Është koha juaj që po mbaron! - Shejkh Muhammed Seid Reslan (All-llahu e ruajt)
Shejkh Reslan: Mos u merrë me gjëra të kota të zbrazët me lavdërata dhe lajka të ndërsjellta, por bëhu i kujdesshëm në lidhje me ditët dhe netët tua. Vërtet ktheje gjithë kujdesin tëndë në atë çfarë ju sjellë dobi, sepse në të vërtet jeta është shumë e shkurtë dhe askush nga do të bëjë dobi, sepse do të vdesësh i vetëm dhe do hysh i vetëm në varrë dhe do të pyetësh i vetëm dhe do të qëndrosh i vetëm para All-llahut (subhanehu ue te'ala).
Do të pyetësh për veprat tua, përfito në kohën tënde dhe mos e humb asnjë moment të saj. Mos u bë si ata, të cilët kur u vije vdekja, shkatërruesi i kënaqësive dhe ndarje nga njerëzit, ata thonë: ''O Zoti im, më kthe...'' (23:99)
Pse, për çka ai dëshiron të kthehet? Për shkak se dëshiron të ndërtoj një shtëpi? Apo dëshiron të zbukurojë shtëpin e tij? Pse ai dëshiron të rikthehet? Përse ai dëshiron të kthehet prap?
Ai dëshiron të kryej vepra të mira! ''...që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!'' (23:100)
Tani ti je këtu? Pra, do të vije një ditë do të thoni: ''O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!'' Tani ju jeni këtu! Sepse nuk do të kthehesh! Ndërsa tani, je këtu. Pasha All-llahun, askush nuk do të lë një mundësi të tillë ti ik nga duart, me përjashtim të çmendurit.
Të sëmurit në mendje mund të lënë një mundësi të tillë të kaloj, personi që më von do të thotë: ''... më kthe në (dunja ) që të bëj vepra të mira...'',''...më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!''
Tani je këtu, pra bëj vepra të mira në mënyrë që mos të kërkosh kthim, kjo do të jetë shum shpejtë, dhe se nuk do të kthehesh. Një kthim është i pamundur dhe rruga e kthimit është shumë e gjatë, kështu që puno për këtë ditë dhe përgaditu për të.
Dije se askush nuk do të agjëroj për ty, askush nuk do të falet për ty, puno për vete dhe bëhu lakmitar i jetës tënde tjetër.
All-llahu (subhanehu ue te'ala) na ka informuar, se kafiri në ditën e gjykimit, me keqardhje dhe dhimbje do të thotë: ''Unë do të doja që unë të kisha përgaditur diçka për jetën time (jetën pas vdekjes)''. Ndërsa ajo që ishe në te çfarë ishte? Nuk është jetë! Jeta në këtë botë është si një iluzjon! Eshtë si një imagjinat, që shumë shpejt do të zhduket, si një ylber, që shpejt ik.
Ashtu si një rrufe që godet shumë shkurt dhe nuk qëndron. Nëse ju dëshironi që të mbani jetën e kësaj bote dhe të qëndroni në të, atëherë provoni të mbani një grusht ujë. Ju nuk do të mund ta bëni.
Ai që dëshiron, që kjo botë të mbetet për të, është sikur dikush që mashtrohet se mban një grusht me ujë, por do të zhgënjehet nga rrjedhja e gishtave të tij! Ne duhet ti lëmë këto gjëra me të cilat ne jemi mësuar dhe gjërat që ne kemi zakon, në lidhje se si ne e kalojm kohën tonë.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me momentet, minutat dhe sekondat të jetës sonë. Në veçanti Talibu el-ilm (ata që studijojn fenë), ata janë më parësorët të cilat duhet të kenë kujdes se si e kalojn kohën e tyre!
Imam Ibn Xheuvzi (All-llahu e mëshiroftë), pasi që e transmetoj hadithin në të cilin Ibrahimit i tha Muhamedit (sal'Allahu alejhi ue selem) : O Muhamed përcilljav Umetit tënd selamin tim dhe thuaju atyre (Ummetit tëndë): Xhenneti është një tokë pjellore (është e zbrazët), dhe për të mbjellur, duhet të thotë: ''Subhan'Allah'', ''Elhamdulilah'', ''La ilahe il-la Allah'' dhe ''Allahu Ekber''. Kurdo që ti i thua këto fjalë të pëhershme, të mira, do të mbjellët për ty një drurë Palme në Xhennet.
Ibn el-Xheuvzi (All-llahu e mëshiroftë) kur e komentoi këtë hadith tha : ''Subhan'Allah, sa drurë Palme me lehtësi na kan ikur nga dora !?'' Eshtë një gjë e lehtë: Subahn'Allah, Elhamdulilah, La ilahe il-la Allah dhe Allahu Ekber, megjithatë nuk e kuptoj justifikimin e atyre, të cilët janë neglizhent, indiferent ndaj All-llahu (subhanehu ue te'ala) për ti thënë këto fjalë. Unë lus All-llahun (subhanehu ue te'ala) që ne mos te jemi prej tyre.
Nganjëherë një person e di se ku qëndron e mira dhe ai ka bindje të palëkundur se cila do të jetë rruga e tij dhe ai ka dije se cilen rrugë duhet ta ndjekë, megjithatë ai nuk është në gjendje të levizë në këtë drejtim, as edhe një lëvizje të vetme. As edhe një hap të vetëm, për shkak se mëkatet e tij e kanë lidhur dhe gjynahet e tij e kan shkelur. Të All-llahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Ne lusim All-llahun (subhanehu ue te'ala) që Ai të na jap dituri dhe maturi në realizim e asaj që na sjellë dobi dhe të na jep dobin që mund edhe ta shohim.
Përktheu: Seladin Musa
Kontrolloi: Hajrullah Musa
Krijoni Kontakt