Kiev - Deputetët në parlamentin ukrainas janë rrahur me njëri-tjetrin gjatë debatit lidhur me ligjin me të cilin lejohet përdorimi i gjuhës ruse në gjykata, spitale dhe nëpër institucione të tjera në rajonet e Ukrainës ku flitet kjo gjuhë.
Rrahja ndodhi mes pjesëtarëve të opozitës properëndimore dhe atyre të partisë së presidentit Viktor Janukoviç e cila është proruse e orientuar dhe e cila ka mbështetje të madhe në pjesët lindore të Ukrainës.
Njëri nga deputetët opozitarë mori disa goditje të fuqishme në kokë për shkak të së cilave me fytyrë të përgjakur u bart në spital, ndërsa nga partia e tij kërkuan hetim për incidentin.
LajmeShqip
Krijoni Kontakt