Sipas gojdhanes së njohur, para se te vdes Aleksandri, e la porosi qe doren e tij te djathtë ta lenin jashtë sarkofazhit, kuptohet domethenja e tij profetike; "gjysmen e botes e pata në dor, më në fund dora mbetet e zbrazët.."
Ashtu edhe u veprua sipas deshires së tij, Perdikasi i kishte ndertuar një sarkofazh dhe mbshtjellur më një mbuloj te dyfishtë prej ari qe donte ta mbarti trupin e tij ende te ngrohët në Maqedoni por ndodhi diçka e papritur...
Trupin e tij e kerkonin tani edhe gjeneral të tjerë, Ptolemeu Soter, i biri i Lagosit, deshironte te behej faraoni i Egjiptit, edhe ai donte ta varrosi trupin e tij në Aleksandri dhe pas nje beteje te ashpër mes kater udheheqsve te mbretnise se Aleksandrit, më në fund fiton Ptolemeu i cili e dergon sarkofazhin në Aleksandri dhe më vonë Ptolemeu i II-të, i biri i tij, e varros në një tempull në Aleksandri në vitin 280 para krishti, por më vonë, Ptolemeu i IV-të e nderton një Mozole të stilit maqedonian, në një dhom prej albatri te ngritur mbi një tumul prej gurve si ato qe u gjeten ne Vergina ne vitin 1978, mirëpo ne Vitin 89 P.K, Ptolemeu X e zëvendëson arin dhe e vëndos trupin e Aleksandrit në një sarkofazh prej albatri te tejdukshëm qe e shofim pastaj edhe sips deshmis te Straboni i cili e vizitoi varrin e Aleksandrit aty kah viti 20 para krishti, por edhe Jul Qesari e viziton në vitin 48 P.K, pas tij edhe Oktavian Augusti në vitin 30, mirëpo Augusti shkon më tej, për simpati ndaj Aleksandrit, ai e nxjerr trupin e tij qe ishte në sarkofazhen prej albatri ku ia vendos mbi koken e tij një kuror prej ari, mirëpo edhe e dëmton shumë trupin e tij që deri këtu ishte i ruajtur mirë. Sipas të dhenave të Flavius Zhozefit, edhe Kleopatra e famshme e kishte hapur këtë sarkofazh për ti marrur disa gjësende prej ari !
Sipas Seutonit, perandori Kaligula ia kishte vjedhur gjamadanin e famshëm të Aleksandrit, kurse Karakala ia kishte vjedhur xhaketen e purpurt, unazen dhe rrypin ne vitin 215 pas krishti...
Mirëpo në vitin 365 pas një vershimi të madh u demtua tërë Aleksandria dhe më këtë rast edhe mozoleu i Aleksandrit te Madh, qe prej kesaj kohe ende edhe sot, arkeolog e amator nga e tërë bota e kerkojnë varrin e Aleksandrit, pa sukses !
Burimi; http://renesancailire.blogspot.fr/20...adh.html#links
Krijoni Kontakt