Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52

    E folura e Selefeve duhet të kuptohet nga e folura e dijetarëve të Sunetit

    E folura e Selefeve duhet të kuptohet nga e folura e dijetarëve të Sunetit



    Pyetja: Cili është mendimi juaj për atë që thotë: “Duhet të interesohemi në shpjegimin dhe mësimin e librave të Selefit dhe t’i lemë anash librat e atyre që erdhën më vonë, sepse librat e së kaluarës janë bazat-themelet?”

    Shejkh er-Ruhejli: Nuk është çështja rreth librave. Çështja nuk ka të bëjë se cili erdhi i pari e cili erdhi i fundit. Çështja ka të bëjë me atë se çfarë ka në këto libra. Andaj nëse hasim ndonjë libër nga librat e të më vonshmëve- unë them, edhe nëse gjejmë ndonjë libër nga bashkëkohësit tanë- që ka gjëra të dobishme apo ndonjë gjë të sqaruar mirë, atëherë nuk ka kufizime për ne që ta lexojmë atë dhe ta shpjegojmë atë. Çështja është që ne të jemi prej atyre që mësojnë të mirën dhe prej atyre që ua mësojnë atë ( të tjerëve).

    Dhe unë them: Nuk e di përse përpiqemi të bëjmë kundërthënie në mes librave të njerëzve të mirë. Ne themi: qëndro larg bidatit dhe njerëzve të tij. Dhe qëndro larg nga librat që nuk janë të bazuara në Libër dhe Sunet. Dhe lexo librat e Sunetit dhe të të mirëve, dhe ata që janë të njohur nga njerëzit e Sunetit, ata që na paraprinë dhe ata që erdhën më vonë.

    Nuk ka dyshim se librat e Selefeve janë të pasur me dituri dhe mirësi, mirëpo kjo nuk do të thotë se librat e njerëzve të Sunetit që erdhën më vonë duhet të harrohen dhe të mos merremi me to. Unë them se disa njerëz të Sunetit kanë transmetuar fjalët e Selefit me transmetimet dhe interpretime të mrekullueshme prej të cilave ka dobi.

    Dhe gjithnjë kam thënë: nëse ne themi se Libri dhe Suneti duhet të kuptohen sipas kuptimit të Selefeve, atëherë them: fjalët e Selefeve duhet të kuptohen nga fjalët e njerëzve të dijës- ata që janë të angazhuar në transmetimin e fjalëve të Selefit. Ne nuk duhet të ndërpresim zinxhirin e dritës që ndodhet në mes nesh dhe të parëve tanë të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

    Fjalët e Selefeve janë transmetuar tek ne nga dijetarët e jashtëzakonshëm me zinxhir drite, dhe ata i kanë shpjeguar dhe sqaruar ato. Andaj nëse dëshirojmë të kuptojmë fjalët e Selefit, atëherë le t’i kuptojmë me fjalët e dijetarëve të cilët na kanë rrëfyer dhe na kanë transmetuar prej tyre siç janë:

    - Shejhul Islam ibn Tejmije
    - Shejhul Islam ibn Kajim
    - Shejhul Islam Muhamed ibn Abdul Wehab
    - Imam ibn Baz
    - Imam ibn Uthejmin
    - Imam al-Albani


    …….Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Gjithashtu, me dijetarët e Sunetit të cilët ende janë gjallë, siç janë :

    - Shejh Salih el-Fawzan
    - Shejh Abdullah al-Ghudajan
    - Shejh Salih al-Luhejdan
    - Shejh Salih al-ush-Shejh


    …..dhe të dijetarë të tjerë të Sunetit të cilët janë të njohur. Të jemi të etur për të kuptuar fjalët e Selefit me fjalët e dijetarëve që na kanë rrëfyer fjalët e Selefit, kanë qenë të angazhuar me të, dhe kanë transmetuar deri tek ne.

    Dhe nuk ka dyshim se ajo çfarë e thotë vëllai për ne është e rëndësishme. Është mjaft e rëndësishme të dimë se si të kërkojmë dituri. Dhe si të përparojmë në nivelet e kërkuesit të diturisë. Dhe shpresoj që Allahu të na e mundësoj që për këtë të mbajmë një mësim. Na’aam.

    Përktheu: Ebu Ensarij Avni Ibn Tahir Xhemajli
    Burimi: http://ensarussuneh.wordpress.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 28-05-2012 më 18:52
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •