-
Kush janë spiunët e Millosheviqit në trojet Shqiptare?!
Politikanë, gazetarë dhe ushtarakë nga Maqedonia janë në listën e bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq.
Kjo bëhet e ditur sot në një shkrim të së përditshmes “Fokus” në Shkup, e cila thekson se së paku 150 veta nga Maqedonia kanë qenë pjesë e shërbimit informativ tër regjimit të kryekriminelit serb Millosheviq.
Gazeta maqedonase duke u thirrur në burime të shërbimeve sekrete shkruan se pas rënies së linjave dhe funksionimit të Shërbimit Federal Sekret UDB, Shërbimi Kundërzbulues Ushtarak KOS mori rolin e inkuadrimit të shumë personave nga Maqedonia në radhët e shërbimit sekret jugosllav gjatë periudhës së regjimit të Millosheviqit. Një pjesë e madhe e personave të përfshirë si bashkëpunëtorë janë politikanë, gazetarë dhe ushtarakë.
Në listën e bashkëpunëtorëve janë kryesisht edhe punonjës të shërbimit sekret të MPB-së së Maqedonisë. Listat e bashkëpunëtorëve ishin zhdukur gjatë një kohe, mirëpo ato ishin lajmëruar sërish në vitin 2000.
Sipas një informacioni të nxjerrur së fundi nga një forum në Bruksel lidhur me të kaluarën e shërbimeve sekrete në ish-Jugosllavi u theksua se rreth 2.200 persona nga vendet fqinje të Serbisë kishin punuar në shërbim të regjimit të Millosheviqit. Numri më i madh i tyre ka qenë në Kosovë me 700 pjesëtarë, më pas Kroacia me 450, Bosnjë- Hercegovina me 350, Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia me nga 200. Përfshirja e këtyre pjesëtarëve ka qenë edhe në Shqipëri me rreth 200 veta si operativë.
(INA)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt