-
BSH: Investimet e huaja, kane hapur 14 mije vende pune
Panairi i punes Horizonte Punesimi dhe Formimi
Mijra te rinj kane vizituar panairin e punes, ku vijon gara e aplikimit per rreth 1000 vende pune te lira te propozuara nga subjektet e ndryshme te biznesit ne vend. Perfaqsuesit e stendave te ekspozuara ne kete panair bejne me dije se numri i kerkesave per keto vende eshte teper i larte, nderkohe qe pjesa derrmuese e aplikuesve u perkasin moshave te reja, qe jane edhe me arsim universitar, por qe nuk kane siguruar dot nje mundesi punesimi.
Per te shmangur kete problematike drejtuesit e dikasterit te Arsimit, qe ishin te pranishem ne kete panair, u kane bere thirrje te rinjve qe te tregohen te kujdeshem ne perzgjedhejen e mundesive te arsimit.
Konkretisht zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj u ka bere thirrje te rinjve qe mbarojne ciklin e ulet arsimor te jene te kujdesshem ne zgjedhjen e tyre sa i takon arsimit profesional apo te pergjithshem.
Ministria e Arsimit dhe Shkences ka punuar me itensitet te plote per te krijuar kushte dhe mjedis te pershtatshem per zhvillimin e arsimit profesional, prandaj ftoje gjithe te rinjte qe perfundojne ciklin 9 vjecar ta shohin me sy tjeter arsimin profesional. Bashkepunimi mes qeverise dhe shoqerise civile me synim per te orientuar femije dhe te rinjte drejt nje arsimi te shendetshem dhe profesional edhte baze per ti ofruar vendit tone nje te ardhme europiane, ka deklaruar zevedesministrja Malaj.
Me tej zonja Malaj ka nenvizuar se MASH po punon intensivisht dhe edhte gjithnje e gatshme per te mbeshtetur te rinjte dhe femijet qe te arsimohen sa me profesionalisht dhe te perballen denjesisht ne tregun e punes.
****
Nese me pare ndertimi ishte sektori qe kerkonte e thithte me teper punojes, sot jane fasionistet dhe koncensionaret ne industrine e rende qe kerkojne personel te kualifikuar.
****
Pas verifikimit te te gjitha aplikimeve te plotesuara nga punekerkuesit gjate punimeve te ketij panairi, subjektet e biznesit do te shpallin listen e kandidateve te pranuar.
<<<>>>>
-
-
BSH: Investimet e huaja, kane hapur 14 mije vende pune
Eglantina Nasi
Investimet e huaja direkte qe jane realizuar ne vendin tone gjate viteve te fundit, kane krijuar nje total prej 14 mije vendesh te reja pune. Nje fakt i tille rezulton nga te dhenat me te fundit te publikuara per IHD-te nga Banka e Shqiperise, referuar te dhenave te Kombeve te Bashkuara per ecurine e tyre vendin tone. Saktesisht, ky raport tregon se gjate periudhes se viteve 2005-2011, ne Shqiperi jane hapur me mijera vende te reja pune, fale realizimit te rreth 70-80 projekteve me financim te huaj. Ne kete menyre, investimet e huaja direkte si te tilla, pervec ndikimit te madh qe kane ne rritjen e nivelit te te ardhurave per buxhetin e shtetit, duket se kane edhe nje ndikim tjeter mjaft pozitiv, ate te shtimit te vendeve te punes. Me tej, raporti ne fjale, tregon sesi ecuria e IH_ve ka njohur nje progres te madh duke nisur qe nga viti 2005, perkatesisht me 13 projekte te reja qe siguruan rreth 2400 vende te reja pune ne vend. Me nje total vlere prej 688 milione dollaresh, keto investime vleresohet te kene qene me te larta se vitet pararendese, 2003 dhe 2004, kur numeroheshin ne total 16 projekte te reja me financim te huaj, me nje vlere te perbashket deri ne 400 milione dollare dhe qe punesonin vetem 1000 veta. Nderkaq, me kalimin e viteve, shifrat e IHD-ve jo vetem qe nisen te rriteshin, por ato ecnin paralel edhe me rritjen e vendeve te punes qe shtonin per vendin tone, ne te njejten kohe edhe me vleren e financimit te huaj. Keshtu, viti 2008 shenon edhe pikun e ketij progresi pozitiv, me nje numer prej 16 projektesh te reja me baze financimin e huaj, me vlere monetare ne total prej 3.505 milione dollaresh, duke siguruar ne te njejten kohe nje numer vendesh te reja pune, mbi 3.100 te tilla ne rang vendi. Dukuri kjo e cila vihet re edhe ne vitin 2007, kur vlera e financimit te huaj, ne teresi per 8 projektet e reja ne vendin tone, arriti pikun e saj, me 4.454 milione dollare ne total, duke gjeneruar plot 2738 vende te reja pune. Te gjitha keto, shifra mjaft optimiste qe lidhen me nivelin investimeve te huaja direkte ne vendin tone gjate viteve te fundit, si nje element thelbesor dhe ndihmes ne ecurine progresive te rritjes ekonomike.
KJ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt