printe, qe i kishin trojet perqark Peneut e Peljos me pyllnaja, dhe e ndoqėn n'Trojė me dyzet galé t'murrrme.
Kėta qenė prijsėt dhe sundusit dąnaj ose akej kundėr Trojės !
Koalicioni Trojanė;
Lajmėtarja Iridė me kėmbė si era t'shpejta, derguar nga Zeusi shqytamadh ia behu, t'ju sjellė trojanve lajmin e trishtuar.
Pleq e tė rinj pėr kuvend ishin mbledhur te sheshi para dyrve tė Priamit.
Pranė tij u qas kėmbėshpejta Iridė dhe i foli, nė zė i shėmbllente birit t'tij Politit, me nam pėr shkathtėsi, qź tani ndodhej zbulues te varri i lartė i Plak Esjetit e priste dąnajt, kur nga anijet t'dyndeshin. Si ai e ngjashme i foli Iridė kėmbźshpejta: << Ngaherė, o plak, t'pelqen me fjalė tė zgjatesh si nė kohė paqe. Por njė luftė e egėr do tė pelcas; shpesh kam marrė pjesź ndėr luftėra, po kurrė s'kam parė njė mori kaq tė madhe, si gjethe pemėsh e kokrriza rėre, tani po sulen nėpėrmes djerrishtės ti bien qytetit, - Hektor, ngrehu e priti.
Kalaja e Priamit mbrėnda ka shumė mbrojtės nga vis t'huaja e me gjuhė te ndryshme.
Prandaj ēdo prijs nėn flamur tė bashkojė trimat e vet pėr luftė tė armatosur.>> Kėshtu foli Irida e Hektori n'ēast Iriden njohu, dhe prishi mbledhjen pźr te rroku armėt.
Portat u hapėn, jashtė u turr polemi: kėmbėsorė, kalorźs,shumź potere krisi. Njė bokė e lartė para qytetit ngrihej nź mes tė fushės, hapur nga ēdo anė, tė cilėn njerėzit Batijé e quanin, dhe zotat varri i trupėhedhurės; atje u rreshtuan besėtarė e teuker.
Hektor Priamidi i madh tarogzėtundėsi trojanve u printe e pas e ndiqnin prijsit me mori popujsh rreptė me armź tė ngjeshur, qė fort lakmonin tė luftojnė me heshta.
Dardanėve u printe princ Ené Ankiziadi, qė me Ankizin Afrodita e lindi. Ndonėse hyjneshė, me vdekėtar u mleks n'rudina t'Idés. Ai nuk printe vetėm por me Arkelokun tok dhe Akamantin, bij t'Antenorit tė dy mjeshtėr lufte.
Ata qė trojėt nė Zelejė i kishin nė rrezė tė vargut mė tź skajmė tė Idés,
trojas tė pasur qė pinė ujė t'Ezepit me rrymė te thellė, per prijs kishin
Pandarin, birin e ndritur tė princ Likaonit, t'cilit Apoli vetė ia fali harkun.
E ata qė ishin nga Adrestja e Apesi e nga Pitia e mali i lartė i Tirjes, kishin pėr prijės Adrestin tok me Amfin me pancir liri, dhe dy trimat ishin bij tė Meropit Pergosian, qė shokun nė botė s'e kishte pėr mjeshtri shortare; ai si la djemtė tė binin n'luftė shfaruese, po ata s'iu bindėn pse i thirri exheli, nga vdekja e kobshme tė dy do tė vriteshin.
E ata qė n'Prakt e nė Perkote rronin, nė Sest e Abido dhe n'Arisbė hyjnore, birin e Irtakut, trimin As prijs kishin, qė nga Arisba e brigjeve t'Silentit n'Trojė e sollen kuaj zjarmorė e azganė.
« Dhe Ipotou tok me Pile kreshnikun, bijtė e Pellazgut Leto Tautamidit, nė krye shtizorėve pellazgjikė u prinin, qė kishin trojet nė Larisė pjellore ».
« E, kur ndėr togje u rreshtuan dy palėt me prijės n'krye, si tufa zogjsh trojanėt me britma lufte dhe potere u turrėn duke piskatur thekshėm si kurrillat nė shtigje t'qiellit, kur i ikin dimrit me t'egrat shqota, e fluturojnė drejtė rrymash tė Oqeanit, dhe me vete i sjellin vrasti e vdekje fisit tė pigmejve;qe nė mengjes u shpallin luftė tė komshme ».
Analiza dhe diskutime rreth pjesmarrjes pellazge ne luftėn e Trojės;
Pėr popullin pellazgė nė Iliada, qė shumica mendojmi se ishte njė popull i madh, nė realitet kėtu nė kėto vargjet mė sipėr, pellazgėt i hasim nė kėta dy rreshta nė radhen Trojane, mė njė prijs.
"Ata qė rronin n'Argun e pellazgėve" ²²²² *
Argu dikur moti ishte pushtuar nga pellazgėt por kėta dėbohen nga Helenėt, pra ata kishin ikur 355 vite me parė nga Argu nė Thesali e nga kėtu nė Cizikė, Italiė, Kretė e gjithandej nėper Mesdhe... Pra Argu i pellazgėve nė kohėn e luftės sė Trojes egzistonte vetėm si toponim, si sot qė kemi toponime tė pushtuesve sllave e turke nė Shqiperi e Kosovė)*Iliada faqe 62 vargu 655 Homeri)
«...me nam e zė, dhe trimat qė banonin n'Alop e Al, nė Ftijė, Trikinė dhe Eladėn e grave t'bukra, qė helenas quhen dhe mirmidonė e akej, (qė helenas quhen, pra nuk ishin pellazgė por helenė) n'Trojė velėzuan me pesėdhjetė fluga, e kishin prijs Akilin ». E vrejmi se Akili ishte prijsi i mirmidonve « qe helenas quhen » e jo pellazgė..!
A jetonin nė Argo pellazgėt nė kohėn e luftės sė Trojės ?
Pėr tė kuptuar kėtė ngatrres, Argu nė kėtė kohėn e kėsaj ngjarjes epike homerike nė Iliad ishte njė qytet nė duart e helenėve dhe i banuar mė helenė prej mė se 300 vitesh e mė parė ishte ne dor te pellazgėve nė kohėn kur kėta erdhen nga Azia dhe e pushtan kėtė tokė tė gadishullit pėr herė tź parė nė vitin 1896 para krishti.
« ata qė ishin nga Orkomena e pasur me tufa dhensh e nga Faneu e Ripa, Stratia e Enispa qė e rrahin erėrat e nga Egea e Martinea e kėndshme, dhe nė Stimpel e Parrasi banonin,kapedan kishin mbret Agapinorin, birin e Ankeos me gjashtėdhjetė anije. Secila kishte shumė arkadė fatosa, fort tė dėgjuar nė mjeshtrinė e luftės. Mbreti i kreshnikėve Atridi atyre u fali flluga shumėrremash t'i bien detit turbull, pse me punė deti s'ishin marrė asfare..»²² *
*32 Diaspora pellazge nė Egje
Straboni na thotė se, Pellazgėt themeluan njė koloni nė ishullin e Kretės duke u mbeshtetur tek Homeri nė Odisea. Uliksi kur ai i fletė Penelopes pėr udhtimin e tij tė gjatė, i tregon se, banorėt e Kretės nuk flisnin tė gjithė njė gjuhė tė njejtė, kishte Atenien, Kretua indigjen, qė ishin burra krenar, kishte Sidonien dhe Dorien qė keta ishin tė ndarė nė tre fise dhe "madheshtorėt Pellazgė."
Pellazgėt kur arrijnė nė Kretė pas invadimit tė Deukalionit si e cekem mė sipėr, rreth vitit 1541 para krishti, nuk kishin ardhur nė numer tė madh nė Kretė siē e vrejmi nga dėshmia e Homerit, numrohen tė fundit. Nė kėtė ishullin e Kretės ata e ruajten lirinė e tyre gati pėr njė shekull, asnjė popullsi nuk sundonte mbi tjetren, derisa pas 125 vite qė nga debimi i tyre nga Thesalia dhe i tėrė Ballkani i sotźm, aty rreth vitit 1415 para Krishti, kur Tektamusi, i biri i Dorusit ose nipi i Helllenit, zbret ne Kretė mė Eolienėt, i nenshtron tė gjithė kėta popuj e mbretron mbi ta. Ėshtė pėr tu habitur se si Homeri nė Iliada kretasit i vėndos nė anėn e Akejve,i shkojnė disa anije nė ndihmė Agamemnonit, kurse nė "Odise", duke u kthyer Odiseja nga Troja, i gjėnė aty nė Kretė njė etni pellazge nė mesin e banorėve tė kėtij ishulli, si ka mundėsi kjo ?
Pellazgėt asnjėhere nuk perziheshin mė tjerėt. Nė Kretė mė nuk iu gjendet asnjė shenjė pas ketij citimi pėr Pellazgėt, tek asnjė historian tjetėr.
Populli fqinjė i Silicienėve tė fushės sė Trojadės ishin Pellazgė, siē e kendon Homeri, "Hipotis printe trupat e famshėm Pellazge" qe "jetonin nė fushėn pjellore tė Larisės, e njihnin pėr prijs te tyre Hipopotuan dhe Pikeusin, i dalur nga Marsi dhe i biri i Pelazgut Letus, qe rridhte nga Teutamisi. Mė kėtė Straboni deshmon peermes vargjeve tė Homerit se Pellazgėt jetonin nė kufi mė Silicienźt dhe quheshin Lirnesienė qe shtrihej ng Kaikė deri nź kufi mė Ioninė nė Azi, do thotė ne vendin ku prej kohesh jetojnź tani Eolienėt qe vendosen kėtu nė kėtė regjion qe kur Deukalioni i kishte debuar nga Thesalia si e vrejtem mė siper...
Pasi qė kėta pellazgėt ishin armiq tė Akejve, iu shkojnė nė ndihmė Trojanėve mirėpo kjo kishte ndodhur rreth 267 vite pasi qė pellazgėt ishin dėbuar nga Thesalia si e pamė lartė, janė tź detyruar t'ua lėshojnė edhe Cizikėn Eolienėve te cilźt ishin shumź mė te fuqishėm, keshtu qe sė bashku me Dorianėt pushtojnė njė pjesė tė Azisė sė Vogėl duke i dźbuar Leleget dhe Pellazgėt nga vendi qe ishin aty prej mė sė 567 vite q nga ikja e tyre nga Thesalia.
Kolonin Pellazge e gjejmi edhe mė herėt se lufta e Trojės nė Cizikė, nė kohėn e Argonautėve, do thotė rreth vitit 1250 para krishti, qe quheshin mė emrin Dolionė. Kur marrrin veshė se kėta Argonautėt ishin pasardhes tė Thesalianėve ku mė anijen e tyre kalonin aty pari, pėr t'iu hakmarrur i sulmuan. mirėpo mbreti i Cizikės nderhynė dhe vritet ne kėtė perleshje. Mė vonė nė Cizikė arrijnė edhe pellazgė tź tjerė, qė quhen nė histori si Pellazgėt Tirrenienė, tė cilėt kur dėbohėn nga Tirrenia nga Lidianėt, strehohėn nė Atikė, ku nga Atika kalojnė nė Lemnos, do thotė se ishin dėbuar pas shumė kohėsh dhe disa prej tyre terhiqen nė Cizikė. Kėta Tirrenienet mė origjinė Lidiane por qe ishin debuar nga Italia apo Saturnia, iu bashkangjitėn kėtyre banorėve tė Cizikės qė mė herėt ishin ardhur aty dhe kėshtu formohet si popull i perbashkėt dhe quhen tė gjithė Pellazgė tė Cizikės. Edhe kėtu perseri kolonit greke iu afrohen Cizikut dhe dal ngadale disa prej ktyre pellazgėve shkrihen nė ta e disa prej tyre zhvėndosėn dhe iu humbin gjurmėt nga ky vendė.
Burimi; Iliada nga Homeri, perkthimi Gjon Shllaku botues Buzuku Prishtinė
Burimi 2; Edme Mentélle Historia e Herodotit 1802 Paris
Ju falemnderit, presim intervenime vetem prej atyre qė e kane lexuar Homeri sė paku 3 herė dhe atė nė tri gjuhė sė paku, shėndet.
Krijoni Kontakt