Kthim shendoshe e mire ne familjet e tyre.
Kthim shendoshe e mire ne familjet e tyre.
lavdi ktyre trimave..
megjithate po te kisha pas celularin e tyre i kisha than..
mos shkoni..
ma mir ngjituni ne tomorr e atje formoni nji parti politike qe do ket antar njerez trima te ndershem e qe nuk korruptohen..
se na rrnoft flamuri ne everest..kur mes tirane kemi horra biljardare.. qe nuk guxon kush me ju than..ju mbest ne fyt hajnia..
.
INTERVISTA/ Flet Fation Plaku, alpinisti që u ngjit në majën Everest
Ja si e “pushtuam” Everestin
Albert ZHOLI
Para disa ditësh në galerinë FAP u hap ekspozita fotografike e alipinistit Fation Plaku, me foto nga ekspedita për ngjitjen e majës më të lartë në botë, Everest. Fationi është një prej alpinistëve, të cilët në një rast të paprecedent, për herë të parë si pjesë e një grupi ngjitën me sukses majën më të lartë të botës, atë të Everestit, ku ngritën për herë të parë në histori edhe flamurin shqiptar. Z.Fation Plaku me anë të kësaj ekspozite ku mori pjesë dhe Ambasadori Amerikan Arvizu, përcolli tek publiku atë udhëtim sa të lodhshëm aq edhe të paharruar e madhështor. Ekspozita kishte më shumë se 100 foto duke pasqyruar të gjithë ngjitjen deri në majën e botës. Përveç fotove Z.Plaku kishte përgatitur dhe një dokumentar ku u panë disa sekuenca kryesore në majën e malit. Gjithashtu pjesë e ekspozitës ishte dhe ekspozimi i të gjitha veshjeve dhe pajisjeve speciale të përdorura gjatë ekspeditës, të cilat përdoren vetëm në lartësitë mbi 7000 m.
Kur e morët vendimin për tu ngjitur tek Everesti?
Rreth 18 muaj më parë, fill pas kthimit nga mali Elbrus i masivit të Kaukazit, ku dhe ndodhet pika më e lartë e kontinentittonë, unë isha një nga ata anëtarë të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik që filluan të përgatiten, për të synuar ngjitjen e pikës më të lartë të planetit tonë, majës Everest.
Çfarë stërvitje bëtë për tu ngjitur në këtë majë?
Fillimisht e konsideruam këtë ngitje SYNIM. Synim ngase askush nuk e dinte, sikundër edhe sot askush nuk e di, se cila është ajo "sasi" stërvitje dhe ajo "cilësi" stërvitje që të mundëson ngjitjen e majës Everest. Por tek e fundit trajneri ynë krijoi një plan stërvitor, si dhe një linjë stërvitore kolektive të pleksur me stërvitjen individuale të secilit, që ne na çoi në një sukses ekipor të cilin askush nuk e mendonte kur u nisëm, më 2 Prill 2012, drejt majës më madhështore të rruzullit.
Si vepruat faktikisht?
Ju afruam majës shumë ngadalë deri sa u vendosëm në Kampin Bazë në 5.000 lartësi. Gradualiteti i fitimit të lartësisë është një nga parimet bazë të arritjes së suksesit për të qëndruar në majën e Everestit.
A ju dha komplikacione kjo lloj ngjitje?
Ne jetuam pesë javë në rrëzë të majës, duke e parë atë për çdo ditë kur në qiell nuk kishte re apo mjegull. Ne u sëmurëmdhe u shëruam jo një herë nga komplikacionet në organizëm të cilat krijohen nga mungesa e oksigjenit deri sa e "detyruam" organizmin tonë të punonte me pak oksigjen.
Kur e “pushtuat” Everestin?
Dhe më 20 Maj të vitit që lamë pas trupi ynë kishte arritur maksimumin e mundshëm të aftësive punuese në kushtet e ajrit të holluar të Himalajave si dhe e kishim ngarkuar veten psikologjikisht për të patur zemër dhe vendosmëri që të sulmojmë majën. U nisëm dhe dolëm me sukses: më 25 maj 2012 maja Everest ishte nën këmbët tona!
Si u ndjetë pas këtij suksesi?
U kthyem nga maja duke përjetuar ndjenjën se kishim realizuar aventurën më fantastike të kësaj bote! U kthyem krenarë që thyem rekordin botëror të ngjitjes në lartësi, rekord i cili qëndron gjithnjë atje, atje ku kanë shkuar para nesh shumë alpinistë dhe ku për çdo vit do të shkojnë të tjerë aventurierë që ta synojnë.
Cili është qëllimi i ekspozitës me pamje nga Everesti?
Ditët e qëndrimit në lartësitë e Himalajave ku dominon kunji i rruzullit tonë u shoqëruan me shumë sakrifica fizike, emocionale, gastronomike, shëndetësore, etj. Ato u shoqëruan me përpjekje që shkonin në skajet fizike dhe emocionale tësecilit. Për të treguar pjesën time në këto përpjekje, të cilat besoj se çdo individ e ka të vështirë t'i përsëdyti, kam ndërtuar këtë ekspozitë që tu përcjell jo vetëm anën time të historisë Everest, por njëherësh tu përcjell atë ego për arritje, atë shtysë për eksplorim që e ka mbartur nga brezi në brez raca njerëzore dhe që e shtyn edhe sot shoqërinë e kësaj toke ta tregojë në çdo fushë të jetës, elementë këto që e kanë bërë jetesën dhe mirëqenien të ecin përpara.
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
SHqiptaret kane pushtuar henen ketu e 15 vjet me pare, ju thoni Everestin
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 07-02-2013 më 13:03
Revolution 1848
^Kjo eshte si i thone kalamajte "Photoshop level 'Albanian'".
"Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"
alpinistet tane qe shkelen everestin meritojn respekt e lavdi..
eshte nje sakrific e madhe tmerresisht..
duhet te jen te krisur pakez ne krye..ata trima..
se nuk ja vlen te rrezikoc jeten tende e fmive per nje qerrata milet si ki i ini..
Krijoni Kontakt