-
Turqi, arrestohen edhe gjashtë gjeneralë
Autoritetet turke prangosën ditën e martë gjashtë gjeneralë në pension, me akuzën e organizimit të një grushti shteti për rrëzimin e një qeverie me prirje islamike në vitet 1990. Midis të arrestuarve janë edhe ish-kreu i forcave ajrore dhe ai i forcave tokësore turke.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anatolia”, ushtarakët besohet se ushtruan presion mbi ish-kryeministrin Necmettin Erbakan, duke luajtur rol në largimin e tij në vitin 1997, raporton TCH.
Disa dhjetëra oficerë në pension ose ende aktivë, së bashku me disa ish-gjeneralë të tjerë, janë arrestuar vitet e fundit nga qeveria me prirje islamike e kryeministrit Recep Taytip Erdogan, dhe po gjykohen për të njëjtat akuza.
Përndjekja e drejtuesve të lartë ushtarakë është mundësuar pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2010, që i zhveshën nga imuniteti të cilin gëzonin.
Aktualisht, në Turqi janë duke u zhvilluar edhe dy çështje të tjera paralele, në lidhje me një grusht të suksesshëm shteti në fillimin e viteve 1980 dhe një tentativë për të rrëzuar qeverinë e Erdoganit në vitin 2004, nga një grup ushtarakësh. /Telegrafi.com/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt