I/E dashur scaramush
nuk e di cila jane problemet e tua, dhe me sa po kuptoj, po kalon nje periudhe ku duhet te ushtrosh durim dhe vetpermbajtje. E verteta eshte qe Zoti do te te shperbleje durimin tend ne kohen e duhur. Zoti vonon por nuk harron. Pastaj Zoti ka kohen e vet per cdo gje. Dhe nje gje qe nuk na pelqen ne njerezve (as mua) eshte se Zoti e mat kohen ndryshe nga njerezit, dhe e vetmja gje qe thote eshte:"Hakmarrja me perket mua!" Prandaj lerja Zotit hakmarjen, dhe bej tendin durimin dhe vetpermbajtjen sic ke bere deri tani. Nuk i dime rruget e Zotit dhe arsyet pse na lejon te kalojme veshtiresi derisa ato kane kaluar. Shpesh here shume gjera kalojne pa pergjigje, por ja qe keshtu e ka zgjedhur Perendia, qe ne te besojme ne te dhe Ai do te zgjidhe cdo gje. Krishti dha shembullin e tij, dmth, Biri i Perendise qe kishte fuqi te kalonte cdo gje pa u kryqezuar, vendosi te jetoje si njeri dhe te kaloje cdo veshtiresi si nje njeri. Ai e di qe kryqi yne eshte i rende, e megjithate nuk thote asnjehere merrni hakmarrjen apo zgjidhjen ne duart tuaja. Po te tregoj nje shembull.
Krimbi perpara se te behet flutur, eshte brenda ne ate rrjeten e mendafshit. Nje femije i vogel e pa qe po perpelitej dhe po cfilitej shume sepse ishte afer kohes qe te dilte nga rrjeta dhe te behej flutur dhe te fluturonte. Por kur e pa sa po mundohej femija e ndihmoi dhe e hoqi nga rrjeta. Pas pak momentesh krimbi qe ishte gati flutur ngordhi, femija shkoi tek babai dhe i tha:"Babi e pashe qe po mundohej shume dhe e hoqa, dhe tani ngordhi!" Dhe babai i tha:"Por krimbi duhej te mundohej dhe te perpelitej qe te mbijetoje. Ajo perpelitje i meson si te fluturoje dhe si te mbijetoje ne bote."
A e kupton, nganjehere veshtiresite jane per mire dhe jo per keq. Kuptohet po flas teorikisht, une nuk e njoh situaten tende dhe nuk dua te nenvleresoj ato qe je duke kaluar, gjithesesi duhet te kesh kurajo dhe Perendia nuk do te vonoje.
Pershendtje nga Manulaki
Krijoni Kontakt