bsdev (03-03-2017)
Une nuk e di se si nje shqiptar ortodoks te verbohet nga nje person me mjeker e me shkop si Janullatosi. Provat qe ai eshte nje ujk me lekure deleje, shihen ne fjalet me te zeza me lart qe na vijne nga deklarata. Ne gjuhen tone shqipe ne i themi Kryepeshkop, dhe qe vjen nga fjala Peshkop. Piskop nuk ka asnje kuptim ne shqip, pervec kuptimit pis kop=kop pis ose kop i piste, i poshter.
Cfare kishe shqiptare qenka ajo qe do te na ndryshoje dhe gjuhen?
bsdev (03-03-2017)
bsdev (03-03-2017)
http://www.youtube.com/watch?v=c-155...ayer_embedded#!
Ja dhe videoja e "zgjedhjes" se peshkopit janullatos ku shihet e degjohet qarte kundershtimi i kesaj farse!
http://www.youtube.com/watch?v=c-155...ayer_embedded#!
In this video you can see a part of the Albanian Orthodox church members refusing Anastas Janullatos as head of church for Albania as he is not Albanian but Greek.
Ne kete video shihet sesi u fronezua si Kryepeshkop per Shqiperine i Janullatos, mes thirrjeve te mbeshtetesve te tij qe brohorasin "Anastas, Anastas" dhe kundershtarve qe therrasin "Fan Noli, Papa Kristo Negovani, Shqiperia & kendojne "per Memedhene" por s'arriten te pengojne qe ai te zgjidhet si Kryepeshkop. Me poshte nje historik:
Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktoi profesorin e Universitetit të Athinës, episkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i "Shërbimit Apostolik" të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastas Janullatos, si të dërguar të Patriarkanës, me mision që të shkonte në Shqipëri për t'u takuar me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Gjate komunizmit, ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire dhe gjendja e kishes ishte kritike. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patriarkanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1 -- 2 gusht 1991, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5 -- 8 qershor 1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Kishës së Shqipërisë.
Sinodi i Patriarkanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepeshkop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis (te gjithe Greke); ku edhe këto episkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patriarkanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik 1992, dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepeskopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepeshkopi i ri, pasi dërgoi Mesazhin e Madh në Fanar (Patriarkanë), më 12 korrik 1992, u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Fronezimi i tij u be mes kundershtive te Ortodokseve Shqiptare sic shihet ne video per shkak se nuk ishte Shqiptar dhe kjo gje do ta humbiste mevetesine (autoqefaline) e kishes Shqiptare. Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.
Në korrik 1996, pa ndonjë marrëveshje me palën shqiptare, u bënë në Konstandinopojë dorëzimet në mitropolitë të kandidatëve të zgjedhur në vitin 1992, për mitropolitë në fjalë. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit 1997 deri në korrik të 1998), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. U fronëzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndërsa mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri, dhe i Korçës, Kristodhuli, paraqitën dorëheqjen e tyre. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi dhe episkop i Apollonisë u zgjodh ikonomi at Kozma Qirjo.
RESPEKT PER TE GJITHE ORTODOKSET SHQIPETARE, NJEREZ ME VLERA QE KANE RUAJTUR FENE DHE NJEKOHESISHT KOMBESINE SHQIPTARE NE SHEKUJ.
bsdev (03-03-2017)
Veprimtaria e Janullatosit, si kjo e fundit në takim me deputetin grek neonazist të Agimit të Artë në Himarë, ku ky i fundit bëri thirrje në mes të Himarës për të marrë Vorio Epirin, nuk mund të fshihet pas gishtit. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time siç është mësuar Janullatos, duke mbajtur peng pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.
Për dijeni të opinionit, unë e kam mbaruar kursin në Durrës deri në fund në vitin 1994. U caktova mësues i katekizmit për kishën, kështu që përjashtimi im më 1992 nuk ekziston. Thjesht Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse dhe bashkë me Këshillin e kishës, vetëm një armik të drejtpërdrejtë kemi, ai është Janullatos. Çdo shqiptar tjetër është i falur nga ne kurse ai kurrë, sepse veprimtaria e tij nuk është fetare, por politike dhe shoviniste.
Në replikën e tij, Janullatos i anashkalon pyetjet tona dhe merret me fjalë dhe akuza bajate kundër meje. Sa për shpifjet se jam hajdut apo qesharak, ata që më njohin e dinë mirë se unë nuk jam hajdut dhe as qesharak . Le të përballemi Janullatos ku të duash ti, në çdo media, qoftë dhe greke e do të shohim se me argumenta gënjeshtar dhe qesharak do të mbetesh ti.
Sa për ato forume ndërkombëtare, që me të vërtet janë qesharake, janë forume të krijuara nga ai vetë me financa fondamentaliste greke, në shërbim të helenizmit. Të tilla OJQ, mund të krijojmë sa të duash dhe me emra bombastike por, ne nuk gënjejmë as veten, as kombin , dhe as njerëzimin me fantazma institucionale, që nuk kanë asnjë rol të dobishëm përveç përfitimeve të atij vetë.
Për dijeni të opinionit publik, statuti i kishës i vitit 1929 i miratuar në Korçë, në nenin 3, përcakton “gjuha zyrtare e kishës është Shqipja” në nenin 4 “autoriteti ma i naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, është Sinodi i Shenjtë Peshkopal i përbërë prej Peshkopëve aktive të çdo dioqeze, prej Ikonomit të madh Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të qendrës, Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë”. Neni 16 përcakton “Kryepeshkopi, Peshkopët, zëvendësit e tyre lokale, Ikonomi i madh Mitrofor, sekretari i përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe shqiptar si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”. Neni 27 përcakton “Kryepeshkopi dhe Peshkopët emërojnë zëvendësit e tyre në konform me nenin 16 të këtij statuti”.
Statuti ka dhe pika të tjera të rëndësishme, por kaq mjafton, për të kuptuar se sa e ligjshme është marrëveshja Qeveri-Janullatos. Ky statut është miratuar dhe nga Patriarkana e Stambollit me vendim të posaçëm që quhet, vendimi TOMAS i vitit 1937 kur Kryepeshkop ishte hirësia e tij Visarjon Xhuvani. Vendimi i Patriarkanës presupozohet i përjetshëm. Madje, në statutin e Patriarkanës së Stambollit, ka nen të posaçëm siç është neni 34 i cili përcakton “kreu i kishës të jetë prej gjaku, gjuhe i racës së vet”.
Me të drejtë pyesim çdo besimtar të ndershëm se si është përbërja e kuadrit tani në kishë?*A kemi shqiptarë të vërtet? Sa grekë kemi tek këto forume?Me këto që po shkruajmë ne nuk gënjejmë. Janullatos, ti erdhe në Shqipëri për mungesë kuadri, sepse një pjesë vdiqën në burgje dhe disa gjatë jetës. Se si njiheshe ti me Ylli Popën dhe më pas me Ramiz Alinë, këtë le ta sqarojnë ata që janë gjallë, por pazari i turpshëm dhe tradhtar ishte bërë që ti të qëndroje 10 vjet në Shqipëri 1991-2001. Çfarë kërkon më tej tani?.
Kur u larguat në vitin 1997 drejt Italisë, ju e dini mirë se çfarë i deklaruat televizionit RAI. Ajo që folët ju, mjaftonte që ti të mos shkelje më në këtë vend dhe popull të urtë. Ne nuk na duhen fjalimet e tua në organizma mafioze e gjoja teologjike, apo fetare, kur thuhet e flitet në emër të kishës Shqiptare greqisht. Kaq mjafton për të nënkuptuar dëmin që bëni ju, në krye të kishës, sepse më pas vjen politika greke diskriminuese dhe shoviniste, me kërkesa për Vorio Epirin. Ne nuk do ta përmendim emrin tënd Janullatos në kishë kurrë si Kryepeshkop, sepse për ne Kryepeshkopë janë, Fan Noli me atë statut të pastër si drita e diellit, Visarjon Xhuvani dhe Kristofor Kisi.
Mos spekulo me mungesat e ligjit në vitet e para të demokracisë, dhe mos keqinterpreto veprimtarinë tonë kishtare dhe besimplotë, me terma tregtare, sepse është një rrëshqitje për keq nga zemra juaj. Ta dish mirë ti dhe kushdo që të përdor ty se, Zoti as nuk fillon tek ty dhe as nuk mbaron tek një pseudo marrëveshje. Janullatos, ju shfrytëzoni shtetin grek, për ti bërë presion politikës ekzekutive të çdo ngjyre këtu në Shqipëri, për të realizuar qëllimet tuaja, për shndërrimin e Vorio Epirit në krahinë helene.
Deri tani keni bërë shumë, sepse disa komponentë që duhen përballë organizmave ndërkombëtare, po i realizoni me mendjen tuaj dhe firmat e shefave shqiptarë. Kishën Ortodokse po e paraqisni greke jashtë shtetit, monument varrezash ushtarësh grekë e bëtë në Këlcyrë, emigrantët i detyron shteti grek të thonë jam Vorio Epiriot, disa biznesmenë i keni gati këtu me para, shkolla greke po hapen dhe aty ku nuk ka emigrantë Grekë, dhe censusin e bëtë sipas qejfit, etj. Çfarë ka ngelur më për të bërë ky njeri pyesim shqiptarët tanë? Janullatos, ti do të përgjigjesh për së gjalli para popullit shqiptar dhe drejtësisë, për*vjedhje të veprave mistike fetare, në kishat e Shqipërisë, si dhe për shkelje të sovranitetit Shqiptar, si territorial ashtu dhe historik. Përgjigju pyetjeve tona drejtpërdrejt dhe mos i bjer nga Kina themi ne shqiptarët.
Ke qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë kanibale të Millosheviçit?
E njeh Kosovën të pavarur?
*I mbështet kërkesat e shqiptarëve Çamë ortodoks?
Bën transparencë të financi-meve se nga të vijnë?
Ishe organizator i meshës për vorio Epirin në Janinë?*
Çfarë ju lidh juve me OMONIA-n, Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon përveç besimit?
Çfarë biseduat me fantazmat e Hitlerit në Himarë?*
Së shpejti, ne do të organizojmë një Kongres Simpozium me temë “Çlirimi i Kishës Ortodokse nga helenizmi dhe organizimi i saj mbi baza Shqiptare”. Në atë kongres me besimtarë ortodoksë shqiptarë, do të fuqizojmë statutin e Nolit dhe do të djegim çdo pseudomarrëveshje me prapavijë shovinizmin Grek.
Gjithsesi, takohemi më 28 nëntor 2012 në Katedralen Ngjallja e Krishtit Tiranë në meshën për Pavarësinë e Shqipërisë.
KOMITETI PËR MBROJTJEN E PAVARESISË SE KISHËS ORTODOKSE KOMBËTARE SHQIPTARE
KËSHILLI I KISHËS SHËN MARIA ELBASAN
AT NIKOLLA MARKU
bsdev (03-03-2017)
Nje tjeter i "dashuruar" me figuren e Kryepeshkopit Anastas ishte edhe "Tani i Top Channel". Mediat e tij nuk humbin rastin qe te sulmojne Kryepeshkopin, KOASH apo maredheniet shqiptaro-greke. Kjo ishte "detyra" qe i kishin caktuar Tanit te Top Channel fqinjet tane italiane e turq, qe e ndihmuan qe se bashku me trafikantet lokale te droges ne Shqiperi, e ndihmuan te ngreje nje "piramide mediatike" ne Shqiperi. Tani i Top Channel e merrte dhe Nikollen dhe e nxirrte ne ekran qe ky se qen i mire te lehte e nxirrte vrerin e tij ndaj Kishes dhe Kryepeshkopit. Dhe ne ato mendjet e tyre te semura, Tani i Top Channel gezonte: "edhe misionin e caktuar e bente me sukses, por edhe shqiptaret i kapte prej hunde me megafonet dhe ekranet e piramides se tij mediatike". Dhe me e bukura ishte qe ai hidhte gurin e fshihte doren, askush nuk do te sulmonte Top Channel per keto sulme, apo jo? Tek e fundit, nuk mund te besh me faj Top Channel per vrerin qe nxjerr nga goja Nikolla gomari nga Elbasani, apo jo?
Perendia ia dha shperblimin Tanit ne menyren me spektakolare. Beri aksident me nje makine lluksoze ne mes te Tiranes dhe ne pranine e dashnores te tij, edhe pse burre i martuar e me femije. Filluan gazetaret e Top Channel te qajne humbjen e Tanit, u munduan qe ta fshihnin edhe faktin qe i mori jeten edhe dashnores se tij, ne menyre qe ta nxirrnin "burre te mire". Dhe Bakja ne presidence i dha edhe nje medalja. Dhe gruaja e shkrete dhe femijet e tij, duhet te beheshin te duruar per turpin qe u solli Tani jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri.
Albo
bsdev (03-03-2017)
bsdev (03-03-2017)
bsdev (03-03-2017)
Tani edhe Italia na qenka vene kundra grekeve? Papapa, ca paskan qene. Tani qe e mora vesh se Italia na paska gisht ne kete pune, e mbeshtes plotesisht. Me mire me Italine se me Greqine.
O Albo, meqe je dhe kryemoderator. Si ke te drejte te shash shqiptare ortodokse si Nikolle Marku, por nese dikush jo shan, por thjesht kritikon Janullatosin, perjashtohet nga forumi?
bsdev (03-03-2017)
bsdev (03-03-2017)
Krijoni Kontakt