115 miliardë dëmshpërblim për copëtimin e shqiptarëve
Prishtinë, 26 maj 2011 - Veprimtari dhe analisti, Koço Danaj, i cili viteve të fundit është vënë në ballë të bashkimit dhe krijimit të Shqipërisë Natyrale, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se ka grumbulluar materialin për Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë, ku do të bëhet padi për konferencën e Londrës,e cila copëtoi trojet shqiptarë në vitin 1913 .
"Sot përfundoi materiali prej 37 faqesh për Konferencën e Londrës. Do i dërgohet GJND-së dhe ministrave të jashtëm të Francës, Rusisë, Italisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe.
Kërkesa: Anulimi i Konferencës së Londrës dhe 100 miliardë sterlina dëmshpërblim kombit shqiptar për copëtimin kolonial në 1913"�, thuhet në njoftimin e Danajt. Siç e dimë tashmë, konferenca e ambasadorëve e mbajtur në Londër la jashtë kufijve të Shqipërisë natyrale, Kosovën, pjesën shqiptare të Maqedonisë, Çamërinë etj.
Krijoni Kontakt