Close
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 267
  1. #61
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    une nuk e mbeshtes mendimin se KOASH-i na qenka filial i Kishes Greke, marredheniet si Kisha Orthodhokse jane normale..KOG na ka ndihmuar shume ne ndertimin dhe rindertimin e infrastruktures Kishtare dhe per ndihmat ndaj shtetasve ne nevoje, d.m.th. te varferve qe nuk jane pak ne Shqiperi.
    ...pra je dakor se eshte ceshtje paraje `???....pikerisht ate qe thash me heret, si shembull, une do te isha dakor qe arka shtetnore te shfrytezohet per nevojat e komunitetit orthodoks !!!, por assesi jo nje grup i caktuar me interese te caktuara.

    Rrezulltati i nje infiltrimi te rradheve dhe me kete me tej i indoktrinimit te ithtareve do te jete ai qe shihet sot tek shqiptaret orthodoks te maqedonise !!!, nje asimilim ne gjuhe e komb tjeter, nje tjetersim rrenjesore i fares se shqiptareve te pare.

    Mvaresia e komunitetit orthodokos karshi ataj grek eshte siperfaqesore, ata JU BLEJNE.....nuk keni nevoje, perkrahja e jone nuk do te ju mungonte, aman, duhet edhe ju ta shihni nevojen e nje pamvaresimi te plote.....

    tung
    albanish by nature

  2. #62
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    shqip eshte "More vesh" jo "More vesht"...more vesh!
    Pse zotrote, "more vesht" s'e merr vesh ti?!
    ... kur kete nenforum "Toleranca fetare" e kane kthyer ne nje forum per te nxitur urrejtjen fetare...
    Mos i ngaterrò gjerat, i dashur Ilia, se ketu nuk po analizohet(si pasoje te gjykohet apo urrehet) feja ortodokse, por po flitet per aspektin formal te klerit te nje feje!
    Akoma nuk na ke argumentuar domosdoshmerine e nje greku ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare!!
    e cila nuk ka asnje lidhje me ceshtjen kombetare... bile e demton rende kete...
    Ketu gabohesh rende, i dashur grekofil!
    Kombi eshte mbi te gjitha dhe çeshtja e veteadministrimit, eshte çeshtje themelore! Perndryshe le te ftojme nje Princ Weidi ne krye te Shqiperise, meqe nuk qenkemi te zotet vete!! Qarte lidhja?!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    une nuk e mbeshtes mendimin se KOASH-i na qenka filial i Kishes Greke, marredheniet si Kisha Orthodhokse jane normale..KOG na ka ndihmuar shume ne ndertimin dhe rindertimin e infrastruktures Kishtare dhe per ndihmat ndaj shtetasve ne nevoje, d.m.th. te varferve qe nuk jane pak ne Shqiperi.
    Nuk flasim per marrdhenjet ndermjet kishave, por per Kishen Shqiptare te kryesuar nhga nje grek!! Pse?! Kesaj pergjigju e mandej ec te na tregosh se cilet jane prifterinjte e vertete, nese ata qe predikojne fjalen e zotit ne kishe apo ata qe emeron Janullatosi!! E na trego edhe se pse nuk qenka prift ai i Elbasanit!!
    Jarigas

  3. #63
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME - REAGIM I KRYEPISKOPIT ANASTAS-

    Orthodox News - Lajme

    Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta.

    1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
    Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.
    Është e habitshme, se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

    2. Shkak për artikullin e z. Frashëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën frymë me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shumë qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.
    Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).
    Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

    3. Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyrtarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Kryepiskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës politike, akademike, shoqërore, qytetarë të thjeshtë nga vende të ndryshme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, psh kur vizitojnë qytete ku ekzistojnë patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxënës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka përkushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentalitetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajtimin dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Kryepiskopit fuqinë për të shërbyer Kishën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive. Shtysat e tjera që fantazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

    4. Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një veprim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.
    Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues.

    5. Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gjitha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty shtëpia e kulturës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipërisë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2005). Nga ana tjetër, kishat janë mbarëbotërisht bërthama kulture e qytetërimi. Përbën një detyrim themeltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si personalitet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

    6. Z. Frashëri duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e Kishës Orthodhokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë Kishën Orthodhokse dhe në botën e krishterë, e dinë se ai që siguroi Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qendër të Tiranës. Akoma mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), të Jim Forest, praktikën zyrtare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disa nga ato që janë bërë:
    Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 kishave monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me këtë vepër ndërtuese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të priftërinjve shqiptarë. Themeluam Akademinë Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqiptare. U krijua shtypshkronjë, punishte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko-sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugjatëve. Në fushën e shëndetit, një rëndësi të veçantë ka Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personal të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvjeçarit të parë të funksionimit të saj 900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fushën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy kishtare dhe një teknike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipëria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion dollarëve dhe kështu u ardhëm në ndihmë më tepër se 33.000 refugjatëve.
    Kultivuam marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmonike. Kisha jonë u bë anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, të Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës botërore për Fenë dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtarë, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq si një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.
    Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë Botërore, duke propozuar veprime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në shekullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, vetëm ata sa punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe ndihmën reciproke midis popujve kontribuojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
    Prof. Dr. Anastasi

    Tiranë 23.9.2010

    Ky shkrim u botua në “Gazeta Shqiptare”, Tiranë, e diel, 26 shtator 2010, fq.1-3
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #64
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Akoma nuk na ke argumentuar domosdoshmerine e nje greku ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare!!
    Nuk flasim per marrdhenjet ndermjet kishave, por per Kishen Shqiptare te kryesuar nhga nje grek!! Pse?! Kesaj pergjigju e mandej ec te na tregosh se cilet jane prifterinjte e vertete, nese ata qe predikojne fjalen e zotit ne kishe apo ata qe emeron Janullatosi!! E na trego edhe se pse nuk qenka prift ai i Elbasanit!!
    Kisha jone eshte Kishe qe i perfshin te gjitha keshtu qe dikush duhej te vihej ne krye te KOASH-it ne kohen kur ne Shqiperi Kisha ishte e shkaterruar dhe ishin a s`ishin nja 5 prifterinj. Realisht KOASH-i eshte ndertuar nga Kryepiskopi Anastas, pasi fjela "rindertim" nuk shkon ne kushtet vitit 1990 kur gjendja ishe "zero". Ai lypi anembane duke mbledhur fonde per kete qellim dhe per te pergatitur klerin. Gjithcka eshte veper personale e Tij. Kete e them me pergjegjesi. Me shume shih tek faqja e KOASH-it, jarigas. Per ne fakti qe ka qene grek nuk ka perbere problem, megjithese dihet qe orthodhoksia ne Greqi eshte me e forte se kudo, pra keshtu vendosi edhe Patriarkana.
    Fakti qe vazhdon edhe sot te drejtoje eshte e thjeshte, pasi nuk ndryshojne ne Kishe Patriarket cdo 4 vjet, si udheheqesit politike, por vetem pasi nderrojne jete.

    Persa i takon hirotonisjes Prift, sipas kanoneve (ligjeve) te Kishes Orthodhokse, misteri i Prifterise jepet permes venjes se duarve nga Kryepiskopi per cdo rast..., ne te kundert nuk eksziston Prifteria (besoj keshtu eshte edhe ne katolicizem)..
    me nikolla markun kjo gje nuk ka ndodhur prandaj nuk mund te jete prift ky njeri. ky po eshte politikan..(mjere ne per keta politikane)... sipas fakteve kur studjonte ne Akademine Teologjike, vidhte bonot e ushqimit te shokeve (se shkollen e ka bere me bursen qe i dha Kryepiskopi)

    a thua ti nuk i di keto jarigas??...

    grekofil!!!!!!!!
    kategorikisht jo, une jam shqiptarofil..., dhe s`kam ndonje gje me greket qe te kem fobi ndaj tyre...

    me demek t`i quajme edhe katoliket italianofile sipas teje....
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-05-2012 më 09:04
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #65
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    @illia spiro

    "Jepja njeriut një peshk dhe do ta ushqeshë ate për një ditë por mësoje njeriun të peshkojë dhe do ta ushqeshë ate gjatë tërë jetës së tij." Ky është një proverb kinez.
    Janullatosi jo që na dha një peshk por bëri veten kryezot të kishës ortodokse, këtu qëndron problemi i shumicës së kundërshtarëve të tij.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kisha jone eshte Kishe qe i perfshin te gjitha keshtu qe dikush duhej te vihej ne krye te KOASH-it ne kohen kur ne Shqiperi Kisha ishte e shkaterruar dhe ishin a s`ishin nja 5 prifterinj.
    C'DO TE THONI ME "I PERFSHIN TE GJITHA"....????
    Mos ky dikushi duhej te ishte elementi me i kamufluar per zbatimin e planeve te vjetra...??? Nuk kishte bota prifterinj me pergatitje edhe me te mire se ayy.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro
    ; Realisht KOASH-i eshte ndertuar nga Kryepiskopi Anastas, pasi fjela "rindertim" nuk shkon ne kushtet vitit 1990 kur gjendja ishe "zero". Ai lypi anembane duke mbledhur fonde per kete qellim dhe per te pergatitur klerin. Gjithcka eshte veper personale e Tij. Kete e them me pergjegjesi. Me shume shih tek faqja e KOASH-it, jarigas. Per ne fakti qe ka qene grek nuk ka perbere problem, megjithese dihet qe orthodhoksia ne Greqi eshte me e forte se kudo, pra keshtu vendosi edhe Patriarkana.
    Edhe ketu sikur pa dashje nuku ke thene te verteten.....Kisha orthodhokse autoqefale Ruse eshte me e pasur dhe ka me teper fuqi se dhe vete patriarkane ne Stamboll......dhe patriarkana drejtohej prej nje greku me shtetesi turke, ku historikisht dihej qellimi i kishes greke, per okupim t asaj Shqiptare gjate historise.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro
    ;Fakti qe vazhdon edhe sot te drejtoje eshte e thjeshte, pasi nuk ndryshojne ne Kishe Patriarket cdo 4 vjet, si udheheqesit politike, por vetem pasi nderrojne jete.
    Kjo qe the nuk eshte e vertete.....por sikleti eshte tjetrkund....ai i ka ngulur aq shom tentakulat, dhe ka krijuar reth vetes nje taborr me jenicere qe hane e lepihen me te.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro
    ; Persa i takon hirotonisjes Prift, sipas kanoneve (ligjeve) te Kishes Orthodhokse, misteri i Prifterise jepet permes venjes se duarve nga Kryepiskopi per cdo rast..., ne te kundert nuk eksziston Prifteria (besoj keshtu eshte edhe ne katolicizem)..
    me nikolla markun kjo gje nuk ka ndodhur prandaj nuk mund te jete prift ky njeri. ky po eshte politikan..(mjere ne per keta politikane)... sipas fakteve kur studjonte ne Akademine Teologjike, vidhte bonot e ushqimit te shokeve (se shkollen e ka bere me bursen qe i dha Kryepiskopi)
    a thua ti nuk i di keto jarigas??...

    Po po po pika pika.... edhe ka vjedhur tollonat e shoqnis qe me as mundim "o arqiepiskopos" ua dha.....po e paska ne dore, le ti beje nje kallzim ne drejtesi e ta fuse brenda, MOS DI GJE TI ILIA SE PERSE NUK NDODHI KJO GJE ......
    KE TE DREJTE PO SI VURI DUART I SHOMSHKERLYERI NUKU BEHET PRIFT NJERI...
    pak a shum si Sali, po nuk i vuri duart edhe ai diku nuk ka bekim qeverit
    ar.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro
    ; kategorikisht jo, une jam shqiptarofil..., dhe s`kam ndonje gje me greket qe te kem fobi ndaj tyre...
    Greko fil ose e shqiperuar mik i greqerve nuk do te thote te keshe "fobi" por do te thote se ke pak dashni e dritherim per to... SE NE NJE POSTIM TE MEPARSHEM TUAJIN SIKUR THOSHIT QE NUK NDIHESHIT THE AQ SHUM SHQIPO......
    APO JO I NDERUAR
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-05-2012 më 11:53
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME - REAGIM I KRYEPISKOPIT ANASTAS-

    Orthodox News - Lajme

    Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta.

    1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
    Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.
    Është e habitshme, se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

    2. Shkak për artikullin e z. Frashëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën frymë me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shumë qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.
    Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).
    Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

    3. Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyrtarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Kryepiskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës politike, akademike, shoqërore, qytetarë të thjeshtë nga vende të ndryshme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, psh kur vizitojnë qytete ku ekzistojnë patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxënës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka përkushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentalitetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajtimin dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Kryepiskopit fuqinë për të shërbyer Kishën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive. Shtysat e tjera që fantazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

    4. Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një veprim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.
    Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues.

    5. Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gjitha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty shtëpia e kulturës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipërisë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2005). Nga ana tjetër, kishat janë mbarëbotërisht bërthama kulture e qytetërimi. Përbën një detyrim themeltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si personalitet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

    6. Z. Frashëri duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e Kishës Orthodhokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë Kishën Orthodhokse dhe në botën e krishterë, e dinë se ai që siguroi Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qendër të Tiranës. Akoma mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), të Jim Forest, praktikën zyrtare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disa nga ato që janë bërë:
    Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 kishave monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me këtë vepër ndërtuese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të priftërinjve shqiptarë. Themeluam Akademinë Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqiptare. U krijua shtypshkronjë, punishte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko-sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugjatëve. Në fushën e shëndetit, një rëndësi të veçantë ka Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personal të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvjeçarit të parë të funksionimit të saj 900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fushën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy kishtare dhe një teknike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipëria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion dollarëve dhe kështu u ardhëm në ndihmë më tepër se 33.000 refugjatëve.
    Kultivuam marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmonike. Kisha jonë u bë anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, të Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës botërore për Fenë dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtarë, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq si një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.
    Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë Botërore, duke propozuar veprime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në shekullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, vetëm ata sa punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe ndihmën reciproke midis popujve kontribuojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
    Prof. Dr. Anastasi

    Tiranë 23.9.2010

    Ky shkrim u botua në “Gazeta Shqiptare”, Tiranë, e diel, 26 shtator 2010, fq.1-3
    Breh breh breh....tamam raport i ish byrose politike ....Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
    Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-05-2012 më 11:51

  8. #68
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    shqip eshte "More vesh" jo "More vesht"...more vesh!

    dhe s`ke te drejte te me nderhysh mua ti... kur kete nenforum "Toleranca fetare" e kane kthyer ne nje forum per te nxitur urrejtjen fetare...e cila nuk ka asnje lidhje me ceshtjen kombetare... bile e demton rende kete...ju keni pergjegjesine tuaj qe lejoni keto...
    Uh, faleminderit ... do te te punesoj tek nen-forumi ateist , te me korrektosh gabimet gjuhesore; Edhe ashtu ke veti te mira per monologje te gjata dhe pune te rendomta.

    Nderhyrja ime kishte te bente me arsyen se more shembull nje nenforum tjeter per intolerance ku une moderoj, Ilia. Nese ke probleme me moderimin e nen-forumit Toleranca fetare, ka vend te vecante se ku mund te ngresh shqetesimet e tua. Besoj, dhe ashtu ka ndodhur gjithmon, do marresh pergjigje per cdo shqetesim tendin, nga moderatoret pergjegjes ne kete forum. (Une jam pergjegjes vetem per forumin Ateizem-Agnosticizem).

    Gezohu qe je pjese e ketij forumi ilia, meso te respektosh mendimin e tjetrit edhe qortimet qe te japin te tjeret ne momente kur ti tejkalon ate c'parashikohet.
    Bej kete, per te tjerat ka kush kujdeset

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 30-05-2012 më 14:05
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22
    "At" i veteshpallur Nikolla qe akoma mban peng nje Kishe te KOASH ne Elbasan, spiun i rekrutuar i te ndjerit Bashkim Gazidede gjate kohes qe ky ishte ne krye te SHISH, duhet ti njohi mire greket pasi atje e ka bere "shkollimin" per tu bere prift. Kryepeshkopi Anastas e dergoi te shkollohej ne Greqi, dhe ky vidhte te tjeret ne konvikt, aqsa e perjashtuan fare nga shkolla.

    Por budallai ne kete mes nuk eshte Nikolla qe edhe pse nuk ka mbaruar as shkolle te mesme do te behet i zgjuar bile do te beje edhe "debat" me Kryepeshkopin, budallai ne kete mes jeni te gjithe ju qe merreni me budalleqet e tij.

    Bashkim Gazidede desh ta persekutonte KOASH dhe ta perzinte Kryepeshkopin Anastas nga Shqiperia. Perendia e degdisi Gazideden ne vendin e tij te origjines, ne Turqi ku u fsheh per plot 10 vjet pas 1997. Dhe kur u kthye ne Shqiperi, nuk e pati te gjate. Vazhdoni keshtu se Perendia mban vesh e nuk tjerr lesh dhe ku i dihet mbase korrni vete ate qe mbillni...

    Albo

  10. #70
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ilirijan djali ka ndonje ndryshim me piskopin grek ky ati?

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •