LIGJ
Nr.10 057, datë 22.1.2009
PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA"
Në mbështetje të neneve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella", sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6033, datë 29.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, bazuar në parimet e lirisë së ndërgjegjes dhe të besimit fetar, të sanksionuara e garantuara në nenet 10 e 24 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, si dhe në ligjet e tjera në fuqi (më poshtë sipas rastit do të citohen Kushtetuta, ligjet dhe/ose legjislacioni në fuqi), lidhin marrëveshjen si më poshtë (më poshtë do të citohet "Marrëveshja").
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Kjo Marrëveshje rregullon çështjet e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis Shtetit Shqiptar, dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në të mirë të secilit dhe të të gjithëve, mbi bazën e parimeve kushtetuese që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit të besimit fetar, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjella.
Neni 2
Kuptimi
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë e kupton dhe e shpreh vetveten ashtu siç përcaktohet në nenin 1 të statutit të saj.
Neni 3
Qëllimi
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është:
a) të garantojë realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë;
b) të njohë e të garantojë respektimin e të drejtave të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të institucioneve dhe strukturave të saj, si dhe të personave juridikë të themeluar prej tyre, për të zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar, edukativ e bamirës;
c) të njohë dhe të garantojë paprekshmërinë e institucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe me Kushtetutën e ligjet në fuqi dhe me kanonet dhe traditën e shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë;
d) të garantojë lirinë e individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare, ose jashtë tyre, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve fetare;
e) të sigurojë lirinë e individit për të mos ndaluar dhe as detyruar të bëjë pjesë në një bashkësi fetare, ose të marrë pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj.
Me anë të kësaj Marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shëndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.
Neni 4
Zbatimi i Marrëveshjes
1. Kjo Marrëveshje i shtrin efektet mbi të gjitha organet dhe institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me fenë, me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe me institucionet dhe personat juridikë të themeluar prej saj.
2. Individët ose grupimet e tyre, përfitojnë nga të drejtat e parashikuara nga kjo Marrëveshje, kur marrin pjesë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ose në praktikat e saj.
Neni 5
Parime të përgjithshme
1. Shteti respekton Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj.
2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të organizohet dhe të realizojë misionin e saj në mënyrë të pavarur nga shteti, duke respektuar parimin e laicitetit të shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe kanonet e traditën e shenjtë të Kishës Ortodokse. Shteti mbron bashkëjetesën fetare.
Neni 6
Bashkërendimi me organet shtetërore
Në marrëdhëniet e ndërsjella me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, shteti përfaqësohet nga Komiteti Shtetëror për Kultet. Kisha bashkëpunon me Komitetin për mundësimin dhe realizimin e një komun ikimi aktiv me organet dhe institucionet shtetërore.
KREU II
ORGANIZIMI DHE PERSONALITETI JURIDIK I KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
Neni 7
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe personat juridikë
1. Shteti njeh dhe respekton personalitetin juridik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe të gjitha veprimet e deritanishme të kryera prej saj për aq sa ato nuk vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin.
2. Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisë, administrimi, rregullimi dhe mbarimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si person juridik, realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këtë Marrëveshje dhe me kanonet dhe traditën e shenjtë të Kishës Ortodokse.
3. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën për të krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, të cilat e sigurojnë statusin e personit juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Institucionet dhe strukturat e krijuara nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie shoqërore, arsimore, shëndetësore e ekonomike, në përputhje me rregullat e saj, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon ndërmjet të tjerave edhe pajisjen me licenca dhe lejet përkatëse.
5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, me vullnetin e saj të lirë, mund të krijojë bashkime fetare, nëpërmjet bashkimit të dy ose më shumë bashkësive, me qëllim që të realizohen synimet e përbashkëta. Këto bashkime, edhe nëse nuk regjistrohen si persona juridikë, njihen nga shteti pas depozitimit të aktmarrëveshjes për krijimin e tyre, në Komitetin Shtetëror për Kultet.
6. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, si dhe organizatat e tjera që krijon për ushtrimin e veprimtarisë së saj, në të gjitha format e ligjshme të organizimit të tyre, janë persona juridikë jofitimprurës.
Neni 8
Personaliteti juridik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e rinjohur dhe rikonfirmuar nga shteti shqiptar, regjistrohet si e tillë me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe i njihen të gjitha veprimet e mëparshme. Për regjistrimin e saj Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
a) Kërkesën për regjistrimin e personit juridik, paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë).
b) Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, të shoqëruar me dokumentet e sipërpërmendura, bën njohjen e personit juridik dhe regjistrimin e tij, nëpërmjet vendimit përkatës.
Neni 9
Afati dhe territori i veprimtarisë së personave juridikë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe personat juridikë të krijuar prej saj, mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përzgjedhjes së vetë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Neni 10
Parimet e organizimit dhe të veprimtarisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Palët angazhohen për respektimin e parimeve kushtetuese mbi të cilat ndërtohet kjo Marrëveshje dhe do të punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit shqiptar në fuqi.
2. Shteti respekton pavarësinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për t'u organizuar e ushtruar veprimtarinë e saj, si dhe për të administruar pasuritë që zotëron, në bazë të parimeve, rregullave, traditave, kanoneve dhe statutit të saj.
3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë respekton interesat kombëtarë dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në Shqipëri.
Neni 11
Organizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Në marrëdhëniet me organet, institucionet dhe organizatat e tjera laike e fetare, brenda dhe jashtë vendit, besimtarët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përfaqësohen nga organet, funksionarët dhe drejtuesit e formuar, të emëruar a zgjedhur në përputhje me statutin.
2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të formojë organet e saj, të emërojë funksionarët dhe drejtuesit në mënyrë të pavarur, në përputhje me dispozitat e parashikuara në statutin e saj. Titullari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë caktohet sipas procedurave dhe kritereve të parashikuara në statutin e saj.
3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njofton Komitetin Shtetëror për Kultet për emërimin e titullarit të saj.
4. Funksionarëve, drejtuesve dhe organeve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u garantohet liri e plotë e ushtrimit të veprimtarisë fetare, organizative e administrative, në përputhje me aktet e Kishës, por aq sa kjo veprimtari nuk vjen si kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor.
Neni 12
Marrëdhëniet me bashkësitë e huaja fetare
1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të d rejtë të krijojë dhe të mbajë kontakte me bashkësi fetare të një vendi tjetër ose ndërkombëtare, të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre fetare e bamirëse, për aq sa këto kontakte nuk bien ndesh me rendin e brendshëm kushtetues.
2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të përfitojë mbështetje financiare dhe/ose materiale nga entitete dhe/ose individë të huaj, për aq sa kjo mbështetje nuk bie ndesh me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.
KREU III
STATUSI JURIDIK DHE FINANCIAR
Neni 13
Mbështetja financiare ose materiale shtetërore
1. Shteti shqiptar mund t'i japë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, apo subjekteve juridike të themeluara prej saj, mbështetje financiare ose materiale.
2. Modalitetet dhe kriteret për sigurimin e kësaj mbështetjeje financiare duhet të përcaktohen në një ligj specifik për mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit për kultet fetare.
Neni 14
Regjistrimi në organet tatimore
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, si dhe personat e saj juridikë duhet të regjistrohen në organet tatimore, sikurse çdo person juridik jofitimprurës, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 15
Statusi juridik dhe fiskal
1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njeh dhe respekton kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë në fushën financiare, duke ruajtur tërësisht pavarësinë në administrimin e buxhetit të saj financiar, të krijuar qoftë nga burime të brendshme edhe nga ato të jashtme, në formë dhuratash nga kisha dhe organizma ndërkombëtarë simotra.
2. Përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave:
a) Subvencionet financiare të çfarëdo lloji dhe çdo e ardhur tjetër e ligjshme, si edhe donacionet materiale të destinuara për të realizuar misionin e vet, kur këto të ardhura apo donacione nuk përdoren për përfitime nga organizatorët.
b) Ndërtimi i objekteve të reja, ndërtesat në pronësi apo në përdorim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ose të personave juridikë të themeluar prej saj të regjistruara pranë organeve kompetente shtetërore, në rastet kur ato përdoren pa qëllim fitimi për ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinë baritore, humanitare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shkencave të tjera kishtare, si dhe të personelit fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Taksa e trashëgimisë ose e kalimit të pasurisë në procesin e regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i dhurohen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ose kur ato kalojnë mes entiteteve të vetë Kishës.
3. Personat juridikë të themeluar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, por që nuk e kanë zotësinë juridike ose nuk janë regjistruar si organizata jofitimprurëse përpara ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje, gëzojnë të drejtën që të regjistrohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 8 të kësaj Marrëveshjeje, brenda dy vjetëve nga dita e hyrjes së saj në fuqi.
4. Përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kontributeve për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shpërblim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur këto kontribute në vendet e origjinës.
5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, për personelin klerik dhe laik të saj, si kategori profesionale krejt të veçanta, ka të drejtë shkallëzimin e diferencuar për nivelin e pagës, për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat e personit.
6. Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, kisha dhe personat juridikë të themeluar prej saj nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t'u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi.
KREU IV
BASHKËPUNIMI NË TË MIRË TË SHTETASVE
Neni 16
Festat fetare
1. Ditët e festave fetare që do të jenë ditë pushimi, vendosen me ligj. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të propozojë festa fetare që, sipas mendimit të saj, mund të shpallen ditë pushimi.
2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në përputhje me nevojat fetare të besimtarëve, ka të drejtë të përcaktojë edhe festa të tjera, veç atyre që do të trajtohen me ligj si festa zyrtare, të cilat nuk janë të detyrueshme për sektorin shtetëror publik dhe privat.
Neni 17
Institucionet edukative dhe arsimore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipë risë ka të drejtë, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të ngrejë dhe të administrojë institucionet edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve.
2. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë angazhohen të garantojnë të drejtën e individëve për t'u arsimuar, pa asnjë dallim, duke respektuar të drejtën e prindërve për të siguruar edukimin e fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre.
3. Shteti e njeh vlefshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga institucionet arsimore fetare, sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin.
4. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë hartojnë kurrikulat përkatëse për shkollat fetare jopublike, si dhe bëjnë vlerësimin dhe certifikojnë personelin pedagogjik. Për realizimin e tyre ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
5. Gjatë procesit mësimdhënës, shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë angazhohen që arsimimi i fëmijëve të bazohet mbi të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, të drejtohet në përgatitjen e fëmijëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe vëllazërisë midis njerëzve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare ose personave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fanatizmit.
Neni 18
Kryerja e veprimtarive sociale
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të ushtrojë veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ e shëndetësor. Kjo e drejtë përfshin edhe krijimin e mjediseve sociale të përshtatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 19
Organizatat bamirëse
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të themelojë organizata bamirëse, duke respektuar rregullat e përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 20
Liria e shprehjes dhe e drejta për informim
1. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njohin dhe pranojnë mjetet e informimit publik, si një element të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të ndërgjegjes.
2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të shprehë dhe të përhapë lirisht bindjet e saj, nëpërmjet çfarëdo forme ligjore të njohur, ose që do të njihet në të ardhmen.
3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të themelojë struktura të komunikimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në çdo rast, përmbajtja që jepet përmes mjeteve të komunikimit masiv nuk duhet të përshkohet nga ide që cenojnë rendin kushtetues, tolerancën fetare, ose që diskriminojnë bashkësitë fetare dhe nxisin grindje ndërfetare.
4. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të shprehet nëpërmjet mjeteve të komunikimit dhe informimit publik.
5. Komiteti Shtetëror për Kultet bashkëpunon me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për nevoja studimore e informuese.
Neni 21
Objektet e kultit
1. Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm.
2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me ligjin.
3. Për nevojat e saj dhe në përputhje me procedurat ligjore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të ndërtojë objekte të reja kulti.
KREU V
ÇËSHTJET E PRONËSISË
Neni 22
E drejta e pronës
1. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme.
2. Shteti do t'i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit ortodoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjta, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Në rastet kur objektet e kultit (kishat dhe manastiret) e komunitetit ortodoks nuk gjenden të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronësinë do ta vërtetojë (provojë) nëpërmjet dokumenteve të Arkivit Qendror të Shtetit.
Neni 23
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fetare
1. Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.
2. Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhorë dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
3. Këshilli i Ministrave, duke u bazuar edhe në mendimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, bashkërendon përpjekjet në të ardhmen për të evidentuar, vlerësuar e mbrojtur pasuritë kulturore, si dhe godinat e kultit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilat bartin vlera të kulturës kombëtare, materiale e shpirtërore.
KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 24
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Interpretimi dhe zbatimi i kësaj Marrëveshjeje, si dhe zgjidhja e çështjeve të diskutueshme, bëhen mbi bazën e mirëkuptimit midis palëve.
2. Ndryshimet e kësaj Marrëveshjeje mund të bëhen me mirëkuptim e marrëveshje midis palëve.
Neni 25
Dispozita e fundit
1. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën që të lidhin marrëveshje të veçanta për zbatimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje.
2. Kjo Marrëveshje shërben si akt bazë për nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që ratifikohen në Kuvend.
3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të tërhiqet nga kjo Marrëveshje me anë të denoncimit të marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend.
PËR KËSHILLIN E MINISTRAVE PËR KISHËN ORTODOKSE AUTOQEFALE
MINISTRI I TURIZMIT, KULTURËS, RINISË TË SHQIPËRISË
E SPORTEVE FORTLUMTURIA E TIJ,
Ylli Pango KRYEPESHKOPI I TIRANES, DURRESIT DHE GJITHË SHQIPËRISË
Prof.Dr.Anastasi
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 02-09-2012 më 08:31
Duaje te afermin tend si veten
Burracaku sahanlëpirës i Janullatosit me emrin Pirro, më sulmon me shpifje si një qen i pabesë
Nga Gazeta Telegraf - Mar Gus 21, 5:20 pm
Atë Nikolla Marku është figurë e respektuar e ortodoksisë shqiptare dhe mbetet një trashëgimtar i denjë dhe i nderuar i veprës së Fan Nolit
Në faqen e internetit ”Forumi Shqiptar” të datës 12 gusht 2012, lexova një reagim ndaj shkrimit tim me titull ”Historiani grek Nikolas Stavros:”Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”, të botuar më 08 gusht 2012 në gazetën”Tribuna Shqiptare” të moderatorit të nderuar, zotit Ajet Nuro. Reagimi i këtij sahanlëpirësit të Janullatosit titullohej: ”Përse Atë Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucionin”.
Në atë reagim, burracaku sahanlëpirës i Janullatosit, Pirro, (Piro Prifti) i cili ose ka lindur pa burrëri ose burrërinë ia ka shkelur me këmbë kryeshovinisti Janullatos, nuk ka guximin të prezantohet publikisht me emër dhe me mbiemër, por shkruan vetëm emrin, duke u fshehur si miu pas ferrës. Nuk e kuptoj se nga kush ka frikë kjo pece e zhulosur, me të cilën Janullatosi fshin këmbët orë e çast. Sot jemi në demokraci dhe askund s’ka vend për autocensurë.
Në sulmin që ka ndërmarrë kundër Atë Nikolla Markut dhe kundër meje, ky burracaku Pirro shkruan:
“Duke qënë në sinkron me përçarësin Atë Marku, Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën, por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks, duke mos qënë fare i këtij komuniteti, por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht, një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi i ka hije të flasë kodra pas bregut e të lajthisë me dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH për të marrë titullin profesor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë, apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për probleme që nuk i kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qenë e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si atdhetarë 20 karatësh”.
Për të sqaruar lexuesit e nderuar, po ndalem radhazi në shpifjet që ky raja i Janullatosit ngre kundër Atë Nikolla Markut dhe kundër meje.
Së pari, atë Nikolla Marku është figurë e respektuar e ortodoksisë shqiptare dhe mbetet një trashëgimtar i denjë dhe i nderuar i veprës së Fan Nolit, themeluesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Atë Nikollë Marku nuk është aspak përçarës i ortodoksisë shqiptare, siç shpif poshtërsisht ky Pirro servili i Janullatosit. Përkundrazi, përçarës i ortodoksisë shqiptare, gjatë 21 vjetëve, ka qenë dhe vazhdon të mbetet Janullatosi, që përfaqëson një vatër infeksioni të rëndë grek në Shqipëri.
Së dyti, unë nuk kam qenë kurrë ateist. Kam qenë dhe jam shumë besimtar, se dashurinë për Zotin e Madhërishëm e kam trashëgim nga prindërit e mij të nderuar Hasan dhe Hanko Ymeri, të cilët i faleshin Zotit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, një ritual ky, të cilin e kam praktikuar dhe vazhdoj ta praktikoj rregullisht, së bashku me bashkëshorten, në familjen time.
Së treti, unë asnjëherë nuk kam qenë komunist apo anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë. Sipas shpifarakut Pirro, të sulmosh kreun e shovinizmit grekoleckaman në Shqipëri, Janullatosin, do të thotë të kesh qenë komunist.
Së katërti, atdhedashuria ime nuk është ”e shpifur”, siç e karakterizon ky Pirro renegati qëndrimin tim në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në raport me shovinizmin grekoleckaman dhe kishën shoviniste greke. Atdhedashuria ime është e mbrujtur mbi bazën e traditave të kahershme të familjes sime, e cila njihet mirë për një trashëgimi të shkëlqyer shqiptarizmi. Stërgjyshërit e mi, Lulo Bajrami dhe Mukë Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtarë të Bilbilenjve të famshëm dhe së bashku me ta janë varur në Rrapin e Janinës. Në një libër me vargje rapsodike të zotit Xhevit Zeleli nga Smokthina e Vlorës, janë edhe dy vargje të një kënge të vjetër që u kushtohet stërgjyshërve të mi: Lulua me Mukë Bajramë / Gji në gji ç’e dhanë xhanë.
Veç kësaj, gjyshja e babait tim, Kale Hodja, ka qenë e bija e luftëtarit të dëgjuar Hodo Ali Nivica, një figurë e shquar kjo e kryengritjeve shqiptare në Shqipërinë e Jugut që shpërthyen në vitin 1847 kundër Reformave të Tanzimatit.
Babai im, Hasan Ymeri (1890-1970), ka marrë pjesë me armë në dorë në Luftën e Vlorës të vitit 1920 kundër pushtuesve italianë. Për kontributin e tij në atë luftë, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me dekret nr. 4040, datë 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen ”Për veprimtari patriotike”, me këtë motivacion: ”Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.
Gjatë Luftës Antifashiste, xhaxhai im, Baxhul Ymeri, dhe dajua im (vëllai i nënës sime), Selim Tahiri, u rreshtuan në radhët e brigadave partizane dhe të dy ranë dëshmorë në betejat me pushtuesit nazifashistë. Eshtrat e tyre prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Vlorës.
Pra, atdhedashuria dhe traditat e shqiptarizmit mua më janë mëkuar në familjen time dhe ato janë pjesë organike të formimit tim nacionalist, si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Prandaj më kot lodhet sahanlëpirësi i Janullatosit të shpifë në një mënyrë shumë të poshtër kundër atdhedashurisë sime.
Së pesti, titullin ”profesor” unë nuk e kam marrë në kohën e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe as i jam lëpirë asaj ndonjëherë për të marrë një titull të tillë. Titullin ”Profesor” e kam marrë me vendimin nr. 53 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, datë 11 maj 2001. Këtë titull e kam marrë pasi kisha fituar fillimisht gradën shkencore ”Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit, datë 16 dhjetor 1989), e konvertuar në gradën shkencore ”Doktor” (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30 qershor 1993),dhe pasi kisha marrë titullin ”Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, datë 13 dhjetor 1994).
Së gjashti, unë kurrë në jetën time nuk kam shqetësuar askënd ”për të gjetur një vend të ngrohtë në Tiranë”, siç shpif për mua ky stallieri i Janullatosit. Arsimin shtatëvjeçar e pata përfunduar me rezultate të shkëlqyera në vendlindjen time, në Smokthinë të Vlorës, në vitin 1955. Me rezultate të larta përfundova Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë në vitin 1959. Pikërisht për këto rezultate të larta, asokohe Ministria e Arsimit më dërgoi në Bashkimin Sovjetik për të vazhduar studimet universitare. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, studimet e larta i përfundova në vitin 1966 në Universitetin e Tiranës, në degën e gjuhës dhe të letërsisë ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për rezultatet e larta që pata në mësime, më emruan asistent-pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse. Arsyet e vërteta se pse më emëruan asistent-pedagog, i di shumë mirë ish-profesoresha ime e talentuar, zonja Vitore Ballvora (Angoni), një zonjë shumë e nderuar kjo, ish-përgjegjëse e Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse dhe lektore e letërsisë ruse, e cila e mbylli karrierën e gjatë pedagogjiko-shkencore në Universitetin e Tiranës si Docente dhe Dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Babai dhe nëna ime nuk kishin ndonjë mik në sferat e larta të partisë dhe të shtetit shqiptar që të mund të ndërhynte ”për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë” për mua. Miku i vetëm i tyre ishte përkushtimi i admirueshëm që i karakterizonte në qëndrimin ndaj punës, përkushtim, të cilin edhe mua ma patën futur në gjak me shumë kujdes që në moshë të njomë, me porosinë e përhershme që në jetë të çaja me djersën e ballit. Pikërisht rezultatet e mia të larta në mësime qenë ato që e nxitën profesoreshën Vitore Ballvora të ndërhynte në Dekanatin e Fakultetit dhe në Reaktoratin e Universitetit që mua të më emëronin asistent-pedagog. Propozimin e saj për emërimin tim e përkrahu fuqimisht edhe zonja e nderuar Shpresa Zenelaj, profesoresha ime po aq e talentuar, lektore e letërsisë ruse dhe më pas Docente dhe Zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës për shumë vite me radhë. Që të bindet për vërtetësinë e fjalëve të mia, gënjeshtari dhe shpifësi sharlatan i Janullatosit me emrin Pirro dhe kushdo tjetër që tërhiqet zvarrë para Janullatosit, le t’i telefonojë zonjës së nderuar Vitore Ballvora dhe ta pyes se si e gjeta unë asokohe ”një vend të ngrohtë në Tiranë”. Numri i telefonit të saj është: 2 34 32 17.
Janullatosi – colonel i shërbimit sekret grek
Fytyrën e vërtetë të Janullatosit, si kreu politik i shovinizmit grekoleckaman dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, na e zbulon deri në imtësi zoti Nuri Dragoj në faqet e librit të tij me titull ”Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike”(Shtëpia Botuese “Weso”, Tiranë 2009). Le të flasim më konkretisht për figurën e Janullatosit, të cilit zoti Dragoj ia çjerr maskën keq në faqet 396-397 të librit në fjalë.
Së pari, Janullatosi takohet me ministra grekë dhe bisedon me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai është dërguar në Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me fenë.
Së dyti, Janullatosi, në gazetën ”Katerinimis” paska deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, – thotë ai, – do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
Së treti, ai është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës.
Së katërti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
Së pesti, në intervistën që i ka dhënë gazetarit amerikan Fred Reed thotë: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
Së gjashti, po në intervistën e sipërpërmendur të vitit 1996, kur president i vendit ishte zoti Berisha, Janullatosi ka deklaruar: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”. Ky armik i betuar i kombit shqiptar që ndihet i shqetësuar, siç thotë zoti Dragoj, për humbjen nga Greqia të bregdetit lindor të Egjeut dhe të Qipros Veriore, ngrihet kundër aspiratës për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Nga këto fakte që zoti Dragoj ka renditur në librin e vet, rezulton se misioni i Janullatosit në Shqipëri, siç u theksua edhe më sipër, nuk është aspak fetar, ai është një mision i pastër politik që atij ia ka ngarkuar shovinizmi grekoleckaman dhe kisha shoviniste greke, në dëm të interesave jetike të kombit shqiptar. Prandaj ne nuk mund të mos e besojmë shqiptaro-amerikanin e mirënjohur, zotin Gary Kokalari, i cili ka deklaruar se Janullatosi është kolonel i shërbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006).
Ja kjo është fytyra e vërtetë e Janullatosit, e këtij armiku të urryer të popullit shqiptar, të cilin, nga njëra anë e quan “popull të dashur”, kurse në të vërtetë, para një gazetari amerikan, e akuzon për popull fundamentalist që kërkuaka të shtypë ortodoksinë. Harron ky armik i urryer që harmonia fetare ka qenë, është dhe do të mbetet në themel të unitetit të popullit dhe të mbarë kombit shqiptar, që feja ortodokse, siç thekson me shumë të drejtë Fan Noli, është pasuri shpirtërore jo vetëm e ortodoksëve, por e mbarë popullit shqiptar. Me deklaratën e mësipërme, Janullatosi vetëdemaskohet si kreu i shovinizmit grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, të cilët kanë pasur, kanë dhe do të vazhdojnë të kenë për mision të përhershëm përçarjen fetare në vendin tonë, zhdukjen e fesë myslimane dhe greqizimin e jugut të Shqipërisë. Faktet e sipërcituara dëshmojnë fare shkoqur se Janullatosi në krye të kishës shqiptare, sipas fjalëve të arta të atë Nikolla Markut, përfaqëson në vetvete një simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin.
Për të realizuar qëllimet e veta shoviniste, Janullatosi ka grumbulluar rreth vetes një grigjë sahanlëpirësish që janë të zhveshur nga çdolloj nderi dhe dinjiteti kombëtar, si puna e këtij Pirro servilit. Për lexuesit do të ishte me interes që mbarë sahanlëpirësit e filialit të kishës shoviniste greke me seli në Tiranë dhe të Janullatosit, para se t’i dalin në mbrojtje agait të tyre, le t’u përgjigjen fillimisht pyetjeve që ka shtruar Atë Nikolla Marku për Janullatosin në numrin e djeshëm (14 gusht 2012) të organit ”Gazeta Shqiptare”. Për mbarë lexuesit do të ishte me interest të mësonin se me ç’mjete kolosale financiare është ndërtuar “kalaja” e Janullatosit, e cila u bën karshillëk të gjitha institucioneve të administratës shtetërore në qendër të Tiranës. Përmasat gjigante të asaj katedraleje të krijojnë përshtypjen e rreme sikur Shqipëria është një vend ortodoks, si puna e Greqisë apo e Serbisë. Shqipëria as ka qenë dhe as do të bëhet ndonjëherë vend ortodoks. Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet shembulli më i shkëlqyer në mbarë botën i harmonisë fetare, themelet e së cilës kërkon t’i minojë Janullatosi me anë të veprimtarisë së nëndheshme antishqiptare. Prandaj edhe të gjitha fetë në Shqipëri janë pasuri shpirtërore e mbarë popullit shqiptar në tërësi dhe e çdo shqiptari në veçanti.
Sipas ca të dhënave që kanë dalë nga vetë selia e katedrales janullatiste, rezulton se brenda saj, në katet e nëndheshme dhe të mbidheshme, ndodhen 312 dhoma. Për ç’qëllime janë ndërtuar gjithë këto dhoma? Moria e gjithë këtyre mjediseve brenda asaj katedraleje, të bëjnë të dyshosh se prapa pamjes së jashtme të katedrales, fshihet selia e një qendre të madhe spiunzhi grek për mbarë Ballkanin, që ka si qëllim afatgjatë shkombëtarizimin e shkallëshkallshëm të popullit shqiptar. Mirë do të ishte që shërbimet inteligjente shqiptare të mos tregohen të paanshme ndaj destinacionit të asaj morie mjedisesh të katedrales janullatiste, ku me siguri duhet të jenë instaluar aparatura të sofistikuara spiunazhi.
Mbetet për të shpresuar se një ditë të bukur në Shqipëri do të dalin në skenën e politikës burra të vërtetë, me nder dhe me dinjitet kombëtar, për të rithemeluar Kishën e Pavarur Ortodokse Shqiptare, veprën e pavdekshme të Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu, dhe për t’i vënë vizën trashëgimisë janullatiste, duke çliruar edhe grigjën e sahanlëpirësve të Janullatosit nga barra e rëndë e servilizmit të pështirë, si puna e këtij zvarranikut Pirro.
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
Feniks, Arizona – SHBA
Gusht 2012
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
At Nikolla Marku: Parlamenti të dënojë masakrat greke
Kisha ortodokse e pavarur kombëtare shqiptare kërkon nga Parlamenti shqiptar të miratojë një rezolutë ku të dënojë masakrat e bandave shoviniste greke kundër popullsisë shqiptare të kryera në vitin 1914 e në vazhdim, si në jug të atdheut, dhe në Çamëri.
Në një prononcim për mediat, famulltar i kësaj kishe, At Nikolla Marku, ka vlerësuar historianët që po nxjerrin fakte të dobishme në të mirë të historisë kombëtare shqiptare, ndërkohë që dënon me forcë pjesëmarrjen e njerëzve të veshur me rrobën e priftit në ceremoninë publike për të ashtuquajturin Vorio-Epir.
Ndër të tjera, At Nikolla Marku kërkon që eshtrat e ushtrisë greke të shkojnë në vendin e tyre, siç kanë bërë vendet e tjera.
http://www.gazetatema.net/web/2012/1...asakrat-greke/
![]()
Mos u merrni me Albon se duhet te hani nje furre buke, pse eshte ne krye benjamini Albos Janullatosi perdite e me shume shikohet nje percarje e madhe fetare ndermjet shqiptareve.
Pse shqiptaret ne te kaluaren nuk kane patur probleme te ndasive fetare , ndersa sot i fryhet shume ketij zjarri? Po te them Z.Albo se prifti qe ti anatemon At Nikolle Marku eshte njeri i nderuar ne Elbasan dhe duhet te dish se mbrenda kalase se Elbasanit ku popullsia me shumice i perket te krishtereve ka dhe nje xhami qe qendron shume afer saj. Besimtaret e te dy religjoneve shkojne shume mire me njeri tjetrin. Kjo more lum miku eshte ajo toleranca fetare per te cilen ka nevoje ky popull. KJo eshte dhe aresyeja kryesore qe janullatosve si puna jote me shoke ju vret syte, prandaj dhe e sulmoni shume At Nikolle Markun.
Edhe nje gje tjeter per Kishen Autoqefale te Shqiperise te udhehequr nga Noli I madh.
Albo ku mendja jote, ku mendja djallezore e Jallutasosit tend e ku mendja e Nolit. ngjason si fija e kashtes ne mes te nje are te pamat. E sa per dijeni emri i Kishes se Nolit ishte Kisha Ortodokse Autoqefale. Kombetare . Pra nuk ishte vetem autoqefale por edhe kombetare. Sepse e kishte kete emer ti Albo e kupton shume mire .
OU ju bleu greku mor te shkrete e humbet dinjitetin tuaj kombetar.
prape ky karagjozi i veteshpallur si prift?????
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Karagjoz karagjoz po e keni hale ne sy..... e mos u sekelldi do tju beje karrshillek deri sa jano ti kthej bithen nga dielli e ju perseri do merrni nje sumtekelek tjeter prej greqis e do ta vini ne polithrone se nuku rrini dot pa lepire mollen me sheqer te grekut E AI ATY I VETSHPALLUR KUR SAKATET NUK E SHPALLEN
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
At Nikolla Marku: Prifti serb dhe Janullatos, aleanca e djallit
Të vërtetat historike nuk janë shovinizëm, apo nacionalizëm, përkundër, janë përgjegjësi për të ardhmen dhe kujtesë e domosdoshme për brezat që vijnë. Është detyra jonë është që memorien ta ruajmë domosdoshmërisht për ngjarjet historike në dëm të kombit shqiptar e për t’ua treguar brezave që vijnë. Ata duhet të mësojnë se 1913 ka qenë viti i kasaphanës mbi kombin dhe trojet shqiptare, kasaphanë e bërë nga fqinjët tanë, ku njëri është i përkëdhelur i perëndimit e tjetri i Moskës. Pas një skenari të turpshëm nga Janullatos me eshtra të ushtrisë agresive greke në dëm të popullit shqiptar në jug të Shqipërisë deri në Prevezë, na shfaqet një pseudo prift serb në Shkodër për të kërkuar varre ushtarësh serbë. Ky prift i quajtur Amfilohije Radoviç, jashtë misionit të tij si prift, i dërguar nga patriarkana e Beogradit, kërkon të na kujtojë ushtarë serbë të vrarë në Shqipërinë tonë, e cila me të vërtetë është bërë varrezë për armiqtë e këtij populli (Zoti të më falë për këtë që citova). Shqiptarët nuk kanë varre në dhe të huaj, sepse kurrë nuk kanë vrarë, grabitur, shfarosur popuj të tjerë. Historia na mëson shumë për të kaluarën tonë ndër shekuj, por sidomos për vitet 1912-1913, kur atdheu ynë u bë kurban për fqinjët tanë, që në ato vite treguan natyrën e tyre të vërtetë kundër kombit shqiptar. Serbët në Kosovë dhe grekët në Çamëri vranë popull shqiptar të pambrojtur dhe të pafajshëm, plaçkitën dhe shpërngulën si barbarë të uritur njerëz të mirë ortodoksë, myslimanë, katolikë, bektashi, vetëm se ishin shqiptarë në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Çfarë kurdisin dy aleatë të djallit me eshtra ushtarësh si greku Janullatos dhe prifti serb Radoviç në dëm të kombit dhe truallit shqiptar?
Vetëkuptohet se të prekësh ndjenjat e një shoqërie apo kombi është t’i sjellësh ndërmend ushtarët e vrarë dhe qëllimin e tyre përse janë vrarë, me qëllim që të ngresh një mendim dhe qëllim të ri po si ai i vjetri në shoqërinë e sotme. Janullatos dhe nazistët grekë thonë se kanë heronjtë e Vorio-Epirit, Radoviç thotë se serbët kanë luftuar kundër osmaneve në veri të Shqipërisë, e cila shtrihet deri në Mitrovicë e Preshevë, kur Shqipëria e kishte shpallur Pavarësinë e saj më 28 Nëntor 1912 për të katër vilajetet pa asnjë ndarje. Ç’kërkonin këto hordhi grabitqare dhe kriminelesh në atdheun Shqipëri 62 mijë kilometra katrorë? Kuptohet se çfarë ndodhi më 1913.
Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare, për hir të së vërtetës, krahasuar me kishën serbe dhe atë greke qëndron në piedestal të lavdishëm pranë dritës së Perëndisë dhe profetëve. Në asnjë mënyrë kisha nuk mund të bëhet vegël në duar terroristësh, mafiozesh, politikanëve vdekje-mbjellës, qëllimeve të urrejtjes apo racizmit injorant që buron që nga Kaini i Biblës. Si mund të thuash se Zoti të bekon ty, kur ti mendon për vdekjen dhe shfarosjen e tjetrit!? Ne shqiptarët e dimë shumë mirë se, misioni fetar është ai i dashurisë, respektit, besnikërisë, bujarisë dhe mbi të gjitha i lutjeve dhe faljeve të mëkateve që bën çdo njeri pa përjashtim në këtë botë.
Si prift që është, Radoviç apo kisha serbe duhet të kryejë misionin e saj human në gjetjen e mbi 3000 shqiptarëve të zhdukur nga ushtria serbe, ndërsa prifti Janullatos, t’i kërkojë shtetit grek respektimin e emigranteve shqiptarë si dhe kthimin e çamëve në pronat dhe shtëpitë e tyre në Çamëri. Çdo shqiptar dhe politikan duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj fqinjëve, që me gjithë gjenocidet dhe grabitjet ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tij, ne përsëri jemi për fqinjësi normale. Le të mbrojmë së bashku të paktën parimet kushtetuese, përsa u takon veprimeve antishqiptare, që cenojnë territorin dhe identitetin shqiptar. Në rast se nuk ndërhyjnë institucione të shtetit në mbrojtje të vlerave tona, atëherë e them me përgjegjësi se do t’i mbrojë populli me veprime fizike të drejtpërdrejta, sepse kupa po mbushet, siç e ka mbushur me kohë Dule, Bollano, Radoviç, Janullatos etj. Një ditë durimi i çamëve do të soset dhe po ashtu dhe ai i shqiptarëve në Maqedoni, Presheve, Bujanovç etj. Nuk mund të jesh nënshtetas i Shqipërisë dhe të kërkosh Vorio-Epir, këtu toleranca kthehet në dobësi dhe paaftësi për të vepruar. Disa herë kisha serbe është bërë frymëzuese e akteve të dhunshme në Mitrovicë. Thua se Europa fle për këto akte të drejtpërdrejta terroriste, në dëm të shqiptarëve të Kosovës? Ne besojmë se jo, por duhet informuar. Ne nuk e kuptojmë heshtjen e gjatë të partive tradicionale të djathta, që e kanë në program bashkimin kombëtar dhe nuk mbrojnë programin e tyre.
Ne si kishë e kemi të qartë planin ortodoks-serbo-grek në dëm të kombit shqiptar dhe kishës ortodokse shqiptare. Jemi të përgatitur për të përballuar me çdo mjet, sepse është e drejta jonë të mbrojmë veten tonë, kombin shqiptar dhe truallin e tij të bekuar në çdo drejtim. Gjatë festimeve të 100-vjetorit, ndodhi një mrekulli e madhe, kjo mrekulli ishte angazhimi politiko-qytetar i gjithë shqiptarëve me aktivitete të shkëlqyera, në çdo drejtim, që nga ekspozitat e flamurit e deri tek mbledhja e qeverisë në Vlorë. Vetëm Janullatos nuk organizoi asnjë simpozium historik për ata ortodoksë që dhanë jetën për pavarësi dhe liri. Çudi? Jo, tashmë e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se ky përfaqëson kishën e minoritarëve të shitur tek asfalia greke dhe racistët e çmendur të Agimit të Artë. Kisha ortodokse kombëtare shqiptare dënon çdo veprim të çdo prifti që merret me politikë shoviniste, me qëllim genocidi ndaj çdokujt, qoftë ndaj individit apo kombeve të ndryshme. Ne do të reagojmë mbi parime kristiane ndaj Radoviçit dhe Janullatosit në organizma ndërkombëtare përkatës, me qellim që spekulimi i këtyre gjeneralëve të veshur me rroba prifti të marrë fund bashkë me planet e tyre.
![]()
Si vertetohet lidhja e Anastasit me kete priftin malazez? Se per te akuzuar duhen prova.
Duaje te afermin tend si veten
Krijoni Kontakt