Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Postime
    14
    Ju pershendes te gjithve.

    Ju falenderoj nga zemra per ndihmen qe po ma beni, Zoti bafte qe fytyra e tij te shendrise mbi ju gjithmone, fjale shume me vend 'Manulaki', fjale shume te qelluara 'Deshmuesi' fjale plote shprese 'Astrit77', qka mund te kerkon njeriu me shume nga vllezerit dhe motrat e tij perpos qe ata/ato te luten per te? me qka mund te kthehet kjo ndere kaq e madhe? nuk ka pasuri qe mund ta shperblej lutjen, te falenderoj 'Astrit77' per lutjet tua.
    Para disa vitesh, u takova me nje prift ne Kosove, i thashe 'Zoteri si mundet Zoti te me fal per mekatet e mia, kur une kam aq shume??? e ai ma ktheu - qka ta merre mendja ty 'Skaramush' ma i vlefshem eshte mekati yte apo nje pike gjake i Krishtit???, -jo- i thashe une -nje pike gjake i Jezusit eshte shume me i vlefshem se une dhe mekatet e mia, -shko ne paqe- me tha -dhe mos e deno vetveten, sepse per Zoten asgje nuk eshte e pamundur, Ai tashme ti ka fale mekatet qe i ke bere.' mirpo siq e kam cekur edhe me larte gjithshka duhet te kete kufinj, ka momente kur gjithshka i kthehet normales dhe e kam pershtypjen se gjithshka do te kaloj, nuk kalon shume dhe me kthehet gjendja e pare, ajo perzierje prej Shqiptari/i Krishteri/Njeri/Drejtesi/Dhembje/Mjaft me/Fyerje/ po ju betohem ne ATIN se sikur te ishte e mundur do ta kisha nenshkruar nje Kontrate me te cilen do ta kisha vulosur fatin time qe kurre te mos perdori dhunen, por kete vetem me nje kusht -TE ME LENE TE QETE- nuk jam njeri qe e perkrah dhunen, por mjerisht 'barra e rende te bene qe ta humbesh drejtimin'
    Ndoshta i kam komplikuar pak gjerat, ju kerkoj falje per kete, ju kerkoj falje edhe per gjuhen (shkrimin) tim te hendikepuar nga mergimi, ju falenderoj edhe nje here per kontributin e madh qe po beni dhe ju pershendes te gjithve.

    Tung tung

  2. #62
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje te gjitheve!

    Ndoshta nuk kam qene shume e pranishme ne kete teme, qe te te inkurajoj ashtu si te tjeret por te jesh i sigurte Scaramush se jam lutur shume per ty dhe te tjeret.

    Megjithate i falenderoj te gjithe motrat dhe vellezerit e mi qe te kane qendruar prane me inkurajimin e tyre dhe ne menyte te vecante Deshmuesin (megjithese u be kohe qe skemi folur).

    Dua te them edhe dicka tjeter: Asnjehere Perendia nuk na premtoi nje jete pa probleme, por bashke me problemin do te na jape edhe zgjidhje, sepse Ai vete eshte zgjidhja.

    Me kujtohet, qe me thote dikush: Te kishe ti problemet e mia.... dhe i them, ti e ke Zotin qe kam une?

    Ndoshta ka ardhur koha qe mos themi ZOT KAM NJE PROBLEM TE MADH, por te themi: PROBLEM, KAM NJE ZOT TE MADH.

    Jam prane jush me lutjet e mia!

    PAQA E ZOTIT NE ZEMRAT TUAJA!

    p.s.Scaramush (me fal qe nuk te jam pergjigjur, por kam pasur shume pune, por do te bisedojme se shpejti)
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Scaramush je tek po vij perseri per te vazhduar diskutimin tone. Paqja dhe Hiri i Zotit Krisht qofte mbi ty dhe familjen tende. Gjithashtu dua te permend dhe te falenderoj edhe motrat e vellezerit e tjere , te cilet me lutjet dhe kontributin e tyre permbushin plotesisht fjalen dhe porosine e Zotit tone Jezusi Krisht, i cili tha: Sherbeni njeritjetrit me dashuri Perendie. po keshtu nuk do te rija pa pergezuar dhe motren tone te dashur Abigail, e cila mendoj se ju ka dhene disa mendime shume te vlefshme ne shkrimin e saj. ( Moter Abigail, ne javen fundit te shtatorit do te jem ne Athine per nje jave, do te kisha shume deshire qe tju takoja. Zoti ju bekofte.)
    Tani le te flasim ne vazhdimin e temes sone, ne lidhje me vargjet tek MAt:11:28-30.
    Ne vargun 29-e , Jezusi thote:
    " Ngrini ZGJEDHEN time mbi VETEN tuaj..."
    Cfare do te thote, te NGRESh ZGJEDHEN e Jezusit mbi VETEN tende? ZGJEDHA e Krishtit ne themel te saj ka DASHURINE dhe te VERTETEN. Mbase shume njerez nuk e kuptojne
    drejtperdrejt fjalen "ZGJEDHE". Une po jap nje shembull te thejshte , ne menyre qe ajo te jete sa me e kuptueshme. "zgjedhe" quhet druri qe i vihet kaut ne qafe . Ky Dru( zgjedhe) eshte i lidhur me paremenden, te cilen kau e terheq per te leruar token. Njekohesisht me ane te zgjedhes, bujku ben te mundur edhe DRETJIMIN e kaut ne menyre qe ai te shkoje drejt , dhe keshtu toka te plugohet ne rreshta te drejta.
    Por cila eshte Zgjedha qe JEzusi na jep ne te krishtereve? Jezusi ne vargun 30-et na tregon se ZGJEDHA e Tij esht e MIRE. Kur Besimtari kthehet tek Perendia, ai dorzon para kembeve te Krishtit Barren e tij, e cila eshte nje zgjedhe qe te con ne roberi te perjetshme. MEKATI eshte " druri" (zgjedha) qe satani ka vendosur ne QAFEN e njeriut( prandja shpeshhere ne bibel haseni me fjalen, QAFEFORTE) . Ai nepermjet kesaj zgjedhe e drejton njeriun drejt vdekjes se perjetshme. Jezusi thote: Eja tek une, dorzo BARREN tende, dhe une do te te cliroj nga cdo ZGJEHDE e te ligut. Bibla kete e quan CLIRIM. Ketu do te ndalem pak. CLIRIMI qe Perendia na dha me ane te Krishtit, nuk eshte vetem per nje momet , ai eshte i perjetshem. Qe ne castin qe i krishteri mer CLIRIMIN e Krishtit, ai ka kalura nga vdekja ne jete, ai ka hyre perfundimisht ne mbreterine e Perendise, pasi Perendia nuk ben gjera te perkohshme , por ben gjera te perjetshme dhe te patundura.
    Ashtu sic thashe edhe me lart, ZGJEDHA e Krishtit ne thelb te saj ka DASHURINE dhe te VERTETEN e Perendise. Qysh ne momentin qe ne marim kete ZGJEDHE te Krishti mbi VETEN tone, ne jemi vene plotesisht ne SHERBIM te Krishtit. Nuk jemi me, ne, ata qe e DRETJOJME jeten tone, por eshte pikerisht Perendia, i cili nerpermjet ZGJEDHES se Krishtit ben qe ne te ecim DREJT duke punuar dhe sherbyer me dashuri ne AREN e Perendise 1Korinth:3:6-9. Vereni me kujdes fjalet e Krishtit, Ai thote: NGIRNI mbi VETE ZGJEDHEN time dhe MESONI prej MEJE sepse jam i BUTE dhe i perunjur ne zemer. "
    Jezusi na tregon plotesisht me vepra se si nje i krishtere mund te ngrere mbi veten e tij Zgjedhen e Perendise. Jezusi thote: MESONI nga une . Pra le te shohim konkretisht JEzusin , pasi Ai eshte Rruga e Verteta dhe Jeta. Pali tek Filip:2:6-7. thote se, Jezusi edhe pse ishte nje me Perendine, pranoi te perunjet dhe te marre trajte sherbetori, duke u bere i ngjashem me njeriun. Ndiqni kete shembull qe Zoti na tregon nepermejt vepres se tij, dhe shume shpetj do te shihni dhe te dalloni se e kini ngritur vertet ZGJEDHEN e Krishtit.
    Nje shembull tjeter e kemi tek Gjon:21. ku JEzusi e pyeti aspotullin Pejter tri here, duke i thene: A me do o Pjeter me shume se keta? Pjetri te tri heret i tha: Po, por ne vetvete Pjetri nuk po kuptonte konkretisht se perse Jezusi e pyeti ate tri here rresht per te njeten gje. Jezusi i tregoi Pjetrit dhe cdo te Krishteri, se te NGRESH ZGEDHEN e Krishtit, do te thote te kesh ne zemren tende DASHURINE e Perendise. Nuk ka sherbese ne trupin e Krishtit , jashte DASHURISE se Perendise. Nese do te shihni shkrimin origjinal (arkea Elenika) Konkretisht Jezusi i thote Pjetrit: A me "AGAPAS"( me do) ti me shume se keta? Pra Jezusi kerkon dhe i tregon Pjetrit se te SHERBESH ne kishen e Perendise, duhet vetem DASHURIA ( AGAPI) e Perendise ( dhe jo e njeriut), dhe kete DASHURI e ka mare vetem ai qe ka NGRITUR ZGJEDHEN e Krishtit. Por le te shohimn se si ju pergjigj Pjetri Peytjes se Krishtit? NE origjinalin grek, Pjetri ne pergjigjen e tij drejtuar Jezusit duke i then tri here : te Dua Zot, nuk ka perdorur fjalen AGAPI, ai ka perdorur fjalen FILOS. FILOS eshte dashuri dhe mardhenie njerezore. Pali thote se , nese do te beja gjithshka, edhe sikur trupin tim te jepja qe te digjej dhe te mos kisha AGAPIN e Perendise, kjo nuk do te vlente per azgje. Te sherbesh ne trupin e krishtit lypset te kesh DASHURINE ( AGAPIN) e Perendise.
    Apostujt dhe te gjithe dishepujt e Krishtit , u veshen me pushtet prej se lartmi , pasi Krishti u ngjit ne qiej Luka:24:49. Ne diten e pentakostit, kur Fryma e Perendise erdhi mbi dishepujt e Krishtit, ata moren plotesisht pushtetin prej se lartmi, per te sherbyer ne kishen e Perndise. Fryma e Shenjte solli tek ta FRUTAT e veta, ku njera prejt yre eshte edhe AGAPI e Perendise Glat:5:22. Vetem pasi Pejtri u pagezua ne Fryemen e Shenjte, arriti te kuptoje plotesisht se perse JEzusi e pyeti ate tri here. Ai me ne fund e kuptoi se, Sherbesa ne trupin e Krishtit fillon prej Agapit te Perendise dhe jo prej deshires se njeriut.
    Mbase u zgjata pak vella Scaramush, por eshte mrekulli te shijosh fjalen e Perendise. Mos haro se te gjithe kemi probleme, dhe une do te permendja fjalet e motres Abigail, e cila ka sjelle nje shprehje plotesisht te krishtere kur thote : ka kardhur koha qe te mos themi , Zot kam nje problem te madh, por preblem kam nje Zot te madhe. Kjo thenie ne thelb te vet do te thote: Zoti mbi te gjitha problemet e jetes sone , dhe jo ne nen problemet. Jezusi tha : merni zemer une e munda boten.
    Perseri do te vazhdoj shkrimin tim me vone.
    Scaramush dhe te gjithe te krishtereve, Krishti ju bekofte. Qendroni ne lutje per mua dhe familjen time, sepse kam shume nevoje per lutjet tuaja. me dashuri ne Krisht Deshmeusi

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Postime
    14
    Ju pershendes te gjithve.

    Ju falenderoj shume per fjalet kuptim plot, 'Abigail' dhe 'Deshmuesi', -Zoti eshte me te vertet fillimi dhe mbarimi-.

    Eshte e veshtir te jesh ne lekuren e atij, te cilit qdo gje i lejohet perpos ti dorzohet dhembjes, dhembjes qe i perngjan ferrit.

    Nje nga ligjet e pashkruara te cilat une i rrespektoj eshte edhe 'njeriu nuk jeton vetem per vetveten' dhe derisa ju vllezer dhe motra ne Krishtin po me ndihmoni dhe po luteni per mua edhe une do ta beje te pamunduren qe ti mbese -ATIT- besnik, hakmarrjen do te ja la ATIT, barren time do te ja dorezoj KRISHTIT, do ti tregoje problemeve te mia se e kam nje ZOT te madh. Jam i sigurt se ju nuk ma doni te keqen, nuk keni as edhe nje interes nga une, qellimi i juaj i vetem eshte e mira ime, prandaj dhe do ta ndegjoj keshillen tuaj.

    Ju falenderoj shume per ndihmen e madhe qe ma keni dhane, ATI ju ruajt gjate gjitha ditve te jetes suaj, ju kujtoj te gjithve ne lutje.

    Ju pershendes te gjithve.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. A e sundon fati jetėn tonė?
    Nga coptic nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:28
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •