Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 224
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    A është aborti vrasje?!

    Përmes kësaj dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen në disa raste të këtij akti të ndytë! Dikush do të thotë se gruaja ka të drejtë që që të bëjë çka të dojë me vetveten. Ajo ndoshta ka të drejtë me veten por jo edhe me tjerët, sepse fëmijët tanë nuk janë pronë e jona, por ata na janë dhënë në mbrojtje, që Zoti ynë me ta të na sprovojë se cili do të veprojë në mënyrë më të mirë!

    Aborti është vrasje. Edhe atë e tmerrshme! Mënyra se si disa mjekë, nëse mund të quhen të atillë, e kryejnë nxjerrjen e dhunshme të foshnjës, e kjo nuk është asgjë tjetër përveçse vepër kriminale e shkallës më të lartë! Ata me gërshërët kirurgjik e coptojnë foshnjën copë-copë, derisa nuk e mënjanojnë ate nga mitra. Embrioni (fryti i formuar – fëmija) si edhe çdo krijesë tjëtër ka nerva dhe me vetë atë ai ndjen dhembje të tmerrshme! Paramendoni që juve dikush t’ua presë duart dhe këmbët!

    Kurse Allahu i lartmadhëruar ka thënë:”A nuk ju kemi krijuar juve nga një lëng i dobët? Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurtë. Për deri në një kohë të caktuar..!” (Kuran: Murselat, 20-22)

    Kjo don të thotë se barku i nënave tona është vend i sigurtë, zonë e mbrojtur dhe e ndaluar për njeriun që ta dëmtojë këtë siguri!

    Kush mund të merr guximin që ta bëjë këtë vepër të ndyer? Atë mundet vetëm ai i cili nuk i frigohet dënimit të Ditës së Madhe! Ai i cili mendon se një vepër e tillë do të ngelë e padënuar!

    “..cili mbyt një njeri pa pasë mbytur ai dikë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë fesat në tokë, është sikur ti ketë mbytë të gjithë njerëzit në tokë. E kush bëhet shkak që dikush ngjallet (shpëton jetën e tij) është sikur t’i ketë ngjallur të gjithë njerëzit! (Kuran: Maide, 32)

    Fëmijët janë dhunti e madhe nga Allahu.

    Zoti ynë i Lartmadhëruar ka paraparë që ti ngrejmë ato nga paaftësia, ti mbrojmë, ti ushqejmë, ti veshim dhe ti mbathim derisa që të arrijnë fuqinë dhe aftësinë. Dhe kjo për shumë shkaqe: që të krijohet lidhja e dashurisë dhe rrespektit, të na falënderojnë atëherë kur ne dobësohemi dhe të na kthejnë atë dashuri dhe rrespekt që ua dhuruam.

    Fëmija mund të jetë rikthim në një jetë më të mirë për një numër të madh njerëzish.

    Nëse nënat e tyre kanë një jetë të çrregulluar, ndoshta kujdesi për fëmijën ua kthen rregullsinë në jetë. Sa shumë nëna mu fëmijët e tyre i kanë nxjerrur ato nga dëmet e narkomanisë, prostitucionit dhe alkoolizmit.

    Për dashurinë e nënës mundet të shkruhen libra me vëllime voluminoze, ndërsa shumë gra sot i ikin nënërisë nga frika se ajo do tua prish karierën ose do tua dobëson gjendjen ekonomike. Dijeni se nënëria është ndjenjë e lindur, dhe se ajo është një nga urtësitë e të qenurit të gruas në këtë botë. Ai i cili ikën nga natyra e vet e lindur, nuk mund të jetojë jetë të lumtur. Dijeni pra se as gruaja e as burri nuk do ta gjejnë gëzimin e tyre duke bërë vepra nga të cilat do të turpëroheshin bile edhe qentë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 30-11-2007 më 23:20
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    Jam pro abordit dhe nuk mendoj qe eshte vrasje .Cfare mendon ti per ato vajza 14-15 vjecare qe mbeten shtatzane ,po per ato gra qe jane te semura dhe nuk ju lejohet lindja.Embrioni ndjen dhimje por jo me shume se nena qe plus dhimjes fizike ndjen dhe dhimbje shpirterore dhe sidomos ne rastet kur nena e di qe nuk do te kete kurre mundesine per te mbajtur nje foshnje ne dore.Te lutem mos flit vetem ne teori apo nga ato qe ke lexuar e respektoj mendimin tend por nuk pranoj gjykimin edhe pse besoj ne Zot ne menyren time vetem Ai ka te drejte te gjykoje

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2006
    Postime
    1

    Cfare mendoni per Abortin?A është vrasje?!

    Pershendetje,
    Me pelqen fakti qe eshte trajtuar kjo teme, sepse sa me te renda te jene veprimet e njerezve ne jete, aq me shume behet nje lloj kompromisi/ marreveshje e heshtur per te mos u folur per to, por ceshtje te tilla si aborti nuk mund te anashkalohet si pa gje te keq.
    Mendoj se vertet rrethanat mund ta detyrojne nje njeri te beje zgjedhje qe i imponohen, ose sepse situatat mund te jene te pazgjidhshme, por mendoj se nga cdo gje qe mund t'i lejohet te kryeje nje njeri, marrja e jetes se nje krijese te Zotit eshte mekati me i rende. Askush i bere prej mishi e kockash nuk e ka kete drejte dhe duhet te kuptoje qe vdekja eshte pa kthim mbrapa. Nese e merr nje vendim dhe e kryen ate, nuk mundesh te rikthehesh me prapa.
    Do te doja qe te dyja gjinite te vepronin dhe te jetonin ne menyre me te pergjegjshme, qe te mos shkaktojne drama te tilla shoqerore, sepse kjo eshte vertet nje drame.

  4. #4
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    tani qe eshte=vrasje ska asnji dyshim por gimo3 ka raste kur shtazania nuk eshte e vullnetshme apo kudi une raste te tjera ,prap i ngel personit(femer) ne dore gjithcka ka te drejten e tij se dhe ligjet nuk jane te sakta ne keto raste ato thne qe fill pas lindjes foshnja merr te drejtat si nje person (duke mendur qe ka lindur i gjalle gjithmone) pra dhe ligji nuk eshte shume oi sakte
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une jam kundra abortit sido qofte dhe ajo nje qenie njerezore eshte .

  6. #6
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    une ne pergjithesi jam kunder abortit, dhe mendoj qe te abortosh eshte njesoj te vrasesh, por ka disa raste ekstreme qe nje vajze eshte e detyruar te abortoje, e nuk flas per vajzat 14-15 vjecare qe ngelen shtatzene sepse ashtu sic ishin te zonjat per te bere dashuri duhet te jene te zonjat edhe te rrisin nje femije.per mua raste extreme do te thote kur nena eshte e semure dhe dihet qe femija lind i semure.ky eshte i vetmi rast qe une jam pro abortit,te tjerat sado te renda mund te jene nuk justifikohen...............ah dicka tjeter....per gimi3....jemi te gjithe shqiptare e duhet te jemi krenare per kete.....nese ne te paret shajme veten tone e fyejme te tjeret ne debat, si mund te zemerohemi kur te huajt na shajne dhe na quajne te prapambetur...pak respek per veten tende ne ralle te pare e per ne shqiptaret ne pergjithesi.....ky eshte nje forum qe ne te flasim shqip me njeri tjetrin dhe te cmadhemi sepse pjesa me madhe prej nesh ndodhet larg nga shqiperia dhe ky forum na ben te ndjehemi ne shtepi.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Te gjithe jemi pro per paqen mendoj. Nuk besoj se ka ndonje nga ne qe nuk e do paqen, nuk mendoj se ka ndonje qe ka deshire te shoh lufte, qofte dhe ne s'kajin me te larget te botes.

    Atehere ç'bejme, jemi pro dergimit te forcave paqeruajtse, ashtu si tek vete ne ne Shqiperi kishte ne "kohen e ç'mendurise" ne vitet 1997-1998 dhe si ende ka po tek ne ne Kosove dhe sote. Ashtu si dhe vete ne kemi vellezerit tane paqe ruajtes ne Irak dhe ne Bosnje apo ne Afganistan.

    Perse i shkrva te gjitha keto do te pyesni ju!?

    Nese ne jemi pro paqes dhe jemi pro dergimit te trupave paqeruajtese, nese ne pretendojme se keshtu mbrojme jeten e te pa fajshemve qe mund ti lendoj lufta, perse te mos jemi kaq JETE DASHES dhe per ate krijese ende pa mekate qe rritet ne trupin e nje gruaje ?????????????

    Jam Kundra abortit se jam Pro JETES.

    Do ta pranoja abortin vetem ne rastin kur Jeta e vete nenes rrezikohet.

    Megjithese ka dhe nga ato nena ne kete bote qe kane sakrifikuar jeten e tyre per femijen.

    Respekte per temen.

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    jam kunder re

    e imagjinoni ju te na kishin bere ne nenat abort ku do ishim sot pa internet :P
    just joking nejse alll j

    un jam kundra 100%
    Partizoni

  9. #9
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Qe kur lexova "ketij akti te ndyte"...ja plasa gazit me ore te tera para sesa te postoj nje pergjigje.

    As qe nuk e lexova fare biles vazhdimin e temes, sepse kam lexuar dhe degjuar nga budalliqe nga me te ndryshmet. A eshte vrasje, a eshte plasje.....shif ore cun punen tende ti se e di vete ajo se c'ben. Perderisa femija eshte ne barkun e saj, ajo ka c'do te drejte te beje c'te doje me te. Jane te lidhur bashke nga nje kordon dhe deri ne momentin kur ai kordon te pritet, ajo femije qe ndodhet aty brenda eshte thjeshte nje shtese ne trupin e nje vajze.

    Thjesht nje shtese si thonjte apo floket, asgje me teper. Nqs vajza do qe t'a heqi, mund te beje c'te doje me te. Ne rradhe te pare, vajza merr prioritet. Ajo mund te mos doje qe t'a kete ate bezdi ne mes te barkut, kush je ti qe t'a detyrosh ate qe t'a mbaje me zorr ne bark. Asnjeri, po te ishe me i mire ti, do e kishe mbajtur vete ne bark, nuk do ja kishe lene asaj.

    As nuk eshte akt i ndyte fare, biles i rekomandoj c'do vajze qe e ka nder mend abortin per c'faredolloj arsyeje, le te shkoje dhe le t'a nxjerre ate kalama. As qe mos t'a vrase mendjen fare dhe as mos ndjehet keq fare. Eshte me mire qe t'a beje sa ka kohe, sesa te jetoje nje jete me probleme per nje problem qe mund t'a kishte evituar. I ben nje nder edhe asaj femije se nuk e detyron qe te jetoje ne nje ambient qe me siguri nuk do te jete i pershtatshem per te rritur nje femije.

    Jam pro abortit, edhe po te ngelem ndonjehere shtatzan dhe te dyshoj se nuk ja vlen te kem nje femi ne ate periudhe te caktuar te jetes time, do e nxjerr fyshek perjashta nga barku dhe nuk do te jete ne gjendje te me ndale asnjeri, me ligj apo pa ligj. Jeta ime vjen e para, sepse do te jem une ajo qe do te duhet t'a mbaj brenda per 9 muaj...dhe pastaj te kujdesem per te per 18 vitet e ardhshme ne nje atmosfere emocionale dhe financiare qe mbase mund te mos jete e pershtatshme.

    Keshtu qe, derisa femija te jete ne barkun tim, une jam gjykatsja dhe juria gjate gjithe ketij procesi! Asnjeri tjeter, as mos lodhen fare biles se nuk do i perfill, as do ja bej fjale njeriu biles. Bram bram aty edhe hajde...
    As qe du me dit!

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Vrasje quhet per mua , po cdo njeri kur e ben ka nje arsye se nuk besoj ta bej nga qefi ...

    Nje shprehje kam degjuar nje her dhe me ka ngelur e fiksuar ne mendje ,
    Nje abort esht si ti heqesh themelit nje gur ...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 30-11-2007 më 23:21

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •